Ekonomi

Fitorja historike e Trump shkakton “tërmet” në ekonomi! Bitcoin arrin nivelin rekord, ulet çmimi i naftës

Investitorët mendojnë se një fitore e republikanit do të cojë në një rritje të kërkesës për monedhën dixhitale.

I.F
Fitorja historike e Trump shkakton “tërmet” në ekonomi!
Bitcoin

UASHINGTON- Fitorja historike e Donald Trump ka lëkundur tregjet financiare. Dollari, i cili ishte në rënie ka pësuar një rritje të menjëhershme. Por ajo që shkaktoi tërmet është rritja e rrufeshme e Bitcoin që shënoi një rekord mbi 75 mijë dollarë, po ashtu fitorja e tij ndikoi edhe në çmimin e naftës, i cili tashmë është në rënie.

“Çmimi i bitcoin ka ndjekur gjatë gjithë kohës pozicionin e Trump në sondazhe por edhe në tregjet e basteve”, tha për The Guardian Russ Mould, një analist në AJ Bell.

Investitorët mendojnë se një fitore e republikanit do të cojë në një rritje të kërkesës për monedhën dixhitale. Edhe pse gjatë presidencës së tij të parë, Trump iu referua kriptomonedhave si një mashtrim, por duket se që atëherë ka ndryshuar qëndrim rrënjësisht.

“Një fitore e Trump mund të jetë katalizatori që shtyn kriptomonedhën e parë dhe më të madhe në botë në një territor të paeksploruar”, tha eksperti, Nigel Green. Çmimi i naftës ra mëngjesin e sotëm me 2% në tregjet e energjisë, ndërsa shanset e Trumpit për fitore po e shtyjnë dollarin drejt nivelit më të lartë në një vit, sipas Bloomberg.

Çmimi i naftës bruto u ul në 74 dollarë për fuçi, ndërsa Ëest Texas Intermediate ra nën 71 dollarë. Rikthimi i Trumpit me Shtëpinë e Bardhë ka potencial për ndryshime të rëndësishme në politikën e jashtme, energjetike dhe atë klimatike të SHBA. Nëse në fund rezulton ai fituesi, frenimi i eksporteve të naftës ruse mund të lehtësohej, ndërkohë që mund të ketë në të njëjtën kohë sanksione më të ashpra ndaj flukseve iraniane. /ZËRI

Poll

MOS HUMB