LIVE UPDATES

KRIMI godet vendin! 6 viktima dhe 1 i plagosur brenda 24-orësh, vrasja e dyfishtë e Velipojës mund të ishte parandaluar

➤6 persona kanë humbur jetën dhe 1 tjetër është plagosur, në disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. ➤Fillimisht Tirana u trondit nga plagosja e rëndë që ndodhi në zonën e Komunës së Parisit, ku efektivi i Policisë Erjon Goxhara, plagosi me 6 plumba drejtorin e ERE-s, Lorenc Kostën, për motive xhelozi. ➤Në Velipojë mbetën të vrarë Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç, të cilët kishin lidhje familjare mes tyre. Autorët e masakrës së rëndë janë vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku, të cilët pas krimit të rëndë janë larguar nga vendi i ngjarjes. ➤Një tjetër ngjarje tronditëse ndodhi në Tiranë, ku mësuesi amerikan Mattheë Janes Ëertz, vari në litar gruan e tij, vrau dy qentë dhe më pas veten. ➤Ndërkohë që në Mirditë, policia gjeti të vrarë në banesë 68-vjeçarin Frederik Radi, i cili dyshohet se është qëlluar nga dritarja, teksa ka qenë duke fjetur gjumë. ➤Po mëngjesin e sotëm, në Memaliaj është gjetur i vrarë me mjet prerës dhe më pas i hedhur në përrua 72-vjeçari Faik Hajdini.

13 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

Vrasja e 6-të në 24 orë, i moshuari në Memaliaj qëllohet me mjet prerës, gjendet në përrua

KRIMI godet vendin! 6 viktima dhe 1 i plagosur brenda 24-orësh, vrasja e
Foto ilustruese

MEMALIAJ- Në mëngjesin e sotëm u gjet i vdekur një i moshuar në përrua në fshatin Zhapokikë 2, në Memaliaj nga familjarët e tij. Viktima i identifikuar si Faik Ajdini, 72 vjeç, mësohet se është vrarë dhe më pas është hedhur në përrua.

Sipas detajeve të para, ai është goditur dy herë në kokë dhe në qafë me mjet prerës. Trupi i të ndjerit ende nuk është lëvizur nga vendngjarja derisa të mbarojnë ekzaminimet. Sipas pistës fillestare, Faik Ajdini është qëlluar për vdekje dhe për të humbur gjurmët, vrasësi e ka hedhur në humnerë.

Faik Ajdini u raportua si i zhdukur nga familjarët e tij pasi kishin humbur kontaktin me të prej ditësh. Deri më tani, nuk ka asnjë të arrestuar për këtë ngjarje të rëndë ndërsa policia ka nisur hetimet.

Kjo është vrasja e 6-të që ka tronditur vendin tonë në 24 orë. Fillimisht Tirana u trondit mesditën e djeshme nga plagosja e rëndë, ku efektivi i policisë Erjon Goxhara, plagosi me 6 plumba drejtorin e ERE-s Lorenc Kostën. Ndërsa në mbrëmje në Velipojë mbetën të vrarë Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç, të cilët kishin lidhje familjare mes tyre. Autorët e masakrës së rëndë janë vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku, të cilët pas krimit të rëndë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas raportimit të rëndë në Velipojë, krimi në familje trondit Tiranën, ku mësuesi amerikan Matthew James Wertz vari në litar gruan e tij, vrau dy qentë dhe më pas veten. Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit të sotëm gjendet i vdekur nga vajza e tij 68-vjeçari Frederi Radi. Sipas policisë ai u qëllua me plumb në kokë teksa po flinte. Shkak dyshohet të jetë një sherr me bashkëfshatarët e tij për kullotat, të cilat ai shkonte dhe i ruante çdo verë. Krimi trondit sërish vendin kësaj radhe në Memaliaj, ku 72 vjeçari, Faik Ajdini gjendet i vdekur në një përrua. Ai është qëlluar me mjet prerës dy herë në kokë dhe në qafë, më pas është hedhur në përrua. /ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Vrasja në Velipojë, xhaxhai i vëllezërve Frroku: Prokurorët po e bëjnë rrush e kumbulla këtë vend, nuk i dorëzohet njeri këtij shteti

KRIMI godet vendin! 6 viktima dhe 1 i plagosur brenda 24-orësh, vrasja e
Zef Frroku

SHKODËR- Zef Frroku, xhaxhai i dy vëllezërve Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli në Velipojë që vranë Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi ka treguar zanafillën e konfliktit.

Duke folur për mediat, ai ka deklaruar se viktimat dhe nipërat e tij janë konfliktuar dy javë më para para hotelit. Xhaxhai i autorëve hedh akuza në drejtim të prokurorisë, që sipas tij e liroi nga burgu Ishmin, edhe pse ai kishte kanosur me armë më herët punonjësit e hotelit. Në deklaratën e tij për mediat, Frroku shprehet se nipërit e tij kanë punuar me ndershmëri që prej vitit 1994 me hotelin në Velipojë, dhe të gjithë punën e tyre kanë arritur që ta ngrejnë me mund.

Zef Frroku la të kuptohet se nipërit e tij nuk do të dorëzohen, pasi sipas tij nuk kanë besim te drejtësia.

“Unë kam qenë në Bushat dhe nuk e di mirë këtë histori. Vetëm di se para dy javësh kanë ardhur dhe janë konfliktuar para hotelit të vëllait tim. Ai zotni ka nxjerrë armën, shteti e mori e çoi në burg dhe e liroi për dy ditë. Mbrëmë kanë ardhur, se nga kanë ardhur ne nuk e dimë. Rrezik për ne dhe rrezik për ata. Ai prokuror dhe gjykatës që i ka liruar nuk i ka bërë mirë as shtetit, as familjes dhe as ne.

Nuk e di se ku ndodhen dhe nuk kemi komunikim me ta. Policisë së Shtetit është vështirë me ju dorëzu kush. Këtyre prokurorëve është vështirë ti dorëzohet kush. Këta po bëjnë  rrush e kumbulla këtë vend. Janë duke marrë në qafë njerëzit e ndershëm dhe favorizojnë kriminelet.

Duam vetëm drejtësi, nuk kërkojmë asgjë prej shtetit, vetëm drejtësi. Policia ka bërë punën e vet, i ka arrestuar, prokurorët i kanë liruar”, tha xhaxhai i autorëve.

Ishte ora 21:00 e mbrëmjes së djeshme kur një konflikt banal i nisur rreth 2 muaj më parë degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit. Viktimë nga breshëria e plumbave mbetën Arsid Hoxha, 22 vjeç edhe Ersild Ishmi, 33 vjeç. Ndërsa autorë të dyshuar të kësaj vrasjeje të dyfishtë janë dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Ata ndodhen aktualisht në arrati.

Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj tha në një deklaratë për mediat se shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një debat i ndodhur në fund të muajit Qershor në hotelin e vëllezërve Frroku, mes kamarierit dhe kuzhinierit. /ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

U ekzekutua nga dritarja e banesës teksa flinte, ky është 68-vjeçari që u gjet i vdekur nga vajza e tij

KRIMI godet vendin! 6 viktima dhe 1 i plagosur brenda 24-orësh, vrasja e
Frederik Radi

MIRDITË- Ditën e sotme një tjetër ngjarje e rëndë kriminale u raportua në Mirditë. Frederik Radi u gjet i vrarë nga vajza e tij. 68-vjeçari në foto raportohet se është qëlluar me armë nga dritarja e banesës së tij teksa po flinte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lajthizë, ku viktima po kalonte muajt e verës. Ishte familja që ngriti alarmin për zhduken e tij pasi nuk kishin komunikuar me të prej dy ditësh.

KRIMI godet vendin! 6 viktima dhe 1 i plagosur brenda 24-orësh, vrasja e

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se policia ka shoqëruar disa banorë të zonës, për t’i pyetur nëse kanë dijeni për ngjarjen e rëndë. Nuk dihet nëse familja e viktimës ka pasur më herët konflikte që të mund të kenë çuar në këtë krim të rëndë. /ZËRI

9 MUAJ ME PARE

FOTOT- Kush është gruaja që u var nga burri në Tiranë, letra: Më falni që nuk hoqa dorë nga veset, në kartë kam para për borxhet

KRIMI godet vendin! 6 viktima dhe 1 i plagosur brenda 24-orësh, vrasja e
Mesuesi dhe gruaja e tij, te dy viktima

TIRANË- Vijon të jetë e rrethuar me mister ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku mësuesi amerikan Matthew Janes Wertz, 53-vjeç vari me litar gruan e tij, shtetasen Saragih Indah Lilis Sartika me origjinë indoneziane, goditi me shkop bejsbolli dy qentë, dhe më pas i dha fund edhe jetës së tij. Ngjarja e cila u raportua fillimisht vetëm si vetëvrasje nga policia e Tiranës, është zbardhur përmes disa dorëshkrimeve që autorit i janë gjetur në banesë, por edhe në shkollën ku ai punonte prej vitesh si mësues.

Burime i thanë ZËRI-t se në letrën që ka lënë pas 53-vjeçari amerikan, ai i kërkonte falje babait të tij, ndërsa shprehej se po merrte me vete dhe njerëzit e tij më të dashur. “Më falni për veprimin ekstrem. Jam i paburrë dhe nuk ia dola dot që të hiqja dorë nga veset. Me vete po marr personat e mi më të dashur, në kartë kam para për të shlyer borxhet”, është shkruajtur mes të tjerave në letrën e lamtumirës.

Zyrtararisht nga Policia e Tiranës është bërë me dije se krimi ka ndodhur të hënën në banesën e tyre në Laprakë. Pedagogu amerikan ka mbytur me litar gruan e tij Saragih Indah Lilis Sartika me origjinë indoneziane, dhe më pas me një shkop bejsbolli ka goditur 2 qentë e tyre duke i lënë të vrarë. Trupin e pajetë të gruas dhe 2 qentë e ngordhur i kishte mbuluar me rroba.

Më pas, 53-vjeçari amerikan që punonte si mesues në një shkollë private në Tiranë, vari veten me litar. Sipas burimeve, ka qënë drejtori i shkollës i cili ka lajmëruar policinë pasi ka vënë re mungesën e tij në shkollën ku ishte i punësuar.

Përpos letrës të lënë nga vetë autori, policia ka sekuestruar edhe dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz, dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim, një celular; katër kompjutera laptop, një shkop bejzbolli, një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja, një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të 53-vjeçarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë./ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e kunetërve në Velipojë, Policia arreston dy punonjës të hotelit "Holiday", njëri prej tyre u plagos në këmbë

KRIMI godet vendin! 6 viktima dhe 1 i plagosur brenda 24-orësh, vrasja e
Pamje nga vendi i ngjarjes

VELIPOJË- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, që dyshohet se janë bashkëpunëtor në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku humbën jetën dy të rinj, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.

Mësohet se të dy personat e arrestuar kanë qenë punonjës në hotelin ‘Holiday’, në pronësi të familjes Frroku. Personat e arrestuar janë Mario Pali dhe Zyber Zagrad.

Ky i fundit bëjnë me dije burimet, u plagos mbrëmjen e kaluar me një plumb në këmbë. Të dy janë përfshirë në përplasjen fizike që përfundoi me dy viktima.

Ishte ora 21:00 e mbrëmjes së djeshme kur një konflikt banal i nisur rreth 2 muaj më parë degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit. Viktimë nga breshëria e plumbave mbetën Arsid Hoxha, 22 vjeç edhe Ersild Ishmi, 33 vjeç. Ndërsa autorë të dyshuar të kësaj vrasjeje të dyfishtë janë dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Ata ndodhen aktualisht në arrati.

Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj tha në një deklaratë për mediat se shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një debat i ndodhur në fund të muajit Qershor në hotelin e vëllezërve Frroku, mes kamarierit dhe kuzhinierit. /ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e dyfishtë në Velipojë mund të ishte parandaluar, njëri prej viktimave ishte lënë i lirë pas kanosjes me armë në hotel

KRIMI godet vendin! 6 viktima dhe 1 i plagosur brenda 24-orësh, vrasja e
Hoteli ku ka ndodhur konflikti

VELIPOJË- Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë, me dy viktima, ka qenë një krim i paralajmëruar, pasi ka qenë vazhdim i një konflikti që kishte nisur që në muajin Qershor. Burime bëjnë me dije se njëri prej viktimave, Ersild Ishmi, në muajin Qershor, ka shkuar në hotelin “Holiday”, në pronësi të vëllezërve Eduart dhe Gëzim Frroku, dhe ka kërcënuar me armë kuzhinierin e këtij biznesi.

Shkak për këtë ishte bërë konflikti që kuzhinieri kishte pasur me një prej punonjësve të tjerë në hotel, i afërm i Ishmit. Ngjarja ka ndodhur në datën 28 Qershor, ndërkohë që Ishmi do të arrestohet nga policia rreth dy javë më vonë, për t’u lënë më pas i lirë nga ana e gjykatës, edhe pse akuzohej për kanosje.

“Kanosi me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit gjatë një konflikti të çastit. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim një 33-vjeçar si autor të dyshuar. 33-vjeçari kur konstatoi se po vinin shërbimet e Policisë hodhi armën e zjarrit dhe u largua me shpejtësi ku vijon puna për kapjen e tij.Sot me date 14.07.2024 Nga shërbimet operacionale Shkoder u kap dhe shoqërua shtetasi në kërkim Ersild Ishmi, dtl.20.09.1991, banues në Shkodër”, njoftonte Policia e Shkodrës, por në një vendim të dyshimtë Gjykata e Shkodrës e kishte lënë të lirë Ishmin.

Duke përfituar nga liria, mbrëmjen e së hënës, Ishmi së bashku me kunatin e tij Arsid Hoxha, ka shkuar sërish në hotelin Velipoja, ku është përballur me dy pronarët, të cilët pas konfliktit fizik, kanë qëlluar me armë, duke lënë të vdekur dy të rinjtë.

Eduart dhe Gëzim Frroku pas vrasjes së dyfishtë kanë mundur që të arratisen nga vendngjarja, ndërsa Ishmi dhe Hoxha nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë plagëve të marra./ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

FOTO/ “Më fal baba”, kush është mësuesi që vrau gruan, qentë dhe veten! Policia sekuestron dorëshkrimet e tij

KRIMI godet vendin! 6 viktima dhe 1 i plagosur brenda 24-orësh, vrasja e
Matthew Janes Wertz

TIRANË- Personi që shihni në foto është shtetasi amerikan Matthew Janes Wertz, i cili kreu ditën e djeshme një krim makabër, duke varur me litar gruan e tij, vrarë me shkop bejsbolli dy qentë e familjes, dhe më pas i dha fund jetës. Ai punonte si mësues në shkollën private ‘Albanian College Tirana’, drejtuesi i të cilës kishte dhënë alarmin në polici, për shkak se shtetasi amerikan nuk ishte paraqitur në punë, si dhe nuk i përgjigjej telefonatave të stafit.

Policia njofton zyrtarisht se më një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen), të cilët dyshohet se janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli).

Autori i dyshuar Matthew Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë.

Policia ka sekuestruar provat në banesën me qera që çifti kishte marrë si dhe dorëshkrime të autorit, që u gjetën qoftë në shtëpinë ku ndodhi krimi makabër, qoftë në shkollën ku ai punonte si mësues. Po ashtu janë sekuestruar dhe aparate celularë, si dhe katër laptopë që ishin në përdorim nga viktima.

Sendet e sekuestruara:

- litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;
- një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;
- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz;
- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;
- një telefon celular;
- katër kompjutera laptop;
- një shkop bejzbolli;
- një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;
- një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Matthew Janes Wertz.

Para se të kryente vetëvrasje burri ka shkruar një letër drejtuar të atit ku i rrëfen krimin. 

"Baba më fal, nuk ja dal dot. Më fal për çfarë bëra ishte më e fortë se unë. Më fal për çfarë bëra..."-shkruhet në letër. Ndërkohë trupat e viktimave pritet që t’i nënshtrohet autopsisë gjatë ditës së sotme, për shkaqet e vdekjes. /ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Krimi shpërthen në çdo qytet! Ekzekutohet nga dritarja e banesës teksa flinte 68-vjeçari në Mirditë

KRIMI godet vendin! 6 viktima dhe 1 i plagosur brenda 24-orësh, vrasja e
Foto ilustruese

MIRDITË- Një 68-vjeçar, i identifikuar si Frederik Radi, është ekzekutuar me armë zjarri në Mirditë, ndërsa është qëlluar teksa flinte nga dritarja e banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lajthizë, ku viktima kalonte muajt e verës, ndërsa ishte familja që kishte ngritur alarmin, pasi prej dy ditësh nuk kishte mundur që të komunikonte me të. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se policia ka shoqëruar disa banorë të zonës, për t’i pyetur nëse kanë dijeni për ngjarjen e rëndë. Nuk dihet nëse familja e viktimës ka pasur më herët konflikte që të mund të kenë çuar në këtë krim të rëndë.  

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.08.2024, shtetasja L. R. ka njoftuar Policinë se ka gjetur të pajetë babanë e saj, shtetasin F. R., 68 vjeç, në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, njesia administrative Orosh, ku 68-vjeçari kalonte muajt e verës. Prej 2 ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa shtetas, banorë të këtij fshati.

Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e rastit si dhe për të zbardhur rrethanat. /ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, zanafilla e konfliktit mes njërit prej viktimave dhe vëllezërve Frroku, pronar të hotelit ‘Holiday’

KRIMI godet vendin! 6 viktima dhe 1 i plagosur brenda 24-orësh, vrasja e
Drejtori i policise se shkodres duke folur nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku dy vëllezër, pronar të një hoteli, iu morën jetën dy të rinjve. Viktima të shtënave me armë mbetën shtetasit mbetën Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç, të cilët kishin lidhje familjare mes tyre. Autorët e masakrës së rëndë janë vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku, të cilët pas krimit të rëndë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ata janë pronar të hoteli “Holiday” në Velipojë, dhye ngjarja ka qenë vazhdim i një konflikti të nisur që në muajin Qershor, mes njërit prej viktimave, shtetasit Ersild Ishmi dhe kuzhinierit të hotelit në pronësi të vëllezërve Frroku. Drejtori i policisë Shkodër, Edmond Sulaj ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë, ndërsa viktimat morën nga 2 dhe 3 plumba, dhe humbën jetën disa minuta pas plagosjes në spitalin e Shkodrës.

Sulaj: Jemi njoftuar që rreth orës 21:00 të mbrëmjes në qytetin e Velipojës ka ndodhur një konflikt me armë zjarri. Si pasojë janë plagosur dhe më pas kanë gjetur vdekjen në spital shtetasit Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç. Mendohet që shkak i këtij konflikti është një debat midis dy viktimave dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku. Shkak i këtij konflikti ka qenë një debat i ndodhur në datën 28 qershor të këtij viti mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij lokali. Aktualisht policia është angazhuar maksimalisht për dokumentimin e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe shoqërimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar si dhe personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

33-vjeçari Ersild Ishmi rezulton se më 30 qershor 2024 ka kanosur me armë kuzhinierin e një lokali në Velipojë. Kjo pasi kuzhinieri, kishte një konflikt me kushëririn e 33-vjeçarit. Ishmi, pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u largua me shpejtësi, ndërsa policia iu vu në ndjekje. Ai u arrestua më 14 korrik dhe aktualisht ndodhej në “arrest shtëpie”. Masë të cilën duket se e ka thyer mbrëmjen e djeshme, dhe së bashku me kunatin e tij, ka shkuar për t’u sqaruar pranë hotelit të vëllezërve Frroku, ku e pritën me breshëri plumbash, duke shkaktuar tragjedinë e dyfishtë. /ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Vrau gruan, qëlloi me shkop bejsbolli qentë, dhe i dha fund jetës/ Detaje nga thrilleri në banesën e mësuesit amerikan në Tiranë

KRIMI godet vendin! 6 viktima dhe 1 i plagosur brenda 24-orësh, vrasja e
Pamje nga banesa

TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në kryeqytet, ku një shtetas amerikan, që punonte si mësues në Shqipëri, ka vrarë gruan e tij, dy qentë dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. 

Policia njofton zyrtarisht se më një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen), të cilët dyshohet se janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli).

Autori i dyshuar Matthew Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë.

Policia ka sekuestruar: 

- litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;
- një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;
- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz;
- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;
- një telefon celular;
- katër kompjutera laptop;
- një shkop bejzbolli;
- një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;
- një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Matthew Janes Wertz.

Para se të kryente vetëvrasje burri ka shkruar një letër drejtuar të atit ku i rrëfen krimin. 

"Baba më fal, nuk ja dal dot. Më fal për çfarë bëra ishte më e fortë se unë. Më fal për çfarë bëra..."-shkruhet në letër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të njoftimit të dhënë për gjetjen të vetëvarur në banesë të shtetasit amerikan Matthew Janes Wertz, i datëlindjes 11.03.1971, dhe në vijim të veprimeve hetimore, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen). Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli).

Të dy shtetasit e mësipërm janë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri dhe nga informacionet paraprake rezulton se janë bashkëshortë njëri me tjetrin. Shtetasi Matthew Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor tëJuridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë, kanë kryer të gjitha veprimet e domosdoshme procedurale s: këqyrjen e vendit të ngjarjes, pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, këqyrjen paraprake të kufomave në praninë e mjekut ligjor, këqyjen paraprake të kafshëve në praninë e një mjeku veteriner, sekuestrimin e provave materiale si;

- litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;

- një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;

- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz;

- dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;

- një telefon celular;

- katër kompjutera laptop;

- një shkop bejzbolli;

- një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;

- një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Matthew Janes Wertz.

Autopsia e kufomave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë.

Të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë për veprat penale, “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit” parashikuar nga neni 207/b i Kodit Penal./ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

Plagosi Lorenc Kostën, Policia ofron 10 mijë euro për kapjen e efektivit Goxhara: U qëllua me 6 plumba, ka plagë në bark dhe gjymtyrë

KRIMI godet vendin! 6 viktima dhe 1 i plagosur brenda 24-orësh, vrasja e
Erjon Goxhara dhe Lorenc Kosta

TIRANË- Mbrëmë pas mesnate, ku pati raportime se efektivi Erjon Goxhara ishte vetëdorëzuar, policia e Tiranës ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen që ndodhi mesditën e djeshme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për vendndodhjenj e Goxharës, ndërsa jep dhe detajet e plota të dinamikës së ngjarjes. 45-vjeçari Lorenc Kosta, është qëlluar 6 herë nga punonjësi i policisë, ndërsa ka marrë plagë në bark dhe në gjymtyrët e poshtme. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe o municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lidhur me ngjarjen e datës 19.08.2024, ku rreth orës orës 14:30, në rrugën “Tish Daija”, përballë me market “Xhangolli”, si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur shtetasi Lorenc Vasil Kosta, i datëlindjes 14.12.1979, lindur në Berat dhe banues në Tiranë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Agjensinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Drejtoria Rajonale Tiranë, pas kryerjes se veprimeve të thelluara hetimore dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur indentifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Erjon Goxhara, 46 vjeç, banues në Tiranë, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe o municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Nga terësia e veprimeve të thelluara hetimore e procedurale, si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë, pyetja e dëshmitareve okularë, ka rezultuar se me datë 19.08.2024, rreth orës 14:00, në rrugën “Tish Daija”, përballë me market “Xhangolli”, Tiranë, shtetasi Erjon Xhevdet Goxhara i datëlindjes 27.01.1978, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policisë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, jashtë shërbimit, për motive të dobëta ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Lorenc Vasil Kosta, i datëlindjes 14.12.1979, banues në Tiranë, me arsim të lartë, i cili si pasojë e të shtënave ka marrë disa plagë në trup (bark dhe gjymtyrët e poshtme).

Menjëherë pas ngjarjes i dëmtuari Lorenc Kosta, është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekve, ndërsa autori i dyshuar Erjon Goxhara është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i’u shmangur ndjekjes policore.

Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 (gjashtë) gëzhoja kalibër 9 mm, 1 (një) predhë me ngjyrë bronxi e deformuar, një këmishë predhe me ngjyrë bronxi, 3 rripa pantallonash të ndotur me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut, etj.

Lidhur më këtë ngjarje, janë sekuestruar dhe këqyrur pamjet filmike, të administruar nga disa subjekte private në vendin e ngjarjes, janë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat të hetimit, disa shtetas, dëshmitar okularë, dhe familjarë të autorit të dyshuar, të cilët kanë dhënë shpjegime mbi konfliktin mes të dëmtuarit dhe të dyshuarit, janë këqyrur të dhënat/komunikimet elektronike etj.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë ligjor, me prova, të kësaj ngjarje kriminale, lokalizimin dhe kapjen e autorit Erjon Goxhara, i cili është shpallur në kërkim.

Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të mbështetur nga Forcat Speciale RENEA, Forcat e Sigurisë Kombëtare janë angazhuar në një operacion të gjërë kërkimi, lokalizimi dhe kapjen e personit të kërkuar, kryesisht në përiferi të Tiranës ku dyshohet se autori është larguar pas ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për cilindo që jep informacion të saktë për vendodhjen e personit të kërkuar Erjon Goxhara, vë në dispozicion si shpërblim shumën prej 10.000 euro, si dhe numrin kontaktit celular 0694111546, duke siguruar anonimatin e plotë.

Erjon Goxhara ka qëlloi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta, i cili dyshohet se i ka ngacmuar partneren efektivit të policisë. Goxhara më herët ka qenë komandant i repartit Shqiponja, ndërsa aktualisht punonte si punonjës i policisë kufitare. Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, Goxhara ka qëlluar me breshëri arme, ndërsa plumbat e kanë kapur Kostën në zonën e këmbëvve. Ai ka humbur sasi të madhe gjaku, ndërsa ndihma i është dhënë nga kalimtarët e rastit./ ZËRI

9 MUAJ ME PARE

DINAMIKA e vrasjes në Velipojë! Dy vëllezërit pronarë të një hoteli u konfliktuan me viktimat dy muaj më parë

KRIMI godet vendin! 6 viktima dhe 1 i plagosur brenda 24-orësh, vrasja e
PAMJE NGA VENDNGJARJA

VELIPOJË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Velipojë, ky dy vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku qëlluan për vdekje me armë zjarri shtetasit, Erild Ishmi 33-vjeç dhe Arsid Hoxha , 22-vjeç. Drejtori i DVP Shkodër, Edmond Sulaj deklaroi se dy vëllezërit pronarë të një hoteli në Velipojë janë konfliktuar dy muaj më parë me viktimat.

''Mendohet se shkak i këtij konflikti është një debat midis dy viktimave dhe pronarëve të hotel ''Lakaj''. Shkak i këtij konflikti ka qenë një debat i ndodhur me datë 28 qershor të këtij viti mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij lokali'', tha Sulaj. 

Fillimisht autorët më 28 qershor kanë debatuar me kamarierin dhe kuzhinierin e hotelit të tyre, pas këtij debati një prej viktimave, Erild Ishmi, i cili kishte lidhje miqësore me kamarierin dhe kuzhinierin ka nisur debatin me dy vëllezërit. Po atë ditë, si pasojë e këtij konflikti, policia ka kapur dhe arrestuar Erild Ishmi, të cilin gjykata e la në masën “arrest shtëpie”, masë e cila ishte në fuqi deri natën e sotme kur ndodhi ngjarja./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Masakra e të Hënës/ Përgjaket Velipoja, dy të ekzekutuar! Vrasje edhe në Tiranë, burri shuan familjen (Zhvillimet)

 

Poll

MOS HUMB