
SHBA- Ekspertët kanë ngritur alarmin për një tjetër fenomen të rrallë në SHBA. Insektet duken pak si buburrecat dhe kanë sy të fryrë portokalli, dhe triliona prej tyre do të shpërthejnë nga toka në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës së mesme dhe lindore. Shfaqja e dy grupeve të gjinkallave do të mbledhë një sërë insektesh që nuk janë parë në disa qindra vjet, shkruan The Guardian.
Shfaqja e dy llojeve të insekteve fluturuese, të quajtura XIII dhe XIX është një ngjarje e rrallë, që nuk ka ndodhur që nga viti 1803, vit kur Thomas Jefferson ishte president i SHBA. Gjinkallat, të njohura më së shumti për "këndimin" ose cicërimën e tyre me zë të lartë e kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre nën tokë dhe nuk përbëjnë kërcënim.
Në SHBA ka 15 pjella “periodike” të gjinkallës, tre që dalin në cikle 13-vjeçare dhe pjesa tjetër çdo 17 vjet. Kjo do të thotë se zakonisht ka vetëm një lloj gjinkalle në të njëjtën kohë. Shkencëtarët thonë se deri në 1 trilionë gjinkalla pritet të shfaqen në SHBA në javët e ardhshme./ZËRI