
SHBA - Kandidati republikan presidencial, Donald Trump ka një mbështetje prej 48% të elektoratit, në një sondazh, që tregoi se Nikki Haley kalon në vendin e dytë me 20%. Rezultatet e sondazhit të NBC News/Des Moines Register sugjerojnë telashe të mëtejshme për Ron DeSantis, i cili ra në vendin e tretë dhe ka një mbështetje prej vetëm 16%, dy ditë përpara garës së parë të emërimit republikan në vend. Guvernatori i Floridës po bën një paraqitje të fortë në Iowa për të forcuar sfidën e tij ndaj ish-presidentit.
Dimër i ashpër po mban në Iowa, ndërkohë që sondazhi ishte ende duke u zhvilluar, dhe temperaturat nën zero të parashikuara për të hënën mbrëma rrezikojnë pjesëmarrjen në mesin e grupeve të njohura të Iowa-s, kur republikanët mblidhen në 1657 zona.
Sondazhi sinjalizon një zbutje të lehtë nga mbështetja prej 51% që Trump shënoi në sondazhin e fundit të NBC/Des Moines Register në dhjetor. Megjithatë, epërsia e Trump është pak më poshtë pragut të mazhorancës, që do të sinjalizonte një fitore në fillimin e garës së nominimit presidencial. Sondazhi i Des Moines Register konsiderohet standard i lartë në sondazhin e Iowa-s dhe ndihmon për të kuptuar më tepër se çfarë po ndodh me garën brenda republikanëve në garën për president të SHBA-ve.
Mungesa e entuziazmit
Anketuesi Ann Selzer tha se mungesa e entuziazmit në mesin e mbështetësve të Haley ishte alarmuese. Rreth gjysma e mbështetësve të Trump thanë se ishin jashtëzakonisht entuziastë për zgjedhjen e ish-presidentit. Vetëm 9% e mbështetësve të Haley-t thanë të njëjtën gjë.
Biznesmeni i Ohajos Vivek Ramaswamy ishte në vendin e katërt në Iowa me 8%. Sondazhi i 705 kandidatëve të mundshëm republikanë u krye nga 7-12 janari dhe ka një diferencë të përgjithshme gabimi prej plus-ose-minus 3.7 pikë. Sondazhi u zhvillua gjatë një jave të trazuar të fundit të fushatës elektorale, e cila kulmoi me një stuhi dimërore, që bëri që një pjesë e madhe e shtetit të bllokohet.
Trump, i cili mbërriti në Iowa të shtunën vonë, kaloi pjesën më të madhe të javës së fundit në sallat e gjyqeve në Uashington dhe Nju Jork, duke u mbrojtur kundër akuzave se ai u përpoq të mbante në mënyrë të paligjshme pushtetin, pas humbjes së zgjedhjeve të 2020 dhe se ai kreu mashtrim, duke fryrë vlerën e pronave të paluajtshme./ZËRI/