LIVE UPDATES

Mblidhet me dyer të mbyllura grupi i dialogut, Bylykbashi dhe Gjiknuri: Do të punohet për Reformën Zgjedhore

➤Është mbledhur diten e sotme nënkomisioni për Reformat në Kuvend, pas marrëveshjes mes PS-së dhe Rithemelimit. ➤PS përfaqësohet në këtë Komision nga Damin Gjiknuri, Toni Gogu dhe Blerina Gjylameti, ndërsa Rithemelimi nga Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe Dhurata Çupi. ➤Mbledhja e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa çështja e parë që pritet të diskutohet mes palëve është Reforma Zgjedhore.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Nis puna për "Reformat", Gjiknuri i vendosur: Do punohet për 'Zgjedhoren', amnistinë e kemi në Kuvend

Mblidhet me dyer të mbyllura grupi i dialogut, Bylykbashi dhe Gjiknuri: Do
Damian Gjiknuri

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri foli për ligjin e Reformës Zgjedhore dhe Amnistisë Penale pas mbledhjes së parë të të ashtuquajturit "grupi i dialogut", ku pjesë është edhe Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, Gjiknuri tha se projektligji për amnistinë ishte nëj çështje e tejkaluar që aktualisht po diskutohej mes krerëve të grupeve parlamentare, duke u ndalur më gjatë tek Reforma Zgjedhore. Sa i përket kësaj çështjeje të fundit, Gjiknuri tha se përveç "formacionit bazë" të grupit të punës, janë të mirëpritur edhe deputetë të tjerë që të japin mendimet e tyre, përfshirë edhe ata të grupimit të Lulzim Bashës. 

“Këtë vendimmarrje patëm sot, për të filluar modalitetin e punës për çuarjen përpara të procesit të mbetur të ligjit zgjedhor. Amnistia është gjë e tejkaluar tashmë, është në seancë, por nuk e diskutuam sot. Por besoj se edhe Amnistia do kalojë me konsensus,”- tha Gjiknuri ndër të tjera në fjalën e tij.

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Gjiknuri: Grupi i punës sot nisi punën për të punuar me konsensus për çështjet prioritare. Këtë vendimmarrje patëm sot. Pjesa tjetër do të jetë herë pas herë. Amnistia është në seancë. Nuk do të jetë pjesë e një grupi pune. Janë çështje që do t'ju informojmë në kohën e duhur. Thelbi janë çështje që kërkojnë shumicë të cilësuar. E rëndësishme është që amnistia të marrë votat e nevojshme. Aktualisht, janë kryetarët e grupeve parlamentare që po diskutojnë mbi diçka të tillë.

A do e bëni kodin zgjedhor, sipas dëshirës tuaj dhe të Oerd Bylykbashit?

Gjiknuri: Konsultimet nuk janë vrarë, mendimi nuk vritet opinioni konsiderohet. Nëse do gjendet dakordësi me faktorët politikë, në këtë grup pune janë të përfshirë edhe deputetë të tjerë që duan të marrin pjesë për të thënë mendimin e tyre.  Konsultimi nuk mund të vritet, është aty për të shkëmbyer mendim.

A dështoi Komisioni bipartizan për Reformën?

Gjiknuri: E mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë. Edhe grupi i Lulzim Bashës ka të drejtë që të marrë pjesë në këtë grup pune.

Mbledhjet do të jenë të mbylluara?

Gjiknuri: Do t'ja bëjmë me dije publikut, nuk ka asgjë sekret më në punimet e Kuvendit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Grupi i Dialogut, arrin 'frytin' e parë të punës, palët bien dakord të mblidhen... me dyer të mbyllura

Mblidhet me dyer të mbyllura grupi i dialogut, Bylykbashi dhe Gjiknuri: Do
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Është konstituuar këtë të enjte në Komisionin e Ligjeve Grupi i Dialogut, i përbërë nga 6 anëtarë, 3 nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Mbledhja e parë u zhvillua me dyer të mbyllura dhe për këtë kishin rënë dakord të dyja palët, ndërsa ky do të jetë dhe formati që me sa duket ky grup pune do të ndjekë gjatë javëve në vijim. Sipas Oerd Bylytkbashit kjo është vendosur në Konferencën e Kryetarëve dhe do të jetë si metodologji pune, por shtoi se “transparenca” nuk do të mungojë.

Oerd BylykbashiËshtë vendimi i Konferencës së Kryetarëve. Puna që do të bëjë ky grup dialogu do të jetë transparente. Do të ndjekim praktikat më të mira që kemi pasur deri më sot, e rëndësishme është të punohet, koha është e shkurtër.

I pyetur për Amnistinë dhe Reformën Zgjedhore, Bylykbashi u shpreh i hapur për bashkëpunim.

Oerd Bylykbashi: Në varësi të objektit të punës, ashtu do të ndiqen. Amnistia do të ndiqet e shkëputur nga Reforma Zgjedhore. Opozita e mbështet gjithmonë amnistinë, do të shohim për zgjedhje konkrete. PD ka bërë amnisti kur ka qenë në qeveri. Se çfarë, si dhe kur, do ta diskutojmë në mbledhje.

Partia Demokratike do të përfaqësohet në komision nga Oerd Bylykbashi dhe Dhurata ÇupiErisa Xhixho do të jetë nga radhët e Partisë së Lirisë. Çupi u shtua së fundmi në listë pas më herët Gazment Bardhi kishte lënë një vend bosh për një nga deputetët që mbështesin Lulzim Bashën, por nga pjesa tjetër e PD nuk u propozua asnjë emër, madje Basha e kundërshtoi marrëveshjen. Ndërkohë nga Partia Socialiste në komision do të jenë, Damian GjiknuriKlotilda Bushka dhe Toni Gogu

Kjo lëvizje vjen pas dakordësisë së rënë mes Gazment Bardhit dhe Bledi Çuçit në Konferencën e Kryetarëve. Ky grup pune pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota. Përfshirë këtu dhe Reformën Zgjedhore apo Amnistinë. Kjo e fundit vijon të mbetet "peng" i mosdakortësisë politike mes mazhorancës dhe opozitës./ZËRI

1 VITE ME PARE

Nis puna tek "Reformat", Bylykbashi i hapur: PD e mbështet amnistinë, do të shohim për zgjedhje konkrete

Mblidhet me dyer të mbyllura grupi i dialogut, Bylykbashi dhe Gjiknuri: Do
Oerd Bylykbashi pas mbledhjes

TIRANË- Është mbledhur këtë të enjte për herë të parë nënkomisioni për Reformat në Kuvend, ku opozita përfaqesohet nga deputetët Oerd Bykykbashi, Erisa Xhixho dhe Dhurata Çupi. Në fund të mbledhjes së sotme, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, Bylykbashi u shpreh se përn opozitën një nga Reformat më të rëndësishme, është ajo zgjedhore.

I pyetur nga gazetarët nëse opozita do të votojë pro amnistisë penale, Bylykbashi tha se kjo çështje do të diskutohet, pasi Partia Demokratike nuk ka qenë kundër në parim të lehtësirave për personat e dënuar.

PYETJE: Do ta fillonit punën me amnistinë, apo do të merreni menjëherë me reformën zgjedhore?

Oerd Bylykbashi: Në varësi të objektit të punës, ashtu do të ndiqen. Amnistia do të ndiqet e shkëputur nga Reforma Zgjedhore. Opozita e mbështet gjithmonë amnistinë, do të shohim për zgjedhje konkrete. PD ka bërë amnisti kur ka qenë në qeveri. Se çfarë, si dhe kur, do ta diskutojmë në mbledhje.

PYETJE: A do të zhvillohen të gjitha mbledhjet me dyer të mbyllura? 

Bylykbashi: Është vendimi i konferencës së kryetarëve. puna që do të bëjë ky grup dialogu do të jetë transparente. Do të ndjekim praktikat më të mira që kemi pasur deri më sot, e rëndësishme është të punohet, koha është e shkurtër.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Pas dakordësisë PS-PD, konstituohet sot grupi i dialogut për ‘Reformat’! Basha nuk 'bindet'

Mblidhet me dyer të mbyllura grupi i dialogut, Bylykbashi dhe Gjiknuri: Do
Foto ilustruese

TIRANË- Pas dakordësisë së arritur mes Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha dhe Partisë Socialiste, këtë të enjte do të konstituohet në Komisionin e Ligjeve grupi i dialogut për ligjet që kërkojnë shumicë votash, 3/5 dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Europian. Mbledhja do të nisë në orën 10:00. 

Partia Demokratike do të përfaqësohet në komision nga Oerd Bylykbashi dhe Dhurata Çupi, Erisa Xhixho do të jetë nga radhët e Partisë së Lirisë. Çupi u shtua së fundmi në listë pas më herët Gazment Bardhi kishte lënë një vend bosh për një nga deputetët që mbështesin Lulzim Bashën, por nga pjesa tjetër e PD nuk u propozua asnjë emër, madje Basha e kundërshtoi marrëveshjen. Ndërkohë nga Partia Socialiste në komision do të jenë, Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu

Kjo lëvizje vjen pas dakordësisë së rënë mes Gazment Bardhit dhe Bledi Çuçit në Konferencën e Kryetarëve. Ky grup pune pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota. Përfshirë këtu dhe Reformën Zgjedhore apo Amnistinë. Kjo e fundit vijon të mbetet "peng" i mosdakortësisë politike mes mazhorancës dhe opozitës./ZËRI

Poll

MOS HUMB