Energji & Mjedis

21 korriku dita më e nxehtë e regjistruar në botë

Temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe arriti në 17.09 gradë të dielën, pak më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur korrikun e kaluar prej 17.08 gradë.

I.F
21 korriku dita më e nxehtë e regjistruar në botë
Foto ilustruese

EUROPË- Dita e dielë, 21 korrik, është regjistruar si dita më e nxehtë në botë, sipas të dhënave paraprake nga Agjencia e BE-së për Ndryshimet Klimatike Copernicus. Temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe arriti në 17.09 gradë të dielën, pak më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur korrikun e kaluar prej 17.08 gradë.

Valët e të nxehtit goditën pjesë të mëdha të SHBA-së, Evropës dhe Rusisë gjatë javës së kaluar.

Copernicus konfirmoi për Reuters se temperatura mesatare ditore, e cila kishte vendosur një rekord vitin e kaluar, duket se ishte tejkaluar të dielën në të dhënat shkencore që datojnë që nga viti 1940. Vitin e kaluar katër ditë radhazi - nga 3 deri në 6 korrik – vendosën rekord si temperaturat më të larta për muajin korrik, që vjen si shkak i ndryshimit klimatik nxitur nga djegia e lëndëve djegëse fosile. Si pasojë u shkaktua nxehtësi ekstreme në hemisferën veriore.

Çdo muaj që nga qershori 2023 - 13 muaj radhazi - është renditur si më i nxehti në planet që nga fillimi i regjistrimeve, krahasuar me muajt korrespondues të viteve të mëparshme. Disa shkencëtarë kanë parashikuar se viti 2024 mund të kapërcejë 2023-ën si viti më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve si ndryshimi i klimës dhe El Niño - i cili përfundoi në prill – bëri që merkuri të shkonte edhe më lart këtë vit./ZËRI

Poll

MOS HUMB