LIVE UPDATES

Përmbytjet në Vlorë, Prokuroria nis hetimet, Dredha: Shkak, investimet e gabuara

➤Edhe sot, Vlora është nën ujë! ➤Gjatë gjithë ditës së sotme, në terren sot do të punohet me garazhet e pallateve të qytetit. ➤Deri më tani, ende nuk ka një bilanc të dëmeve që ka shkaktuar shiu në qytet. ➤Sipas MM, situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar ndjeshëm dhe se tashmë të gjitha rrugët janë të kalueshme nga mjetet dhe këmbësorët. ➤Qytetarët folën për për miliona euro dëm si në biznese, ashtu edhe në banesat e tyre, shumë prej të cilave ishin "pushtuar" nga shiu. ➤Gjithsej, nga zonat me rrezik të lartë u evakuuan 33 familje, me 55 anëtarë. ➤Ndërkohë që problem është ende hidrovori i qytetit. ➤Një prej katër pompave të hidrovorit u dogj dje, duke bërë që i gjithë sistemi të pushonte. ➤Nga ana tjetër, Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për dëmet kolosale të shkaktuara nga përmbytjet masive për shkak të shirave të dendur. ➤Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka pranuar se shkak i përmbytjeve të qytetit ka qenë kanali i ujrave të larta. ➤Sipas tij, kanali i ujërave të larta ka probleme të mbartura ndër vite qoftë kjo dhe për shkak të investimeve të gabuara që janë bërë nga individë por dhe institucioneve që i kanë legalizuar. ➤Dredha shtoi se po shpërndajnë 300 pakome ushqime për qytetaret.

4 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Vlora nën ujë, Dredha: Shkak, kanali i ujërave të larta! U legalizuan investimet e gabuara. Qytetarëve po u shpërndajmë ushqime

Përmbytjet në Vlorë, Prokuroria nis hetimet, Dredha: Shkak,
Ermal Dredha

VLORË- Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka pranuar se shkak i përmbytjeve të qytetit ka qenë kanali i ujrave të larta. Në një prononcim për gazetarët, Dredha tha me bindje se kanali i ujërave të larta ka probleme të mbartura ndër vite qoftë kjo dhe për shkak të investimeve të gabuara që janë bërë nga individë por dhe institucioneve që i kanë legalizuar. Megjithatë ai nuk përmendi asnjë emër konkret. Dredha shtoi se po shpërndajnë 300 pakome ushqime për qytetarët dhe kërkoi që ata të jenë të duruar me institucionet për gjetjen e një zgjidhjeje për pasojat që lanë përmbytjet në Vlorë.

Prononcimi i plotë:

Pra këtu jemi me administratorët, jemi me këshilltarët e Bashkisë që u janë bashkuar aksionit tonë ose më saktë fushatës tonë për t’ju gjendur pranë çdo qytetari, çdo familjeje që kanevojë, patjetër dhe bizneseve. Por, rasti konkret jemi për të shpërndarë ato pak ndihma që ne i kemi marrë. Në fakt nuk janë pak, janë 300 pako me ushqime që u shpërndahen të gjithë qytetarëve që janë të prekur nga situata që tashmë e dini. Është ndarë në grupe, janë 5 administratorë rajonesh që do të merren me këtë punë, me këshilltarët dhe patjetër me një grup të rinjsh vullnetarësh që najanë bashkuar aksionit tonë dhe unë i falenderoj jashtë mase. Mesazhi i vetëm është që të jemi sa më shumë pranë, të bëjmë çfarë të mundemi dhe aq sa mundemi dhe përtej kapaciteteve tona. Thjesht që të gjithë të jenë të trajtuar me dinjitet.

Situata sot në fakt siç e shikoni në terren janë të gjithë punonjësit e administratës, përfshirë këtu dhe Ujësjellësin, IMT-në po të doni ju, policia bashkiake. Të gjithë janë në terrën me qëllim për të identifikuar problematikat në fakt. Po verifikojmë në terren me qëllim që të marrim masat konkrete si për pjesën çfarë mund të rregullojmë në moment ashtu edhe për pjesën e trajtimit më vonë qoftë me kompensim financiar apodhe bizneset që kanë problematika me qëllim që t’i orientojmë më nyrën se si ata mund të trajtohen nga kjo skemë që do të ofrohet pak më vonë.

Bilanci është ende shpejt, nuk kam dëshirë të flas me numra evazivë, por kudo që shkojmë hasim me problematika. Sidomos me shtëpitë private, janë në zona të caktuara, kemi zonën e Pus Mezinit, kemi zonën e lagjes Kushtrimi, kemi Karabash që ishim pakmë parë. Ne vajtëm bëmë dhe një inpektim të kanali i ujërave të larta. Duhet ta them, kanali i ujërave të larta ka probleme të mbartura ndër vite qoftë kjo dhe për shkak të investimeve të gabuara që janë bërë nga individë por dhe institucioneve që i kanë legalizuar. Nuk mund të them që është bërë tani, por kam përshtypjen që është bërë ndër vite. Këto kanë sjellë problematikën e madhe, që të mos shkojë uji aty ku duhet të shkojë. Ndonjëherë ka dalë jashtë kapaciteteve. Problematika kryesore ka qenë e reshjeve shumë të mëdhaja që kanë rënë në qytet. 180 mm shi në sekond për tre orë, gjë e cilajue dini, ishte e pamundur të përballohej. Por, të paktën të bëjmë pjesën tonë. Nëse ka problematika që ne mund t’i përmirësojmë tek Kanali i ujërave të larta, patjetër që ne do t’i përmirësojmë, por edhe duke u konsultuar me ekspertë dhe juristë dhe që patjetër, të veprojmë brenda kuadrit ligjor. Projekt konkret do të ketë, qeveria ka qenë gjithmonë pranë, ju e dini. Ministri i Mbrojtjes ka qenë vetë në terren bashkë me delegatët, zotin Çuçi. Kemi dalë në terren, kemi bërë dy mbledhje me Komitetin e Emergjencave me qëllim për të ndarë detyrat siç duhet. Kushdo të bëjë detyrën që i takon pa u hallakatur pa krijuar kaos në qytet. Vetëm unë kërkoj nga të gjithë qytetarët të jenë pak të duruar sepse këto pasojat që la prurja e reshjeve nuk është se zgjidhen brenda sekondit, por ne do të jemitë dedikuar maksialisht dhe duke u ofruar të gjithë atë që u takon komunitetit tonë vlonjat.

Vlora është totalisht nën ujë! Për tre ditë me radhë banorët kanë qenë nën pushtetin e ujit që uka përmbytur banesat, bizneset si dhe ka nxjerrë jashtë funksionit shumë automjete. Dëmet përllogariten të jenë kolosale, por deri më tani nuk kanjë shifër ekzakte. Nga ana tjetër, Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për dëmet kolosale të shkaktuara nga përmbytjet masive për shkak të shirave të dendur. Deri më tani është raportuar se në focus të hetimit janë vënë zyrtarë të Bashkisë Vlorë duke nisur që nga Ujësjellësit, administratorët e Ndërmarjes së Pastrimit dhe Gjelbërimit si dhe ndërmarja e menaxhimit të ujrave apo bordi i kullimit në Vlorë. Me nisjen e javës pritet që hetuesit të zbarkojnë në zyra dhe të sekuestrojnë dokumentet e nevojshme si dhe gjithashtu të merren në pyetje personat që kanë për detyrë mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit të ujërave në qytetin e Vlorës. Ajo që dyshohet është mosfunksionimi i hidrovorëve që shërben për largimin e ujit.

8 MUAJ ME PARE

Prokuroria nis hetimet për përmbytjen në Vlorë, hidrovori nuk funksionoi

Përmbytjet në Vlorë, Prokuroria nis hetimet, Dredha: Shkak,
Vlorë

VLORË- Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për dëmet kolosale të shkaktuara nga përmbytjet masive për shkak të shirave të dendur. Deri më tani është raportuar se në focus të hetimit janë vënë zyrtarë të Bashkisë Vlorë duke nisur që nga Ujësjellësit, administratorët e Ndërmarjes së Pastrimit dhe Gjelbërimit si dhe ndërmarja e menaxhimit të ujrave apo bordi i kullimit në Vlorë.

Me nisjen e javës pritet që hetuesit të zbarkojnë në zyra dhe të sekuestrojnë dokumentet e nevojshme si dhe gjithashtu të merren në pyetje personat që kanë për detyrë mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit të ujërave në qytetin e Vlorës. Ajo që dyshohet është mosfunksionimi i hidrovorëve që shërben për largimin e ujit.

Vlora është totalisht nën ujë! Për tre ditë me radhë banorët kanë qenë nën pushtetin e ujit që uka përmbytur banesat, bizneset si dhe ka nxjerrë jashtë funksionit shumë automjete. Dëmet përllogariten të jenë kolosale, por deri më tani nuk kanjë shifër ekzakte.

8 MUAJ ME PARE

Vlora edhe sot nën ujë, nis aksioni për 'pastrimin' e garazheve nëpër pallate

Përmbytjet në Vlorë, Prokuroria nis hetimet, Dredha: Shkak,
Vlorë

VLORË- Edhe sot, Vlora është nën ujë! Gjatë gjithë ditës së sotme, në terren sot do të punohet me garazhet e pallateve të qytetit.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha tha se sot në terren ka nisur ndërhyrja në 9 garazhde të qyteti për të nxjerrë ujin. Më pas, do të bëhet edhe përllogaritja e dëmeve të shkaktuara nga përmbytja. Në fokus do të jetë lagja "Kushtrimi", ku situata shfaqet më e vështirë. Deri më tani, ende nuk ka një bilanc të dëmeve që ka shkaktuar shiu në qytet.

"Uji ka ikur nga lagjet, ndërsa problematikë mbeten garazhet ku dhjetëra makina janë të përmbytura. Ndërkohë bashkia ka bërë planin për të ndërhyrë në garazhet e pallateve. Problematikë mbeten garazhet e pallatave. Kemi bërë një strategji të qartë si do të operojmë për garazhet e pallateve. Janë 9 në total garazhe pallatet që do të ndërhyjmë,”- tha kryetari i bashkisë.

Një përditësim më të plotë të situatës ka dhënë Ministria e Mbrojtjes. Sipas MM, situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar ndjeshëm pas problematikave që sollën reshjet intensive të shiut dhe se tashmë të gjitha rrugët janë të kalueshme nga mjetet dhe këmbësorët. Sa i përket tharjes së garazheve, Ministria njoftoi se në ndihmë të bashkisë Vlorë, janë angazhuar 31 efektivë të FA me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme.

Sipas porosisë së lënë në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Prefekturë, po ashtu është kontaktuar me strukturat lokale për të evidentuar sa më shpejt sipërfaqen e përmbytur, banesat, bizneset, objektet shtetërore, shkollat, objektet kulturore, qendrat shëndetësore, rrugët, automjetet dhe çdo infrastrukturë tjetër të prekur. Qytetarët që folën për kamerat e mediave ditën e djeshme, folën për miliona euro dëm si në biznese, ashtu edhe në banesat e tyre, shumë prej të cilave ishin "pushtuar" nga shiu. Gjithsej, nga zonat me rrezik të lartë u evakuuan 33 familje, me 55 anëtarë.

Ndërkohë që problem është ende hidrovori i qytetit. Një prej katër pompave të hidrovorit u dogj dje, duke bërë që i gjithë sistemi të pushonte. Edhe pse në luftë me ujin, dje nuk munguan as reagimet politike. Partia Demokratike e degës Vlorë, kërkoi nga Prokuroria e qarkut që të hetonte menaxhimin e Bashkisë, duke ngritur dyshime se nuk ishin marrë masat e duhura për të përballuar situatën.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Dredha u shpreh se situata ishte e jashtëzakonshme, pasi për 3 orë, ra shi sa për  thuajse 2 muaj. Edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu u shpreh se në një moment të dytë do të duhet të analizohet menaxhimi i situatës, ndërsa drejtuesi i politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Bledi Çuçi njoftoi se shumë shpejt do të nisë një verifikimin për të gjetur se çfarë nuk shkoi siç duhet. 

"Mësimet që morëm, sidomos në zonat informale, ku ka munguar urbanizimi, kryetari i bashkisë do aprovojë ndërhyrjet, për të pastruar sidomos ato ndërtimet pa leje mbi kolektorë që janë çmenduri dhe që duhet të marrin fund përfundimisht,"-tha dje Çuçi.

Përveç Vlorës, situatë e vëshirë ka qenë edhe në Tiranë, Durrës e Lezhë, megjithatë nuk ka pasur përmbytje në përmasat që u panë në qytetin bregdetar të jugut, ku u desh ndërhyrja e Forcave të Armatosura për evakuuimin e qytetarëve./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

HARTA LIVE: Parashikimi i motit, shirat do na shoqërojnë edhe sot!

Përmbytjet në Vlorë, Prokuroria nis hetimet, Dredha: Shkak,
Foto ilustruese

TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e dielë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Kjo për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore. Për sot, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriut dhe qendër, reshjet në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri dhe mesatar. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 0-1 ballë.

HARTA LIVE:

Poll

MOS HUMB