'Besën e q… dhe me 100'/ Taksisti njeh mirë tregun e eskortave, orienton "të infiltruarin" e ZËRIT

TIRANË- Taksisti i Lux jo vetëm që njeh tregun e kokainës, por dhe atë të eskortave në Tiranë. Gjatë bisedës, taksisti i tregon bashkëpunëtorit të ZËRI-t se jo rrallë herë konsumon kokainë gjatë orarit të punës. Ndërkohë flitet dhe për punonjëse seksi dhe si funksionon ky rrjet.
Biseda në taksi:
I infiltruari: Tani na duhet nanjë baxhellë
Taksisti: Baxhellat janë të shtrenjta zemër.
I infiltruari: Ke ndonjë numër?
Taksia: Unë gjej numra, po tani se di a të përgjigjen. Por duhet të shkosh te një shoku im atje poshtë. Do lësh leshtë zemra.
I infiltruari: Sa e kanë?
Taksia: Ato janë 150 e sipër. Goca të reja 19 vjeç.
I infiltruari: Të mira?
Taksia: Të mira, i q… 2 herë, ka dhe mall ai çuni. Te Aureli në autostradë. (Hotel).
I infiltruari ynë kërkon më shumë…
I infiltruari: Do më gjesh ndonjë k… ndonjë të re, 19 20 vjeçe
Taksisti: Unë s’kam por po ia marr një shokut. Ore shko te Aureli, aty, shkon dhe mbaron punë. Pi, merr një dhomë. P… nuk të vjen në shtëpi o burrë. E kam pas numrin e asaj Besa. Ajo vjen dhe në shtëpi. Është 24-25 vjeçe, këto të treja vijnë të treja, rrinë bashkë, me një golf 6. Vijnë të treja, zgjedh njërën ti.
I infiltruari: A të keqen vëllai jot. Ma jep këtë Besën njëherë
Taksisti: Po, ja ti marr nr këtij shokut. O Erald, ma jep nr e Besës. 069*******. Edhe njëherë. 0692184382. Besa e ka numrin. Po të pyeti numrin, thuaj çunat e Hotel Iljada.
I infiltruari: Po atyre 19-vjeçareve?
Taksisti: Ato nuk u kam unë numër. Ato duan nga 200. Besën e q… dhe me 100 ti. I ka ky çuni të gjitha, puno te Hoteli është recepsionist a kupto? Nuk vijnë ato me u shkrujt kështu./ZËRI
'60 e ka të plotën'/ Si taksisti bën pazar për kokainën: Të pyes një shok

TIRANË- ZËRI ka kryer një hetim disa mujor për të sjellë tek ju me prova dhe fakte një nga fenomenet më të rënda që ndodh çdo natë në rrugët e Tiranës, atë të shitjes së kokainës përmes rrjetit të taksive që operojnë në kryeqytet. Ndiqni përgjimet.
ZËRI: O lal ku mund të gjej ndonjë pikë këtej afër,
Taksisti: Ca pike?
ZËRI: Një gjysmë
Taksisti: Për Zotin, duhet ti themi një shoku ton,
ZËRI: E marrim dot? Jemi mbledh me çunat aty, një gjys
Taksisti: Një gjys? Ja ta marr
ZËRI: Po një pik, një gjys, sa e ka ai?
Taksisti: Më ka thënë 60 e ka të plotën
ZËRI: Jo, një gjys
Taksisti: 30 pra, aq duhet të jetë. A ta mor? Të vijë ai ta ne?
ZËRI: S’është problem o burrë, a është afër ai këtu? E marrim dot?
Taksisti: Vetëm të na e konfirmojë.
ZËRI: E ka të mirë?
Taksisti: Të mirë e ka, unë se pi. Unë e kam ndihmuar me i gjetë klientë, ka qenë i kënaqur, sidomos me të huaj.
(telefon shpërndarësin, bie zilja)
Shitësi: Hë vllai
Taksisti: Ça bone, ka je kshu?
Shitësi: Sa e mbylla më thuaj
Taksisti: Desha me ardh nga lagjia me ardh me marr një gjys miell, një gjys kile raki…
Shitësi: Po mo vlla, s’është problem faree. Do llogaritësh maksimumi 25 minuta
Taksisti: Jo mor se vij unë të marr megjithë atë
Shitësi: Po, hajd më merr te Komuna e Parisit
Taksisti: Këtu jam, te Komuna e Parisit te rrethrrotullimi.
Shitësi: Hajd, hajd për 5 minuta.
Me konfirmimin se shpërndarësi po vinte, i infiltruari zbulon se taksisti nuk e kishte këtë herën e parë. Ai ishte garant i cilësisë së kokainës së këtij grupi./ZËRI
ZËRI: Mos na jep llozh?
Taksisti: Jo mor llozhe, e kam shok tjetrin.Taksisti: Mu më ka thënë është super e mirë, dhe njerëzit që kam çu, sidomos të huaj, kanë ngelur super super të kënaqur./ZËRI
‘Ik në banjo 2 minuta, provoje’, taksisti i KING merr me vete shpërndarësin e kokainës: E ke cilësi të lartë, 0.6 e sipër, pa amoniak

TIRANË- Ka mjaftuar një xhiro me 2 nga shoferët e King Taxi për të parë sesi kokaina është një nga shërbimet kryesore ndaj klientelës. I infiltruari hyn në King Taxi dhe pas një prezantimi të shkurtër kërkon nga taksisti i KING, drogë të llojit kokainë. Me konfirmimin se shpërndarësi po vinte, i infiltruari zbulon se taksisti nuk e kishte këtë herën e parë. Ai ishte garant i cilësisë së kokainës së këtij grupi. Në këtë moment shpërndarësi hyn në makinë dhe kërkon të shkojë ta marrë drogën te shtëpia e tij te Rruga e Elbasanit.
Në këtë moment, shpërndarësi bëhet paranojak dhe paralajmëron taksistin që nëse vjen Policia, të dy nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Në mënyrë të sofistikuar, shpërndarësi mëson taksistin që të hapë krahun dhe nëse vjen policia të pretendojë se ka qenë i ndaluar atje dhe nuk ka lidhje me të.
Shpërndarësi ikën të marrë drogën dhe njësoj si në çdo kompani edhe King shet kokainë dhe nuk pyet për rregullat e vendosura për cigaren. Në këtë moment shpërndarësi telefonon taksistin për ti thënë se cilësinë e mallit e ka të lartë.
Një tjetër shofer i King Taxi rezulton se ka një bazë ku mund të marrë kokainë. Në 7:30, bashkëpunëtori mori sërish taksistin e King, por ai deklaroi se shpërndarësi nuk ishte i disponueshëm në këtë ditë.
ZËRI: O lal ku mund të gjej ndonjë pikë këtej afër,
Taksisti: Ca pike?
ZËRI: Një gjysmë
Taksisti: Për Zotin, duhet ti themi një shoku ton,
ZËRI: E marrim dot? Jemi mbledh me çunat aty, një gjys
Taksisti: Një gjys? Ja ta marr
ZËRI: Po një pik, një gjys, sa e ka ai?
Taksisti: Më ka thënë 60 e ka të plotën
ZËRI: Jo, një gjys
Taksisti: 30 pra, aq duhet të jetë. A ta mor? Të vijë ai ta ne?
ZËRI: S’është problem o burrë, a është afër ai këtu? E marrim dot?
Taksisti: Vetëm të na e konfirmojë.
ZËRI: E ka të mirë?
Taksisti: Të mirë e ka, unë se pi. Unë e kam ndihmuar me i gjetë klientë, ka qenë i kënaqur, sidomos me të huaj.
(telefon shpërndarësin, bie zilja)
Shitësi: Hë vllai
Taksisti: Ça bone, ka je kshu?
Shitësi: Sa e mbylla më thuaj
Taksisti: Desha me ardh nga lagjia me ardh me marr një gjys miell, një gjys kile raki…
Shitësi: Po mo vlla, s’është problem faree. Do llogaritësh maksimumi 25 minuta
Taksisti: Jo mor se vij unë të marr megjithë atë
Shitësi: Po, hajd më merr te Komuna e Parisit
Taksisti: Këtu jam, te Komuna e Parisit te rrethrrotullimi.
Shitësi: Hajd, hajd për 5 minuta.
Me konfirmimin se shpërndarësi po vinte, i infiltruari zbulon se taksisti nuk e kishte këtë herën e parë. Ai ishte garant i cilësisë së kokainës së këtij grupi.
ZËRI: Mos na jep llozh?
Taksisti: Jo mor llozhe, e kam shok tjetrin.
Taksisti: Mu më ka thënë është super e mirë, dhe njerëzit që kam çu, sidomos të huaj, kanë ngelur super super të kënaqur.
Taksisti: Të thotë dhe provoje ai?
ZËRI: Pse shalqi është?
Taksisti: Jo mor vëlla, thuaj dua ta provoj, ik në banjo dy minuta…
ZËRI: Po krijova kontakt lidhje, e kam për përherë
ZËRI: Ma jep çik numrin
Taksisti: Thuaji vet kur ta takojmë, lidhesh me të direkt.
Në këtë moment shpërndarësi hyn në makinë dhe kërkon të shkojë ta marrë drogën te shtëpia e tij te Rruga e Elbasanit.
Shpërndarësi: Hë mo nona si kalove?
Taksisti: Ledi, shoku
Taksisti: Do një gjys ky shoku
Taksisti: A ke nerva të shkojmë te shtëpia e këtij te Rruga e Elbasanit?
Taksisti: Duan ta provojnë iherë
Taksisti: A po ec puna?
Taksisti: Ke fillu me punë te Albani? Po Jetmirin, ortakun e tij? E kisha nga fshati e se dija.
(ecin rrugës, ndalojnë te banesa e shpërndarësit)
Shpërndarësi: Le të ecin ato.
Në këtë moment, shpërndarësi bëhet paranojak dhe paralajmëron taksistin që nëse vjen Policia, të dy nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Shpërndarësi: Sidoqë të jetë puna, ti ke qenë ndalum, larg qoftë mo, ta kesh parasysh sa here.
Taksisti: E sheh që e mbajta mend? Se nga poshtë nga krahu tjetër nuk e harroj. Duhet me i mësu ca rrugica.
Shpërndarësi ikën të marrë drogën dhe njësoj si në çdo kompani edhe King shet kokainë dhe nuk pyet për rregullat e vendosura për cigaren.
Taksisti: A pi cigare?
ZËRI: Po
Taksisti: Ndize.
(Vjen shpërndarësi dhe kërkon kontakt të përhershëm me klientin).
Shpërndarësi: si do ia japim tashi?
Taksisti: Tashi ia jap unë dhe çoji mesazh ti
Taksisti: Si e kishe emrin?
Në këtë moment shpërndarësi i thotë taksistit për ti thënë se cilësinë e mallit e ka të lartë.
Shpërndarësi: Dëgjo, 0.6 e sipër pa amoniak./ZËRI
Taksisti i King di shumë mirë ku ka baza kriminale: Të çoj unë, ia blejnë edhe të huajt...

TIRANË- Ka mjaftuar një xhiro me 2 nga shoferët e King Taxi për të parë sesi kokaina është një nga shërbimet kryesore ndaj klientelës. I infiltruari hyn në King Taxi dhe pas një prezantimi të shkurtër kërkon nga taksisti i KING, drogë të llojit kokainë.
Me konfirmimin se shpërndarësi po vinte, i infiltruari zbulon se taksisti nuk e kishte këtë herën e parë. Ai ishte garant i cilësisë së kokainës së këtij grupi. Në këtë moment shpërndarësi hyn në makinë dhe kërkon të shkojë ta marrë drogën te shtëpia e tij te Rruga e Elbasanit.
Në këtë moment, shpërndarësi bëhet paranojak dhe paralajmëron taksistin që nëse vjen Policia, të dy nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Në mënyrë të sofistikuar, shpërndarësi mëson taksistin që të hapë krahun dhe nëse vjen policia të pretendojë se ka qenë i ndaluar atje dhe nuk ka lidhje me të.
Shpërndarësi ikën të marrë drogën dhe njësoj si në çdo kompani edhe King shet kokainë dhe nuk pyet për rregullat e vendosura për cigaren. Në këtë moment shpërndarësi telefonon taksistin për ti thënë se cilësinë e mallit e ka të lartë.
Një tjetër shofer i King Taxi rezulton se ka një bazë ku mund të marrë kokainë.
Në 7:30, bashkëpunëtori mori sërish taksistin e King, por ai deklaroi se shpërndarësi nuk ishte i disponueshëm në këtë ditë.
ZËRI: O lal ku mund të gjej ndonjë pikë këtej afër,
Taksisti: Ca pike?
ZËRI: Një gjysmë
Taksisti: Për Zotin, duhet ti themi një shoku ton,
ZËRI: E marrim dot? Jemi mbledh me çunat aty, një gjys
Taksisti: Një gjys? Ja ta marr
ZËRI: Po një pik, një gjys, sa e ka ai?
Taksisti: Më ka thënë 60 e ka të plotën
ZËRI: Jo, një gjys
Taksisti: 30 pra, aq duhet të jetë. A ta mor? Të vijë ai ta ne?
ZËRI: S’është problem o burrë, a është afër ai këtu? E marrim dot?
Taksisti: Vetëm të na e konfirmojë.
ZËRI: E ka të mirë?
Taksisti: Të mirë e ka, unë se pi. Unë e kam ndihmuar me i gjetë klientë, ka qenë i kënaqur, sidomos me të huaj.
(telefon shpërndarësin, bie zilja)
Shitësi: Hë vllai
Taksisti: Ça bone, ka je kshu?
Shitësi: Sa e mbylla më thuaj
Taksisti: Desha me ardh nga lagjia me ardh me marr një gjys miell, një gjys kile raki…
Shitësi: Po mo vlla, s’është problem faree. Do llogaritësh maksimumi 25 minuta
Taksisti: Jo mor se vij unë të marr megjithë atë
Shitësi: Po, hajd më merr te Komuna e Parisit
Taksisti: Këtu jam, te Komuna e Parisit te rrethrrotullimi.
Shitësi: Hajd, hajd për 5 minuta.
Me konfirmimin se shpërndarësi po vinte, i infiltruari zbulon se taksisti nuk e kishte këtë herën e parë. Ai ishte garant i cilësisë së kokainës së këtij grupi.
ZËRI: Mos na jep llozh?
Taksisti: Jo mor llozhe, e kam shok tjetrin.
Taksisti: Mu më ka thënë është super e mirë, dhe njerëzit që kam çu, sidomos të huaj, kanë ngelur super super të kënaqur.
Taksisti: Të thotë dhe provoje ai?
ZËRI: Pse shalqi është?
Taksisti: Jo mor vëlla, thuaj dua ta provoj, ik në banjo dy minuta…
ZËRI: Po krijova kontakt lidhje, e kam për përherë
ZËRI: Ma jep çik numrin
Taksisti: Thuaji vet kur ta takojmë, lidhesh me të direkt.
Në këtë moment shpërndarësi hyn në makinë dhe kërkon të shkojë ta marrë drogën te shtëpia e tij te Rruga e Elbasanit.
Shpërndarësi: Hë mo nona si kalove?
Taksisti: Ledi, shoku
Taksisti: Do një gjys ky shoku
Taksisti: A ke nerva të shkojmë te shtëpia e këtij te Rruga e Elbasanit?
Taksisti: Duan ta provojnë iherë
Taksisti: A po ec puna?
Taksisti: Ke fillu me punë te Albani? Po Jetmirin, ortakun e tij? E kisha nga fshati e se dija.
(ecin rrugës, ndalojnë te banesa e shpërndarësit)
Shpërndarësi: Le të ecin ato.
Në këtë moment, shpërndarësi bëhet paranojak dhe paralajmëron taksistin që nëse vjen Policia, të dy nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Shpërndarësi: Sidoqë të jetë puna, ti ke qenë ndalum, larg qoftë mo, ta kesh parasysh sa here.
Taksisti: E sheh që e mbajta mend? Se nga poshtë nga krahu tjetër nuk e harroj. Duhet me i mësu ca rrugica.
Shpërndarësi ikën të marrë drogën dhe njësoj si në çdo kompani edhe King shet kokainë dhe nuk pyet për rregullat e vendosura për cigaren.
Taksisti: A pi cigare?
ZËRI: Po
Taksisti: Ndize.
(Vjen shpërndarësi dhe kërkon kontakt të përhershëm me klientin).
Shpërndarësi: si do ia japim tashi?
Taksisti: Tashi ia jap unë dhe çoji mesazh ti
Taksisti: Si e kishe emrin?
Në këtë moment shpërndarësi i thotë taksistit për ti thënë se cilësinë e mallit e ka të lartë.
Shpërndarësi: Dëgjo, 0.6 e sipër pa amoniak./ZËRI
“Ta dha lirë, të respektoi, pa 40 nuk ta lë”, taksisti si sekser kokaine: Po ta kisha rrogën 1.5 mln nuk do bëja zë fare

TIRANË- Bashkëpunëtori ynë vijoi aventurën e tij të rrezikshme kësaj here me një nga shoferet vajza të Blue Taxi që tregonte sesi kjo kompani një nga më të rejat në treg operon me makina komplet pa licensë. Ajo edhe mburret sesi makina e palicensuar i bën karshillëk Policisë. Bashkëpunëtori ynë e rimori shoferen e Blue Taxi një tjetër ditë, por vajza shprehu se nuk kishte vetë dijeni për shitjen e kokainës por njihte menaxherë lokalesh dhe persona të tjerë që janë të përfshirë në rrjet.
PËRGJIMI I PARË ME BLUE TAXI
ZËRI: Ç’ne që keni fillu dhe femra?
Taksistja: Duhen dhe femra, s’të pëlqejnë femrat ty?
ZËRI: Sa kohë ke që punon?
Taksistja: 1 muaj e gjysëm
ZËRI: Hallall, me licensë a pa licensë?
Taksistja: Pa licensë jam, nuk i kam targat e verdha apo nuk e pe?
ZËRI: Dmth këto me targë të verdhë, janë me licensë
Taksistja: Po me licensë
ZËRI: Pra ju keni vënë logot edhe vazhdo…
Taksistja: Unë sikur e mora nga shtëpia, vura logot dhe po punoj. Duket si makinë policie, prerja e njëjtë. Logot i kemi gjys e mbrapa mos të na kapë Policia.
ZËRI: Ore na duhet nanjë gjo, më thanë vështirë.
Taksistja: Nanjë gjo me pi a nonjë femër…
ZËRI: Të dyja mundësisht
Taksistja: Vetëm lekë…
ZËRI: Vetëm ti je femër këtu?
Taksistja: Jo janë dhe 6 goca të tjera.
ZËRI: Hallall ju qoftë juve
Në vijim, bashkëpunëtori ynë vendosi të ritentojë një taksi të kompanisë Blue, për një xhiro nëpër qytet. Aq masiv është fenomeni saqë sapo i infiltruari hap gojën për të kërkuar diçka, përgjigja që merr është “kokainë”.
Menjëherë pa humbur kohë, ky taksist telefonon shokun e tij shpërndarës dhe shkon drejt bazës së tij të drogës që ndodhet mbrapa “Grand” në Astir.
Duke mos e patur aspak problem, taksisti i Blue Taxi merr shpërndarësin në makinë dhe negocion pazarin për dozën e kokainës.
Me zbritjen e shpërndarësit, ky taksist tregon sesi funksionon rrjeti kriminal ku ai bën pjesë.
Me një përshëndetje të përzemërtë, bashkëpunëtori ynë përmbyll investigimin me kompaninë Blue Taxi, duke menduar se tregu i kompanive të tjera do të ishte ndoshta më i sigurt.
PËRGJIMI 2 ME BLUE TAXI:
ZËRI: Do iki të takoj një shok, në Laprakë
Taksisti: Ke kohë në Tiranë?
ZËRI: Kam 2 javë. Ore vëlla kot të të pyes, di ndonjë vend ku të mbaroj punë?
Taksisti: Me të bardhë?
ZËRI: Me të bardhë, nanjë gjo.
Taksisti: Njoh njërin, po duhet ti vemi atje, s’del ai këtu.
ZËRI: Ok, ja të bëj një telefon.
(Nisen për te droga)
Taksisti: O kusho ku je vëlla? O vëlla?
ZËRI: Ke kohë që punon taxi?
Taksisti: Kam nja 2 muaj.
Taksisti: Do vemi?
ZËRI: Është larg?
Taksisti: Jo mo, këtu në Astir te Grandi.
Menjëherë pa humbur kohë, ky taksist telefonon shokun e tij shpërndarës dhe shkon drejt bazës së tij të drogës që ndodhet mbrapa “Grand” në Astir.
(Taksisti telefonon shpërndarësin)
Taksisti: O vëlla ku je? Kur vjen? Është Tolja atje? Nisma numrin e Toles.
Shpërndarësi 1: Shko atje
Taksisti: Nisma se do i vete atje, hë vëllaçko.
Taksisti: Ta marr njëherë ta pyes, që mos të të gënjej kot.
Taksisti: O Tole, ku je? Je te bilardua se kam një shok, dua të flasim pak. Do të vete të të çoj? Ai është atje, mbrapa Grandit në Astir.
ZËRI: Po, si të duash.
(Nisen rrugës për të marrë drogën)
ZËRI: Si i keni rrogat?
Taksisti: 800.
ZËRI: Mirë qenka
Taksisti: Punoj 12 orë, duhet të qe 1.5 milionë, punojmë 45 ditë në muaj. Për këto 4 orët plus duhet të paguhem, për mua duhet të qe 1.5 minimumi. Unë dua 1.2, 1.3 të jem i kënaqur. Me 1.5 nuk bëj zë fare.
…….
Duke mos e patur aspak problem, taksisti i Blue Taxi merr shpërndarësin në makinë dhe negocion pazarin për dozën e kokainës.
(Shpërndarësi hyn në makinë)
Shpërndarësi 2: Isha dje, të bëra të fala. Të tha plaka? Ça ke bo?
Taksisti: Ore jo, ky shoku im donte diçka. Nga ai njeriu im e merr? Donte një gjys. (kokaine).
Shpërndarësi 2: Sa t’ja lë?
Taksisti: E nuk e di, se nuk e di nuk dua të të vë në siklet.
Shpërndarësi 2: 30-çe vëlla, urdhëro. Një 30-çe.
Shpërndarësi 2: Na shpirt merre. Më lër këtu më sipër.
Shpërndarësi 2: Respekte.
Me zbritjen e shpërndarësit, ky taksist tregon sesi funksionon rrjeti kriminal ku ai bën pjesë.
Taksisti: E merr te një robi im, burri i vajzës së xhaxhait e sjell nga vendi vetë dhe e lë këtu te disa pika që ka respekt. Kupton?
(I jep drogën në dorë).
Taksisti: Ta dha lirë, se ky pa 40 nuk e lë. Po s’doja ta vija në siklet. Bravo i qoftë, të respektoi.
ZËRI: Jo s’ka problem, sa është pazari.
Taksisti: Hajde taksi e mirë dhe e lirë
‘O lal ku ta gjej një vizë’, taksisti siguron kokainë për klientin: Ma lër një 5-çe të mos bie në sy te pronari

TIRANË- Netët e Tiranës janë të gjata e të ftohta në dimër, por jo në rrugët e ndezura me kokainë, femra e alkool. Në zonën e ish-Bllokut, bashkëpunëtori ynë mori një Smart Taxi për ti kërkuar të njëjtën gjë si 3 kompanive të tjera.
BISEDA ME SMART TAXI, DITA E PARË
ZËRI: O lal a je lodh?
Taksisti: Hajd mor vari k.
ZËRI: O lal ku të gjej një vizë?
Taksisti: Tani nuk e di, se ai që njoh unë e mbyll në 10:30
ZËRI: Po ndonjë numër?
Taksisti: Më jep numrin tënd ti e të vij unë më vonë, aty ku je ti?
(Shkëmbejnë numrat)
Taksisti: Të marr unë për një orë.
(Taksisti njofton të infiltruarin që drogën do ia japë të nesërmen)
Taksisti: Natën shpirto, na 7 mijë lekshin.
Taksisti: Të marr për 1 orë, gjys do?
ZËRI: Mos më harro.
Taksisti: Jo jo, e di unë 35 bën.
Pasi e ka konfirmuar në telefon, të nesërmen taksisti i Smart njofton se ka gjetur drogën dhe është gati për të bërë shkëmbimin.
BISEDA ME SMART TAXI, DITA E 2
TAKSISTI: 35 bënte ajo shpirti
ZËRI: Dëgjo lali.
Taksisti: Ke këtu, ke.
ZËRI: Unë kam heq 40 mënjanë. Të lë 5 vëllai jot
Taksisti: Po zemra, t’ja fus 5 taksisë, të mos bie në sy, se i thashë kam klient te komuna. Pronari është çun i ri.
Taksisti: Merre këtë shpirti, ke këtu, ke njëçik.
ZËRI: E ka të mirë?
Taksisti: Ja provoje. Për sot mos merr më, boll e ke këtë./ZËRI
“U karamova mbrëmë”, taksisti konsumon kokainë në makinë, zbulon vjedhjen ndaj kompanisë: I lashë lekët me një k*rvë

TIRANË- Bashkëpunëtori i ZËRIT e nis misionin me një nga shoferët e rrjetit të taksive LUX në kryeqytet, një nga kompanitë kryesore të tregut. Taksisti jo vetëm që ka dijeni për shitjen e kokainës, por ai tregon sesi rrjeti funksionon ku klientët që duan kokainë mund të marrin edhe punonjëse seksi dhe shkojnë me to në hotele të posaçme që funksionojnë si një trinom. Klienti merr taksinë, kërkon kokainë dhe një femër dhe taksia në këmbim e dërgon në hotelin përkatës dhe i jep drogën. Bashkëpunëtori ynë hipi me të dhe taksisti jo vetëm gjeti dhe ndërmjetësoi shitjen e kokainës por edhe e konsumoi vetë atë.
Po i njëjti taksist, ditën e dytë që bashkëpunëtori e telefonoi, gjëja e parë që flet dhe kërkon është kokaina. Në bisedë e sipër, taksisti tregon sesi ka vjedhur paratë e kompanisë për të blerë kokainë dhe për të shkuar në një nga hotelet e rrjetit. Në këtë moment, taksisti porosit kokainën me mesazh te shpërndarësi në zonën e Kasharit dhe më pas e telefonon. I infiltruari dhe taksia shkojnë të marrin drogën. Siç mund të shihni është vetë shoferi i kompanisë LUX taxi që del nga makina e kompanisë me ngut dhe merr drogën për t’ja shitur bashkëpunëtorit.
Në këtë moment bëhet edhe shkëmbimi i drogës mes tyre. Taksisti pasi ka konsumuar njëherë kokainën që i shiti bashkëpunëtorit kërkon sërish drogë, ndërsa tregon sesi ka pirë drogë dhe alkool në orarin e punës.
BISEDA TAXI LUX, DITA E PARË
Taksisti: Si je vëlla?
I infiltruari: Mua s’më mban mend?
Taksisti: Vështirë
I infiltruari: Unë s’para lëviz por kemi lëviz bashkë.
(Në bisedë e sipër)
I infiltruari: S’kemi pak mall
Taksisti: Më ka shkuar mendja keq fare. S’ke me vete ti.
I infiltruari: Të kisha, kishim hapur krahun ishim stakuar keq.
Taksisti: Merr aty te Santana, apo s’ka ai çuni?
I infiltruari: Se di, ti pi në orar pune?
Taksisti: Ja rastis me njerëz, nanjherë.
I infiltruari: Na duhet nanjë p… tani.
Taksisti: S’je i martuar ti.
I infiltruari: Jo.
I infiltruari: Tani na duhet nanjë baxhellë
Taksisti: Baxhellat janë të shtrenjta zemër.
I infiltruari: Ke ndonjë numër?
Taksia: Unë gjej numra, po tani se di a të përgjigjen. Por duhet të shkosh te një shoku im atje poshtë. Do lësh leshtë zemra.
I infiltruari: Sa e kanë?
Taksia: Ato janë 150 e sipër. Goca të reja 19 vjeç.
I infiltruari: Të mira?
Taksia: Të mira, i q… 2 herë, ka dhe mall ai çuni. Te Aureli në autostradë. (Hotel).
I infiltruari ynë kërkon më shumë…
I infiltruari: Do më gjesh ndonjë k… ndonjë të re, 19 20 vjeçe
Taksisti: Unë s’kam por po ia marr një shokut. Ore shko te Aureli, aty, shkon dhe mbaron punë. Pi, merr një dhomë. P… nuk të vjen në shtëpi o burrë. E kam pas numrin e asaj Besa. Ajo vjen dhe në shtëpi. Është 24-25 vjeçe, këto të treja vijnë të treja, rrinë bashkë, me një golf 6. Vijnë të treja, zgjedh njërën ti.
I infiltruari: A të keqen vëllai jot. Ma jep këtë Besën njëherë
Taksisti: Po, ja ti marr nr këtij shokut. O Erald, ma jep nr e Besës. 069*******. Edhe njëherë. 069*******. Besa e ka numrin. Po të pyeti numrin, thuaj çunat e Hotel Iljada.
I infiltruari: Po atyre 19-vjeçareve?
Taksisti: Ato nuk u kam unë numër. Ato duan nga 200. Besën e q… dhe me 100 ti. I ka ky çuni të gjitha, puno te Hoteli është recepsionist a kupto? Nuk vijnë ato me u shkrujt kështu.
Po i njëjti taksist, ditën e dytë që bashkëpunëtori e telefonoi, gjëja e parë që flet dhe kërkon është kokaina.
Taksi Lux- AG 868 T. BISEDAT NË TAKSI LUX, DITA E DYTË
I Infiltruari: Kujtove se do të të harroja?
Taksisti: Jo mor burrë se kisha problem, u karamova mbrëmë, piva keq fare. Te Liqeni i Thatë me njërën.
I infiltruari: Me nanjë p…?
Taksisti: A do të fortën? E piva shpejt, u bëra keq.
I infiltruari: Do na gjesh ndonjë?
Taksisti: Do të marrësh nanjë gjys?
I infiltruari: Po, një 0.5.
I infiltruari: Sa e ka ky tipi?
Taksisti: E ka 40, po e ka në autostradë ai.
I infiltruari: E ka të mirë?
Taksisti: Po të mirë e ka, me atë e piva mbrëmë.
I infiltruari: Po hajde vemë e marrim.
I infiltruari: E njeh ti këtë tipin?
Taksisti: I njoh, janë çunat e lagjes sime. Po do ti, pije vetë, pije këtu në makinë, unë një vizë tek ia fus.
Në bisedë e sipër, taksisti tregon sesi ka vjedhur paratë e kompanisë për të blerë kokainë dhe për të shkuar në një nga hotelet e rrjetit.
Taksisti: Unë k*ri mbrëmë bëra një k*rllik fatal, fatal, ajo që bëra unë ishte fatale, fatale. Mora një k*rvë pa lidhje, mi mori ato lekë q*ja motrën, kot po kot, rri si bythq*r puno tani. 150 mijë lekë i dhashë, a do të drejtën? Mezi më prishi në gojë, o zemra. Mora një kurvë te hotel Tosi.
RRËFIMI I TAKSISTIT QË U "MASHTRUA" NGA BESA:
I infiltruari: Me makinën tënde?
Taksisti: Jo në hotel., erdhi vetë ajo. Isha spatë. Ndenja 30 min me të dhe ika. Më dhimbsen lekët tani, kupton apo jo? I Q.M, as u kënaqa as gjë. Isha sëpatë, ç’e doja kurvën në atë orë.
I infiltruari: Iku 150 ëëë?
Taksisti: 150 asaj, 30 hoteli, 50
I infiltruari: Shumë 150?
Taksisti: Donte 200 ajo mo. Besa pra, që të dhashë numrin ty dje.
I infiltruari: Thashë se ishe me 19-vjeçaret, po me ato si funksionon?
Taksisti: Shko te hoteli, i shkruan në ëhatsapp vjen vetë. Ato janë p… të mirë, po si kam q… ndonjëherë.
I infiltruari: Rrinë në ndonjë hotel?
Taksisti: Jo kanë shtëpiat e veta, i shkruan vjen.
Në këtë moment, taksisti porosit kokainën me mesazh te shpërndarësi në zonën e Kasharit dhe më pas e telefonon. I infiltruari dhe taksia shkojnë të marrin drogën.
(Taksisti merr shpërndarësin në telefon)
Bie zilja
Taksisti: Alo, ku je ti? Kush është aty te… a je në Kashar ti? Ku të takoj içik unë ty? Unë jam në Astir, jam duke ardhur të takoj ty. Nuk vij dot aty se jam me rob unë. Eja poshtë.
Mbaron biseda
Taksisti: Më iku mendja mbrëmë. Rri vras trurin tani se kam prishur lekët e punës, ku do ti sajoj 250 mijë lekë deri kur të marr rrogën, se dorëzoj zarfat, janë lekët e punës.
I infiltruari: Nuk i bëni dorëzimet përditë?
Taksisti: Jo, ja kam 3 zarfa për të çuar.
I infiltruari: Po si do t’ja bësh? Sajoji mor burr.
Taksia: Ça kari u tregova?
I infiltruari: Mend për herë tjetër tani.
Taksisti: Ai çuni është duke ardh, me sekonda është këtu.
Siç mund të shihni është vetë shoferi i kompanisë LUX taxi që del nga makina e kompanisë me ngut dhe merr drogën për t’ja shitur bashkëpunëtorit.
Taksisti: si mi mori lekët, mua ajo motër… kot. Zemra, merre kjo është (tregon drogën).
I infiltruari: Fiks fare!
Taksisti: Ta hapim ta bëjmë këtu direkt?
I infiltruari: Karta gjëra ke?
Taksisti: Po mo zemra.
I infiltruari: Te këta merr ti gjithmonë? Se mos japin ndonjë…
Taksisti: Ëëë.
I infiltruari: I mirë është.
(taksisti shtron drogën në makinë).
Taksisti: Merre këtë (I jep drogën) Do ta bëjmë me letër pakete.
(taksist shtron me kartë kokainën)
Taksisti: Ia futa, e futa këtu. Edhe kësaj të voglës (thith kokainën). Përsëritje disa herë me efekte
(mbështjell drogën e ngelur ia jep të infiltruarit).
Në këtë moment bëhet edhe shkëmbimi i drogës tyre. Taksisti pasi ka konsumuar njëherë kokainën që i shiti bashkëpunëtorit kërkon sërish drogë, ndërsa tregon sesi ka pirë drogë dhe alkool në orarin e punës.
MOMENTI KUR PI MALL:
Taksisti: Ecim avash avash dhe e bëjmë një tjetër rrugës.
I infiltruari: Ta ndez cigaren?
Taksisti: Pije pije
I infiltruari: O ti je nona, thashë se nuk pihej këtu?
Taksisti: Ka mall të mirë ky çuni.
I infiltruari: Mbrëmë të dha dhimbje koke?
Taksisti: Mua më dha sot o zemra, prej alkoolit që piva. Piva alkool në mëngjes ora 8, dopio xhin.
I infiltruari: E marr vesh, e marr.
(taksia hap krahun, hap sërish kokainën, shoferi nis ta shtrojë).
(taksisti lëpin kartat)
Taksisti: I ke këtu nja 4-5 viza të mira.
I infiltruari: Do kenë dhe vetë ata k…
Taksisti: Na tashi, na vër pak muzikën që vure qëparë se qe e mirë.
Taksisti: Një natë do të të respektoj unë, do marr një 1-çe do e pimë bashkë.
(taksisti kërcen).
Ndalon makinën
I infiltruari: Sa kushton o lal?
Taksisti: Shkoi shumë, më jep një 20-çe. Do të të respektoj një natë, do i q.m.
I infiltruari i jep lekët.
Taksisti: Ti qenke kavalier zemra. Më ço mesazh për çdo lloj halli./ZËRI
'Dalin të 'zinjtë' në Bllok', taksisti ruhet nga Policia: Dalin e të hedhin prangat!

TIRANË- Skuadra e ZËRI-t ka kryer një hetim disa mujor në rrugët e Tiranës për të sjellë tek ju të dokumentuar me fakte një prej fenomeneve më të rënda që haset në kryeqytet me taksistë të kthyer në sekserë droge dhe seksi. Madje gjatë bisedës taksisti rrëfen dhe jë histori me një rast të ngjashëm. Ndiqni përgjimet.
ZËRI: Ne rrimë në Itali, kemi ca kohë. Kemi një festë me shoqërinë, na patën thënë ndryshe…
Shoferi: Këtu është bërë sheshit, jo është keq. Duhet të njohësh dikë, për të pasur, ta thashë, këtu është sheshit, po tashi edhe ruhen më kupton? Duhet të njohësh...Nuk gjetët te Plazza, nuk mbanin?
ZËRI: Ndoshta u dukemi fytyra të reja
Shoferi: Edhe ajo bën vaki, të panjohur... Ka plot civilë si puna juaj, janë goca si ju që vishen me minfund./ZËRI
“Po thuaje moj, do mall?”, taksistët ‘sekserë’ me trafikantët e kokainës: Nxito se i kam njerëzit në makinë

TIRANË- Skuadra e ZËRI ka ndjekur për gati 4 muaj një fenomen që është kthyer masiv në Tiranë. Shoferë taksish, kryesisht ata të kompanive private që operojnë në kryeqytet, janë përfshirë në një ‘biznes’ të ri. Shitjen e kokainës për klientët e taksive. Skuadra e ZËRI-t nisi investigimin me disa taksi që operojnë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Të gjithë pohojnë se kokaina shitet dhe është kollaj të gjendet. Në 3 biseda me taksistë individualë, bashkëpunëtorët e ZËRIT, provojnë se taksistët shpesh shërbejnë si sekserë për shitjen e kokainës, duke siguruar numra telefoni për klientët me trafikantët.
MOMENTI ME VIDEO:
PËRGJIMI 1
ZËRI: Ne rrimë në Itali, kemi ca kohë. Kemi një festë me shoqërinë, na patën thënë ndryshe…
Shoferi: Këtu është bërë sheshit, jo është keq. Duhet të njohësh dikë, për të pasur, ta thashë, këtu është sheshit, po tashi edhe ruhen më kupton? Duhet të njohësh...Nuk gjetët te Plazza, nuk mbanin?
ZËRI: Ndoshta u dukemi fytyra të reja
Shoferi: Edhe ajo bën vaki, të panjohur... Ka plot civilë si puna juaj, janë goca si ju që vishen me minfund dhe hiqen si prostitute, dhe janë agjente.
Një tjetër shofer individual i identifikuar nga ZËRI si taksist, I.H., me numër telefoni celular 068***, deklaron se në Laprakë shitet kudo kokainë dhe porosit drogë në telefon.
PËRGJIMI 2
Shoferi: Po thuaje moj, mall a çfarë
ZËRI: Po
Shoferi: Ka sa të duash...
ZËRI: Ku?
Shoferi: U gjej unë, a doni me u çu, kudo moj ka…Në Laprakë…
ZËRI: Se mos na çon tek ndonjë tip nga këta të fortët…
Shoferi: Jo moj, direkt shkon e merr. Në Laprakë, te Tajvani, shesin...
ZËRI: I njeh ti
Shoferi: Po
ZËRI: Ndonjë numër...
Shoferi: S'u mbaj numra, po janë çunat që njoh aty dhe shpërndajnë, ore shkojmë bashkë e u them unë, i marr unë, ç'a halli ki ti, hej Zot hej, unë pse të prita...shkoj unë, u them unë, sa doni, si të doni, e kanë gati...çmimi dihet, nga 30-50. Tajvani rri 24 orë. Duhet më hy brenda, hy e del moj. Keni kartë me vete? Ose m'i jepni lekët mu, shkoj unë, të vijë njëra me mua brenda
ZËRI: Aman mos na njohin edhe thonë ja...
Shoferi: Po jo moj foli unë me të...ndajeni mendjen, ju pres unë...numrin ua jap, ju pres këtu...068***
PËRGJIMI 3
(të infiltruarit flasin me njëri-tjetrin, duke thënë se duan diçka)
ZËRI: Po si na ftuat dhe s’morët asgjë. Ne thuajse arritëm.
I infiltruari 2: Si t’ja bëjmë tani? Të pyesim njëherë këtë xhaxhin.
Shoferi: Më thoni ç'a doni...emrin e asaj gjësë se ka disa nga ato gjërat, thuaj emrin dhe...
ZËRI: Të bardhë!
Shoferi: Po me, ju ndihmoj, di unë dikë...e merr në telefon dhe...po me, s'e di a do ai ta jap numrin apo jo...nëse do të çoj tek ai.
ZËRI: Ku rri ai
Shoferi: Këtu afër, këtu afër mi, 500 metra gjë...
ZËRI: Do i pyesësh njëherë sa, qysh tek
Shoferi: Sa doni?
(Merr në telefon personin që shet)
Shoferi: I kam në makinë o burrë, po pra po, për çerek ore, ok, ku, ok, çfarë të them unë, do më bësh telefon apo si se i kam njerëzit në makinë, në rregull nxito, ok, nxito, hajde.
ZËRI: Të ta mbajmë një numër telefoni ne ty
Shoferi: Ndajeni mendjen se i thashë atij robit, po vjen ai robi...
ZËRI: Do ma japësh një numër?
Shoferi: Numrin ta jap unë, s'e kam problem...069***.
Me kalimin e ditëve ZËRI kuptoi se numri i taksistëve që shesin drogë është shumë më i madh./ZËRI
NARCO TAXI- Dokumentari i ZËRI-t, 4 muaj hetime...kokainë dhe punonjëse seksi

Shënim: +18, materiali që do të shfaqet përmban imazhe dhe dukuri që mund të jenë të papërshtatshme për disa shikues!
Tirana! Qyteti më i gjallë i vendit. Ku ora nuk ndalon e zhurma nuk fle kurrë.
Veç rritjes së banorëve janë mbi 10 milionë turistë të huaj vetëm përgjatë vitit të fundit, të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë kryeqytetin. Dhe këto numra vetëm po shtohen. Por sa më shumë shtohen banorët dhe vizitorët, aq më shumë shtohet domosdoshmëria për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre. Një ndër to, ndoshta më e rëndësishmja, është nevoja për një transport efikas, që arrin të mbulojë shtrirjen e një qyteti të madh e në zhvillim.
Pikërisht për këtë arsye, vec transportit publik, ka lulëzuar edhe numri i kompanive të taksive në kryeqytet, një nga bizneset më të suksesshme të kohës.
Sot Tirana ka të licensuara gati 2000 taksi, e sipas të dhënave zyrtare, sektori është është ndarë në dy grupe të mëdha, nga të cilat 1256 janë taksistë individual dhe 58 janë kompani taksish me 655 taksi. Ky numër tregon se kërkesa për transport është e lartë, e po ashtu edhe problemet. Veç rëndesës në trafik, ankesat e qytetarëve shkojnë nga abuzimet me çmimin që shpesh herë është arbitrar, në mos abuziv, deri tek cilësia dhe siguria e udhëtimit.
Lindja e kompanive, që tashmë po dominojnë tregun duke zhdukur taksitë private, ka dhënë kontribut në zhdukjen e disa prej problemeve që kanë egzistuar prej vitesh. Një ndër to, cilësia e mjeteve të përdorura. Kompanitë e taksive kanë investuar fonde të mëdha në mjete të reja, shumica madje edhe elektrike, duke vendosur një standard për klientët e duke ruajtur njëkohësisht ambjentin nga ndotja.
Por shërbimi taksi është një shërbim publik, pavarësisht se operon nën ombrellën e kompanive private. Ndaj kërkesa për standarte është shumfish më e lartë. Dhe për një treg kaq të madh, në numër kompanish, mjetesh por dhe parash, nevoja për të plotësuar këto standarde është absolute.
DOKUMENTARI I PLOTË:
Tregu i taksive sot qarkullon një xhiro vjetore e cila nga viti 2018 e deri në vitin 2022 është gati dyfishuar me një vlerë prej 3.378.988 lekë. Dhe këto janë vetëm vlerat e deklaruara zyrtarisht, pasi tregu informal i taksistit që nuk të jep faturën fiskale, është thuajse dhe një herë sa kaq. Por mesa duket, zhvillimi i këtyre kompanive, tregu në rritje, dhe nevoja për tu zgjeruar më shumë, ka lënë pas dore kërkesat minimale për siguri që u kërkohet këtyre kompanive të përmbushin.
Boll shqetësues do të ishte problemi i evazionit fiskal, problemi i mungesës së standarteve të shërbimit, trafiku, oraret, e shumë e shumë të tjera. Por me çfarë do ju tregojmë, të gjitha këto më sipër ngjajnë një shaka e vogël. Shumë prej taksive në kryeqytet po shëndrrohen në korrierët kryesorë të shpërndarjes së drogës dhe femrave, shpesh herë edhe minorene. Dhe ky është problemi kryesor.
Eduart Mishova, taksist prej 25 vitesh tregon sesi dëshira për të përfituar gjithmonë e më shumë i çon këta shoferë, në një tjetër mision, shumë larg nga ai i taksistit.
“Këtu bëhesh president duke paguar lekë, jo taksist.”
Eduarti, 59 vjeç, nuk e ka menduar ndonjëherë të përfshihet në këtë rrjet të padukshëm me të cilin ZËRI ju njeh sot.
“Është mendja që kemi ne shqiptarët që duam të pasurohemi menjëherë, e gënjen 100 mijë lekshi apo 1 milionshi që mund të ketë puna në atë rast.”
“Fillojnë me rini këto punë. Unë tani e kam marrë vesh që edhe pasurimi me shpejtësi nuk më bën mirë, se mbaj dot."
Skuadra e ZËRI ka ndjekur për gati 4 muaj një fenomen që është kthyer masiv në Tiranë. Shoferë taksish, kryesisht ata të kompanive private që operojnë në kryeqytet, janë përfshirë në një ‘biznes’ të ri.
Shitjen e kokainës për klientët e taksive.
Skuadra e ZËRI-t nisi investigimin me disa taksi që operojnë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Të gjithë pohojnë se kokaina shitet dhe është kollaj të gjendet. Me kalimin e netëve, ekipi i gazetarëve tanë nisi të zbulojë se rrjeti i taksive që bën burimin dhe korrierin e kokainës është gjithmonë e më i madh. Kokaina, kjo lëndë psikotrope iu vjen në ndihmë atyre që bëjnë festa, i mban zgjuar dhe në humor të mirë. Netët janë të gjata për ta dhe taksistët si banorët që janë zgjuar në këtë realitet vetëofrohen për të gjetur drogë.
Për të shkuar në themel të realitetit në këtë rrjet taksish që shërbejnë si korrierë droge dhe sekserë prostitucioni, ZËRI infiltroi një bashkëpunëtor, i cili për 3 muaj ishte klienti ideal i këtij grupi. Ne provuam atë që ju sot do të shihni me zë dhe figurë. Shoferë që shesin dhe pinë drogë. Më pas dalin sërish në rrugë për të kapur klientin e radhës dhe për të bërë rrugë të tjera, me një qëllim, të bëjnë para, shumë para.
Bashkëpunëtori nis misionin me një nga shoferët e rrjetit të taksive LUX në kryeqytet, një nga kompanitë kryesore të tregut.
Taksisti jo vetëm që ka dijeni për shitjen e kokainës, por ai tregon sesi rrjeti funksionon ku klientët që duan kokainë mund të marrin edhe punonjëse seksi dhe shkojnë me to në hotele të posaçme që funksionojnë si një trinom. Klienti merr taksinë, kërkon kokainë dhe një femër dhe taksia në këmbim e dërgon në hotelin përkatës dhe i jep drogën. Bashkëpunëtori ynë hipi me të dhe taksisti jo vetëm gjeti dhe ndërmjetësoi shitjen e kokainës por edhe e konsumoi vetë atë.
I infiltruari ynë kërkon më shumë…
Po i njëjti taksist, ditën e dytë që bashkëpunëtori e telefonoi, gjëja e parë që flet dhe kërkon është kokaina.
Në bisedë e sipër, taksisti tregon sesi ka vjedhur paratë e kompanisë për të blerë kokainë dhe për të shkuar në një nga hotelet e rrjetit.
Në këtë moment, taksisti porosit kokainën me mesazh te shpërndarësi në zonën e Kasharit dhe më pas e telefonon. I infiltruari dhe taksia shkojnë të marrin drogën. Siç mund të shihni është vetë shoferi i kompanisë LUX taxi që del nga makina e kompanisë me ngut dhe merr drogën për t’ja shitur bashkëpunëtorit. Në këtë moment bëhet edhe shkëmbimi i drogës mes tyre. Taksisti pasi ka konsumuar njëherë kokainën që i shiti bashkëpunëtorit kërkon sërish drogë, ndërsa tregon sesi ka pirë drogë dhe alkool në orarin e punës.
Bashkëpunëtori ynë vijoi aventurën e tij të rrezikshme kësaj here me një nga shoferet vajza të Blue Taxi që tregonte sesi kjo kompani një nga më të rejat në treg operon me makina komplet pa licensë. Ajo edhe mburret sesi makina e palicensuar i bën karshillëk Policisë.
Bashkëpunëtori ynë e rimori shoferen e Blue Taxi një tjetër ditë, por vajza shprehu se nuk kishte vetë dijeni për shitjen e kokainës por njihte menaxherë lokalesh dhe persona të tjerë që janë të përfshirë në rrjet. Në vijim, bashkëpunëtori ynë vendosi të ritentojë një taksi të kompanisë Blue, për një xhiro nëpër qytet. Aq masiv është fenomeni saqë sapo i infiltruari hap gojën për të kërkuar diçka, përgjigja që merr është “kokainë”.
Menjëherë pa humbur kohë, ky taksist telefonon shokun e tij shpërndarës dhe shkon drejt bazës së tij të drogës që ndodhet mbrapa “Grand” në Astir. Duke mos e patur aspak problem, taksisti i Blue Taxi merr shpërndarësin në makinë dhe negocion pazarin për dozën e kokainës.
Me zbritjen e shpërndarësit, ky taksist tregon sesi funksionon rrjeti kriminal ku ai bën pjesë. Me një përshëndetje të përzemërtë, bashkëpunëtori ynë përmbyll investigimin me kompaninë Blue Taxi, duke menduar se tregu i kompanive të tjera do të ishte ndoshta më i sigurt. Por ka mjaftuar një xhiro me 2 nga shoferët e King Taxi për të parë sesi kokaina është një nga shërbimet kryesore ndaj klientelës. I infiltruari hyn në King Taxi dhe pas një prezantimi të shkurtër kërkon nga taksisti i KING, drogë të llojit kokainë.
Me konfirmimin se shpërndarësi po vinte, i infiltruari zbulon se taksisti nuk e kishte këtë herën e parë. Ai ishte garant i cilësisë së kokainës së këtij grupi. Në këtë moment shpërndarësi hyn në makinë dhe kërkon të shkojë ta marrë drogën te shtëpia e tij te Rruga e Elbasanit. Në këtë moment, shpërndarësi bëhet paranojak dhe paralajmëron taksistin që nëse vjen Policia, të dy nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Në mënyrë të sofistikuar, shpërndarësi mëson taksistin që të hapë krahun dhe nëse vjen policia të pretendojë se ka qenë i ndaluar atje dhe nuk ka lidhje me të.
Shpërndarësi ikën të marrë drogën dhe njësoj si në çdo kompani edhe King shet kokainë dhe nuk pyet për rregullat e vendosura për cigaren.
Në këtë moment shpërndarësi telefonon taksistin për ti thënë se cilësinë e mallit e ka të lartë.
Një tjetër shofer i King Taxi rezulton se ka një bazë ku mund të marrë kokainë.
Në 7:30, bashkëpunëtori mori sërish taksistin e King, por ai deklaroi se shpërndarësi nuk ishte i disponueshëm në këtë ditë.
Netët e Tiranës janë të gjata e të ftohta në dimër, por jo në rrugët e ndezura me kokainë, femra e alkool. Në zonën e ish-Bllokut, bashkëpunëtori ynë mori një Smart Taxi për ti kërkuar të njëjtën gjë si 3 kompanive të tjera. Pasi e ka konfirmuar në telefon, të nesërmen taksisti i Smart njofton se ka gjetur drogën dhe është gati për të bërë shkëmbimin. Një realitet shokues për të cilin duket se institucionet janë shumë larg kontrollit dhe verifikimit. E gjithë kjo situatë nën hundët e institucioneve dhe mbi të gjitha në shkelje të plotë të një ligji që prej më shumë se 8 vitesh është në fuqi dhe askush nuk e zbaton. Një ligj që nëqoftëse do të zbatohej, do të parandalonte fenomene të tilla.
Ligjin nr.19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”, detyron çdo subjekt privat që merret me transport publik qytetarësh, përfshi këtu edhe taksitë, të vendosin kamera sigurie në automjetet e tyre si dhe të kenë të instaluar një system GPS.
Ky investigim tregoi se të gjitha kompanitë nuk i kanë kamerat të instaluara duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi rolin e institucioneve që kanë për detyrë monitorimin e përmbushjes së kritereve ligjore nga kompanitë që kryejnë shërbimin taksi, që do të thotë, duke lejuar që taksitë të kthehen në narko taksi, burim dhe korrierë kokaine në mes të kryeqytetit, në sy të të gjithëve.
Ndërkohë që edhe Sindikata e Taksive ka pak në dorë.
Lutfi Isufi, taksi prej 10 vitesh në Tiranë thotë se taksist në Tiranë mund të bëhet kushdo ndërkohë që pa dëshmi taksisti garancitë për të pasur një udhëtim të sigurt janë të ulta. Eduarti propozon një testim psikologjik për sektorin taxi.
Ndërkohë që ky shërbim është tërësisht jashtë kontrollit dhe kompanitë që operojnë në vend e kanë totalisht jashtë vëzhgimit punën që bëjnë shoferët e tyre, të gjithë këta aktorë harrojnë rëndësinë e këtij sektori në jetën dhe shoqërinë e një vendi. Më shumë se një biznes, shërbimi taksi është një shërbim për qytetarët, që siç tregojnë edhe shifrat po bëhet gjithnjë e më i kërkuar. Por, a është koha për të kërkuar më shumë siguri dhe kontroll? A duhet që institucionet të jenë më në alert dhe të zbatojnë ligjin?
Ndoshta është koha që taksitë, nga një treg me një këmbë në botën e errët të kriminalitetit, drogës dhe prostitucionit, të detyrohen prej institucioneve shtetërore që të rikthehen në mjetet më të sigurta të transportit publik, duke i garantuar qytetarëve dhe turistëve, kënaqësi dhe siguri.
*ZËRI merr të mirëqenë që kompanitë e shfaqura në këtë dokumentar nuk janë të përfshira në aktivitetin e jashtëligjshëm të shfaqur në skenat e këtij materiali. Përgjegjësia penale është individuale ndaj çdo përfshirje e mëtejshme është detyrë e organeve ligjvënëse./ZËRI