LIVE UPDATES

Përleshja në Koridhalos/ Vritet shqiptari Alfons Ndoci, thikë pas shpine merr shoku i qelisë (DETAJET)

➤ Një përleshje e ashpër që nisi në burgun e Koridhalosit në Athinë, ka përfunduar me një viktimë. ➤ Nga përleshja, viktimë ka mbetur 35-vjeçar Alfons Ndoqi, i cili ishte dënuar për dy vrasje. ➤ I plagosur ka mbetur 46-vjeçari nga Kosova, Altin Vokrri, i dënuar për trafik droge. ➤ Ky i fundit ka marrë një goditje me thikë në shpinë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. ➤ Por ende nuk dihet sesi ka nisur përplasja në burg. ➤ Juliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy shqiptarëve babë e bir, ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së 35-vjecarit Alfons Ndoci dhe plagosjen e 46-vjecarit Altin Vokrri sot në burgun e Koridhalos. ➤Tashmë pritet një hetim për mënyrën sesi u gjet thika e përdorur në përleshjen e përgjakshme, si dhe për shkaqet. ➤ Paraprakisht raportohet se të burgosurit debatuan nëse do të hynin apo jo në qeli për shkak të vapës dhe përleshja u përshkallëzua në një përleshje në katin e parë të repartit të katërt, atje ku janë të vendosur shqiptarët që vuajnë dënimin në shtetin grek. ➤ Megjithatë ky është vetëm raportimi i parë i ngjarjes pasi pritet të zbulohen edhe detaje të tjera.

6 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Dikur 'shokë'/ Vrau me thikë në burg Alfons Ndocin, Julian Halili merr përsipër krimin

Përleshja në Koridhalos/ Vritet shqiptari Alfons Ndoci, thikë pas
Alfons Ndoci dhe Julian Halili

GREQI- 42-vjeçari Juliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy shqiptarëve babë e bir, ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së 35-vjecarit Alfons Ndoci dhe plagosjen e 46-vjecarit Altin Vokrri sot në burgun e Koridhalos. Halilit i është gjetur një thikë kuzhine, me të cilën dyshohet se kreu krimin. Policia ndërkohë po heton se ku e gjeti thikën 41-vjecari dhe cili ishte motivi i ngjarjes së rëndë.

Kush është Julian Halili

Halili ka qenë bashkëpunëtor me Ndocin gjatë arratisjes nga mjeti i transportit të të burgosurve në Portin e Pireut dhe të dy janë kapur më pas së bashku nga policia greke. Xhuliano Halili i njohur ndryshe si “Niko”, akuzohet se në nëntor 2011, në Kalamata, ka vrarë shqiptarët Fillim e Oligert Mesaja, 35 e 2 vjec, me origjinë nga fshati Caj i Kukësit. Vrasja atëherë ishte porositur nga krimineli famëkeq grek Vasilis Varelas për larje hesapesh. Juliano Halili 35 vjeç, që njihet ndryshe me emrin “Niko”, është i dënuar me burgim të përjetshëm. Në vitin 2011, ai vrau Felim Mezain dhe djalin 3-vjeçar të këtij të fundit. 

Halili ka plagosur edhe me thikë pas shpine Altin Vokrrin gjithashtu nga Kosova, edhe pse kishin njohje të vjetra bashkë. Sipas informacioneve gjithçka ka ndodhur kur zyrtarët e burgut kanë thirrur të burgosurit të hyjnë në qelitë e tyre. Disa ranë dakord dhe disa reaguan për shkak të vapës që ishte krijuar në qeli nga temperaturat e larta. Kështu ka nisur edhe sherri mes tyre që më pas degradoi në përdorimin e një thike, e cila nuk dihet sesi është gjetur brenda ambienteve të burgut./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

U vranë nga...vapa! Flet shqiptari brenda burgut të Koridhalosit: Alfonsin dhe Altinin i qëlloi... (Zbulohet autori)

Përleshja në Koridhalos/ Vritet shqiptari Alfons Ndoci, thikë pas
Alfons Ndoci

GREQI- Një shqiptar i quajtur H. Tz. (incialet sipas mediave greke, nuk është e qartë se cila është gërma e dytë e mbiemrit) ka rrëfyer çfarë ka parë në momentin që ka ndodhur përleshja në burgun e Koridhalosit. Sipas rrëfimit të publikuar nga Protothema, shqiptari tregon se përplasja ka qenë mes 35-vjeçarit shqiptar Alfons Ndoci, i cili humbi edhe jetën dhe një 46-vjeçari nga Kosova.

Ky i fundit, ka plagosur edhe me thikë pas shpine Altin Vokrrin gjithashtu nga Kosova, edhe pse kishin njohje të vjetra bashkë. Për shqiptarin që tregoi se çfarë ndodhi, autori i vrasjes dhe plagosjes brenda në burg është H.J., por nuk e identifikon me identitetin e tij të plotë. 

Sipas informacioneve gjithçka ka ndodhur kur zyrtarët e burgut kanë thirrur të burgosurit të hyjnë në qelitë e tyre. Disa ranë dakord dhe disa reaguan për shkak të vapës që ishte krijuar në qeli nga temperaturat e larta. Kështu ka nisur edhe sherri mes tyre që më pas degradoi në përdorimin e një thike, e cila nuk dihet sesi është gjetur brenda ambienteve të burgut./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

U qëllua pas shpine në burgun grek/ Kush është shqiptari i Kosovës, i përfshirë në trafik droge

Përleshja në Koridhalos/ Vritet shqiptari Alfons Ndoci, thikë pas
Altin Vokrri

GREQI- Nga përleshja e ndodhur mes të burgosurve në burgun e Korydallos në Greqi, ku mbeti i vrarë 35-veçari shqiptar Alfons Ndoci, ka mbetur i plagosur edhe Altin Vokrri, 46 vjeç, shqiptar i Kosovës. Vokrri raportohet se është qëlluar me thikë dhe ka marrë dy plagë në pjesën e kurrizit. Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

46-vjeçari është i dënuar për përfshirje në organizatë kriminale dhe trafik droge, pjesë e grupit të Sandër Pemaj, që dyshohet për trafikimin e 1.2 ton kokainë, që u kapën në Janar 2020. 

Në 25 janar të 2020 1.18 ton kokainë u kapën në Astakos Greqi në operacionin e policisë greke, asaj shqiptare dhe DEA-s amerikane rezulton se është porosi 100 % e grupeve shqiptare me aktivitet nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri. Sipas dosjes së autoriteteve greke rezulton se shqiptarët e arrestuar mes tyre Sandër Pemaj, Arbër Përdedaj, Lek Doda, Maksim Preçi, Erjon Tuci, Erlind Zotaj dhe Vanda Ciubara e dashura moldave e një prej shqiptarëve kishin rolin e pritjes, akomodimit dhe ruajtjes së drogës.

Ndër emrat e organizatorëve dhe kordinatorëve të kësaj ngarkesë hetuesit grek kanë identifikuar shqiptarin resident në Spanjë me pseudonimin “Doktori”, Kristaq Ziun ose Enkeled Zeqon, Alfred Arapin, Eduart Lamaj, Altin Vokrrin dhe Arben Bazinin shtetas këta ende të pa arrestuar dhe shpallur në kërkim. Altin Vokrri ishte një nga personat kryesorë që janë marrë me sigurimin e kokainës, pagesën si dhe transportin për në Greqi dhe sigurimin e personave që do të merreshin me transportin dhe sigurinë në det dhe në tokë.

 

11 MUAJ ME PARE

Vrasje, drogë dhe grabitje/ Kush është shqiptari i vrarë në burgun grek, paralajmërimi i fundit: Shihemi në arratisjen e radhës…

Përleshja në Koridhalos/ Vritet shqiptari Alfons Ndoci, thikë pas

GREQI- Alfons Ndoci 35 vjeç, person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Greqi për vrasje, ka mbetur i vdekur mesditën e sotme në burgun e Koridhalos në Greqi. 

Vrasja e biznesmenit grek

Ndoci konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Në vitin 2014 gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina vrau pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi sepse thjesht guxoi të rezistonte gjatë grabitjes. Në vitin 2018, gjatë transferimit në Kretë, ai u arratis dhe u arrestua dy ditë më vonë në një shtëpi në Nea Filadelfia pas një operacioni policor.

Si ndodhi arratisja

Alfons Ndoci dhe Juliano Halili u arratisën nga automjeti i burgut në portin e Pireut, që po i transferonte për në burgun e ishullit të Kretës. Sapo mjeti ndaloi për të hipur në traget, 4 prej të burgosurve shqiptarë mundën t’i shpëtonin policisë. Dy prej tyre u kapën brenda pak minutave, kurse Ndoci dhe Halili u arratisën me ndihmën edhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm. Ndoci ishte i dënuar me 25 vite burg për grabitje dhe trafik droge.

Grabitja në Mykonos?

Sipas policisë greke, çdo gjë nisi kur një person që ndodhej në një qendër tregtare në qendër të Athinës, nisi të thërrasë me të madhe se dy persona që ndodheshin në të njëjtën qendër tregtare me të ishin grabitës të armatosur. Dy personat pasi e kërcënuan tentuan të largohen, por njëri prej tyre u bllokua nga një patrullë policie që u gjend rastësisht në zonë, ndërsa tjetri u largua me një automjet dhe pasi u ndoq prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë nëpër rrugët e kryeqytetit helen, u ndalua në daljen drejtë autostradës për në Lamias. Prej verifikimeve dhe denoncimit të bëra prej qytetarit në qendrën tregtare, rezultoi se shtetasit shqiptarë Alfons Ndoci i datëlindjes 1983 dhe Gerald Jaho i datëlindjes 1999, kishin dhunuar dhe më pas grabitur në nëntor të 2022 në ishullin e Mykonos shtetasin shqiptar Tonin Preka i datëlindjes 1982.

Drogë dhe armëmbajtje pa leje

Në qershor 2023 ai u arrestua së bashku me shtetasin Gerald Jaho, pasi janë kapur me 2 pistoleta, marijuanë, 16 mijë e 207 euro dhe kartmonedha të tjera të shteteve të ndryshme, gjatë një ndjekjeje policore në Athinë. Ata ishin pikasur në një qendër tregtare nga biznesmeni Tonin Preka, i cili i kishte identifikuar si personat që i kishin grabitur 40 mijë euro në Mykonos. Policia mbërriti në vendngjarje dhe kreu një ndjekje episodike të tyre, ku Ndoci hipi në një automjet për të shpëtuar dhe përplasi disa mjete deri sa u kap. Ndaj Ndocit kishte ndërkohë urdhër arreste në fuqi për “grabitje në bashkëpunim” dhe dy dënime me në total 3 vjet burg për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”.

Vrasja e Alfons Ndocit

Ngjarja ka ndodhur në sektorin numër 4 të burgut, ku mbahen të dënuar për vepra të rënda penale. Paraprakisht bëhet fjalë për një përleshje të dhunshme mes të burgosurish shqiptarë që ka shkaktuar vdekjen e Ndocit dhe plagosjen e Altin Vokrri 46 vjeç nga Gjakova e Kosovës. Paraprakisht dyshohet se të burgosurit debatuan nëse do të hynin apo jo në qeli për shkak të vapës dhe përleshja u përshkallëzua, me të burgosurit duke përdorur thika dhe shkopinj të improvizuar. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Përleshja brenda burgut të Koridhalos, zbulohen EMRAT, kush është shqiptari që u vra brenda qelisë

Përleshja në Koridhalos/ Vritet shqiptari Alfons Ndoci, thikë pas
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohet emrat e shqiptarëve të përfshirë në përplasjen e ndodhur brenda burgut të Koridhalos në Greqi. Viktima është identifikuar si Alfons Ndoci, ndërsa i plagosur ka mbetur Altin Vokrri. 35-vjeçari ishte i dënuar për dy vrasje, ndërsa i plagosuri 46 vjeç, nuk rezulton të jetë në rrezik për jetën pasi ka marrë një plagë thike pas shpine./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Ç'ka ndodhur? Përleshje mes shqiptarëve në burgun e Koridhalosit, një i vdekur dhe një i plagosur

Përleshja në Koridhalos/ Vritet shqiptari Alfons Ndoci, thikë pas
Foto ilustruese

GREQI- Alarm në burgun e Koridhalosit. Sipas mediave greke, mesditën e sotme brenda ambienteve të burgut, në repartin numër 4 ku vuajnë të burgosurit shqiptarë ka nisur një përleshje mes të burgosurve. Deri më tani raportohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, por ende nuk dihen emrat e tyre dhe as sesi ka nisur përplasja.

"Përleshja ka ndodhur mes të burgosurve shqiptarë në repartin e 4-të të burgut, ku mbahen personat kryesisht të dënuar për vrasje,"-shkruan CNN grek.

Viktima, sipas të njëjtit burim, ishte arrestuar për shkelje të ligjit të armëve, ndërsa për të plagosurin nuk ka informacione se përse është arrestuar. Ky i fundit është dërguar me emergjencë në spital, pasi ka marrë një plagë thike pas shpine. Situata në burgje mbetet e paqartë, por brenda ambienteve të qelive kanë hyrë forcat speciale për të vendosur rend dhe rregull./ZËRI

Poll

MOS HUMB