Energji & Mjedis

Marsi 2024, më i nxehti i regjistruar ndonjëherë!

Sipas "Euronews", temperatura mesatare në Europë për muajin mars ishte 2.12°C mbi mesataren e viteve 1991-2020, me luhatje të madhe në rajonet qendrore dhe lindore.

k.m.
Marsi 2024, më i nxehti i regjistruar ndonjëherë!
Foto ilustruese

TIRANË- Marsi ishte muaji i dhjetë që thyen rekordin për nxehtësinë. Këtë të dhënë e konfirmojnë shkencëtarët e Copernicus. Temperatura globale e ajrit ishte 0,73°C mbi mesataren e shënuar përgjatë viteve 1991-2020 për muajin mars. Po ashtu, edhe oqeanet e botës po pasqyrojnë situatën e paprecedentë në ajër. 

Sipas "Euronews", temperatura mesatare në Europë për muajin mars ishte 2.12°C mbi mesataren e viteve 1991-2020, me luhatje të madhe në rajonet qendrore dhe lindore.

Sa i përket ujit, ishte më i lagësht se mesatarja në pjesën më të madhe të Evropës perëndimore, pasi stuhitë sollën reshje të mëdha shiu në Francën jugore dhe Gadishullin Iberik. Rajonet skandinave ishin gjithashtu më të lagështa se mesatarja.

Ndërsa pjesa tjetër e Evropës ishte kryesisht më e thatë se mesatarja, me reshje të pakta shiu./ZËRI

Poll

MOS HUMB