Bota

Zjarret në Greqi/ Një telefonatë vrau një grua...flakët përhapen edhe në periferitë e Athinës

Zjarri po merr terren, ndaj Greqia kërkon ndihmë nga vendet e tjera duke aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile reciproke të Evropës.

k.m.
Zjarret në Greqi/ Një telefonatë vrau një grua...flakët
Pamje nga Greqia

GREQI- Të paktën një person ka vdekur dhe mijëra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre ndërsa zjarrfikësit luftojnë me flakët që janë përhapur në periferitë veriore të Athinës. Zjarri po merr terren, ndaj Greqia kërkon ndihmë nga vendet e tjera duke aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile reciproke të Evropës. Përhapja e shpejtë e zjarrit është ndihmuar nga moti i nxehtë, era e fortë dhe konat e pishave që bien dhe krijojnë vatra të tjera. 

Edhe pse dje u fol për më shumë, sot zyrtarish Observatori Kombëtar i Greqisë tha se imazhet satelitore treguan se zjarri kishte prekur rreth 25,000 hektarë tokë.

Zjarret në Greqi/ Një telefonatë vrau një grua...flakët
Pamje nga Greqia

Viktima e parë

Trupi i një gruaje është gjetur mëngjesin e sotëm brenda një fabrike të djegur në Athinë. Gruaja, Nadia e cila besohet të jetë rreth 60 vjeç, u gjet brenda një ndërtese në Patima Halandriou. Pronari i biznesit ku ajo punonte tha: Si nuk u largua, nuk e kuptoj?! Ajo ka punuar për mua për 20-25 vjet. Unë kam 13-14 punonjës. Trupi i gruas është gjetur i djegur në banjën e biznesit ku mendohet se ka shkuar që t'i shpëtojë zjarrit. Dy nga kolegët e saj që ndodheshin në ndërtesë kur shpërtheu zjarri treguan se ajo ishte kthyer për të bërë një telefonatë.

Zjarret në Greqi/ Një telefonatë vrau një grua...flakët
Pamje nga Greqia

“Ne pamë flakët dhe filluam të vrapojmë, u hodhëm mbi një gardh. I thamë “hajde hajde” dhe ajo tha “dua të bëj një telefon”. Nuk mund të bënim asgjë tjetër”.

Pasi të gjithë punonjësit e kompanisë u larguan nga godina dhe bënë numërimin, u vu re mungesa e saj.

Zjarri në Greqi detyron mijëra evakuime

Zjarret në Greqi/ Një telefonatë vrau një grua...flakët

Tre spitale, duke përfshirë një spital për fëmijë, dy manastire dhe një shtëpi për fëmijë janë evakuuar pas zjarrit në Greqi.  Roja bregdetare e Greqisë devijoi të gjithë tragetet nga një port aty pranë. Sallat sportive dhe hotelet, të gjitha janë kthyer në qendra evakuimi. Autoritetet thanë se disa njerëz që refuzuan të largoheshin nga shtëpitë e tyre më vonë u bllokuan dhe kërkuan shpëtim, duke rrezikuar jetën e zjarrfikësve. Deri tani, të paktën 18 persona kanë përfunduar në spital, kryesisht se kanë thithur tymin, por deri më tani nuk raportohet për asgjë serioze.

Spitalet e Athinës vazhdojnë të jenë në gatishmëri të shtuar pasi mjekët dhe ambulancat gjithashtu po trajtojnë edhe pesë zjarrfikës për djegie të lehta dhe probleme me frymëmarrjen. Shoqata Mjekësore e Athinës paralajmëroi qytetarët me sëmundje kronike, të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe ata me probleme të frymëmarrjes dhe zemrës që të jenë shumë të kujdesshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB