Rama nga Franca: Pro-Europë do të thotë pro francez, jam falenderues

FRANCË-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë në kuadër të një vizite dy ditore me ftesë të presidentit Emmanuel Macron. Rama në konferencën për shtyp me presidentin francez, vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe që tashmë janë në një tjetër nivel. Kryeministri tregoi se pas vizitës së Macron në Shqipëri ka patur zhvillime dhe projetkte. Ai u shpreh pro Francë dhe se nënshkrimi i marrëveshjes do të hapë shumë dyer për Shqipërinë.
Gjatë fjalës së ti Rama u bë dhe pak nostalgjik duke kujtuar marrëveshjen e parë në vitet '90 dhe tregoi se iu desh të mbante radhë të gjatë për taksi dhe sot shprehet krenar për Shqipërinë.
Fjalia e plotë:
Përtej vizitës tuaj në Shqipëri, ka pasur një vijim, pasi janë gjëra që po ndodhin, ka projekte. Tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët, ku ka nisur investime për njohjen dhe investimin francez për parqet fotovoltaike të rajonit. Është shkolla 42, që po hap dyert fal mbështetjes tënde dhe falë personalitetit vërtet të jashtëzakonshëm të zotërisë. Dua të bëjmë më shumë, sot ishim me Medefin, duke ka shumë interes dhe do ti presim me krahë hapur për çdo gjë që vjen nga Franca. Kur Franca mbërrin nuk është çështje parash, është çështje njohjeje kulture. Të kesh më shumë Francë do të thotë të kesh më shumë burime. Jemi pro francez, sepse mendoj se të jesh pro francez do të thotë të jesh etalon i të qenit europian. Nuk mund të jesh pro europë pa qenë pro francez.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje i nivelit të lartë mes qeverive do të na hap dyert, mundësi të reja për të pasur edhe më shumë Francën në shqipëri. Për të qenë në majë, për të treguar se Franca nuk është vetëm një vend që e shohim me admirim. Franca do të bëjë pjesë në të tashmen, si një mbështetje e prekshme. Vetëm mund të them faleminderit. Në emër të gjithë shqiptarëve. Që të them të drejtën kanë qenë disi skeptik lidhur me Francën para disa vitesh. Por ne kemi një aftësi besnikërie që është unike. Nëse do të keni nevojë një ditë kur jeni në nevojë thërrisni një shqiptar dhe ai do tju ndihmojë shumë.
Po vij nga një përvojë që nuk e kisha imagjinuar kurrë, që u nënshkrua kur erdha në Francë në vitet 90. Kur vija nga aeroportit mbajta radhën gjatë për të gjetur një taksi. Ai tha se mendonte se kishte parë gjithçka, kur erdhi në këtë pallat, për të marrë religjonin e nderit. Sot jam krenar jo për veten, por për Shqipërinë, për miqësinë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ishte hera e parë e miqësisë tonë, të marrëdhënieve diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar pritej në këtë mënyrë. Asokohe një grup mik i Shqipërisë, ishin një grup i vogël sa gishtat e një dore. Sot ka shumë njerëz në Shqipëri për të investuar. Ne jemi sot dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë, për të gjitha vendet e Ballkanit, dhe plani i rritjes që u miratua nga BE është diçka që shkon në këtë drejtim. Është një Europë e bashkuar, që nuk merret peng i mënyrave të vjetra tradicionale të integrimit ku ka diçka apo asgjë.
Macron: Franca mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE

FRANCË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka deklaruar këtë të premte se Franca mbështet integrimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Edi Rama në Paris, Macron u shpreh se Shqipëria ka pasur një rol kyç në rajon, ndërsa shtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm për çështjet rajonale.
Emmanuel Macron: Sa e admiroj rrugën që ka bërë vendi juaj, për miqësinë, për ndjenjat shumë të thella europiane. Do thoja ndoshta edhe më shumë se europiane. Ne i kushtojmë rendësi kësaj, jeni ju, jemi ne, marr janë të veçanta dhe kjo falë punës së përbashkët. Këto dy vizita dëshmojnë për dinamikën e jashtëzakonshme të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ju e dini që do të keni besim tek vendosmëria për të bërë më shumë. Dua të tregoj vendosmërinë e Francës për Ballkanin Perëndimor, këtu bëhet fjalë për bashkimin e Europës për të bërë më te fortë ndaj luftërave. Shqipëria ka vazhduar rrugën Europiane me vendosmëri, kini besim tek mbështetja jonë, jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitete për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Kështu ka qenë dy vite kur ju mbanit postin në Këshillin e Sigurimit. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshme normalizim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
Konferenca me Ramën/ Macron: Do të kemi një Këshill Francë-Shqipëri për Inovacionin

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë me dije se me Kryeministrin Edi Rama ka nënshkruar këtë të premte një marrëveshje ndërqeveritare, në menaxhimin e ujit turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit.
Emmanuel Macron: Të forcojmë partneritetin tonë të çmuar në të gjitha fushat. Do të nënshkruajmë në marrëveshje ndërqeveritare, në menaxhimin e ujit turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit. Këshill Francë-Shqipëri për inovacionin.
Vizita zyrtare në Francë/ Rama pritet me nderime ushtarake në Oborrin e Nderit të 'Les Invalides'

PARIS- Kryeministri Edi Rama është në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Francë, ku pritet të takohet me Presidentin francez Emmanuel Macron. Këtë të premte, kreu i qeverisë shqiptare u prit me nderime të larta ushtarake në “Les Invalides”, në Paris, një kompleks i mirënjohur muzeal dhe monumentesh, të lidhura me historinë ushtarake e Francës. Rama, i cili shoqërohet dhe nga bashkëshortja e tij Linda, u prit në portën kryesore të “Les Invalides”, nga Ministri për Europën Jean-Noël Barrot dhe nga Guvernatori Ushtarak i Parisit, Gjeneral korparmate Christophe Abad. Siç mund të shihet nga pamjet e shpërndara nga Kryeministri, tri toga të Gardës kryen nderime ushtarake ndërsa Rama parakalonte i shoqëruar nga Komandanti i trupës së Gardës Republikane.
Në orën 14.45, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Francez Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë mes tyre. Axhenda do të vijojë në orën 16.00 me vizitën dhe takimet në STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri –CIFA, ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja franceze e Shtetit për Industrinë Numerike, përfaqësues të ministrive franceze të Jashtme dhe të Ekonomisë, si edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.
Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, si dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni./ZËRI