Bardhi marrëveshje me PS-në, zbulohet qëndrimi i Berishës (DEBATET E PLOTA)

TIRANË- Sali Berisha e ka mbështetur qëndrimin e mbajtur nga Gazment Bardhi, sa i takon normalizimit të jetës parlamentare, pas pranimit të disa prej kërkesave të opozitës. Në mbledhjen e grupit parlamentar që u mbajt me dyer të mbyllura, disa deputetë janë shprehur skeptikë në lidhje me negociatat e Bardhit me përfaqësuesit e Partisë Socialiste.
Debatet kanë nisur mes Tritan Shehut dhe Bledion Nallbatit, ku nuk kanë munguar as tonet e larta. Shkak për këtë është bërë kërkesa e Shehut, që aksioni në Kuvend të mos ndalej, ndërsa Nallbati kishte bërë ironi, me kolegun, që sipas tij nuk kishte qenë në ballë të kësaj revolte.
DEBATET:
Gazmend Bardhi: Sic jeni njohur nga media, ditën e Premte kam pasur nje ftesë nga Lindita Nikolla për tu takuar në mënyrë informale me kryetarët e grupeve për t’i dhënë zgjidhje krizës parlamentare, pasi jam konsultuar me kryetarin e partisë Berisha dhe me nënkryetaret e tjerë vendosëm të marrim pjesë…
Salianji: Vendimi për bisedimet ose “negociatat” në këto kushte është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Këtë që po marrim sot, uljen në konferencën e kryetarëve ne e kishim dhe ju e propozuat që ta refuzojme dhe mos ulemi. Perceptimi që do krijohet është që krijuam sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramën, ne nuk mund të bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën!
Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë shenjë tërheqje as në deklaratat publike të Ramës!
Rikthimi sot në konferencën e kryetarëve është praktikisht rikthim në normalitet dhe ne në normalitet nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën por nëse e vendosim vetë. Nëse ju thoni që aksioni ka pasur sukses marrim vendim si grup parlamentar dhe rikthehemi por që të hyjmë në normalitet se u ulëm me Ramën do krijojmë perceptim dëmtues për opozitën dhe do jemi joseriozë siç ka ndodhur shpesh në këtë parti e këtë seli që radikalizohemi që të marrim vëmendjen e Ramës ndërkohë që vëmendjen dhe besimin duhet ta marrim tek qytetarët! Ky akt i sotëm na bën dhe më pak të besueshëm!
Të pakten të marrim vendim tani për t’u rikthyer vetë në normalitet jo si shkëmbim se Rama u ul? Çfarë u ul Rama? A jemi ne qe nuk marrim pjesë me vullnet në konferencë kryetarësh? A është qeveria në të njëjtin pozicion që thotë riformuloni kërkesat tuaja?
Flamur Noka: Ne sot jemi pranuar si palë dhe si realitet politik sic e tha ambasadori i BE! Aksioni ynë pati sukses sepse ju imponuam qeverisë dhe tani do merremi me terrenin. Ata pranuan që ne jemi PD, pranuan kryetarin e grupit tonë.
Salianji: Kam dy pyetje se s’bëj dot me sikur, ore nëse e quani aksionin e deritanishëm të suksesshem pse nuk e vazhdojmë? Se dhe i suksesshëm dhe e lëmë sikur nuk shkon! Së dyti si qenka sukses dhe tërheqje që ne po ulemi aty ku kemi refuzuar vetë të ulemi prej 5 muajsh? Tek konferenca e kryetarëve. Së treti, si e njohën tani realitetin? Se kryetar grupi parlamentar dhe i ftuar përherë në konferencë të kryetareve ka qënë Gazi.
Jam i mendimit që po ndërmarrim lëvizje të gabuar dhe imagjino nëse do dështojë bisedimi i sotëm apo plotesimi i kërkesave, si do themi pastaj që bëmë pak gabim se Rama ta hedh për të 100 herë?
***
Ndërkohë deputeti Luan Baçi ka pyetur nëse ish-kryeministri Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej më shumë se dy muajsh, është apo jo në dijeni të negociatave dhe atyre që ka kërkuar Rithemelimi.
Përgjigja e Bardhit ka qenë “jam konsultuar me ish-kryeministrin Berisha dhe ai është në dijeni të gjithçkaje”.
Në Konferencën e Kryetarëve u ra dakord parimisht për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, për sterilizimin, dhe për rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve.
Po ashtu në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është rënë dakord për ngritjen e një nënkomisioni për Reformat, që do të përbëhet nga 4 anëtarë, dy nga secila palë.Konferenca e Kryetarëve ka arritur gjithashtu dakortësinë në parim për një tjetër çështje që shkaktoi bllokimin e veprimtarisë normale të Kuvendit, që ishte përfaqësimi me ato që opozita cakton vetë në proceset e Reformave. Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian.
Në këtë mënyrë nxirret jashtë loje dhe Komisioni për Reformën Zgjedhore, mandati i të cilit përfundon në fund të këtij muaji. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pak ditë më parë nga Shkodra, se afati i tij nuk do të shtyhet. Në një konferencë për mediat, pas konferencës së kryetarëve, Gazment Bardhi u shpreh se një prej anëtarëve të këtij nënkomisioni do të jetë Oerd Bylykbashi, ndërsa tjetri do të zgjidhet nga grupi parlamentar. Bardhi e përjashtoi veten e tij nga ky rol. Të katër anëtarët, që do të zgjidhen nga dy për secilën palë, do të kenë të drejtën e vetos për Reformat. /ZËRI
Bojkotoi negociatat PS-Rithemelimi, Shehi: Ta zgjidhin vetë, se fshihen pas nesh pastaj...

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar "Aleanca për Ndryshim", Dashamir Shehi nuk është i pranishëm në negociatat mes PS-së dhe Rithemelimit. Në një reagim për Report TV ai tha se shpreson që të ketë dakordësi për kthimin në Parlament të dy komisioneve hetimore.
“Nuk jam i pranishëm. Le ta zgjidhin vetë ata që kanë përgjegjësi se ndryshe fshihen pas nesh. Uroj të kthehen në parlament dhe të bien dakord për ato dy komisione hetimore. Unë kam kërkuar më shumë kam kërkuar 4, por ata e dinë vetë. Duhet të kthehet normaliteti”, tha ai.
Komisioni për Reformën Zgjedhore ka qenë dhe molla e sherrit mes PD-së së Berishës dhe PS-së. Kjo për shkak se PD kërkoi ndryshimin e bashkëkryetarit të këtij komisioni, duke zëvendësuar Enkelejd Alibeajn me Oerd Bylykbashin. Kjo kërkesë nuk u pranua nga mazhoranca, dhe tashmë Komisioni i Posaçëm për Zgjedhoren është duke i mbajtur mbledhjet online, pa pjesëmarrjen e një pjese të mirë të opozitës. Por aksioni i opozitës në Kuvend ka nisur që në muajin tetor, duke radikalizuar aksionin me përdorimin e flakadanëve dhe ndezjen e zjarreve. Që nga tetori, asnjë seancë plenare nuk është zhvilluar si zakonisht, pasi opozita pretendonte se maxhoranca po u mohonte të drejtat për ngritjen e Komisioneve Hetimore. 2 prej të cilave, përflitet se do të bien dakord sot, duke marrë edhe mbështetjen e socialistëve. Ndërsa sa i përket "Zgjedhores", priten rezultatet e negociatave të sotme./ZËRI
Kush do përfaqësojë PD tek nënkomisionet, Bardhi: Unë, jo! Bylykbashi, tjetri zgjidhet nga grupi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka lajmëruar se nuk do të jetë pjesë e nënkomisioneve që do të ngrihen në Kuvendin e Shqipërisë. Në fjalën e tij para mediave, Bardhi tha se pjesë do të jetë me siguri Oerd Bylykbashi, ndërsa kolegu i dytë do të zgjidhet nga vetë grupi parlamentar. Teksa fliste nuk iu la pa përmendur edhe kryedemokrati i vulës, Lulzim Basha, por kësaj pyetjeje, demokrati iu përgjigj me ironi.
PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIAT:
E keni nxjerrë jashtë loje Lulzim Bashën...
Bardhi: Nuk e kemi patur në mendje fare
Salianji ka deklaruar se nëse duhet të bënim sherr, nuk është e thënë të bënim edhe marrëveshje me Edi Ramën. Beteja juaj ishte kundër Lulzim Bashës dhe Edi Ramës?
Bardhi: Se cili do të jetë objekti, ju do ta shihni nesër. Mos u nxitoni të arrini konkluzione të gabuara. Nuk ka asnjë ulje me Edi Ramën. Edhe pse nëse çështja kërkon ulje me përfaqësuesin e maxhorancës nuk ka pasur asnjë kompleks opozita. Ne jemi ulur me kryetaren e Kuvend dhe kreun e grupit parlamentar të PS. Kush pyet çfarë ka fituar opozita, po i them kemi rikthyer 12 tetorit! Kemi zbërë votimin arrogant të maxhorancës për rrëzimin e kërkesave tona.
Listën në Komisione do e diktojë maxhoranca...
Bardhi: Askush nuk do të ketë mundësi për të diktuar listën. Ligji është në Gjykatë Kushtetuese, ne shpresojmë që të kthejë një përgjigje të shpejtë, por zbatimi i Kushtetutës në këtë çështje është detyrim.
A do e votoni amnistisë penale?
Bardhi: Ka pasur vetëm diskutim procedural.
E keni caktuar kush do të jenë anëtarët e nënkomisionit?
Bardhi: Që do të jetë zoti Bylykbashi kjo nuk ka diskutim, i dyti do zgjidhet nga grupi parlamentar i PD-së. Unë po e deklaroj që tani që nuk do të jem.
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve u dakordësua ngritja e 2 Komisioneve Hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike. E para ka lidhje me rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS, ndërsa e dyta me koncesionet në shëndetësi, ku përfshihet ai i “Sterilizimit” dhe “Check-up”./ZËRI
Dakordësia me PS, Bardhi: Kur të ngrihen komisionet shpallim nëse do zgjidhet ngërçi në Kuvend

TIRANË-Gazment Bardhi ka folur pas negociatave me PS, ku u shpreh se është rënë dakord në parim për ngritjen e dy komisioneve hetimore për koncesionet në shëndetësi dhe ndërhyrjet në sistemin TIMS. Sipas tij, çdo ligj që kërkon 3/5 pa përjashtuar ligjin për “Zgjedhoren”, të diskutohet në një nënkomision me partneritet të plotë të grupeve të PD dhe PS. Gjithashtu në fjalën e tij ai njoftoi se nesër kur të mblidhet sërish Konferenca e Kryetarëve dhe do të shpallë ngritjen e komisioneve, po ashtu do të shpallin edhe nëse do zgjidhet bllokimi i punës në Kuvend.
Bardhi: Sot pas 5 muajsh, mbledhja e Konferencës së kryetarëve u kthye më 12 tetor aty ku nisi edhe motivi i opozitës për bllokimin e punës. I kam bërë apel kolegëve të maxhorancës që të marrin kohë për një dialog parlamentar, mirëpo me arrogancë më 12 dhjetor u vendos rrëzimi i kërkesës për Komisionin hetimor. Kemi rënë në parim dakord për dy komisionet hetimore dhe gjithashtu që çdo ligj që kërkon 3/5, përfshirë edhe atë për reformën zgjedhore, të diskutohet komision, nënkomision që do ngrihet me pjesëmarrjen e PS dhe PD dhe do të asistohen nga ekspertizë ndërkombëtare. Dua të vë theksin që për opozitën ka qenë gjithëmonë gatishmëria për t'u kthyer në Kuvend. Por që kjo të ndodhte të plotësoheshin 3 kërkesa; ngritja e komisioneve hetimore; proces transparent për reformën zgjedhore dhe marrjen në shqyrtim të projektligjeve të propozuara nga deputetët. Nesër do të mblidheshim sërish pasi të jenë përpunuar vendimet përkatëse, do duroni deri nesër për të shpallur të zgjidhur ngërçin. Nuk kam pasur dyshim që ata që e penguan reformën zgjedhore për 22 muaj, do e zgjidhnin për 2 muaj. 0 produkt.
-Komisionet hetimore do të ngrihen me ligjin e ri që ju e keni çuar në Kushtetuese?
Bardhi: Ne do të zbatojmë vetëm Kushtetutën, nuk ka forcë kartoni që pengon opozitën. Gjykata Kushtetuese do të jetë garant i Kushtetutës, konfirmoj që edhe ne do të zbatojmë Kushtetutën.
-Do prisni vendimin?
Bardhi: Do zbatojmë Kushtetutën, në 12 dhjetor ka pasur një votim të paligjshëm.
-Negociata për ligjin e Reformës në Drejtësi?
Bardhi: Ka qenë një lajm i rremë. Bisedat i kam me shkrim, nuk ka patur asnjë diskutim për asnjë çështje që prek drejtësinë, qoftë edhe Reformën Zgjedhore. Ky ka qenë i vetmi diskutim. E konfirmoj është një keqcitim i kryetarit të grupit të PD. Ne jemi në bisedime për të treja çështjet.
-Ka qenë i ngritur një grup pune për të ndryshuar ligjet e Reformës në Drejtësi?
Bardhi: Ai proces ka ngecur për shkak se nuk ka gjetur dakordësinë e partnerëve tanë strategjikë. Nuk ndodh kurrë që të ndërhyhet pa dakordësinë e bashkëautorëve, që janë SHBA dhe BE. Ne kemi qenë aleatë. Kemi marrë disa herë opinione Komisionit të Venecias. Edhe sot duam që të mos kemi një drejtësi të drejtuar nga politika.
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve u dakordësua ngritja e 2 Komisioneve Hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike. E para ka lidhje me rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS, ndërsa e dyta me koncesionet në shëndetësi, ku përfshihet ai i “Sterilizimit” dhe “Check-up”./ZËRI
‘Nënkomisioni për Reformat’, si u nxorr jashtë loje grupi i Bashës, Alibeaj pa post në fund të muajit

TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ka prodhuar sot një marrëveshje mes Bledi Çuçit dhe grupit të Rithemelimit. PS ka pranuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, që janë për sterilizimin dhe për sistemin TIMS. Nga ana tjetër palët kanë rënë dakord dhe për ngritjen e një nënkomisioni në Kuvend me pjesëmarrës nga të dyja forcat kryesore politike.
Gjatë ditës së nesërme do të mblidhet sërish konferenca e kryetarëve për të miratuar vendimet për ngritjen e ketyre dy komisioneve. Palët kanë rënë gjithashtu dakord në parim që Kuvendi të ngrejë një “Nënkomision për Reformat”, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 cakton Çuçi – 2 cakton Bardhi). Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian.
Ky grup prej 4 anëtarësh merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve (veto) dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare. Komisionit të Reformës Zgjedhore i skadon afati më 21 Mars 2024, ku bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Alibeaj kanë dështuar deri më tani të kenë produkt. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pak ditë më parë nga Shkodra, se afati i tij nuk do të shtyhet./ZËRI
Konferenca e Kryetarëve/ 'Zgjedhorja', Çuçi flet për mediat: Mund të mos ketë fare produkt

TIRANË- Në përfundim të mbledhjes së konferencës së kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, zbardhi detaje të bisedës së zhvilluar në të. Lidhur me komisionin për reformën zgjedhore, ai u shpreh se do i nënshtrohet procedurës në parlament, si të gjithë të tjerët në përfundim të mandatit, nëse do të ketë një produkt.
“Lajm pozitiv që më në fund opozita u ul në konferencën e kryetarëve. U duk sikur rivendosëm dialogun aty ku e lamë. Sot vendosëm në konf. Që të rregullojnë objektet e dy komisionet hetimore. Lam një grup të përbashkët me përfaqësuesit e palëve, dhe mendoj se ishte një frymë e mirë sa i vijon vijimit të një jete parlamentare. Ato zgjodhën të ikin nga parlamenti dhe të hyjmë në një jetë parlamentare',-u shpreh Çuçi.
Do zgjatet afati i Reformës Zgjedhore që përfundon më 21 mars?
Çuçi: Komisioni do përfundojë mandatin me një produkt që po përpunohet. Aty janë të gjithë të përfaqësuar. Produkti do të shqyrtohet në procedura parlamentare normale. Komisioni bipartian funksionon është aty, nuk ka nënkomision për cështjet zgjedhore. Ramë dakord që në parim të diskutojmë për cështje që kanë të bëjnë me 3/5 dhe prej aty të shkojmë në vendimmarrje politike. Janë procedura që i kemi ndjekur edhe në vite të tjera. Kemi ngritur një komision, i kemi dhënë kohën e nevojshme, do përfundojë mandatin. Produkti do shqyrtohet në procedura parlamentare normale, si të gjitha.
Nëse nuk merr 84 vota, do jeni të hapur me një produkt tjetër?
Çuçi: Ose nuk do të ketë fare produkt. Kryetarja la nesër një seancë që nesër ne të shkojmë dhe të avancojmë me ngritjen e Komisioneve Hetimore.
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve u dakordësua ngritja e 2 Komisioneve Hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike. E para ka lidhje me rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS, ndërsa e dyta me koncesionet në shëndetësi, ku përfshihet ai i “Sterilizimit” dhe “Check-up”./ZËRI
Negociata me Bardhin, Çuçi: Të hapur të diskutojmë, presim mbështetje për amnistinë

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Bledi Çuçi ka mbajtur një fjalë të shkurtër në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Praninë e opozitës në mbledhje, e cilësoi si një sinjal të mirë që Kuvendi t'i rikthehet normalitetit. Po ashtu, se tashmë me normalizimin e situatës, pret bashkëpunim për votimin e disa ligjeve, siç është edhe ai për amnistinë penale.
“Sa i takon ngritjes së komisioneve hetimore ky ka qenë një pseudo-konflikt. Kërkesa duhet bërë sipas ligjeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi qenë të qartë për përshtatjen e objekteve të komisioneve hetimore. Nëse ne rregullojmë objektet e kërkesave për komisionet hetimore siç e kërkon ligji, ne jemi të hapur për të diskutuar. Ka një sërë ligjesh që duhen miratuar me një shumicë të cilësuar siç është amnistia penale, por edhe ligje të tjera që lidhen edhe me rrugën e integrimit në BE e jo vetëm. Kështu që përfshirja e opozitës është e rëndësishme për të pasur një produkt të mirë në finale,”- tha Çuçi.
TIMS dhe Sterilizimi në Kuvend/ PS dhe Rithemelimi dakord për 2 komisione hetimore

TIRANË- Dalin rezultatet e para nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit. Burime për ZËRI bëjnë me dije se Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë rënë dakord për ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore. Bëhet fjalë për ngritjen e një komisioni për sterilizimin e seteve kirurgjikale, ndërsa tjetri do të shqyrtojë rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve dhe ndërhyrja në sistemin TIMS.
Po ashtu në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është rënë dakord për ngritjen e një nënkomisioni për Reformat, që do të përbëhet nga 4 anëtarë, dy nga secila palë.Konferenca e Kryetarëve ka arritur gjithashtu dakortësinë në parim për një tjetër çështje që shkaktoi bllokimin e veprimtarisë normale të Kuvendit, që ishte përfaqësimi me ato që opozita cakton vetë në proceset e Reformave. Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian.
Në këtë mënyrë nxirret jashtë loje dhe Komisioni për Reformën Zgjedhore, mandati i të cilit përfundon në fund të këtij muaji. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pak ditë më parë nga Shkodra, se afati i tij nuk do të shtyhet. Në një konferencë për mediat, pas konferencës së kryetarëve, Gazment Bardhi u shpreh se një prej anëtarëve të këtij nënkomisioni do të jetë Oerd Bylykbashi, ndërsa tjetri do të zgjidhet nga grupi parlamentar. Bardhi e përjashtoi veten e tij nga ky rol. Të katër anëtarët, që do të zgjidhen nga dy për secilën palë, do të kenë të drejtën e vetos për Reformat. /ZËRI
PD i jep "ok" Bardhit: Negocio me PS! Shehu: Të kërkojmë lirimin e Berishës! Nallbati i del kundër: Ik more! (DEBATET)

TIRANË- Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, është autorizuar për të marrë pjesë sot në konferencën e Kryetarëve në Kryesinë e Kuvend, duke shënuar kështu takimin e parë PS-PD. Pas përfundimit të takimit, Gazment Bardhi menjëherë i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit, atje ku edhe do të zhvillohet takimi. Por takimi i sotëm i deputetëve në selinë blu, nuk ka kaluar pa debate. Ishte deputeti Tritan Shehu, ai që kërkoi që opozita të mos mjaftohej vetëm me 'marrjen' e 2 Komisioneve Hetimore, por të vazhdonin betejën për lirimin e kryedemokratit Sali Berisha. Sipas tij, aksioni opozitar në Kuvend duhet që të vazhdojë.
Komentit të tij iu përgjigj kolegu Bledion Nallbati, i cili nuk e kurseu ironinë duke i përmendur se nuk ka qenë aktiv përgjatë 6 muajve të përplasjeve që kanë ndodhur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
DEBATI MES TYRE:
Tritan Shehu: Aksioni opozitar të vijojë dhe po na plotësuan kërkesat. Duhet të kërkojmë lirimin e Sali Berishës. Ne duhet të shpëtojmë Sali Berishën dhe për këtë duhet të vazhdojmë aksionin opozitar. S’kanë fare rëndësi këto që marrim (kupton komisionet hetimore)
Bledjon Nallbati: Shumë dakord me Tritanin, të vazhdojmë aksionin, por me një kusht që ti të jesh në ballë. Ik more, ti nuk ke bërë asgjë në Kuvend dhe flet këtu për aksionin!
Tritan Shehu: Mos më fol mua ashtu.
Por pretendimet për një përplasje mes tyre i ka hedhur poshtë vetë Shehu. Pas përfundimit të mbledhjes, qëndroi për të dhënë një prononcim për mediat, duke u shprehur se asnjë debat nuk ka pasur. Madje ka shtuar se kësaj here, "çimkat" nuk kishin raportuar siç duhet atë që kishte ndodhur në mbledhje. Por megjithatë përsëriti se fokusi i opozitës duhet të jetë lirimi i Sali Berishës dhe aksioni.

"Unë kam thënë edhe nëse jepen komisionet, nuk janë suksese. Por ama mos mendojmë se nëse marrim 2 komisione do kemi sukses. Ne suksesin nuk e kemi me Ramën, por ndaj elektoratit tonë. Gjendja është përkeqësuar me burgojsen e Berishës. Mund të ketë alternativa, fantazi. Por ama mos mendojmë se nëse marrim dy komisione arrijmë suksesin. Suksesin nuk e kemi me PS-më por me elektoratin tonë, kur ne na përkrahin ashtu si në protestë. Nuk e di këtë gjë. Siç duket çimkat nuk kanë punuar mirë kësaj radhe. Unë flas mendimet e mia, realisht duhet të koncentrojmë aksionin tonë në atë që është më tragjike. Izolimi politik i kryetarit të partisë. Ky aksion duhet bërë brenda dhe jashtë parlamentit. Unë nuk thashë as kaos, as bllokim, duhet koncentrim për të kundërshtuar burgosjen e kryetarit të partisë. Kështu do të vepronte çdo parti. Kjo është kauza jonë,"-tha në fjalën e tij, Tritan Shehu.
Por ky nuk ka qenë debati i vetëm. Edhe deputeti Ervin Salianji është shprehur kundër vendimit për të diskutuar me socialistët duke ngritur disa pyetje që Flamur Noka iu përgjigj se kanë pranuar negociata, pasi kjo tregon se PS i njeh ata si realitet politik. Ndërsa për Luan Baçin, i vetmi shqetësim ka qenë nëse kryedemokrati Berisha ishte në dijeni të këtyre lëvizjeve.
Gazment Bardhi: Siç jeni njohur nga media, ditën e premte kam pasur një ftesë nga Lindita Nikolla për t'u takuar në mënyrë informale me kryetarët e grupeve për t'i dhënë zgjidhje krizës parlamentare, pasi jam konsultuar me kryetarin e PD-së, zotin Berisha dhe me nënkryetarët e tjerë, vendosëm që të marr pjesë.
Salianji: Vendimi për bisedimet ose “negociatat” ne keto kushte është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Këtë që po marrim sot, uljen ne konferencën e kryetarëve ne e kishim dhe ju e propozuat qe ta refuzojme dhe mos ulemi. Perceptimi që do krijohet është që krijuam sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramës, ne nuk mund të bëjmë sherr për tu ulur me Ramën! Ne në normalitet nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën por nëse e vendosim vetë. Por nëse hyjmë në normalitet vetëm se u ulëm me Ramën do krijojmë perceptim dëmtues për opozitën dhe do dukemi joseriozë, ashtu siç ka ndodhur shpesh në këtë parti që duket se radikalizohemi vetëm për vëmendjen e Ramës. A është qeveria që thotë që me mbarimin e afatit të komisionit bipartizan të Reformës Zgjedhore do ta kalojmë tek Ligjet? Çfarë fitojmë nga ky aksion? Po bëjmë lëvizje të gabuara dhe me pasoja...
Flamur Noka: Ne sot jemi pranuar si palë dhe si realitet politik. Aksioni pati sukses sepse ju imponuam qeverisë dhe tani do merremi me terrenin. Ata pranuan që ne jemi PD.
Salianji: Kam dy pyetje se s'bëj dot me sikur, ore e quani aksionin e deritanishëm të suksesshëm, atëherë pse nuk e vazhdojmë? Se dhe i suksesshëm dhe e lëmë sikur nuk shkon! Si qenka sukses kur po ulemi aty ku kemi refuzuar? Si e njohën tani realitetin, se Gazi ka qenë gjithmonë i ftuar në mbledhjet e Kryetarëve. Jam i mendimit që po ndërmarrim lëvizje të gabuar. Imagjino të dështojnë negociatat e sotme, do themi se na e hodhi Rama për të 100 herë.
Luan Baçi: A është pyetur Sali Berisha dhe as është në dijeni të negociatave dhe atyre që ka kërkuar PD?
Gazment Bardhi: Jam konsultuar me ish-kryeministrin Berisha dhe ai është në dijeni të gjithçkaje.
Komisioni për Reformën Zgjedhore ka qenë dhe molla e sherrit mes PD-së së Berishës dhe PS-së. Kjo për shkak se PD kërkoi ndryshimin e bashkëkryetarit të këtij komisioni, duke zëvendësuar Enkelejd Alibeajn me Oerd Bylykbashin. Kjo kërkesë nuk u pranua nga mazhoranca, dhe tashmë Komisioni i Posaçëm për Zgjedhoren është duke i mbajtur mbledhjet online, pa pjesëmarrjen e një pjese të mirë të opozitës. Por aksioni i opozitës në Kuvend ka nisur që në muajin tetor, duke radikalizuar aksionin me përdorimin e flakadanëve dhe ndezjen e zjarreve. Që nga tetori, asnjë seancë plenare nuk është zhvilluar si zakonisht, pasi opozita pretendonte se maxhoranca po u mohonte të drejtat për ngritjen e Komisioneve Hetimore. 2 prej të cilave, përflitet se do të bien dakord sot, duke marrë edhe mbështetjen e socialistëve. Ndërsa sa i përket "Zgjedhores", priten rezultatet e negociatave të sotme./ZËRI
Sot finalizohet marrëveshja Çuçi-Bardhi, a e shiti Rithemelimi Reformën Zgjedhore për dy Komisione Hetimore?

TIRANË- Përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe ata të Rithemelimit do të ulen sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku do të vendoset kalendati i punimeve trejavore të Kuvendit. Në axhendë pritet që të përfshihen dhe dy komisionet hetimore parlamentare që janë kërkuar nga demokratët. Pas disa ditës negociatash, mes Bledi Çuçit dhe Gazment Bardhit, Rithemelimi do të bëjë hapa pas nga strategjia për të bllokuar seancat, një taktikë që vijonte nga Tetori i vitt të kaluar. Tashmë demokratët e Rithemelimit, duket se do të marrin ok për dy nga kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve parlamentare, nga 8 që kishin kërkuar gjithsej.
Deri tani nuk dihet ende se cila nga kërkesat për komisionet do të ridorëzohet në Kuvend. Ndërkohë që mbetet ende pezull kërkesa e Rithemelimit për të ndryshuar përbërjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Socialistët parimisht nuk kanë pranuar që të ndryshojnë Komisionin, duke njohur momentalisht si bashkëkryetar Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që qëndrimi që do të mbajë grupi i Bardhit në këtë pikë nuk dihet ende.
Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë dhe në fundjavë , gjatë takimit që pati me kryebashkiakët në Shkodër, që nuk do ta zgjasin më tej mandatin e këtij komisioni, por do të tentojnë të kenë një produkt që të marrë konsensusin në sallën e seancave plenare, nëse jo deklaroi ai, do të shkohet në zgjedhje me ligjin aktual elektoral.
Gjithsesi ajo që tashmë duket se është përfundimtare, është rikthimi i normalitetit nga ana e opozitës që në seancën e 21 Marsit. Ndryshimi i qasjes erdhi edhe si kontribut i faktorit ndërkombëtar, të cilët kanë bërë thirrje të vazhdueshme për gjetjen e një marrëveshjeje. Ambasadori i BE-së në Tiranë foli për qëndrimin që ka zyra e tij lidhur me përfaqësimin në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
“Ne dëshirojmë që procesi të jetë gjithëpërfshirës dhe konstruktiv dhe të reflektojë realitet politike në vend”, tha Silvio Gonzato, Ambasador i BE-së në Tiranë.
Ndërsa i ngarkuari me punë në selinë diplomatike amerikane u informua për rikthimin e normalitetit në parlament nga kryeparlamentrja Nikolla. Siç njofton zyra e kryeparlamentares, Ëisner ka shprehur vlerësimin e tij pasi Parlamenti ka deklaruar ai është shumë i rëndësishëm për sistemin demokratik dhe është e dobishme që palët në Kuvend të angazhohen për t’u shërbyer qytetarëve dhe ardhmes së vendit.
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve do të mbahet sot në mesditë, ndërsa nuk dihet ende se cili do të jetë qëndrimi i deputetëve të Lulzim Bashës, të cilët kanë hedhur akuza për pazar mes socialistëve dhe grupit të Rithemelimit. /ZËRI