Bota

Zbulohet laborator kokaine në Prishtinë, Policia: Është ngritur prej shumë kohësh

Policia: Substancat përpunoheshin dhe shiteshin në doza të vogla në rajone të ndryshme

E.K
Zbulohet laborator kokaine në Prishtinë, Policia: Është
LABORATOR DROGE NE PRISHTINE

KOSOVË- Një laborator që përdorej për përpunimin e heroinës dhe kokainës, është shkatërruar nga policia në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për mediat ka dhënë detaje rreth zbulimit të këtij laboratori dhe shkatërrimit të tij.

Ky laborator në rrugën “Hyzri Talla” është zbuluar pas një hetimi dhjetëmujor, me masa të veçanta hetimore të aplikuara nga hetuesit e antidrogës.

“Pas një pune hetimore rreth dhjetë mujore, nëbpodrumin e një banese-vendbanimi është gjetur substancë e dyshuar narkotike në gjendje të lëngshme në enë plastike,” njofton Policia e Kosovës.

Zbulohet laborator kokaine në Prishtinë, Policia: Është

Substancat ishin në proces të tharjes dhe ngurtësimit, ndërsa në vendngjarje u gjetën edhe mjetet e përdorura për përpunimin e këtyre substancave.

Policia dyshon se laboratori ka qenë aktiv për një periudhë të gjatë, dhe substancat e përpunuara përdoreshin për paketim dhe shitje në rajone të ndryshme të vendit.

Zbulohet laborator kokaine në Prishtinë, Policia: Është

“Dyshohet që ky ‘Laborator’ është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore, ku substancat paketoheshin në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zbulohet laborator kokaine në Prishtinë, Policia: Është

Policia ka kërkuar nga qytetarët që të ndihmojnë në luftën kundër narkotikëve, duke ofruar informata të rëndësishme për zbulimin dhe parandalimin e veprimtarive të tilla të rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,  njoftoi se “askush nuk do të jetë i paprekshëm para ligjit,” duke theksuar se laboratori i fundit i zbuluar ishte i 19-ti në tri vitet e fundit.

Poll

MOS HUMB