Ekonomi

Skema Kombëtare 2025/ Ministri Salla: Rritet mbështetja për fermerët, deri 6.4 miliardë lekë...

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Salla bëri me dije lajmin se mbështetja për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025 arrin në 6.4 miliardë lekë, një rritje prej 20,8% krahasuar me një vit më parë.

zh.ll
Skema Kombëtare 2025/ Ministri Salla: Rritet mbështetja për
andis salla

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, njoftoi rritjen e mbështetjes financiare për fermerët shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Salla bëri me dije lajmin se mbështetja për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025 arrin në 6.4 miliardë lekë, një rritje prej 20,8% krahasuar me një vit më parë.

Ministri Salla zbuloi se nga Skema Kombëtare kanë përfituar rreth 65 mijë fermerë deri më tani, ku mbi 49 mijë prej tyre janë mbështetur me naftë 100%. 

Postimi i ministrit Salla:

"Me aktin normativ të fundvitit, mbështetja për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025 arrin në 6.4 miliardë lekë, një rritje prej 20,8% krahasuar me një vit më parë, drejtpërdrejt në shërbim të fermerëve, për të ulur kostot dhe për të siguruar vijimësinë e prodhimeve #MadeInAlbania

Deri tani, 65 000 fermerë kanë përfituar nga Skema Kombëtare, prej të cilëve 49 800 janë mbështetur me naftë 100%. Akti Normativ garanton pagesën e plotë për çdo fermer të kualifikuar brenda vitit buxhetor".

/ZËRI

Poll

MOS HUMB