
Kalifornia
SHBA- Zjarri i tetë më i madh në histori ka përfshirë Kaliforninë ditën e sotme. BBC shkruan se një 42-vjeçar i quajtur Ronnie Dean Stout, dyshohet se është autori i këtij zjarri apokaliptik që ka detyruar më shumë se 3500 njerëz të evakuohen. Më shumë se 2400 zjarrfikës janë në gatishmëri, ndërkohë që raportohet se janë djegur 239 mijë hektarë pyll, ose afërsisht 967.20 kilometra katrorë. 134 ndërtesa janë djegur, ndërkohë që 4200 të tjera gjithashtu rrezikohen nga flakët. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për qarqet Butte dhe Tehama.
Poll