Ekonomi

Bitcoin pëson rënien më të madhe që nga janari, ja faktorët

Kjo rënie dyshifrore e Bitcoin, është rënia më e madhe që nga janari, duke e çuar atë në nivelin më të ulët, nën 50 mijë dollarë.

M.M
Bitcoin pëson rënien më të madhe që nga janari, ja
Bitcoin

TIRANË- "Shok" në botën e kriptomonedhave! Tregjet globale kanë pësuar një nga goditjet më të mëdha sa i përket valutave ditëvë të fundit. Tokio shënoi një rënie me plot 12.4% ditën e sotme, 5 gusht, duke ndikuar kështu edhe në vendet e tjera. Kjo rënie dyshifrore e Bitcoin, është rënia më e madhe që nga janari, duke e çuar atë në nivelin më të ulët, nën 50 mijë dollarë.

Sipas La Repubblica, Bitcoin & co, është përballur më luhajte të shumta, të cilat këtë herë nuk janë të ndikuara nga tregu, por mesa duket pas një periudhe të gjatë në rritje, nën ndikimin edhe të suksesit të mundshem të Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, ka shkaktuar një kthim të madh dhe të rrezikshëm në botën e kriptomonedhave.

Ashtu si në të kaluarën, në momentet e trazirave më të mëdha janë kriptovalutat alternative të Bitcoin që pësojnë humbjen më të madhe./ ZËRI

Poll

MOS HUMB