
BRAZIL- Një valë të nxehti me temperatura rekord, ka goditur prej disa ditësh Brazilin. Kjo valë të nxehti nuk ishte regjistruar në vend prej shumë vitesh, dhe që ngre edhe njëherë alarmin për ndryshimet klimaterike me ritme të shpejta që po pëson planeti ynë.
Mëngjesin e së dielës, Rio de Janeiro vendosi rekordin e temperaturës, ku termometri shënoi 62.3 gradë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në metropolin brazilian që kur filluan matjet e temperaturës.
Meteorologët parashikojnë se i nxehti përvëlues do të vazhdojë të paktën deri të mërkurën, dhe për këtë arsye qytetarëve iu kërkohet që të shmangin lëvizjet e panevojshme, dhe qëndrimin për orë të gjata në diell.
Në përgjigje të temperaturave përvëluese, banorët kërkuan lehtësim duke u dyndur në plazhe dhe pishina. Megjithatë, disa shprehën shqetësime për mungesën e ujit për konsum dhe larje në mes të nxehtësisë ekstreme me të cilën po përballet vendi.
#Brazil: Rio has set a new thermal sensation record after a neighborhood on the west side, Guaratiba, recorded 62.3 Celsius (144.14 Fahrenheit) on Sunday morning. pic.twitter.com/4zqfzA8KEm
— DD News (@DDNewslive) March 18, 2024