Energji & Mjedis

Klima, ngrohja globale ka kaluar për herë të parë kufirin prej 1.5 gradë në një vit

Janari i vitit 2024 ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë në nivel global, me një temperaturë mesatare të ajrit prej 13,14 gradësh.

B.S
Klima, ngrohja globale ka kaluar për herë të parë kufirin
Ngrohja globale tejkalon kufirin 1.5 gradë

Ngrohja globale ka tejkaluar kufirin prej 1,5 gradë celsius për herë të parë (1,48 krahasuar me nivelin paraindustrial 1850-1900) gjatë një viti të tërë, sipas Copernicus, programit të vëzhgimit të Tokës i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) dhe Komisionit të BE-së.

Mes shkurtit '23 dhe janarit '24, temperatura mesatare globale u rrit me 1,52 gradë. Për më tepër, janari i vitit 2024 ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë në nivel global, me një temperaturë mesatare të ajrit prej 13,14 gradë, e barabartë me 0,70 gradë mbi mesataren 1991-2020 për janarin dhe +0,12 gradë krahasuar me temperaturën e rekordit të mëparshëm (janar 2020).

Poll

MOS HUMB