
Pamje nga laboratori
KOSOVË- Një laborator droge është zbuluar në fshatin Granican, në qytetin e Leposaviçit. Si pronari i këtij laboratori droge është ndaluar një 43-vjeçar. I riu, i paidentifikuar, u arrestua në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe është dërguar në paraburgim.
Gjatë kontrollit të policisë në godinë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 23 bimë kanabis, me gjatësi prej 40 centimetra deri në 1.85 metra. Në magazinë janë gjetur edhe pasje të tjera, të cilat ishin përdorur për rritjen e bimëve narkotike në mënyrë artificiale./ZËRI
Poll