PAMJET- "Çipuri" me pranga në duar, momenti kur e fusin në Komisariat

DURRËS- Mbrëmë ka përfunduar arratia për Armando Sulejmanin, i njohur me nofkën “Çipuri”. Policia e Shtetit ka ndarë pamjet e arrestimit të tij që nga momenti kur furgoni i Policisë futet në Komisariatin e Durrësit, derisa Çipuri "humbet" nga kamera. Edhe pse kanë dokumentuar të gjithë momentin e shoqërimit të tij, edhe në këtë rast, Policia ka vendosur që të mos e publikojë fytyrën e tij. Ndalimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme, pasi nuk i është bindur thirrje së policisë për të ndaluar, pasi lëvizte me një makinë tip “Range Rover” me targa të vjedhura.
PAMJET E SHOQËRIMIT TË ÇIPURIT:
Pranga "Çipurit"/ Tentoi të largohej, por nuk ia doli...Kush ishte 26-vjeçari që e ndihmoi?

DURRËS- Policia e Shtetit ka zbuluar detaje të tjera nga aksioni për kapjen e Armando Sulejmanit, i njohur me nofkën “Çipuri”. Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku ai është ndaluar teksa lëvizte me një mjet të vjedhur, e me targa të mbivendosura. Mjeti tip “Benz” me të cilin lëvizte Çipuri, kishte të mbivendosura targat e një makine “Range Rover”, e vjedhur në Tiranë me datë 3 nëntor të vitit të kaluar. Ndaj në kërkim është shpallur edhe një i ri, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me Çipurin për grabitjen e mjetit. Megjithatë ende nuk dihen detaje lidhur me identitetin e tij.
"Në përfundim të veprimeve të para procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 48 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vrasje. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. Z., 26 vjeç, banues në Tiranë, pronar i automjetit që drejtonte 48-vjeçari, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhjen e automjetit tip “Land Rover”. Automjeti tip “Mercedes Benz”, targat e tij dhe targat e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një kaçavidë dhe 3 celularë,"-bëhet me dije ndër të tjera nga Policia.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës Finalizohet operacioni policor i koduar “Zëvendësimi”. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me targa të vjedhura, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në zbatim të masave të hartuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që qarkullonte me një automjet me targa të vjedhura, që mund të përdorej për kryerjen e ngjarjeve kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Zëvendësimi”, për kapjen e këtij shtetasi dhe sekuestrimin e automjetit.
Gjatë operacionit, në Spitallë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin A. S., i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap shtetasi A. S. dhe u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Nga veprimet hetimore rezultoi se targat e automjetit tip “Mercedes Benz”, që drejtonte ky shtetas, ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tip “Land Rover”, i vjedhur më datë 03.11.2023, në Tiranë. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, janë gjetur targat origjinale të këtij automjeti.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 48 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vrasje. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. Z., 26 vjeç, banues në Tiranë, pronar i automjetit që drejtonte 48-vjeçari, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhjen e automjetit tip “Land Rover”. Automjeti tip “Mercedes Benz”, targat e tij dhe targat e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një kaçavidë dhe 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI
Tentoi t'i ikte Policisë! Si u kap Çipuri në Durrës, qarkullonte lirisht me mjet, targat i kishte vjedhur në Tiranë

DURRËS- Detaje të reja janë mësuar lidhur me arrestimin e Armando Sulejmani, mbrëmjen e djeshme në Durrës. Burime për ZËRI bëjnë me dije se "Çipuri" është ndalur për kontroll nga ana e Policisë së Shtetit, e në momentin që është kontrolluar, efektivët kanë mësuar se përballë tyre ishte një person me precedentë penalë. Menjëherë efektivët e Policisë e Policisë i kanë kërkuar që të zbresë, në mënyrë që t'i vendosur prangat, por kanë hasur kundërshti nga ana e tij.
Në momentin e arrestimit, Çipuri ishte brenda një makine të vjedhur, me targa të mbivendosura, të cilat ishin gjithashtu të grabitura. Sipas databazës së Policisë, targat ishin të njëjtat me ato të një makine "Range Rover", e cila ishte vjedhur pak kohë më parë në Tiranës./ZËRI
Aksion në Durrës/ Arrestohet 'Çipuri', anëtari i bandës së Gaxhait. Lëvizte me mjet të vjedhur

DURRËS- Arrestohet "Çipuri". Mbrëmjen e djeshme në Durrës, i janë vendosur prangat një prej anëtarëve më "aktivë" të bandës së Gaxhait, Armando Sulejmani, i cili njihet më së shumti me nofkën “Çipuri”, bëjnë të ditur burime për ZËRI.
Në momentin e arrestimit, mësohet se ai ka qenë me makinë të vjedhur me targa të mbivendosura. Të njëjtat targa janë të një makine Range Rover që rezulton e vjedhur disa kohë më parë në Tiranë
Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri” ishte shpallur në kërkim nga Policia, ndërsa në vitin 2016 ai u qëllua nga dy persona në hyrje të pallatit ku Sulejmani banonte. Megjithatë fatmirësisht i shpëtoi plagëve të marra. Asokohe u dyshua se atentati kisht lidhje me larjen e hesapeve mes bandave pasi Sulejmani ka qenë i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale kundër grupit të Llanajve në qytetin e Vlorës.
Në vitin 2019, ai u arrestua për vrasjen e Orest Rexhos dhe Arian Hasanit. Por nuk dihet se në ç'rrethana është lënë i lirë nga akuzat, edhe pse u kap me armë zjarri.
“Çipuri” ka një histori të gjatë në botën e krimit, pasi njihet si anëtar i bandës së Gaxhait, të akuzuar për konfliktet e tyre me familjen Llanaj. Llanajt dhe Gaxhajt kanë një sagë hakmarrje dhe ngjarje kriminale mes tyre, derisa në vitin 2015, ndodhi masakra e Çoles, ku pas një sherri në kazino u vranë 3 të rinj.
Një nga të arrestuarit për masakrën është Aleksandër Llanaj, vëllai i Ferdinand Llanajt. Ferdinandit iu bë një atentat mafioz në viti. 2017 dhe i dyshuari kryesor ishte Armando Sulejmani, shënjestra e atentatit të sotëm. Armando Sulejmani ka qenë i dënuar për vrasje me 20 vite, por edhe në këtë rast u lirua në rrethana të paqarta./ZËRI