Ekzekutimi i Faton Hajrizit, Vuçiç: Autoritetet bënë punën e tyre, ka gjëra të çuditshme në këtë histori

SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar për herë të parë pas ekzekutimit të Faton Hajrizit nga policia serbe, pasi e akuzonin si autor i vrasjes së efektivit serb. Vuçiç u shpreh se autoritet e Serbisë kanë kryer punën e tyre, teksa shton se hetimi për rastin do të tregojë të gjitha motivet dhe shprehet se “ka gjëra të çuditshme në gjithë historinë”.
“Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Vuçiç, raporton Alo.rs.
Më tej Vuçiç, shtoi se Faton Hajrizi kishte vrarë një ushtar rus në vitin 2000 dhe thotë se është e çuditshme se reklamohej në rrjete sociale dhe kritikonte qeverinë e Kosovës.
“Kush do ta bënte këtë, gjithçka është shumë e çuditshme. Ai nuk ishte dikush që kërkonte shpëtim, imagjinoni të arratisej nga burgu dhe të shkonte në Gjermani”, ka thënë ai.
“Nuk përtoj të vdes!", del VIDEO e Faton Hajrizit: Mua veç në morg më çoni, duart s’mi lidhni dot

SERBI- Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, është vrarë nga policia serbe sot pas rreth 40 orë kërkimesh. Hajrizi ishte i dënuar me 27 vjet burg për vrasjen e një ushtari rus dhe kishte hyrë në burg në moshën 15-vjeçare. Kjo ishte hera e nëntë që ai ikën nga burgu. Që nga dita kur u arratis nga burgu i Smrekonicës, ai hyri në rrjetin sociak “TikTok” duke dhënë deklarata të ndryshme lidhur me arratisjen e tij.
Madje në një video të publikuar nga GazetaExpress, ai ka risjellë rrëfimin e tij, ku tregon se kur ishte i mitur në burg u mbajt i lidhur në krevat duke u keqtrajtuar.
“Nuk e lejon me mi lidh durtë, absolutikisht hiç nuk mundeni me mi lidh durtë, mu veç deri në morgë, prej arrestimit në morgë bahet morgi edhe më çon në Klinë të Ulët, te vorrezat te familja jeme edhe më varrosin me nderime edhe krejt Klina e Drenica marrin pjesë në varrimin tim. Nuk përtoj me vdek, unë jam në këtë gjendje sot… ata njerëz më kanë keqtrajtuar, kam nejt si qen me këmbë e dur lidh”,- ishte shprehur Fatoni në TikTok.
“Oj dashni, ti nuk vdes kurrë”, partnerja kujton momentet më të lumtura me Faton Hajrizin (VIDEO)

SERBI-Faton Hajrizi është vrarë sot nga Policia e Serbisë, ai është ekzekutua me disa plumba. Pas vrasjes së tij, një reagim prekës ka ardhur edhe nga partnerja e shqiptarit, Lirisona Shala. Ajo ka ndarë me anë të një video në 'Tik Tok momentet' më të lumtura me shqiptarin e ndjerë.
“Oh Zot sa kujtime me ty oj jet qysh ike kaq herët bre oh zot…oj dashni ti nuk vdes kurrë”, ka shkruar ajo një një postim në rrjetin social 'Tik Tok'.
Shqiptari Faton Hajrizi, autori i dyshuar i vrasjes së policit në Serbi, u ekzekutua nga forcat e Policisë serbe këtë të premte. Ekzekutimi ndodhi në rrethinën e Lozicës në afërsi të kufirit me Bosnje e Hercegovinën. Hajrizi ndodhej në arrati në Serbi për shkak të dyshimeve se kishte vrarë dhe plagosur një polic. Sipas zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, Hajrizi nuk i ishte dorëzuar autoriteteve serbe dhe i njëjti kishte shtënë në drejtim të policisë, këta të fundit kanë reaguar duke e qëlluar Hajrizin për vdekje./ZËRI
U ekzekutua sot nga policia serbe/ "Kërkoi ujë..."/ Daçiç: Faton Hajrizi hapi zjarr mbi efektivët! I shpëtoi antiplumbi

SERBI- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e shqiptarit Faton Hajrizi në Serbi. Mediat serbe raporojnë se ai u ekzekutua nga policia pasi ka qëlluar i pari në drejtim të tyre duke vënë në rrezik jetën e efektivëve që ishin vënë pas për ta kapur. Siç shkruan “Vijesti”, kur ai është lokalizuar, Hajrizi ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të policëve, të cilëve u ka shpëtuar jetën antiplumbi dhe mbrojtëset që mbanin në kokë. Shihet se një makinë ka shenja plumbash.
Ndërsa numri dy i qeverisë sërbe, njëherazi ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç bën me dije se Hajrizi nuk u dorëzua dhe pas thirrjeve për negociata apo hedhjes së gazit lotësjellës. Nga sulmi nuk ka asnjë efektiv të lënduar, raportojnë autoritetet serbe.
“Kemi nxjerrë një fotografi. Na ndihmoi, një vendas e njohu sepse i kërkoi ujë. Ky banor lokal udhëtoi dy kilometra për të informuar Policinë. Kur ka ardhur policia ka qëlluar, policia ka gjuajtur dy të shtëna, ka nisur të vrapojë, ka gjuajtur nëntë plumba, nuk është dorëzuar, ishte kriminel mizor dhe i pabesë, është vrasja e pestë apo e gjashtë që ka kryer,"- tha Daçiç.
Faton Hajrizi u shpall në kërkim pasi qëlloi dje për vdekje efektivin e Policisë, Nikolla Krsmanoviç dhe plagosi kolegun e tij Vjekoslav Iliç në Loznicë. Po ashtu një armë me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i është sekuestruar Faton Hajrizit, pas vrasjes së tij nga policia serbe në qytetin Lloznicë, në veri-perëndim të Serbisë. Një fotografi e armës me të cilën ai dyshohet ta ketë kryer vrasjen e policit serb Nikolla Krsmanoviç të mërkurën në mbrëmje, është publikuar sot në mediat serbe./ZËRI
U ekzekutua nga Policia serbe/ E shkuara 'e errët' e Faton Hajrizit, shqiptari "mburrej" për vrasjen në TikTok

SERBI- Shqiptari Faton Hajrizi, autori i dyshuar i vrasjes së policit në Serbi, u ekzekutua nga forcat e Policisë serbe këtë të premte. Ekzekutimi ndodhi në rrethinën e Lozicës në afërsi të kufirit me Bosnje e Hercegovinën. Hajrizi ndodhej në arrati në Serbi për shkak të dyshimeve se kishte vrarë dhe plagosur një polic. Sipas zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, Hajrizi nuk i ishte dorëzuar autoriteteve serbe dhe i njëjti kishte shtënë në drejtim të policisë, këta të fundit kanë reaguar duke e qëlluar Hajrizin për vdekje.
Jeta në burg e Faton Hajrizit dhe 9 arratisjet
Faton Hajrizi në 6 korrik 2024 kreu arratisjen e radhës. Hajrizi ishte i dënuar me 27 vjet burg për vrasjen e një ushtari rus dhe kishte hyrë në burg në moshën 15-vjeçare. Kjo është hera e nëntë që ai ikën nga burgu. Në vitin 2000, Faton Hajrizi teksa po shkonte në shkollë pa disa ushtarë, për të cilët mendonte se ishin amerikan ai i’u afrua njërit nga ta për ta falenderuar, për ndihmën që i kishin dhënë Kosovës. Por, në fakt ushtari të cilit i’u afrua Hajrizi ishte një rus. Me të ai nisi një debat derisa në mes të Skenderajt, Faton Hajrizi, ia kishte marr armën ushtarit rus dhe e kishte vrarë. Ai në vitin 2022 ka rrëfyer se ka ikur tetë herë nga burgu e gjitha kjo sipas tij filloj sepse sa ishte i mitur në burg u mbajt i lidhur për krevati duke u keqtrajtuar. Hajrizi kishte treguar se kur kishte kryer vrasjen ishte dorëzuar vetë duke menduar se do ta dërgonin në një burg për të mitur. Kështu vetëm tre ditë pas arrestimit ai ja ka dalur që të ik nga burgu edhe pse me duar në pranga. Ai u dënua edhe për një grabitje të armatosur në Gllogovc, gjatë së cilës plagosi dy policë dhe pronarin e një argjendarie.
Arratisja e 9-të dhe e fundit me vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviç
Faton Hajrizi pas arratisjes nga burgu dyshohet se i ka vjedhur pasaportën vëllait të tij Artan Hajrizit. Mediat serbe shkruajnë se në bazë të hetimeve rezulton se Fatoni ka qenë së bashku me një taksist nga Presheva dhe është nisur për në Loznicë. Plani i Faton Hajrizit ishte të takohej me të arrestuarin Zoran Radovanoviç, një tregtar droge, të cilit i është hequr liria në mars të vitit 2019 si organizator i një grupi kriminal, ku i janë sekuestruar 1.1 ton drogë në pikën kufitare të Gradinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:55, të 18 korrikut kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona. I vrarë mbeti polici Nikolla Krsmanoviç dhe një tjetër polic mbeti i plagosur.
Paralajmërimi i vrasjes në profinin e Faton Hajrizit në rrejetin social 'TikTok'
Profili i Tik Tok me emrin Faton Hajrizi është krijuar një javë më parë, kur u publikua fotografia e parë (selfie) nga një vend i panjohur. Mediat serbe shkruajnë se që kur policia ka nisur hetimet intensive për vrasësin e policit, personi që fshihet pas profilit të përmendur, i cili dyshohet të jetë vetë Faton Hajrizi, ka shpërndarë foto të shkrimeve të mediave shqiptare që raportojnë për krimin, si dhe foto të vetë të dyshuarit Fatonit.
Ai ka nisur të postojë foto të përditshme dhe me secilën ka lënë një poezi në gjuhën shqipe. Tre ditë para se polici Nikola Krsmanoviç të vritej brutalisht gjatë një kontrolli rutinë të automjetit në Loznicë, ai publikoi një fotografi të tij duke pozuar në një shtëpi pranë një televizori dhe në sfond vendosi këngën "Diss Serbia" e cila bën thirrje për vrasjen e serbëve, dhe tekstet e të cilëve janë rrënqethëse.

Në 20 orët e fundit ky profil ndan vazhdimisht foto të Faton Hajrizit, secila me të njëjtin mesazh. Gjithashtu, përveç fotografive të të dyshuarit, ka edhe tekste të shtypura nga mediat shqiptare që raportojnë për vrasjen e NikoLla Krsmanoviçit. Postimi i fundit është shpërndarë katër orë më parë dhe i referohet vrasjes së një të riu.

Intinerari i shqitarit pas vrasjes së Policit serb
Hajrizi ndodhej në arrati pas ngjarjes së rëndë dhe u pikas në afërsi të kufirit me Bosnje e Hercegovinën. Ai dyshohet se ka ecur për rreth dy orë në këmbë.

Po ashtu një armë me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i është sekuestruar Faton Hajrizit, pas vrasjes së tij nga policia serbe në qytetin Lloznicë, në veri-perëndim të Serbisë. Një fotografi e armës me të cilën ai dyshohet ta ketë kryer vrasjen e policit serb Nikolla Krsmanoviç të mërkurën në mbrëmje, është publikuar sot në mediat serbe.

Polici Nikolla Krsmanoviç u vra nga një plumb në kokë, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliç (50 vjeç) u qëllua në shpatull. Ai është shtruar në Spitalin e Përgjithshëm në Loznicë dhe siç raporton media serbe “Blic” gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën./ZËRI
PAMJE NGA VENDNGJARJA/ Ekzekutohet Faton Hajrizi, mediat serbe nxjerrin pamjet e kufomës

BEOGRAD- Mediat serbe raportojnë se është ekzekutuar shqiptari, i cili dyshohet se vrau një polic serb. Zëvëndëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm, Ivica Daçic, në një deklaratë tha se u ekzekutua Faton Hajrizi, i dyshuari kryesor për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri.
Sipas autoriteteve serbe, sulmi ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur policia e ka ndalur automjetin në të cilën ka qenë i dyshuari, për një kontroll rutinor.


Sipas fotove të publikuara nga mediat serbe, Faton Hajrizi ndodhej në një makinë të kuqe, e cila është rrethuar nga forca të shumta policie, ku dhe është qëlluar për vdekje.

Hajrizi është raportuar të ketë sulmuar me armë zjarri zyrtarët policorë, dhe më pas ka ikur. Autoritetet serbe e kanë konsideruar sulmin si terrorist. /ZËRI
Vrau policin serb, plagosi një tjetër, ekzekutohet Faton Hajrizi

BEOGRAD- Faton Hajrizi është vrarë! Lajmin për ekzekutimin e shqiptarit që qëlloi për vdekje një efektiv serb dhe plagosi një tjetër e dha zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç. Ky i fundit, nga vendi i ngjarjes dha lajmin për mediat duke u shprehur shkurt se: Policia vrau një vrasësh policësh në afërsi të Loznicës.
Faton Hajrizi qëlloi dje për vdekje efektivin e Policisë, Nikolla Krsmanoviç dhe plagosi kolegun e tij Vjekoslav Iliç në Loznicë. Sipas të dhënave që kanë bërë me dije mediat serbe, shqiptari ka qëlluar sërish sot ndaj Policisë, ndaj edhe është qëlluar ndaj tij. Pasi ishte shpallur në kërkim, shqiptari kishte tentuar që të arratisej për në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që ishte fshehur brenda një fabrike të braktisur./ZËRI
Ndihmuan Hajrizin të arratisej pas vrasjes së policit, policia serbe arreston çiftin

SERBI- Autoritetet serbe kanë arrestuar një çift me dyshimin se ata ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej nga Serbia, pas vrasjes së dy policëve.
Në pranga të policisë kanë rënë Ivana R, e cila u arrestua dje në Mlladenoc me dyshimin se ajo dhe bashkëshorti i saj Zoran R., i cili u vu në pranga në Bijelijina, ndihmuan Hajrizin për vrasjen e policit Nikola Krsmanoviq dhe plagosjen e kolegut të tij Vjekoslav V, në Loznicë. Dyshohet se të dy bashkërisht kanë ndihmuar Faton Hajrizin të arratisej.
Sipas mediave serbe, bashkëshorti i saj Zoran R.është i njohur për drejtësinë, pasi më parë është dënuar me tetë vjet burg në Gjykatën Speciale në Beograd për trafik droge, por u arratis. Sipas informacioneve jozyrtare, ai përdorte një identitet tjetër.
Ivana jeton në Mlladenoc dhe ka tre fëmijë. Ata u martuan në vitin 2020. Pothuajse 12 mijë njerëz e ndjekin Ivana R. në rrjetin social Instagram dhe ajo këshillon kryesisht nënat se si të fitojnë para nga shtëpia. Në një postim ajo ka përmendur edhe burrin e saj.
Bashkëshorti i saj, u arrestua në mars të 2019-ës si organizatori i një grupi kriminal të cilit iu sekuestruan 1.1 ton marihuanë në pikën kufitare të Gradinës.
Ai u arrestua pas dëshmisë së taksistit, i cili po ngiste makinën në momentin kur Hajrizi hap zjarr ndaj policëve. Taksisti tha se Faton Hajrizi do të takohej me Marko Markoviq dhe prandaj ndodhej në Serbi. /ZËRI/