Energji & Mjedis

Edhe Greqia u futet inceneratorëve, Mitsokatis: Landfillet i përkasin të shkuarës

Greqia tashmë është duke ndërtuar 16 inceneratorë të rinj, me një investim 600 milionë euro nga fondet e BE, ndërsa në vitin 2027 e quan të përfunduar projektin e menaxhimit të mbetjeve në një rrjet që përfshin të gjithë vendin.

f.g
Edhe Greqia u futet inceneratorëve, Mitsokatis: Landfillet i përkasin
Foto ilustrim

GREQI- Landfillet tani janë "një gjë e së kaluarës", tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në hapjen e objektit më të ri të menaxhimit të mbetjeve të qarkut në Peloponez.

Inceneratori i hapur në Arcadia me kapacitetin për të trajtuar 105,000 ton mbetje në vit dhe do t'i shërbejë njësive rajonale të Arcadia, Argolida dhe Corinthia. Kryeministri grek, tha se ai është pjesë e projektit më të gjerë të menaxhimit të integruar të mbetjeve në Peloponez që përfshin njësi në Mesini dhe Lakoni që mund të menaxhojnë 95,000 tonë të tjerë në vit.

“Plehrat që kërcënuan shëndetin publik dhe ndryshuan natyrën unike të këtij vendi, tani janë një gjë e së kaluarës”, tha Mitsotakis.

“Në funksionimin e plotë, ky projekt do të furnizojë ekuivalentin e energjisë së gjelbër për nevojat e 6000 familjeve, që është dyfishi i energjisë që konsumon aktualisht projekti. Në të njëjtën kohë, kjo do të çojë në një reduktim prej 24,000 tonësh të emetimeve të dioksidit të karbonit në atmosferë”, tha ai.

Greqia tashmë është duke ndërtuar 16 inceneratorë të rinj, me një investim 600 milionë euro nga fondet e BE, ndërsa në vitin 2027 e quan të përfunduar projektin e menaxhimit të mbetjeve në një rrjet që përfshin të gjithë vendin.

Përktheu nga Ekathemerini-Zëri.ai

Poll

MOS HUMB