LIVE UPDATES

Inc. i Elbasanit/ SPAK merr të pandehur Ahmetajn, Zoton&Mërtirin. Fletëthirrje për ish-gruan

➤SPAK ka mbyllur sot hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, duke e cilësuar si të pandehur për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. ➤Ahmetaj është nën hetim për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie. ➤Në SPAK gjithashtu do të thirret si dëshmitare edhe ish-bashkëshortja e tij, Albina Mançka. ➤Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, të cilët po ashtu nuk janë vënë në prangat e policisë, lidhur me fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit. ➤Akuzat do të komunikohen nga SPAK javën e ardhshme. ➤Kjo është hera e dytë që SPAK ka marrë të pandehur në mungesë ish zvkryeminstrin Arben Ahmetaj, pas privatizimit të ish-ndërmarrjes shtetërore fabrikës “Buka.sha” në tetor 2023.

3 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Jo vetëm ish-zv.kryeministrit! Thirret në SPAK edhe ish-gruaja e Arben Ahmetajt

Inc. i Elbasanit/ SPAK merr të pandehur Ahmetajn, Zoton&Mërtirin.
Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka

TIRANË- SPAK ka mbyllur sot hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, duke e cilësuar si të pandehur për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Por nuk është i vetëm në këtë proces. Bashkë me të, do të ftohet për të dëshmuar edhe ish-bashkëshortja e tij, Albina Mançka. Avokati i saj Ermir Beta tha për "News 24" se pritet të mësojë për statusin penal të të mbrojturës prej tij, nëse është ngritur ose jo akuzë zyrtare.

Ahmetaj është nën hetim për veprat penale “pastrim parash”, korrupsion në 6 raste, por edhe “fshehje pasurie”. Për çështjen, sot ishin të ftuar edhe avokatët e tij, por nuk mundën që të firmosnin përfundimin e hetimeve. Ata u njoftuan se do të shkonin sërish javën e ardhshme, pasi sot nuk mundeshin për arsye teknike, por nuk dhanë shumë detaje.

Ishte avokati i Klodian Zotos, Ardian Leka, ai që sqaroi se SPAK e ka shtyrë për javën e ardhshme komunikimin e akuzave./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dosja e inceneratorëve/ SPAK merr të pandehur dhe ish-gruan e Arben Ahmetajt

Inc. i Elbasanit/ SPAK merr të pandehur Ahmetajn, Zoton&Mërtirin.
Albina Macka dhe Arben Ahmetaj

TIRANË- SPAK ka marrë të pandehur edhe ish-bashkëshorten e Arben Ahmetaj, Albina Maçka, të cilës pritet që t’i komunikohen zyrtarisht akuzat në seancën e datës 26 Mars.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se pëe Maçkën ka pasur një fletëthirrje për t’u paraqitur në GJKKO, ditën e sotme, ndërsa seanca u shty për në datën 26 Mars.

Ende nuk dihet se çfarë akuze do t’i komunikohet zyrtarisht Maçkën, teksa emri i saj zë vend të konsiderueshëm në dosjen hetimore të SPAK, sa i takon pasurisë, tjetërsimit të pronave apo faturave të majme të pajustifikuara për investime në apartamente dhe vilën në Palasë.

Ndërkohë që Ahmetaj ndodhet në Zvicër, së bashku me partneren aktuale dhe vajzën e mitur, nuk dihet nëse Maçka aktualisht është apo jo në Shqipëri./ZËRI 

1 VITE ME PARE

SPAK merr të pandehur Arben Ahmetajn, 3 akuzat që rëndojnë për ish-numrin 2 të qeverisë

Inc. i Elbasanit/ SPAK merr të pandehur Ahmetajn, Zoton&Mërtirin.
Arben Ahmetaj

TIRANË- SPAK ka marrë të pandehur ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit. Arben Ahmetaj është vënë nën akuzë për pastrim parash dhe fshehje pasurie, si dhe për 6 raste korrupsioni.

Sipas prokurorisë së posaçme, Ahmetaj ka përfituar rryshfet nga bosët e inceneratorëve, si pasuri të paluajtshme si dhe në formën e dhuratave apo pagesës së udhëtimeve.

Po ashtu SPAK ka marrë të pandehur edhe Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, të cilët po ashtu nuk janë vënë në prangat e policisë. 

NJOFTIMI I  PROKURORISË: 

Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave ndaj Arben Ahametajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirin, lidhur fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit. Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1 për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie.

Gjatë hetimeve pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve, u ngritën 3 akuza teksa u shpall në kërkim ndërkombëtar. Lidhur procedimin e parë për grupin e zyrtarëve mes të cilëve edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, GJKKO ka përfunduar gjykimin duke dhënë edhe dënimet përkatëse.

Tashmë dosja pritet t’i kalojë Gjykatës së Posaçme, ndërsa vetë Ahmetaj ndodhet në Zvicër, ku ka nisur dhe procedurat për marrjen e azilit. Më herët po për inceneratorin e Elbasanit janë dënuar disa persona, përfshirë dhe ish- ministrin e mjedisit Lefter Koka.

Lista e plotë e të dënuarve për inceneratorion e Elbasanit:

Lefter Koka, i pafajshëm për veprën “shpërdorim i detyrës”, fajtor për veprat penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim. Dënohet me 8 vite e 6 muaj, në aplikim të gjykimit të shkurtuar rezulton në 5 vite e tetë muaj.

Pëllumb Abeshi, fajtor për veprën “shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, dënohet me 4 vite burg, me uljen e 1/3 dënohet me 2 vite e 8 muaj burg.

Bardhul Çabiri, dënohet me 2 vite burg për veprën “shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim. Sipas vendimit të GJKKO-së, ai është liruar nga burgu, vetëm nëse nuk vuan ndonjë vepër tjetër.

Mirel Mërtiri u deklarua fajtor për veprën “korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim. U dënua me 10 vite burg, por me gjykimin e shkurtuar 6 vite e 8 muaj.

Stela Gugallja u deklarua fajtore për veprën “korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim. U dënua me 7 vite burgim, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar ajo dënohet me 4 vite e 8 muaj burg.

Klodian Zoto u deklarua fajtor për veprën “korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim. Në total u dënua me 10 vite, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.

Serafin Papa dënohet 2 vite burg, por me gjykimin e shkurtuar shkon në 1 vit e katër muaj burg për veprën “shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, sipas GJKKO-së, në bazë të nenit 261/1  dhe 389 të K.Pr. Penale caktohet shuarja e veprës penale.

Jonida Zeqo dënohet me 4 vite burg, për veprën penale “shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, por me gjykimin e shkurtuar i mbetet 2 vite e 8 muaj. Të dënuarës do t’i mbahet në konsideratë edhe koha e vuajtur me “masën arrest në shtëpi”. Zeqos i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Më herët, SPAK e ka marrë të pandehur Ahmetajn dhe për dosjen e privatizimit të ish-shoqërisë Buka. Për këtë dosje, GJKKO vendosi pezullimin e procesit për një vit, për shkak se Ahmetaj ndodhet në mungesë.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB