
BRUKSEL - Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy ka marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, duke dalë para mediave, në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg i ka prremtuar Zelenskyt, se Ukraina do të ketë mbrojtje ajrore nga ana e NATO-s. Stoltenberg shtoi se NATO kishte rritur prodhimin e armatimeve.
I met with @SecDef and the Chairman of the Joint Chiefs of Staff Charles Brown.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 11, 2023
I thanked the US for its unwavering support and the latest military aid package.
As winter approaches, it’s critical to strengthen Ukraine’s air defense to protect our military, people, and economy. pic.twitter.com/ROUyzXNPUi
“Mbrojtja ajrore është thelbësore për të mbrojtur qytetet, ekonominë, infrastrukturën kritike të Ukrainës dhe kjo i ndihmon ata, sepse atëherë ekonomia mund të funksionojë. Atëherë gjërat mund të funksionojnë në Ukrainë.
Dhe kjo do t'i ndihmojë ukrainasit të prodhojnë, të tregtojnë, të funksionojnë si një vend normal. Dhe kjo do të rrisë aftësinë e tyre për të financuar dhe për të siguruar vetë municione për luftën”, tha Stoltenberg.
Identifikohen dy informatorë të Rusisë
Ndërkaq, Ukraina ka bërë përparime në identifikimin e dy informatorëve, që kanë ndihmuar Rusinë për kryerje të sulmeve. Shërbimi i sigurisë i Ukrainës tha të mërkurën se kishte identifikuar dy informatorë, që dyshohet se ndihmuan Rusinë të sulmonte javën e kaluar, duke vrarë më shumë se 50 njerëz.
Kievi identifikoi dy burra, që tani jetojnë në Rusi, duke thënë se ata dyshohet se jepnin informacione, që çuan në një sulm me raketa në fshatin Hroza në rajonin e Kharkiv, një nga sulmet më vdekjeprurëse të luftës.
Sllovakia, jo më në krah të Ukrainës
Një ish-kryeministër i Sllovakisë, i cili planifikon t'i japë fund mbështetjes ushtarake të vendit për Ukrainën, është gati të kthehet në detyrë pasi partia e tij politike nënshkroi një marrëveshje me dy parti të tjera për të formuar një qeveri koalicioni, raporton Associated Press.
Partia Smer, ose Drejtimi, mori 22.9% të votave në zgjedhjet parlamentare të Sllovakisë të 30 shtatorit. Udhëheqësi i partisë, ish-kryeministri populist Robert Fico, duhej të gjente partnerë koalicioni për të qeverisur me një shumicë, në parlamentin 150-vendësh të vendit.
Memorandumi i nënshkruar sot parashikon një koalicion të Smerit, i cili ka 42 mandate; partia e majtë Hlas, e cila u rendit e treta në zgjedhje mori 27 vende në parlament; dhe Partia Kombëtare Sllovake ultra-nacionaliste dhe pro-ruse, ka 10 ligjvënës në parlamentin e ri.
Fico bëri fushatë me retorikë pro-Moskës, që do ta zhvendoste Sllovakinë në politika më afër Hungarisë, për të sfiduar konsensusin e BE-së për mbështetjen e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë. Fico e ka bërë të qartë se ai ka mbështetur ndihmën humanitare dhe rindërtuese për Ukrainën, por nuk mbështet idenë e dërgimit të armëve për Kievin. Rusia pushtoi Ukrainën, në mënyrë të njëanshme, në 24 shkurt 2022./Zëri.ai/