Bota

Zgjatja e armëpushimit, Izraeli liron 33 të burgosur palestinezë

Izraeli ka liruar 150 të burgosur palestinezë nga burgjet e tij në këmbim që Hamasi të lirojë 50 civilë izraelitë, të gjithë gra dhe të mitur.

f.t
Zgjatja e armëpushimit, Izraeli liron 33 të burgosur palestinezë
foto ilustruese

IZRAEL- Pasi armëpushimi në Gaza u zgjat me dy ditë, Izraeli liroi 33 të burgosur palestinezë të hënën vonë, duke përfshirë 30 fëmijë dhe tre gra, si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me grupin palestinez Hamas. Lirimi i të burgosurëve vjen në këmbim të 11 pengjeve të liruara nga Hamasi si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit. 

Midis të liruarve janë nëntë nga Jeruzalemi, përfshirë një 14-vjeçar dhe një 16-vjeçar nga Jerusalemi. Kjo e çon numrin e të burgosurve palestinezë të liruar nga shteti hebre në 150, në këmbim të 51 pengjeve izraelitë të liruar deri më tani.

Izraeli ka liruar 150 të burgosur palestinezë nga burgjet e tij në këmbim që Hamasi të lirojë 50 civilë izraelitë, të gjithë gra dhe të mitur. Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, ndërsa 1 ditë më pas ushtria izraelite nisi bombardimet në Gaza. Më tepër se 17 mijë njerëz kanë vdekur nga luftimet, nga të dyja palët./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB