LIVE UPDATES

Dëborë në pranverë! Zbardhet Veriu, Vlora 'në' vështirësi prej përmbytjeve

➤ Pranvera duket se është harruar në Shqipëri, e dielli ia lë vendin shiut dhe dëborës. ➤ Moti i keq është rikthyer sërish në vendin tonë, në të gjithë territorin, ndërsa veçanërisht Veriu është pushtuar nga reshjet e dëborës. ➤ Borëpastrueset janë në terren duke pastruar aksin Bogë – Theth. ➤ Dëbora ka zbardhur edhe Bulqizë dhe Pukën. ➤ Reshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe që vazhdojnë edhe tani, e kanë çuar deri në 25 centimetër, trashësinë e bores në qytet. ➤ Ndërsa në jug, problem janë reshjet e shiut. ➤ Në Vlorë, disa lagje janë bllokuar për shkak të shiut.

11 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Dëbora 'zapton' stadiumin e Peshkopisë, pezullohet ndeshja

Dëborë në pranverë! Zbardhet Veriu, Vlora
Stadiumi i mbuluar nga dëbora

DIBËR- Ndeshja mes Korabit dhe Luzit, e cila pritej të zhvillohej këtë të dielë në orën 15:00 në stadiumin e Peshkopisë është pezulluar për shkak të reshjeve të dëbores që “zaptuan” fushën. Siç shihet dhe nga pamjet, fusha është mbuluar nga dëbora. Vendimi për pezullimin e ndeshjes është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e Kategorisë së Parë që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale./ZËRI

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ Makina përmbyset në rrugë në Prrenjas

Dëborë në pranverë! Zbardhet Veriu, Vlora
Pamje nga vendi i ngjarjes

PRRENJAS- Një automjet ka humbur kontrollin duke u përmbysur në rrugë në afërsi të fshartit Pishkash. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë moti i keq me reshje të dendura shiu. Fatmirësisht mjeti është përmbysur në anën e djathtë të rrugës, pasi në anën tjetër është humnerë dhe bilanci do të ishte tragjik. Nuk raportohet për të lënduar rëndë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dëbora zbardh fshatrat e Librazhdit dhe Gramshit

Dëborë në pranverë! Zbardhet Veriu, Vlora
Pamje nga dëbora

TIRANË- Reshjet e dëborës kanë zbardhur zonat malore të Librazhdit. Dëbora ka mbuluar Fushë Strudën në njësinë administrative Stebleve. Trashësia e dëborës arrin deri në 15 centimetra. Ndërkohë reshjet e dëbores kanë nisur dhe në fshatrat e Gramshit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Probleme në aksin Poliçan-Berat, ka rrëshqitje dherash dhe gurësh

Dëborë në pranverë! Zbardhet Veriu, Vlora
Pamje nmga rrëshqitja e gurëve

BERAT- Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme këtë të dielë në aksin Poliçan-Berat ku pasur rrëshqitje të dherave dhe gurëve nga shpati i malit në këtë aks. Kjo ka sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve. Kjo ka bërë që ky aks të jetë i kalueshëm vetëm në një krah duke shkaktuar dhe trafik. Raportohet se në aksin Vodic-Poliçan si dhe Polçan-Bogovë rreziku është më i madh pasi gurët mund të shkaktojnë aksidentimin e mjeteve të cilat qarkullojnë në këtë zonë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Reshjet e shiut përmbysin rrugët e Vlorës

Dëborë në pranverë! Zbardhet Veriu, Vlora
Pamje nga Vlora

VLORË- Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugët e Vlorës. Raportohet se në lagjen ‘Rilindja’, qarkullimi është bllokuar për shkak të prezencës së lartë të ujit. Probleme ka pasur dhe në akse të tjera të qytetit bregdetar./ZËRI

1 VITE ME PARE

Era e fortë dhe shiu lënë fshatrat e Lezhës pa energji! Në Shëngjin pezullohet lundrimi

Dëborë në pranverë! Zbardhet Veriu, Vlora
Pamje nga Lezha

TIRANË- Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në Lezhë. Raportohet se disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa është pezulluar lundrimi në Shëngjin. Dallgët në Shëngjin kanë arritur deri në 5 metra, duke detyruar autoritetet portuale të pezullojnë lundrimin. Mësohet se po punohet për riparimin e defekteve të energjisë elektrike, ndërsa ende nuk raportohet për probleme nga përmbytjet pasi prurjet në Mat, Drin dhe Gjadër janë nën kontroll./ZËRI

1 VITE ME PARE

Pas Pukës dhe Dibrës, dëbora zbardh Voskopojën dhe Dardhën

Dëborë në pranverë! Zbardhet Veriu, Vlora
Pamje nga Dardha

TIRANË- Pas Dibrës dhe Pukës, bora ka zbardhur dhe pikat turistike të Dardhës dhe Voskopojës. Reshjet janë regjistruar në lartësinë 1000 metra, ndërsa deri më tani janë me intensitet të ulët. Duke marrë parasysh se është e dielë dhe numri i turistëve në zonë është i lartë, borëpastrueset kanë dalë në terren për kripoosjen e rrugës. Nuk raportohet për probleme me energjinë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dëbora bllokon Rrugën e Arbrit, probleme në Qafën e Buallit

Dëborë në pranverë! Zbardhet Veriu, Vlora
Pamje nga Rruga e Arbrit

TIRANË- Rreshjet e dendura të dëbores kanë sjellë vështirësi dhe në Rrugën e Arbrit. Raportohet se automjetet kanë pasur vështirësi kalimi në rrugën e Arbrit nga Bulqiza në drejtim të urës së Vashës. Po ashtu probleme ka pasur dhe në Qafën e Buallit. Policia e Dibrës ka dalë në pikat kyçe ku mund të ketë probleme, ndërsa borëpastrueset po punojnë për hapjen e rrugës./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rruga e Kombit mbulohet nga dëbora, një makinë del nga rruga, tre të plagosur

Dëborë në pranverë! Zbardhet Veriu, Vlora
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe ngrica ka sjellë probleme dhe vështirësi në Rrugën e Arbrtit. Raportohet se një makinë, brenda së cilës ndodheshin tre persona ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Personat e lënduar kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

1 VITE ME PARE

Iku pranvera? Dëbora mbulon Veriun e Shqipërisë

Dëborë në pranverë! Zbardhet Veriu, Vlora
Pamje nga Thethi

TIRANË- Sot, Shqipëria është pushtuar nga moti i keq me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore. Temperaturat shkuan deri në 0 gradë celcius, duke zbardhur në rrugën Bogë-Theth. Reshjet e dëborës me gjasë do të vazhdojnë edhe gjatë gjithë ditës.

MOMENTI ME VIDEO: 

Ndaj borëpastruesja dhe punonjësit kanë nisur nga puna, për të mbajtur rrugën e kalueshme nga mjetet. Megjithatë këshillohet që qarkullimi drejt kësaj pike turistike kryhet me goma dimërore./ZËRI

1 VITE ME PARE

HARTA LIVE: Shi dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot! Cilat janë qarqet më 'të prekura'

Dëborë në pranverë! Zbardhet Veriu, Vlora
Foto ilustruese

TIRANË- Sot vendi është nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh. Sot, priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në shumicën e qarqeve, këto reshje do të shoqërohen edhe me shtrëngata. Në zonën veriore dhe verilindore priten reshje të dobëta dëbore në lartësinë mbi 600 m mbi nivelin e detit.

Sa i përket temperaturave, në bregdet pritet të variojnë 10 / 15°C; në vendet e ulëta: 8 / 14 °C; ndërsa në vendet malore: 3 / 8 °C. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

HARTA LIVE:

Poll

MOS HUMB