LIVE UPDATES

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës, Hygerta: E vrava unë, më kërcënoi dhe e qëllova

➤Gjykata e Durrësit ka lënë nën masën e sigurisë arrest me burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës, ndërkohë që ka ndryshuar dhe dinamika e ngjarjes. ➤Në Gjykatë, Hygerta Meta ka marrë sërish përsipër fajin, duke thënë se ka qënë ajo që ka qëlluar me pistoletë në drejtim të babait, pas konflikteve të vazhdueshme që ka pasur me të. ➤Hygerta Meta i tha gjyqtares se në disa raste ka qenë dëshmitare e dhunës që babai ka ushtruar në drejtim të nënës së saj, por ka pasur frikë që ta denonconte. ➤Hygerta Meta ka deklaruar gjithashtu se babai e ka kërcënuar se do ta vriste, ndërkohë që në momentin e krimit nuk ka qenë e pranishme nëna e tyre dhe as vëllai i vogël. ➤I pari që ka dëshmuar ka qenë djali i madh, Hyseni, i cili tha se ka pranuar fajin për shkak se ka qenë i hutuar, por në fakt sipas tij armën e ka shkrepur e motra. ➤Sipas Hysen Metës shkak për vrasjen janë bërë konfliktet e vazhdueshme që babai dhe motra e tij kanë pasur me njëri tjetrin. ➤Djali më i vogël i familjes, Amarildo, pretendoi se ai nuk ka qenë i pranishëm në momentin e krimit, dhe ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve të vrasjes, së bashku me nënën e tij. ➤ Hygerta Meta shprehu pendesë në Gjykatë, por tha se nuk mund ta zhbënte atë që kishte ndodhur. ➤Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata i la të tre fëmijët në burg, ndërsa hetimet vijojnë.

16 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

“Pëllumbi e përkëdhelte Hygertën"/ Motra e viktimës akuzon kunatën: Me zor e priste këtë ditë

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Pëllumb Meta dhe motra e tij

DURRËS- Motra e Pëllumb Matës ka hedhur akuza të forta ndaj gruas së viktimës, duke thënë se ishte ajo që ka organizuar vrasjen. Në një intervistë për TCH ajo pretendon se vëllai i saj nuk ishte dhunues, por e kundërta, pasi përkëdhelte fëmijët, sidomos Hygertën.

“Asnjë qime floku nuk ka prekur. Ajo ishte aq e aftë në 26 vite bëri shkollën e krimit dhe urrejtjes që largoi çdo pjesëtar të afërt apo të lart me familjen, Pëllumbi po të ishte aq i dhunshëm e kishte fuqinë ta detyronte. S’ka bërë një vit babai që vdiq, vetë ishte me djalin e vogël. Monstra vet nuk erdhi. Ai po të ishte aq i dhunshëm mund ta kishte marrë nga flokët, Të gjitha jemi femra dhe kemi grindje por nuk e çon dot nëpër mend t’i hedhësh fëmijët kundra një babe. Ta gjesh në gjumë, me gjakftohtësinë me të madhe, edhe nëna me gjithë gocën, që e ka mbajt. Hygertën e mbante si 9 vjeçe. Gerta hajde te babai, ulu këtu, i përkëdhelte. Të gjitha të mirat njëri tjetrit. Ajo duhet të jetë prapa hekurave, është manipuluese, monstër e të gjitha kohërave që ka punu 26 vite për këtë ditë që ia arriti. Nuk është shembull i familjeve shqiptarëve. Paska ardh koha që sot t’i thuash fëmijës, nuk paska të drejtë prindi që të kritikojë fëmijën.O djalë je bërë 26 vjeç, e ka çu me parë borxh jashtë shtetit që t’i plotësonte tekat. Kjo e fejesës është absurde për gjithë njerëzimin e farefisin. Ajo të kishte qenë e mirë nuk hidhte kapuçin në kokë por të dalë dhe të thotë, i bën edhe njerëzit e tillë me njollë të zezë, ajo vetë ishte e atillë. Turp t’i vijë!”-deklaroi motra e viktimës.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

“I nxiti nëna të vrisnin babanë”, vëllai i Pëllumb Metës: Nipi i madh konsumonte dhe drogë

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Ramazan Meta dhe Pëllumb Meta

DURRËS- Ramazan Meta, vëllai i Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët, ka deklaruar se i është dukur e dyshimtë deklarata e Blerina Metës për zhdukjen e tij. Sipas tij bashkëshortja e tij Blerina i ka ushqyer fëmijët gjithmonë me urrejtje ndaj të atit dhe njerëzve të tij. Ajo nuk mbante marrëdhënie të mira me askënd dhe detyronte edhe Pëllumbin të mos u fliste familjarëve, megjithëse i kishte fqinj. Ndërsa për fëmijët Ramazan Meta shprehet për TCH se kanë qenë të qetë përveç djalit të madh Hysenit, i cili sipas tij kishte prirje të dhunshme dhe së fundmi ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Fjala e plotë e Ramazan Metës:

Shkaktarja e kësaj punë është vetëm e shoqja, nuk kam çfarë të them më. Autoritetet të gjejnë autorin kryesorë të shkakut, që çuan në atë gjendje vëllain. E shoqja është, se i lëshoi fëmijët kundër babait të vet. Mund të jetë i pakënaqur një fëmijë, por jo të gjithë fëmijët. Gjithë ky vend me duart e tij është rregulluar. Jetonte me fëmijët e vet, duke u munduar, ndërsa fëmijët ia shpërblyen në këtë lloj mënyrë. Them që është kunata, se kush tjetër mund t’i mësonte fëmijët. Çfarë kishin të keqe fëmijët nga babai i vet, duke i shkolluar e mbajtur afër. Hyseni nuk ishte djalë i keq, por udhëzimet e nënës e çuan deri në atë gradë. Se ai vëllai shumë pak gjë të më kishte sinjalizuar atë vëlla. Të rrijë gruaja gjithë ato vite nën presion nuk rri, jo më një familje. Unë me sa kam kuptuar, vëllai ishte i mbyllur në vetvete. Më kënaqej shpirti kur dilte me fëmijët, duke punuar. I tregonte fëmijët çdo gjë. Kishin marrëdhënie shumë të afërt, nuk ka më të afërt se fëmija. Me Hygertën kishin marrëdhënie jashtëzakonisht të mira, madje i ka mësuar edhe makinën. Që t’ia bënte kushtet sa më të mira, që fëmija të kënaqej. Po, po ja shpërblyen në mënyrë të tillë. Peng për vëllain tim kam që vetëm nuk ma ka shprehur, të ishte shprehur me vëllain e vet. Se kam shkuar shumë mirë me të. Ka qenë shumë i mbyllur. Pinim kafe sa herë shiheshim në rrugë. Më qante shpirti, nuk më hapej, s’kisha çfarë t’i kërkoja. Ky është pengu im. E bënë këtë makabër, ishalla mos pafshin një ditë të hajrit, se nuk ka qenë për të shkuar atje. Të më thonin xhaxh e vrava, por me ma gropos atje. Është shumë e rëndë. Edhe armiku më i madh në botë të jetë, nuk i bëhet, jo më babës. Kurrë në botë. Por unë e them sërish se strumbullari i kësaj pune është e ëma, se nuk mund të bëhen fëmijët grup për të vrarë babain. Mora vesh që vëllai ishte zhdukur, shkova në polici shkova dhe tek familja e tij pyeta. Më thanë nuk dimë gjë. Kjo ishte shumë e dyshimtë, por unë nuk dyshova tek fëmijët dhe tek familja e tij. Në orën 11 të natës së datës 22 erdhi policia dhe e zhvarrosi. Unë vëllain e paskam pasur këtu dhe e kërkoja në vende të tjera. 

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e Pëllumb Metës nga 3 fëmijët/ 'Krushku': Fejesa u mbyll para 5 muajsh, nuk ka lidhje fare

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Pëllumb Meta

DURRËS- Riza Qatja, i cili kishte shfaqur interes për të lidhur krushqi me Pëllumb Metën, i cili u vra më 10 shkurt nga fëmijët dhe më pas u gropos nga po ata në kasollën e bagëtive, ka ‘’thyer’’ heshtjen këtë të hënë dhe ka dhënë versionin e tij në lidhje me krushqinë e parealizuar me Metën. Ai ka deklaruar se çështja e fejesës ishte mbyllur që para 5 muajsh. Ashtu si shkuesja, dhe Qatja ka thënë se Meta e kishte refuzuar fejesën me pretendimin se vajza do të ndiqte shkollën. Ndërsa shton se Pëllumb Meta do i blinte një makinë vajzës që ta përdorte për të shkuar në universitet.

Riza Qatja: Historia e fejesës me shkuesi me vajzën e Pëllumb Metës, Hygertën, është mbyllur që para 5 muajve. Thjesht ka qenë një mendim historia e fejesës, por babai i Hygertës ka thënë se vajza do të vazhdojë shkollën. Vajza ishte në shkollë, i ati e çonte dhe e merrte përditë nga shkolla. Edhe ditën që është vrarë Pëllumbi ka qenë këtu, (në lokal) ka dalë në orën 12:55. Po të ishte që do kishim probleme për fejesën, nuk vinte këtu të pinte kafe përditë. Fejesa është kot, nuk ka lidhje fare. Po të donte ta fejonte, do e bënte, do e kishte hequr nga shkolla. Por babai kishte ndërmend t’i blinte edhe makinë. Këtë ma kanë treguar shokët e Pëllumb Metës që punojnë tek tregu i makinave.

Pëllumb Meta u vra nga vajza e tij, Hygerta me armë zjarri (Referuar dëshmisë së dhënë në Gjykatë). Ngjarja e rëndë u zbardh vetëm dy ditë më parë, pas hetimeve 10 ditore nga Policia e Durrësit, për shkak se 50-vjeçari ishte deklaruar i zhdukur. Por vrasja e tij mbetet ende e pazbardhur plotësisht pasi fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me krimin e rëndë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Krimi në Durrës/ Gruaja e Pëllumb Metës: Ishte i dhunshëm! Fëmijët ishin në gjendje depresioni

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Blerina Meta

DURRËS- Blerina Meta, gruaja e Pëllumb Metës, i cilii u vra dhe u gropos nga tre fëmijët e tij më 10 shkurt ka dhënë një tjetër deklaratë në lidhje me ngjarjen dhe jetën e saj. Sipas Blerina Metës, burri i saj ishte i dhunshëm dhe se prej 26 vitesh martesë ajo është përballur me dhunë sistematike. Ndërsa nga dhuna nuk kanë shpëtuar as fëmijët. Deklaratat i bëri në emisionin "Pa Gjurmë". 

Blerina MetaEdhe dritaret e katit të dytë. Ditën që erdhi policia perdet ishin të mbyllura. Nuk dilja në ballkon

Odeta DumePërpara se të ndodhte kjo të kishte dhunuar?

Blerina MetaDhuna ishte e pranishme. Kisha gjetur mënyrën time për të mos e kundërshtuar. Për cdo gjë fliste e vendoste vetë. Nëse do kundërshtoje të vinte duart në fyt si mua si fëmijëve

Odeta DumeE ke denoncuar?

Blerina Meta: Fatkeqësisht jo

Odeta DumePse?

Blerina Meta: Vetëm nga frika

Odeta Dume: Kush ka shkuar në polici për të denoncuar?

Blerina Meta: Në polici shkoi vëllai i madh. Unë e dija për të humbur që ishte larguar nga shtëpia.

Odeta DumeU tha në media që babai donte ta martonte me dhunë ky ishte shkaku?

Blerina MetaKjo është mëse e vërtetë. Kishte kohë që zgjaste ky debat. Ishte mes vajzës dhe babait. Ky rast bëri që të shpërthente të gjithë fëmijët. Ato kanë qenë gjithmonë të dhunuar, në kërcënim për jetën. Para tre muajsh i vuri thikën në fyt. Vetëm se ai po flinte pak.

Odeta DumeA ka pasur konflikt para 10 shkurtit?

Blerina MetaDëgjova një ditë që po diskutonin rastësisht pak si me zë të lartë. Ndërsa historinë e vajzës kishte kohë që gumëzhinte dhe nuk po qetësoheshin ujrat. Që ditët e para trupi im ka qenë me njolla të zeza. Erdha tek babi I thashë nuk mund të jetoj me atë njeri që ishte agresiv. Shpejt pas martesës erdha tek prindërit e mi për ti treguar. Nuk kishim bërë asnjë vit. Im shoq e pranoi po tha e kam rrahur se unë nxehem kot pa lidhje. Më tha babi se koha shëron, por ai ashtu ishte I tillë mbeti dhe ashtu shkoi. Nuk dinted he nuk kishte konflikt. Një ezhe të kokës ia kam bërë dhe ia kam cuar dhe policisë. Do të të pres copa copa e do të të hedh në kosh mbeturine. Ishte dhe Amarildo pranë kur po I shërbeja buke. Pa asnjë lloj lidhje. Unë do të të shkel në këmbë derisa të dalë shpirti nga goja. E pyeta pse? E dua tha për sport e kalonte me buzëqeshje, sikur po të bënte kompliment. Njerëzit e shohin anën e medaljes duke pirë kafe apo birrë. Nuk e dinë cfarë tmerri ishte në shtëpi. Para se të ndodhte vrasja më preu tubin e sobës së gazit, që të shpërthente gazi. I vetmi debat ishte për vajzën.

Odeta Dume: Si i ke pasur marrëdhëniet me të?

Blerina Meta: Ishte njeri agresiv, shumë i dhunshëm. Asnjëherë nuk arriti të qetësohej. Vetëm terrorizonte gjithë familjen. Edhe dritaret e katit të dytë nuk hapeshin ndonjëherë, ditët që erdhi policia i panë dritaret me ngjitës. Nuk dilja dot në ballkon të ndeja rrobat rrija me kurriz./ZËRI

1 VITE ME PARE

Hygerta Meta i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor nëse është abuzuar seksualisht

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Hygerta Meta

DURRËS-Hygerta Meta para daljes në gjykatë ditën e sotme i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor për të verifikuar nëse është abuzuar seksualisht.

Mësohet se përgjigja ka rezultuar negative.

Ndërkohë gjatë seancës së sotme dy fëmijët e të ndjerit Pëllumb Meta, në kohë të ndryshme kanë marrë përsipër fajin. Tashmë që Hygerta Meta pranoi në sallën e gjyqit, se ka qenë ajo që ka vrarë babanë e saj, dhe jo i vëllai, tre fëmijët pritet që të merren sërish në pyetje nga ana e prokurorisë, për të dalë në konkluzionin se kush realisht e shkrepi armën./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vranë dhe groposën babain/ Zbardhen DËSHMITË e 3 fëmijëve të Pëllumb Metës në Gjykatë

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,

DURRËS- Zbardhen dëshmitë e plota të tre fëmijëve të Pëllumb Metës, i vrarë nga vajza e vogël Hygerta Meta në bashkëpunimin me dy vëllezërit e saj, Hysen dhe Amarildo Meta. Para trupës gjykuese këtë të hënë ata kanë ndryshuar sërish versionin e ngjarjes duke e marrë krimin përsipër sërish 19-vjeçarja Hygerta Meta. Ajo i ka qëndruar versionit të thënë në fillim të zbardhjes së ngjarjes se e ka vrarë ajo babanë. Më vonë rrjedha e historisë ndryshoi dhe krimin e mori përsipër 25-vjeçari Hysen Meta.

Para togave të zeza, Hygerta ka treguar se si e qëlloi babain teksa ishte i shtrirë në divan. Si shkak për ngjarjen ajo ka thënë se ndihej e kërcënuar pasi Pëllumb Meta dy ditë para ngjarjes e kishte kërcënuar se do e vriste atë, nënën dhe vëllezërit e saj. Ndërsa i ka qëndruar versionit se babai donte ta fejonte pa dëshirën e saj dhe për këtë kishin konflikte kohët e fundit.

Ndërsa nënën e kanë përjashtuar nga krimi. Në Gjykatën e Durrësit ka dhënë dëshminë e tij dhe Amarildo Meta. Ky i fundit ka treguar se nuk kishte dijeni për ngjarjen pasi ishte gjithë kohës në punë dhe kur ai kthehej në shtëpi, i ati ikte në punë. Por ai ka thënë se e dinte se në shtëpi kishte një konflikt të hapur për fejesën e Hygertës. Dhe Amarildo, djali i vogël i Pëllumb Metës ka treguar se ky i fundit ishte autoritar në familje. Dëshmitë janë zbardhur nga Shqiptarja.com.

Çfare deklaroi Hysen Meta

GjykatësjaCili ka qenë shkaku që ju arritët sipas dyshimeve të prokurorisë të kryenit këtë vepër të rëndë?

Hysen MetaNuk ka shkak fare se nuk nuk e kam bërë.

Gjykatësja: Nuk e ke bërë ti?

Hysen MetaJo

GjykatësjaKush e ka bërë?

Hysen MetaTë flasi ai që ka bërë.

GjykatësjaKur ke marrë dijeni?

Hysen MetaJo dijeni por ka qenë present.

Gjykatësja: Na trego çfarë ke parë?

Hysen MetaMotra e vogël ka qëlluar babain tim.

Gjykatësja: Motra e vogël, kjo që është në sallë, Hygerta?

Hysen MetaPo

GjykatësjaPse e ka qëlluar motra

Hysen MetaKa patur konflikte. Një nga arsyet është se donte ta fejonte me zor. Ka debatuar shumë herë.

Gjykatësja: Ke qenë ti i pranishëm kur kanë debatuar?

Hysen MetaJo gjithmonë.

GjykatësjaPo ti vetë si vëllai më i madh ke folur me babain?

Hysen MetaMua nuk më pyeste fare për këtë pjesë. Ai vendoste vetë për çdo gjë

Gjykatësja: Si i ke pasur marrëdhëniet me babain?

Hysen MetaJo shumë të mira.

GjykatësjaPo pse para oficerit të policisë gjyëqsore ke thënë ndryshe?

Hysen Meta: Kam qenë i hutuar e i tronditur

GjykatësjaTë erdhi ndonjë çikë keq për babain?

Hysen Meta: O na ka ardh ne keq, sa nuk i ka ardhur njeriu këtu më meq se ne. Edhe atyre vëllezërit e vetë, s’u ka ardhur aq keq sa neve.

Dëshmia e Hygerta Metës

GjykatësjaHygerta si është puna. Në fillim keni thënë që e keni vrarë ju, më pas vëllai tani vëllai thotë se e keni bërë ju

Hysen MetaDuke qenë se fillimisht ishte shumë vështirë. Vëllai ka ca ditë që është kthyer nga Italia, 15 ditë para ngjarjes. Kjo ka nisur që në dhjetor kur më tha herën e parë. Ai e dinte shumë mirë që nuk isha e interesuar. Gjithsesi e dëgjova dhe i thashë jo për fejesën. Dhe ai nuk më dëgjoi. Ndodhi një problem tek bombula e gazit, ku sinqerisht e mora si kërcënim, sepse aty gatuaja gjithmonë. Kisha frikë sepse refuzimi që i bëja unë, ai tentonte të më vriste.

Gjykatësja: Tentonte kë të vriste?

Hysen MetaMua ose mamanë time. Por mua se unë gatuaja aty.

GjykatësjaTe bombula e gazit? E lidh me bombulën e gazit. Çfarë problemi ndodhi tek bombula e gazit?

Hysen MetaSepse e preu bombulën e gazit, unë isha aty dhe refuzonte ta rregullonte. Ne përdornim sobën elektrike. E kuptoj, isha aty dhe isha në dijeni të veprës që ai bëri. Pas asaj dite nuk kemi gatuar më. Pas kësaj më ka thënë herën e dytë, përsëri në fund të janarit për fejesën, që unë e kisha bërë të qartë që jo. Më ka thënë përsëri që ju nuk keni për të bërë hajër në këtë shtëpi nëse vazhdon kështi dhe fakti që ai më kërcënonte mua dhe mamanë që do ju vras.

GjykatësjaPo mamanë pse e kërcënonte?

Hygerta Meta: Nuk e di. Vetëm për shkak se këputi një portokall I kishte thënë s’ke të drejtë ta presësh.

GjykatësjaPërveç kësaj a ka pasur konflikte të tjera

Hysen Meta: Kanë patur konflikte. Një ditë ka qenë duke fjetur gjumë dhe e ka goditur në zemër duke e lënë pa frymë. Kam qenë vetë prezentë. Kishte thirrur nga një distancë shumë e largët se kemi shumë oborr dhe mamaja nuk e kishte dëgjuar. Hyri brenda dhe e goditi. Unë po fleja atë mëngjes dhe po dëgjoj mamin duke thirrur dhe çohem dhe ky po e rrihte akoma në prezencë time.

GjykatwsjaKur ka filluar babai të ketë konflikte me ju?

Hygerta Meta: Ashtu kanë qenë gjithnjë që në martesë. Unë jam fëmija e katërt.

GjykatësjaPo mirë pse nuk keni bërë kallëzim për dhunën e ushtruar që të mos arrinit deri këtu sepse kjo është vepër shumë e rëndë?

Hygerta MetaNuk e kam bërë se ka qenë frika. Duke parë ndihmën e shtetit, që policia caktojnë disa metra, apo sërish ndodhin vrasje. Frikë prej atij ose fisi i vet.

Gjykatësja: Kishe frikë se mos fisi i vet do ju vriste?

Hygerta Meta: Ai mund të pagonte dikë tjetër për të na vrarë, sic ka thënë. Ai na ka thënë do ju vras por se kur nuk e dija Edhe nëse ikni do ju vras të gjithëve. Nëse rrini në shtëpi do ju vras të gjithëve me tritol. Nuk kishim ku të shkonim. Të afërm nga ana e mamit nuk kishim. Të ndaheshim aq nundësi ekonomike aq nuk kishim mundësi. Pse të vdisnim ne. Ishim 5 vetë dhe ai na frikësonte. Ai dhe mund të vriste mamanë që të mos i ikte pasuria.

GjykatësjaSi të lindi mendimi që të kryeje vrasjen, ku e gjete pistoletën?

Hygerta MetaNë momentin kur na tha do ju vras. Aq ishte. Unë kisha frikë

Gjykatësja: Ju kishte thënë herë tjetër do ju vras?

Hygerta MetaPo por hera e parë që e thoshte drejtëpërdrejtë, se dëgjoja mamanë të thoshte.

Gjykatësja: Sa ditë përpara ju tha?

Hygerta Meta: Të enjten. Vrasja ndodhi të shtunën

GjykatësjaTë enjten pse tha do ju vras?

Hygerta Meta: Sepse kisha refuzuar për herë të dytë për fejesë

GjykatësjaDhe çfarë bëre ti?

Hygerta MetaThjesht e dija që kishte armën. E dija më mirë nga të gjithë orarin kur vinte nga puna, kur hante drekën. Dhe thjesht e mendova për pasdite. Mora armën.

GjykatësjaErdhi babi nga puna, hëngri drekë. Çfarë bëri pastaj?

Hygerta MetaDuke pushuar. Ishte shtrirë përmbys me kurriz. Dhe mora armën që ndodhej tek dhoma paralel pas sallonit. Nuk u befasua, më tha ku shkon me atë armë.

GjykatësjaA ishte përmbys ai si e pa armën, e thirre ti?

Hygerta MetaIa tregova armën. Nuk më tha gjë

GjykatësjaKur të tha ku shkon me të, çfarë i the ti?

Hygerta Meta: I thashë të çohej në këmbë të fliste ballë për ballë. Edhe ai, ik andej më tha. Edhe e kam qëlluar.

Gjykatësja: Sa afër ishe ti me babin?

Hygerta Meta2 metra.

GjykatësjaKu ishte arma?

Hygerta MetaTe sirtari, tek dhoma e gjumit e vëllait.

GjykatësjaKu e dije ti se ishte aty?

Hygerta Meta: E dija se pastroja në shtëpi. I dija të gjitha sendet që ndodheshin në shtëpi

GjykatësjaTë kishte shkuar ndonjëherë ndër mend, pse mban armë në shtëpi?

Hygerta MetaTa pyesja unë atë? Ku kishte shance ta pyesja unë atë. Do haje ndonjë shpullë pas murit.

Gjykatësja: Ka pasur dhe kallash?

Hygerta Meta: Po vite më para. Por ka dalë jashtë funksioni.

GjykatësjaJe penduar ndonjë çikë?

Hygerta MetaPo pasi e kam bërë po por nuk kthehet prapa

GjykatësjaUlu!

Deshmia e Amarildo Metas

GjykatësjaÇfarë ke për të na thënë

Amarildo: Unë nuk kam qenë në dijeni të ngjarjes fare. Kam qenë në punë gjithë kohën.

GjykatësjaMirë, momentin e fundit nuk e ke parë. Por a dije që babi kishte konflikte me motrën, me mamin?

Amarildo MetaPo e dija.

GjykatësjaFlisje me babin?

Amarildo MetaRrallë. Kur vija unë në shtëpi ai shkonte në punë.

Gjykatësja: E dinte që donte ta fejonte motrën?

Amarildo MetaPo e dija. Më kishte thënë vetë motra.

Gjykatësja: Ke folur me babin për punën e fejesës?

Amarildo Meta: I kam fol një herë. Një ti hip makinës dhe iku. Bëri sikur nuk na dëgjoi fare./ZËRI

1 VITE ME PARE

Fëmijët i morën jetën/ Kolegu i Pëllumb Metës: Ishte djalë flori, i përkushtohej familjes

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Kolegu i Pëllumb Metës, Theodhor Rafti

DURRËS- Ndërsa fëmijët dhe familjarët nga ana e bashkëshortes e përshkruajnë si një person të dhunshmëm dhe të rrezikshëm, kolegët e Pëllumb Metës shprehin mendim ndryshe për 50-vjeçarin. Në një intervistë për Report Tv, Theodhor Rafti, kolegu dhe ish pronari i viktimës thotë se e njeh Metën si një njeri të qetë dhe të përkushtuar ndaj familjes. 

"Punonte për shtëpi. Për mua djalë flori. Nuk e di brenda familjes nuk e di. Edhe atë të madhin e kam pas në punë 3 muaj. Lante makinat. Pas vitit të ri ka qenë në Itali. Kishte sjellje shumë të mirë me të gjithë. Shumicën e kohë ishte në punë, 3 vite çoi gocën në shkollë te Plepat e çonte në mëngjes dhe e merret pasdite. Thonë ka bërë fjalë. Jo mo ça shqetësimi! Ka pasur problematika me fëmijët e tij që mund ti kem edhe unë nesër... pse nuk punojnë, shko 25 vjeç e nuk punon. Shumë e dhimbshme e tmerrshme. Na ka ardhur keq çdo njeriu", tha ai. 

1 VITE ME PARE

'Zinxhir' vrasjesh në fisin Meta/ E afërmja e Blerinës: Janë rracë e egër, xhaxhai i Pëllumbit ka vrarë djalin

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
E afërmja e Blerina Metës

DURRËS- Ndërsa ende nuk është zbardhur motivi i vrasjes së Pëllumb Metës nga fëmijët e tij, të afërmit e bashkëshortes së viktimës, Blerinës kanë zbuluar një tjetër ngjarje tronditëse në fisin Meta. Në një intervistë për Report TV, e afërmja tregon skenat e dhunës me të cilat Blerina është përballuar nga bashkëshorti i saj. Siç pretendon ajo, Pëllumbi Meta e dhunonte vazhdimisht bashkëshorten, ndërsa ajo detyrohej të kthehej te familja me shenja të nxira në trup. Sipas familjares së 49-vjeçares,  gjithë fisi i Pëllumb Metës ishte i dhunshëm, pasi xhaxhai i tij ka vrarë djalin Sabri Meta.

"Ajo vajzë ka vuajtur sa ka vajtur në atë derë. 4 fëmijë që ka bërë ajo 9 doktorë ka lënë. Murin me gjak e ka larë prej atij, ai ka qenë egërsirë. Blerina ka raportuar te prindërit dhe askund tjetër. Vinte te prindërit, 2 herë ka ardhur natën, nuk kishte forcë, e kishte forcën më të madhe i ati. E ka pas mbytur, e ka torturuar, trupi i saj ka qenë i nxirë. Për fëmijët nuk di a i dhunonte, por Blerinën e ka torturuar së tepërmi, të burgosur nuk ka që të ketë ngrënë tortura më shumë se ajo fëmijë. Shpirti më ther për ata fëmijë, shpirti më ther edhe për Blerinën se e kam si fëmijë, ra në vuajtje, ra në siklet, ra në egërsirë. Doja ta takoja t’i thoja të ruajtë zoti ata fëmijë, se më keq nuk ka për tu bërë. Ishalla sjell Zoti fat. Nuk e di a është ankuar ndonjëherë në polici, por Ne e dimë një për një se ç ‘tortura ka pasur ajo vajzë. Si rracë janë shumë rracë e egër, se xhaxhai i atij ka vrarë djalin e tij, Sabri Meta, janë fis i tmerrshëm janë egërsira, vajzën tonë e morën në qafë", tha ajo. 

1 VITE ME PARE

Hygerta pranoi sërish fajin për vrasjen e babait, po tani çfarë ndodh?

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Tre femijet e Pellumb Metes

DURRËS- Vrasja e Pëllumb Metës vijon të jetë e rrethuar me mister, ndërkohë që dy fëmijët e tij, në kohë të ndryshme kanë marrë përsipër fajin. Tashmë që Hygerta Meta pranoi në sallën e gjyqit, se ka qenë ajo që ka vrarë babanë e saj, dhe jo i vëllai, tre fëmijët pritet që të merren sërish në pyetje nga ana e prokurorisë, për të dalë në konkluzionin se kush realisht e shkrepi armën.

Pas seancës së sotme, ku të tre u lanë nën masën e arrestit me burg, avokatja e caktuar kryesisht nga shteti, tha se ajo po njihet me dosjen, dhe se nuk ka dijeni se kush ka qëlluar realisht, sa kohë që deklarimet janë ndryshuar.

“Të vërtetën nuk mund ta them unë, pasi janë ende duke u kryer hetimet. Ata dhanë deklarimet e tyre dhe gjykata caktoi masën arrest me burg. Ka pasur ndryshime, një herë e pranoi Hygerta dhe më pas vëllai, më pas sërish Hygerta. Ata do merren sërish në pyetje nga Prokuroria. Unë jam njohur me dosjen hetimore duke qenë se ka qene dhe një ngjarje e njohur në publikë”, u shpreh avokatja e caktuar nga shteti.

Tre fëmijët janë braktisur dhe nga familjarët e tyre, pasi sot në Gjykatë nuk kishte shkuar asnjë prej të afërmve. Ndërkohë nëna e fëmijëve është nën hetim, për të zbuluar rolin që ajo ka pasur në vrasje. Hygerta Meta, gjatë dëshmisë së saj në Gjykatë, u shpreh se babai i saj dhunonte nënën, e madje vetë ajo në disa raste kishte qenë dëshmitare e dhunës. /ZËRI 

1 VITE ME PARE

'Nëna ishte e shqetësuar, s'dija gjë'/ Dëshmia e Amarildo Metës: Pastaj nisëm të fshihnim gjurmët

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Amarildo Meta

DURRËS- Amarildo Meta, i arrestuar për vrasjen e babait të tij Pëllumb Meta, ishte i pari që dëshmoi para gjykatës në seancën e sotme. I riu pretendoi para togave të zeza se kishte shkuar në banesë më 10 shkurt në orën 18:30, ku kishte gjetur nënën e shqetësuar e cila i kishte treguar për ngjarjen. Siç tregon ai më pas kanë ndihmuar motrën, Hygertën dhe vëllain e madh, Hysenin që të fshihnin gjurmët e krimit. 

“Erdha në shtëpi në 18 e 30 minuta gjeta mamanë të shqetësuar dhe më tha se kishin vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Më pas nisëm që të fshihnim gjurmët. I kërkova shokëve një makinë që të bënim lëvizjet tona”, tha Amarildo. 

Pëllumb Meta u vra nga djali i tij me armë zjarri. Ngjarja e rëndë u zbardh vetëm dy ditë më parë, pas hetimeve 10 ditore nga Policia e Durrësit, për shkak se 50-vjeçari ishte deklaruar i zhdukur. Fillimisht ishte vajza e familjes Meta, 19-vjeçari Hygerta Meta që mori përsipër krimin e rëndë, duke dëshmuar se e kishte vrarë ajo babanë pasi donte ta fejonte pa dëshirë. Por pas hetimeve dhe ekzaminimeve të armës, ku edhe u zbuluan gjurmët e gishtërinjve, rezultoi se vrasja është kryer nga 25-vjeçari Hysen Meta. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Hygerta Meta merr sërish përsipër vrasjen e të atit: E kam parë kur linte pa frymë nënën nga dhuna

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Hygerta Meta

DURRËS- Hygerta Meta ka rimarrë përsipër autorësinë e vrasjes së të atit, kur kanë kaluar 3 ditë nga zbulimi i ngjarjes shokuese. Në dëshminë që është duke dhënë përpara Gjykatës së Durrësit, Hygerta Meta ka deklaruar se ka qenë ajo vrasësja, dhe jo i vëllai i saj Hyseni. Në momentin e krimit sipas saj nuk kanë qenë të pranishëm nëna dhe vëllai i vogël. Sipas 19-vjeçares shkak për vrasjen kanë qenë konfliktet e vazhdueshme me të atin, dhe dhuna që ai ushtronte ndaj nënës së tyre, në prani të saj.

“Mendova t’ia lija vëllait fajin. Vëllai ka qenë në Itali dhe ishte kthyer pak ditë para ngjarjes. Në dhjetor me tha të fejohesh, i thashë jo. Nga refuzimi që i bëra, mendova se do të më vriste. Ka prishur bombolen e gazit me qëllim që të më vriste mua. Por unë nuk gatuaja më te bombola gazit, nga frika, gatuaja me korent. Një herë e goditi nënën në zemër dhe e la pa frymë. Na kërcenonte vazhdimisht, do t’u vras, do t’u zhduk.

Dy ditë para ngjarjes e refuzova sërish për fejesën. Erdhi babi nga puna, hengri drekën dhe ishte shtrirë. Mora armën që ndodhej në dhomën paralel. Ishte te dhoma gjumit, arma në sirtar. I thashë; çohu në këmbë, më tha ik. Jam penduar që e kam bërë këtë veprim po isha e detyruar”, u shpreh ajo gjatë seancës së sotme në Gjykatë.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Kushëriri i Blerina Metës hap 'arkivat' e një tjetër ngjarjeje tronditëse: Nëna e saj para disa vitesh vrau vjehrrën

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Skënder Tuga

DURRËS- Kushëriri i Blerina Metës në Kurbin, gruaja e 50-vjeçarit që u vra nga 3 fëmijët dhe u gropos në kasollen e bagëtive, ka hapur 'arkivat' e një tjetër ngjarjeje tronditëse që ka ndodhur këtë herë në familjen e Blerinës. Skënder Tuga tregon se nëna e kësaj të fundit disa vite më parë vrau vjehrrën dhe plagosi bashkëshortin, për të cilën bëri 6 vite burg. 

"Kushëri jam. Farefis jemi të gjithë. Bafti njeri i mbarë i urtë. Gruaja e tij pati vrarë vjehrrën. Bëri nja 6 vite burg e shoqja e liruan dhe e mori prap. Ka vrarë vjehrrën. 6 vite i bëri burg në Tiranë. Erdhi këtu u lirua dhe e morri bafti prap. E mori ai se ngeli vetëm. Goca e Baftit ne e kemi bijë nuk kemi nga ta mbajmë. Asaj i ndodhi disfata. Ka pas shkuar keq me burrin ka thënë. Burri ka dashur ta zotnojë me kohë e mëparshme jo liri. Kjo liri i qiti fare njerëzit. Sanije e ka pasur emrin. Sanije Tuga", tha ai për Report Tv.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në maj të 2010-ës. 52-vjeçarja Sanija Tuga, nëna e Blerina Metës u vu në pranga për vrasjen e vjehrrës së saj dhe plagosjen e bashkëshortit. Shkak është bërë një sherr i momentit dhe konflikte të hershme që kanë patur në shtëpi me njëra-tjetrë. Vjehrra Behare Tuga është marrë në mbrojtje nga i biri, Baftjari por 52-vjeçarja nuk mund ta pranonte një gjë të tillë. Ajo ka marrë çiften dhe ka qëlluar në drejtim të të dyve. Vjehrra ka ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshorti ka mbetur i plagosur. 

1 VITE ME PARE

Ndryshon rrjedhja e vrasjes së Pëllumb Metës, djali tërhiqet nga pranimi i fajit: Të flasë kush e ka bërë

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Hysen Meta

DURRËS- Hysen Meta është tërhequr nga pranimi i autorësisë së vrasjes së babait të tij. Në seancën e sotme që është duke u zhvilluar në Gjykatë, ai ka thënë se babanë e ka vrarë motra, për shkak të konflikteve që janë pasur për fejesën.

“Nuk ka shkak fare se nuk e kam bërë. Të flasë ai që e ka bërë. Kam parë që motra e vogël ka qëlluar babain. Motra ka pasur konflikte me të. Një nga arsyet se donte ta fejonte me zor dhe kishin debatuar shumë here. Në polici e kam pranuar për shkak se kam qenë i hutuar”, ka deklaruar Hysen Meta.

Biseda me gjyqtaren:

Hysen Meta: Se kam bere unë vrasjen

Gjyqtarja: Kush e ka bërë?

Hyseni: Të flasë kush e ka bërë! Kam qenë prezent! Motra ka qëlluar babain! Hygerta

Gjyqtarja: Kishit konflikte?

Hyseni: E qëlloi se donte ta fejonte me zor! Kishin debatuar shumë herë! S’kam qenë i pranishëm gjithmonë. Babi mua s’më pyeste për ketë pjesë! Marrëdhëniet i kam pas jo shume të mira!  Kam thënë ndryshe para oficerit sepse isha i hutuar dhe na ka ardhur keq për atë që ka ndodhur.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Vranë babanë e tyre, dalin para gjykatës fëmijët e Pëllumb Metës. Hyseni rrezikon burgimin e përjetshëm

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Pamjet e mberritjes ne gjykate

DURRËS- Kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës 3 fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët do të njihen me masën e sigurisë, pasi akuzohen për vrasjen e babait të tyre. E para që ka zbritur nga makina është 19-vjeçarja Hygerta Meta, ndërsa më pas edhe dy vëllezërit e saj.

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Hysen Meta

Teksa qëndrojnë në kafazin e qelqtë, 3 fëmijët shihen duke biseduar mes tyre, ndërsa shfaqen të qetë. 

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Hygerta Meta

Mësohet se në seancën e sotme nuk ka qenë i pranishëm asnjë prej familjarëve të tyre. Nëna e tre fëmijëve është marrë në mbrojtje nga frika e ndonjë hakmarrje, ndërsa dhe vetë ajo është nën hetim për moskallëzim krimi.  

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Amarildo Meta

3 fëmijët e viktimës pritet të përballen me akuza të rënda në gjykatë. Në dosjen e policisë që iu dërgua prokurorisë, 25-vjeçari Hysen Meta dyshohet për veprën “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu ndaj tij pritet të ngrihen dhe akuzat “Armëmbajtje pa leje dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”. Sipas policisë ai ka qëlluar babanë e tij me 4 plumba dhe nëse shpallet fajtor rrezikon deri në burgim të përjetshëm sipas nenit 79 pika c të Kodit Penal./ZËRI 

1 VITE ME PARE

“Tha që i kishte vdekur kushëriri”, shoqet e Hygerta Metës: Ishte pak depresive, nuk kishte rrjete sociale

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Pellumb dhe Hygerta Meta

TIRANË- Hygerta Meta, e cila mori pjesë në vrasjen e të atit, pak ditë më parë në Shënavlash të Durrësit, përshkruhet nga shoqet e saj të universitetit si një person mjaft i mbyllur, e cila nuk preferonte që të shoqërohej shumë me të tjerë. Edhe pas vrasjes së babait, ajo ka shkuar në auditor, ndërkohë që shoqet shprehen se gjatë një diskutimi në klasë për familjen ajo ishte ndjerë keq.

Vetë Hygerta, e cila përshkruhet prej tyre si nxënësxja më e mirë, u ka dëshmuar shoqeve të klasës se prindërit e saj ishin shumë strikt, dhe e ndalonin që të kishte marrëdhënie shoqërore. Teksa kishte shkuar një shkollë pas vrasjes së babait, Hygerta iu kishte thënë shoqeve se i kishte vdekur një kushëri.

“Donte të jetonte në Tiranë, por ishte shumë e mbyllur dhe pak depresive. Edhe pas vrasjes së të atit erdhi në mësim, na tha që i kishte vdekur një kushëri. I pëlqente shoqëria, por sforcohej dhe rrinte vetëm. Nuk kishte rrjete sociale, nuk e përdorte telefonin. Na ka thënë që prindërit i kishte shumë strik. Na ka thënë që prindërit nuk e lejonin të fliste me shoqërinë. E donte shumë shkollën, ishte nxënësja më e mire. Pas vrasjes ishte në tension. Gjatë një diskutimi në klasë për familjen, ajo uli kokën kur u shtrua pyetja nëse ne e përqafonim babanë”, shprehet shoqet e Hygertës për Report tv.

Gjatë mesditës së sotme, Hygerta dhe dy vëllezërit e saj do të dalin përpara Gjykatës së Durrësit, ku do të njihen me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar për të tre masën e sigurisë arrest me burg. /ZËRI

 

 

 

1 VITE ME PARE

Vranë babanë e tyre, dalin sot para Gjykatës 3 fëmijët e Pëllumb Metës, roli kontradiktor i gruas

Gjykata lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës,
Pellumb Meta dhe dy femijet e tij, Hysen dhe Hygerta

DURRËS- Do të dalin sot përpara Gjykatës së Durrësit, 3 fëmijët e familjes Meta, të cilët dyshohet se kanë kryer vrasjen e babait të tyre, Pëllumb Meta. Prokuroria pritet që të kërkojë masën e arrestit me burg për të tre fëmijët, ndërkohë që vijojnë hetim dhe për nënën e tyre Blerina Meta.

3 fëmijët e viktimës pritet të përballen me akuza të rënda në gjykatë. Në dosjen e policisë që iu dërgua prokurorisë, 25-vjeçari Hysen Meta dyshohet për veprën “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu ndaj tij pritet të ngrihen dhe akuzat “Armëmbajtje pa leje dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”. Sipas policisë ai ka qëlluar babanë e tij me 4 plumba dhe nëse shpallet fajtor rrezikon deri në burgim të përjetshëm sipas nenit 79 pika c të Kodit Penal.

Prokuroria është duke thelluar hetimet për shkakun e vrasjes, pasi fejesa me detyrim e Hygerta Metës nuk qëndron. Familja me të cilën pretendohej se do të bëhej krushqia, ka deklaruar se viktima ka qenë kundër fejesës, pasi sipas tij vajza duhet të përfundonte fillimisht universitetin.

Në dosje thuhet se “Në interes të hetimeve u janë marrë deklarime dhe shtetasve O Q., R. Q. E. Q. ku shtetasja E. Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës por që ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk ka pasur plane për ta fejuar”.

Xheni, vajza e cila u bë shkas për të kërkuar dorën e Hygertës për vëllain e burrit të saj, tregon se babai i Hygertës ishte një njeri i dashur dhe se nuk donte ta fejonte vajzën e tij, për shkak se po donte të vazhdonte universitetin. Madje ajo pretendon se i  ndjeri Pëllumb Meta i ka thënë: “Këto janë punë grash. Shko e fol njëherë me gruan”.

“Ai e kishte dritën e syve. Bënte gjithçka për të. I donte fëmijët e tij, familjen. Çdo ditë e dërgonte me makinën e vet vajzën deri në Durrës që të merrte autobusin e të shkonte në Tiranë se ishte studente e gjuhëve të huaja. Duke e njohur e krijuar respekt për të, se vinte çdo ditë tek lokali, rreth 4 muaj më parë a diçka më shumë, i thashë për të fejuar vajzën me kunatin tim që jeton në Itali. Më tha që vajza kishte filluar shkollën për gjuhët e huaja në Tiranë dhe s’bëhej ajo punë. Megjithatë nuk ma preu shkurt, po më tha: ‘Këto janë punë grash. Shko e fol njëherë me gruan.’ Shkova dhe më priti shumë mirë, por dhe ajo më tha të njëjtën gjë dhe u mbyll ajo punë. Kaq qe”, shprehet Enxheni. 

Nga ana tjetër Blerina Meta, nëna e tre fëmijëve të arrestuar, e cila është marrë në mbrojtje nga policia nga frika e hakmarrjes, vijon që të mohojë se ka qenë në dijeni të ngjarjes, pavarësisht se në një nga dëshmitë e shumta që vajza ka dhënë mbi ngjarjen, dhe që prokuroria e ka pjesë të dosjes, thuhet se e ëma, kur ka ardhur në banesë ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë fëmijët.

“Kur mami u thye në shtëpi u trondit nga ajo që kishim bërë. Të dyja qëndruam në shtëpi dhe pastruam vendin dhe divanin nga gjaku, aty ku vëllai qëlloi babi. Ne e ngjitëm divanin në kat të dyte, ndërsa dy vëllezërit u morën me groposjen e trupit”, thuhet në dëshminë e Hygerta Metës./ZËRI 

Poll

MOS HUMB