Bota

Grabitja në 20 minuta e 6.3 miliardë dollarësh në 'Binance', FBI: U krye nga Koreja e Veriut

FBI tha se hakerat nga grupi TraderTraitor, i cili mbështetet nga regjimi i Koresë së Veriut, ishin përgjegjës për sulmin kibernetik në shkallë të gjerë.

F.I

Grabitja në 20 minuta e 6.3 miliardë dollarësh në

SHBA-Hakerët kanë vjedhur rreth 6.3 miliardë dollarë në kriptomonedha nga Binance, platforma më e madhe në botë për shkëmbimin e tyre, ngjarje e ndodhur më 29 tetor. Lajmi për sulmin shkaktoi rënie të çmimeve të kriptomonedhave, ndërsa Binance pezulloi përkohësisht tërheqjen e fondeve dhe deklaroi se do të mbulojë të gjitha humbjet e përdoruesve.

Sipas kompanive amerikane të analizës së të dhënave në blockchain, TRM Labs dhe Chainalysis, pjesa më e madhe e vjedhjes u krye brenda rreth 20 minutash. Hetimi paraprak tregoi se shkelja mund të ketë filluar nga një laptop i hakuar që i përkiste njërit prej inxhinierëve të platformës, duke u lejuar hakerëve të fitojnë akses në një nga sistemet e saj dhe të bëjnë tërheqje të paligjshme, sipas Binance. 

Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së ( FBI ) tha se Koreja e Veriut qëndronte pas sulmit kibernetik ndaj bursës së kriptomonedhave Binance, në të cilin u vodhën 6.3 miliardë dollarë fonde. FBI tha se hakerat nga grupi TraderTraitor, i cili mbështetet nga regjimi i Koresë së Veriut, ishin përgjegjës për sulmin kibernetik në shkallë të gjerë. Ajo vuri në dukje se zbuloi se anëtarët e këtij grupi u përpoqën të konvertonin fondet e vjedhura në kriptomonedhë ethereum, duke parashikuar se do të pasojnë veprime të ngjashme.

Binance deklaroi se ka rezervuar tashmë më shumë se 6.3 miliardë dollarë (4.7 miliardë paund), të njëjtën shumë që u vodh gjatë sulmit kibernetik, për të përballuar këtë incident. Sipas kompanisë, 5 miliardë dollarë nga kjo shumë janë tashmë të disponueshme në të njëjtat lloje kriptomonedhash që u prekën nga sulmi.

MOS HUMB