Navalny përcillet për në banesën e fundit, pranga protestuesve, dedikimi prekës i Yulia: Nuk di si do jetoj pa ty

RUSI- Është përcjellë për në banesën e fundit lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, në Maryino perfieri të Moskës. Mijëra mbështetës shoqëruan arkivolin për në varrezat e Borisovsky rreth orës 16:00 teksa në sfond po luhej kënga "My Way" e këngëtarit amerikan Frank Sinatra, e preferuara e Navalny. Sakaq policia ka nisur arrestimet e para të mbështetsve që marshuan dhe thërrisnin parulla kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe luftës së tij në Ukrainë.
As expected. The first arrests of people ëho ëere shouting chants against the ëar and Putin. pic.tëitter.com/YLZHPy009m
— NOELREPORTS ???????? ???????? (@NOELreports) March 1, 2024
Në pamundësi për të ndjekur nga afër ceremoninë e varrimit të bashkëshortit të saj, Yulia Navalnya në një postim në rrjete sociale i jep lamtumirën e fundit liderit rus me një dedikim prekës.
"Për dashurinë, që më mbështet gjithmonë, që më bën të qesh edhe nga burgu, që gjithmonë mendoj për mua. Nuk di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të të bëj të lumtur për mua dhe krenare për mua. nuk e di nese mundem apo nuk mundem por do të perpiqem jam e sigurt që do takohemi një ditë kam kaq shumë histori të patreguara për ty dhe kam kaq shumë këngë të ruajtura për ty në telefonin tim që doja shumë të të lija t'i degjoje. Dhe shumë doja të të shikoja t'i dëgjoje, buzëqesh dhe më pas më përqafoje. Do të dua përgjithmonë. Pusho në paqe”, ka shkruar Yulia Navalny.
View this post on Instagram
Alexei Navalny vdiq në burg më 16 shkurt, dhe Shërbimi Federal i Ndëshkimit për Distriktin Yamalo-Nenets, ku ai ishte i burgosur, deklaroi se Navalny u ndje mirë pas një shëtitje në mëngjes dhe humbi vetëdijen. Navalny ishte dënuar me 30 vite burg pasi njihej si një kritik i ashpër i Kremlinit./ZËRI
I mbushur me trëndafila dhe arkëmort të zbuluar, FOTOJA e fundit e Navalnay

RUSI- Një foto është publikuar nga funerali i Navalnit, ku trupi i tij shihet i shtrirë në një arkivol. Gjatë ceremonisë shihet se trupi i tij është mbuluar me lule, ndërsa fytyra e tij është lënë e pambuluar.

Ceremonia mortore ka mbaruar dhe kortezhi është larguar nga Kisha e Ikonës së Nënës së Zotit ‘Shuar hidhërimet e mia’. Trupi i Alexey Navalny ka mbërritur në varrezat e Borisovsky në Moskë. Nën forca të shtuara të sigurisë, mbështetësit e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny formuan radhë të gjata pranë kishës në Moskë përpara funeralit të tij. Njerëzit thërrisnin "Navalny" ndërsa arkivoli i tij u mor nga një makinë e zezë pas mbërritjes në Kishën e Ikonës së Nënës së Zotit.
Ndërkohë që kambanat e kishës binin, qytetarët e mbledhur për t’i dhënë Navalnys lamtumirën e fundit, brohorisnin: Ai nuk kishte frikë, as ne nuk kemi”, “Faleminderit Alexei!”.
Varreza është rreth 2.5 kilometra (1.5 milje) nga kisha ku u bë funerali. /ZËRI
Moska “blindohet” për funeralin e Navalnyt, Kremlini mesazh për qytetarët

RUSI- Alexei Navalny, lideri i opozitës ruse, do të përcillet sot në banesën e tij të fundit, pasi humbi jetën në burg. Më shumë se 1000 njerëz ishin mbledhur pranë Kishës së Ikonës së Nënës së Zotit në Moskë për t'i dhënë lamtumirën. The Guardian raporton se në kishën ku po kryhet ceremonia mortore, por edhe në segmentet drejt varrezave ku do të prehet në Moskë, ka një prani tepër të madhe të forcave të policisë.
Ndërkohë Kremlini tha se çdo tubim i paligjshëm në mbështetje të liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny , i cili do të varroset të premten në Moskë , do të shkel ligjin, raporton Reuters. Në një telefonatë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të jepte ndonjë vlerësim për Navalny si një figurë politike dhe tha se nuk kishte asgjë për t'i thënë familjes së Navalny.
“Vetëm një kujtesë se ne kemi një ligj që duhet ndjekur. Çdo tubim i paautorizuar do të jetë në kundërshtim me ligjin dhe ata që marrin pjesë në to do të mbahen përgjegjës përsëri, në përputhje me ligjin aktual”, tha Peskov.
Funerali do të kryhet në varrezat e Borisovskoye aty pranë në orën 16:00. Shërbimi i varrimit do të transmetohet gjithashtu në internet në kanalin e Navalny në YouTube. Navalny vdiq më 16 shkurt në burgun rus brenda Rrethit Arktik. Ai ishte burgosur për tre vjet me akuza të sajuara. Ekipi i tij, i cili ka inkurajuar njerëzit të marrin pjesë, ndau një hartë të itinerarit midis dy vendeve./ZËRI
Sot i jepet lamtumira e fundit Alexei Navalny

RUSI- Të afërmit dhe mbështetësit e Alexei Navalny po i japin lamtumirën e fundit liderit të opozitës në një funeral që nisi të premten në Moskë, pas një beteje me autoritetet për tërheqjen e trupit të tij pas vdekjes ende të pashpjegueshme në një koloni penale të Arktikut.
Familjarët nuk kanë mundur të gjejnë një makinë për ta çuar trupin në kishë. Gjithashtu mbështetësit e tij thonë se disa kisha në Moskë refuzuan të kryenin shërbimin përpara se ekipi i Navalny të merrte lejen nga njëra në lagjen Maryino të kryeqytetit, ku ai dikur jetonte para helmimit të tij në vitin 2020, kurimit në Gjermani dhe arrestimit të mëvonshëm në kthimin e tij në Rusi, shkruan France24.
Funerali do të mbahet sot në periferi të Moskës, dy javë pasi ai vdiq në një burg Arktik. Të mërkurën, ekipi njoftoi se shërbimi përkujtimor do të mbahej në orën 14:00 me orën e Moskës (11:00 GMT) në Kishën e Ikonës së Zojës, të shuaj dhimbjet e mia, në Maryino.
Varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Borisovskoye aty pranë në orën 16:00. Shërbimi i varrimit do të transmetohet gjithashtu në internet në kanalin e Navalny në YouTube. Navalny vdiq më 16 shkurt në burgun rus brenda Rrethit Arktik. Ai ishte burgosur për tre vjet me akuza të sajuara. Ekipi i tij, i cili ka inkurajuar njerëzit të marrin pjesë, ndau një hartë të itinerarit midis dy vendeve.
Lideri i opozitës ruse dhe kritiku më i madh i Vladimir Putin, vdiq papritur në një burg të Arktikut në fillim të këtij muaji. Për vite me radhë, ai ishte kritiku më i madh i presidentit rus Vladimir Putin.
Ekipi i kritikut të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, pretendon se ka parë certifikatën e tij të vdekjes. Sipas tyre, shkaku i vdekjes është renditur si “shkaqe natyrore”, ndërsa ata kanë hedhur vazhdimisht akuza për dhunë dhe torturë. Gruaja e tij, Yulia Navalny, ka thënë se beson se burri i saj ishte helmuar me Novichok. Raportet për mavijosje në trupin e tij gjithashtu mbeten të pakonfirmuara, ndërsa trupi iu dorëzua familjes disa ditë pas vdekjes.
/ZËRI