Ekonomi

'Kujdes me 'Paqen fiskale'", FMN: Shqipëria me rritjen më të shpejtë në Europë! Malaj: Ekonomia është zgjeruar me 3.6%

Në këtë kuadër FMN rekomandon rritjen e të ardhurave përmes zbatimit të reformës për taksën e pronës.

zh.ll
'Kujdes me 'Paqen fiskale'", FMN: Shqipëria me rritjen
Sejko-ëeber-malaj

TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson së Shqipëria mbetet një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë, e nxitur nga konsumi, investimet dhe turizmi. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Bankën e Shqipërisë dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj, shefja e misionit të FMN-së në Shqipëri, Anke ëeber theskoi se pritet që rritja ekonomike të arrijë në 3.6% në vitin 2026. 

“Shqipëria vazhdon të shquhet si një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë. Politikat fiskale kanë ulur borxhin publik, ndërsa politika monetare ka ndihmuar që inflacioni të ulet nën objektiv.”, tha Weber.

Në lidhje më paqen fiskale, shefja e misionit të FMN-së tha se qeveria ka bërë përparim në forcimin administrativ të të ardhurave, por paralajëmroi se disa prej elementëve të propozuar në paqen fiskale mund të rrezikojnë arritjet e deritanishme me drejtësinë dhe administrimin e tatimeve

“Kemi parë draftin e fundit të paketës së propozuar për paqen fiskale. Vërejmë se qeveria ka bërë përparim të konsiderueshëm gjatë viteve të fundit në forcimin e administrimit të të ardhurave në përputhje me këshillat e FMN-së. Ne kemi frikë që disa prej elementeve të projekt-propozimit mund të minojnë progresin e fundit të Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa risqe për përmbushjen dhe për drejtësinë”, shprehet Anke ëeber, shefe e FMN në Tiranë.

Paketa fiskale 2026, e cila përfshin paqen fiskale, rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ndryshimet në TVSH për bujqësinë, si dhe rritjen e pagës minimale dhe maksimale. Paqja fiskale do të nisë në janar, ku 213 mijë tatimpagues debitorë, do të mund të përfitojnë ulje të gjobave e kamatave, kurse çdo borxh i krijuar para 2016-ës falet plotësisht. Por opozita ka patur kritika për paketën fiskale, për të cilën thotë se nuk është dorëzuar ende në Kuvend dhe shprehet se nuk ka ven për miratimin e këtij projekt buxheti. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se nuk ka buxhet pa paketë fiskale. 

FMN paralajmëron për rreziqe që kërkojnë monitorim, veçanërisht rritjen e huadhënies bankare dhe ekspozimin në valutë, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve. Nga ana tjetër, sfidat strukturore mbeten të pranishme, produktiviteti i ulët, emigrimi që tkurr fuqinë punëtore dhe kufizimet administrative që ndikojnë klimën e biznesit.

“Produktiviteti mbetet i ulët, ndërsa krahu i punës është ulur nga emigrimi. Do duhen reforma gjithëpërfshirëse në kapitalin njerëzor, sundimin e ligjit dhe rregullat e biznesit për të çuar para axhendën e integrimit.”, u shpreh Weber.

Nga ana tjetër, ministri i Financave, Petrit Malaj, vlerësoi performancën e ekonomisë, duket theksuar se Shqipëria ka dëshmuar se ka kapacitet për t'u përshtatur dhe për të mbrojtur trajektoren e saj të zhvillimit ekonomik. Ai theksoi se në 6-mujorin e parë të vitit 2025 ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.6%, duke shtuar se rritja për vitin 2026 parashikohet të jetë 3.9%. 

“Rritja ekonomike po përkthehet në më shumë mirëqenie për qytetarët e vendit tonë”, tha Malaj.

Malaj u shpreh se Shqipëria ka treguar maturitet në menaxhimin e rreziqeve dhe hartimin e politikave që kanë ndihmuar në minimizimin e kostove të ardhura nga goditjet e jashtme. Tregu i punës sipas ministrit të Financave, po përjeton një transformim historik. Ai theksoi se papunësia ka rënë në minimumin e saj historik, punësimi po rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe pagat po përmirësohen në gjithë sektorët, qoftë publik apo privat./ZËRI

Poll

MOS HUMB