DINAMIKA e vrasjes në Velipojë! Dy vëllezërit pronarë të një hoteli u konfliktuan me viktimat dy muaj më parë

VELIPOJË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Velipojë, ky dy vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku qëlluan për vdekje me armë zjarri shtetasit, Erild Ishmi 33-vjeç dhe Arsid Hoxha , 22-vjeç. Drejtori i DVP Shkodër, Edmond Sulaj deklaroi se dy vëllezërit pronarë të një hoteli në Velipojë janë konfliktuar dy muaj më parë me viktimat.
''Mendohet se shkak i këtij konflikti është një debat midis dy viktimave dhe pronarëve të hotel ''Lakaj''. Shkak i këtij konflikti ka qenë një debat i ndodhur me datë 28 qershor të këtij viti mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij lokali'', tha Sulaj.
Fillimisht autorët më 28 qershor kanë debatuar me kamarierin dhe kuzhinierin e hotelit të tyre, pas këtij debati një prej viktimave, Erild Ishmi, i cili kishte lidhje miqësore me kamarierin dhe kuzhinierin ka nisur debatin me dy vëllezërit. Po atë ditë, si pasojë e këtij konflikti, policia ka kapur dhe arrestuar Erild Ishmi, të cilin gjykata e la në masën “arrest shtëpie”, masë e cila ishte në fuqi deri natën e sotme kur ndodhi ngjarja./ZËRI
Zbardhen emrat e vëllezërve autorë të krimit të dyfishtë në Velipojë

VELIPOJË- Vëllezërit Gëzim dhe Eduart Frroku janë autorët e ngjarej së ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë ku të vrarë mbetën Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm po në Velipojë ku njëri prej viktimave, Ersild Hoxha kanosi me armë zjarri një kuzhinier të një hoteli në pronësi të vëllezërve. /ZËRI
POLICIA E NJOFTOI SI VETËVRASJE/ Si u zbulua krimi makabër i profesorit amerikan në Laprakë
TIRANË- Matthew James Wertz, profesor në një shkollë private në Tiranë, i lindur më 1971 i dha sot fund jetës së tij, pasi vrau fillimisht gruan e tij, Indah Lilis Sartika Saragih dhe mbyti 2 qentë që jetonin me ta. Krimi monstruoz është zbuluar disa orë pas gjetjes së trupit të pajetë të amerikanit në banesën e tyre në Laprakë. Pasi vrau gruan dhe dy qentë, ai i shkroi një letër babait ku e informonte për aktin makabër dhe më pas vrau veten. Ajo që është ende e paqartë është raportimi nga Policia, pasi në mesditë, PSH njoftoi se ishte gjetur Matthew i pajetë në banesë.
Njoftimi i Policisë në mesditë (19 gusht 2024)
Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë që kanë kaluar disa orë dhe ende nuk ka një njoftim të dytë se çfarë ndodhi në banesën e çiftit. Ajo që burimet e ZËRI deklarojnë është se Matthew ishte profesor në një shkollë private në një kryeqytet dhe në publik ishte një njeri i respektuar dhe çifti nuk reflektonte probleme. Ngjarja makabre u denoncua nga babai që u njoh me letrën e të birit dhe sinjalizoi Policinë, që më pas gjeti edhe trupin e Indah./ZËRI
THRILLER/ Amerikani vret gruan, veten dhe dy qentë! Letra shokuese për babain: Ishte më e fortë se unë!

TIRANË-Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën ku, një shtetas amerikan ka vrarë gruan e më pas dy qentë e tij dhe veten. Matthew James Wertz, 55 vjeç vrau fillimisht gruan e tij, Indah Lilis Sartika Saragih dhe mbyti 2 qentë që jetonin me ta. Fillimisht 55-vjeçari ka mbytuar gruan e tij dhe më pas ka vrarë me shkop bejsbolli dy qentë e tij. Para se të kryente vetëvrasje burri ka shkruar një letër drejtuar të atit ku i rrëfen krimin.
"Baba më fal, nuk ja dal dot. Më fal për çfarë bëra ishte më e fortë se unë. Më fal për çfarë bëra..."-shkruhet në letër.
Në njoftimin zyrtar të ardhur nga Policia e Tiranës, njoftohet vetëm vetëvrasja e 55-vjeçarit. Në lidhje me krimin nuk thuhet asgjë.
Njoftimi i Policisë në mesditë (19 gusht 2024)
Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë që kanë kaluar disa orë dhe ende nuk ka një njoftim të dytë se çfarë ndodhi në banesën e çiftit. ZËRI ka kontaktuar me Policinë e Tiranës por ende nuk ka një raportim të dytë në lidhje me ngjarjen./ZËRI
EMRAT- Vrasje e dyfishtë në Velipojë! Autorët dy vëllezër, shpallen në kërkim

VELIPOJË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Velipojë, ku dy persona kanë humbur jetën. Njëri Ardis Hoxha dhe tjetri Ersild Ishmi, punëtor i një prej hoteleve në zonë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusëve të Velipojës. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se viktimat u dërguan në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, por nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ata u qëlluan për vdekje nga 2 vëllezër dhe sipas policisë shkak për ngjarjen e rëndë qëndrojnë motivet e dobëta.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.
Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje./ZËRI