LIVE UPDATES

Krim në Sarandë! 42-vjeçari vret shokun që e strehoi në shtëpi, e goditi me shishe qelqi në kokë

➤Gëzim Bizioni, 65 vjeç, mbeti i vrarë këtë mbrëmje në Sarandë. ➤Ai është përleshur në oborrin e banesës së tij me autorin e ngjarjes, Admir Beqiri 42 vjeç. ➤Bizioni e kishte strehuar Beqirin për një vit në shtëpinë e tij, pasi nuk kishte ku të qëndronte, por 42-vjeçari kishte probleme me alkoolin. ➤Të dehurat e përnatshme kishin nisur ta shqetësonin Bizionin dhe shumë herë 65-vjeçari i kishte kërkuar të largohej nga banesa e tij. ➤Beqiri goditi me shishe qelqi në kokë Gëzim Bizionin, i cili mbeti i vdekur në vend. ➤42-vjeçari është vënë në pranga.

3 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

FOTO/ Ky është Admir Beqiri, vrau shokun që e strehoi një vit në shtëpi

Krim në Sarandë! 42-vjeçari vret shokun që e strehoi
Admir Beqiri

SARANDË- Personi që po shikoni në foto është Admir Beqiri, 42-vjeçari që kreu një vrasje mbrëmjen e sotme. Beqiri goditi me shishe qelqi në kokë Gëzim Bizionin, 65 vjeç, i cili mbeti i vdekur në vend. Bizioni e kishte strehuar Beqirin për një vit në shtëpinë e tij, pasi nuk kishte ku të qëndronte, por 42-vjeçari kishte probleme me alkoolin. Të dehurat e përnatshme kishin nisur ta shqetësonin Bizionin dhe shumë herë 65-vjeçari i kishte kërkuar të largohej nga banesa e tij. I njëjti debat ishte zhvilluar edhe këtë mbrëmje, por përfundoi me një viktimë. Beqiri dhe Bizioni u përleshën në oborrin e banesës dhe 65-vjeçari mbeti i vdekur. 42-vjeçari është vënë në pranga.

 

8 MUAJ ME PARE

Zbardhet identiteti i viktimës dhe autorit të vrasjes në Sarandë, dyshja u përleshën në oborr

Krim në Sarandë! 42-vjeçari vret shokun që e strehoi
Foto ilustruese

SARANDË- Gëzim Bizioni është 65-vjeçari që mbeti i vrarë këtë mbrëmje në Sarandë. Ai është përleshur në oborrin e banesës së tij me autorin e ngjarjes, Admir Beqiri 42 vjeç. Ky i fundit e ka goditur me shishe në kokë dhe për pasojë Bizioni ka  ndërruar jetë në vendngjarje. Beqiri është vënë në pranga.

 

8 MUAJ ME PARE

Vrasje në Sarandë! 42-vjeçari godet të moshuarin me shishe në kokë

Krim në Sarandë! 42-vjeçari vret shokun që e strehoi
Foto ilustruese

SARANDË- Një 42-vjeçar ka vrarë këtë mbrëmje 65-vjeçarin me inicialet G.B.. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në fshatin Gjashtë në Sarandë. Dyshja raportohet të jenë konfliktuar verbalisht dhe në sherr e sipër 42-vjeçari ka qëlluar me shishe në kokë personin tjetër. 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Autori është vënë në pranga. Në momentin e krimit, ai ishte në gjendje të dehur.

Njoftimi zyrtar:

Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij. Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Paraprakisht dyshohet se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB