Sunak e shkarkoi si ministre, Maclean: Jam e zhgënjyer

LONDËR - Kryeministri britanik Rishi Sunak i ka kërkuar Rachel Maclean të japë dorëheqjen si ministre e strehimit, si pjesë e riorganizimit të kabinetit të tij.
Maclean postoi një deklaratë në X duke konfirmuar largimin e saj.
"Më është kërkuar të largohem nga roli im si ministre e strehimit. E zhgënjyer dhe mezi prisja të prezantonim në komision projekt-ligjin e reformës së qiramarrësve nesër dhe më vonë Projektligjin për qiranë dhe pronësinë e lirë. Ishte një privilegj të mbaja këtë pozicion dhe i uroj suksese pasuesit tim”, shkroi Maclean.
Zonja Maclean u emërua në këtë rol më 7 shkurt 2023 dhe më parë shërbeu si ministre e Drejtësisë midis 7 shtatorit dhe 28 tetorit 2022.
Sunak filloi një riorganizim më herët sot, pasi shkarkoi sekretaren e Brendshme Suella Braverman.
Kur të emërohet një ministër i ri i strehimit, ai do të bëhen personi i 16-të që do të mbajë këtë post, që nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010.
Sekretari i nivelit të lartë, Michael Gove, ka shprehur mbështetjen e tij për zonjën Maclean, duke ndarë një mesazh të postuar nga sekretarja e biznesit Kemi Badenoch.
Badenoch i tha zonjës Maclean se ishte ministre e shkëlqyer. "Ju ishit një ministre e shkëlqyer, gjithmonë e vëmendshme ndaj deputetëve dhe zgjedhësve të tyre dhe morët një detyrë shumë të ndërlikuar”, shkroi ajo.
Braverman u shkarkua pas kritikave që mori pas një artikulli të publikuar në Times. Ajo kritikoi protestat pro-Palestinës, duke i quajtur "turma pro-palestineze", term që hapi mjaft debat. Këtë mëngjes, Sunak mori dhe vendimin për shkarkimin e saj. Braverman mbahet mend dhe për mënyrën se si është shprehur për emigrantët shqiptarë. Ilegalët që mbërrinin në Mbretërinë e Mashkuar me gomone, Braverman i konsideroi ‘pushtues’ që hapi një valë debati, në të cilin u përfshi dhe vetë kryeministri Edi Rama./Zëri.ai/
Sekretari i ri britanik në "linjën" e Braverman: Do ndaloj emigrantët!

LONDËR – Pas dorëheqjes së Suella Braverman, posti i Sekretarit të Brendshëm të Britanisë së Madhe iu besua James Claverley-t. Ndërsa të mërkurën, Gjykata e Lartë e Britanisë do të japë verdiktin nëse plani i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar emigrantë në Ruandë është i ligjshëm, Cleverley ka komentuar faktin sesi do të veprojë ai në raport me refugjatët.
“Si Sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe, unë kam punuar me kolegët e mi në Ministrinë e Brendshme dhe jo pak herë kemi goditur emigracionin ilegal. Kemi reduktuar numrin e personave që vijnë në Britani me varka të vogla.
Si Sekretar i Brendshëm unë jam i përkushtuar që të ndaloj varkat e vogla të emigrantëve. Unë jam në këtë detyrë, për të siguruar çdo britanik, që ata të jenë të sigurt dhe se interesi i qytetarëve e ai kombëtar do të jenë prioritet absolut”, tha Claverley.
Suella Braverman është shkarkuar sot nga posti i sekretares së Brendshme, për shkak të komenteve të saj se personat që nuk kanë strehë, e kanë zgjedhur atë mënyrë jetese. Kjo bëri që Sunak ta shkarkojë atë.
Posti i saj iu besua James Cleverly, i cili është zëvendësuar si sekretar i jashtëm nga David Cameron, një ‘lëvizje politike’ që askush nuk mund ta parashikonte.
Ka pasur gjithashtu një sërë dorëheqjesh, duke përfshirë Therese Coffey si sekretare e mjedisit.
Ministrja e Strehimit Rachel Maclean u shkarkua. Ka pasur gjithashtu një dorëheqje të dy ministrave të rinj, duke përfshirë ministrin e shëndetësisë Uill Quince dhe ministrin e arsimit Nick Gibb./Zëri.ai/
Të tjera ndryshime në kabinetin e qeverisë britanike
LONDËR - Një tjetër zyrtar i lartë i qeverisë britanike ka dhënë dorëheqja nga posti i tij. Steve Barclay ka dhënë dorëheqje si sekretar i Shëndetësisë.
Ai është emëruar Sekretar i Mjedisit, pas dorëheqjes së Therese Coffey.
Sot ka qenë një ditë e mbushur me shkarkime dhe emërime në qeverinë e kryeministrit britanik, Rishi Sunak.
Suella Braverman është shkarkuar nga posti i sekretares së Brendshme, për shkak të komenteve të saj se personat që nuk kanë strehë, e kanë zgjedhur atë mënyrë jetese. Kjo bëri që Sunak ta shkarkojë atë.
Posti i saj iu besua James Cleverly, i cili është zëvendësuar si sekretar i jashtëm nga David Cameron, një ‘lëvizje politike’ që askush nuk mund ta parashikonte.
Ka pasur gjithashtu një sërë dorëheqjesh, duke përfshirë Therese Coffey si sekretare e mjedisit;
Ministrja e Strehimit Rachel Maclean u shkarkua. Ka pasur gjithashtu një dorëheqje të dy ministrave të rinj, duke përfshirë ministrin e shëndetësisë Uill Quince dhe ministrin e arsimit Nick Gibb./Zëri.ai/
REAGIMET/ Opozita britanike mirëpret shkarkimin e Braverman

BRITANI E MADHE- Politikanët e opozitës në Britaninë e Madhe e kanë mirëpritur shkarkimin nga detyra si sekretare e brendshme të Suella Braverman. Ato kanë përshëndetur vendimin e kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe janë shprehur se kjo gjë duhet të ishte bërë më herët. Më poshtë janë disa nga reagimet e tyre:
Nga Ed Davey, lideri Lib Dem.
Suella Braverman nuk ishte kurrë e përshtatshme për të qenë Ministre e Brendshme. Rishi Sunak e dinte këtë dhe ai ende e emëroi atë. Ishte frika e plotë e kryeministrit që e mbajti atë në këtë detyrë edhe për kaq gjatë. Jemi dëshmitarë të një partie të prishur dhe një qeverie të thyer, që të dyja po e thyejnë këtë vend.
Nga Rory Stewart, ish-ministri i kabinetit konservator
Një vendim i mirë nga @RishiSunak - dhe një vendim i guximshëm. Por mos e nënvlerësoni mbështetjen për pozicionet populiste të Braverman. Kryeministrit tani duhet të fitojë një luftë të ashpër brenda partisë së tij. Ky eshte vetem fillimi. Shumë politikë do të vijë!
Nga Caroline Lucas, deputetja e Partisë së Gjelbër
E lumtur që Braverman mori atë që donte dhe Sunak më në fund mori guximin për ta shkarkuar atë, duke shkelur Kodin Ministror, duke minuar në mënyrë të pamatur policinë, duke nxitur qëllimisht përçarje, urrejtje dhe luftëra kulturore. Por Sunak e emëroi atë duke ditur të gjitha këto. Është mbi të. Ne kemi nevojë për një #Zgjedhje të PërgjithshmeTani".
Nga Jess Phllips, ministre për dhunën në familje
Braverman ishte Sekretari i Brendshëm më i keq në kujtim. Duke lënë mënjanë ndarjet e dukshme kot, ajo thjesht nuk e kuptoi punën e saj, nuk bëri asgjë për t'i treguar qoftë edhe një pikë përparësi abuzimit në familje dhe seksuale, ajo e bëri skllavërinë moderne më të lehtë për skllevërit dhe dëmtoi policinë.
Braverman u shkarkua pas kritikave që mori pas një artikulli të publikuar në Times. Ajo kritikoi protestat pro-palestinës, duke i quajtur "turma pro-palestineze", term që hapi mjaft debat. Këtë mëngjes, Sunak mori dhe vendimin për shkarkimin e saj. Braverman mbahet mend dhe për mënyrën se si është shprehur për emigrantët shqiptarë. Ilegalët që mbërrinin në Mbretërinë e Mashkuar me gomone, Braverman i konsideroi ‘pushtues’ që hapi një valë debati në të cilin u përfshi dhe vetë kryeministri Edi Rama./Zëri.ai
Kush është Suella Braverman, u shpalli ‘luftë’ shqiptarëve

TIRANË- Suella Braverman humbi sot për herë të dytë postin si Ministre e Brendshme. Braverman, vajza e dy emigrantëve nga Kenya dhe ishujt Mauritius është lakuar shumë herë në media për shkak të deklaratave fyese që synonin pikërisht njerëzit si vetë prindërit e saj, emigrantët.
Kritikat e saj të fundit lidhur me protestat pro-Palestinës, ishin të pafalshme për kryeministrin britanik Rishi Sunak. Këtë mëngjes, pas një vale kritikash mi këtë shkrim të publikuar në Times, ku nënvizohej fakti se Braverman akuzonte policinë që kishte lejuar të zhillohej protesta pro-Palestinës edhe në Ditën e Armëpushimit, duke i emërtuar njerëzit si “marshues të urrejtjes”, Sunak firmosi lirimin e saj nga detyra.
“Unë nuk besoj se këto marshime janë thjesht një thirrje për ndihmë për Gazën. Ato janë marshime urrejtjeje, një pohim i përparësisë nga grupe të caktuara veçanërisht islamikët të llojit që jemi mësuar të shohim më shumë në Irlandën e Veriut. Gjithashtu, në mënyrë shqetësuese të kujtojnë Ulsterin janë raportet se disa nga organizatorët e grupeve të marshimit të së shtunës kanë lidhje me grupet terroriste,”- shkruante Braverman, shkrim që solli fundin e karrierës së saj.
Por, ky nuk është rasti i vetëm…
Braverman mbahet mend nga shqiptarët dhe për mënyrën se si është shprehur për ta. Emigrantët ilegalë që mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar me gomone, Braverman i konsideroi ‘pushtues’, gjë që hapi një valë debati në të cilin u përfshi dhe vetë kryeministri Edi Rama.
Braverman pretendonte se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe se shumë prej tyre ishin persona me rekorde kriminale.
Deklaratat e saj kundrejt shqiptarëve u pritën me protesta. Shqiptarët dolën në rrugët e Londrës dhe mbanin pankarta në duar me mesazhin: Janë shqiptarë, punojnë e paguajnë taksa.
Braverman ishte zyrtarja e parë që propozoi dërgimin e shqiptarëve në Ruandë në kampet që ka ndërtuar Britania për emigrantët, për të cilët tha se duhen mbajtur me byzylyk elektronik deri në momentin e dëbimit.
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama i cili i konsideroi deklaratat e saj si të turpshme, duke shtuar se ishte përgjegjësi e Britanisë që të bashkëpunonte për të menaxhuar situatën me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.
Udhëheqësi i Partisë Laburiste Keir Starmer, i bëri thirrje Rishi Sunak që të nisë menjëherë një hetim ndaj sekretare Suella Braverman, pasi deklaratat e saj konsideroheshin një thyerje në kodin ministror, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë.
Por, ndërkohë që ishte bërë kryefjalë në Shqipëri, mediat britanike shkruanin se Suella Braverman do të kishte problem me ligjin për shkak të një gjobe. The Sunday Times shkruante se Braverman kishte kërkuar ‘favore’ nga nëpunës civilë që ta ndihmonin të shmangte heqjen e pikëve nga patenta e saj, pasi u kap në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Herën e parë që Braverman shkeli kodin ministror ishte në tetor të vitit 2022. Mediat zbuluan se kishte dërguar një dokument zyrtar qeveritar nga emaili i saj personal, në ditët e fundit të qeverisë 49-ditore të Liz Truss.
Në atë kohë, ajo pranoi një "shkelje teknike" të rregullave të ministrisë dhe tha se kishte marrë "përgjegjësi" për veprimet e saj duke u larguar. Por u ri-punësua gjashtë ditë më vonë nga kryeministri i ri, Sunak, për tu larguar sot.
Largohen dhe dy ministra të tjerë nga qeveria britanike

BRITANI E MADHE- Nick Gibb dhe Neil O’brien janë dy ministrat e radhës që janë dorëhequr nga postet e tyre pas shkarkimit të Suella Braverman si Ministre e Brendshme. Gibb ka njoftuar se jep dorëheqjen si ministër i arsimit dhe si deputet në zgjedhjet e ardhshme.
“Kam diskutuar marrjen e një roli diplomatik pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe si rezultat e kam pyetur kryeministrin nëse mund të largohesha nga qeveria në riorganizim dhe ai ka rënë dakord,”- është shprehur ai.
Gibb ka qenë ministër i arsimit për 13 vitet e fundit, duke shërbyer në tre raste të veçanta. Ai ka qenë në qendër të politikëbërjes konservatore të arsimit që nga viti 2005.
O’brien nga ana tjetër u dorëhoq nga posti i Ministrit të Shëndetësisë. O'Brien shkroi: "Ka qenë një privilegj të shërbeja në DHSC. Ekipi i shkëlqyer ministror dhe skuadrat [këshilltarët specialë] dhe disa zyrtarë fab. Por me kaq shumë gjëra që po ndodhin në vend, unë dua të fokusohem 100% në punën e zonës elektorale."
Qeveria britanike po reformohet. Gjithçka nisi me shkarkimin e Suella Braverman. Rishi Sunak, pas deklaratave të forta të Braverman, e cila kritikoi protestat pro-palestineze, duke i quajtur "turma pro-palestineze". Sunak e shkarkoi atë dhe e zëvendësoi me James Cleverly. Në zyrat qeveritare është parë dhe mbërritja e ish-kryeministrit David Camerun./Zëri.ai/
Zëvendësuesi i Suella Braverman: Do ndaloj varkat e emigrantëve!
BRITANI E MADHE- Suella Braverman është zëvendësuar me James Cleverly në postin e Ministres së Brendshme. Ky është vendimi i marrë nga kryeministri Rishi Sunak. Cleverly më herët mbante postin e sekretarit të jashtëm. Fillimisht u përfol për rikthimin e ish-kryeministrit David Camerun, por siç duket emri që ka zgjedhur Sunak, është krejt tjetër. Cleverly në komentet e tij të para për gazetarët si sekretar i ri i Brendshëm, ka thënë se do të fokusohet në ndalimin e varkave me emigrantë dhe mbajtjen e njerëzve britanikë të sigurt.
"Është nder të emërohesh si sekretar i Brendshëm. Qëllimi është i qartë. Detyra ime është t'i mbaj të sigurt njerëzit në këtë vend. Si Sekretar i Jashtëm kam punuar shumë me kolegët e mi në Ministrinë e Brendshme, duke goditur emigracionin ilegal, duke reduktuar numrin e mbërritjeve të varkave të vogla dhe tani si sekretar i brendshëm jam absolutisht i përkushtuar që të ndaloj varkat e emigrantëve siç premtuam, por gjithashtu duke u siguruar që të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar të ndihen të sigurt dhe të sigurt duke kryer punët e tyre të përditshme, duke e ditur se qeveria është këtu për t'i mbrojtur ata",-tha Cleverly.
Braverman u shkarkua pas kritikave që mori pas një artikulli të publikuar në Times. Ajo kritikoi protestat pro-palestinës, duke i quajtur "turma pro-palestineze", term që hapi mjaft debat. Këtë mëngjes, Sunak mori dhe vendimin për shkarkimin e saj. Braverman mbahet mend dhe për mënyrën se si është shprehur për emigrantët shqiptarë. Ilegalët që mbërrinin në Mbretërinë e Mashkuar me gomone, Braverman i konsideroi ‘pushtues’ që hapi një valë debati në të cilin u përfshi dhe vetë kryeministri Edi Rama./Zëri.ai
VIDEO/ Rikthehet David Cameron, emërohet ministër i Punëve të Jashtme

BRITANI E MADHE- David Cameron, ish-kryeministri britanik është emëruar Serkretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe. Cameron do zëvendësojë James Cleverly, i cili zuri vendin e Suella Braverman si Sekretare e Brendshme. Ish-kryeministri u përfol se do të zinte postin e Suella Braverman, si Ministër i Brendshëm. Sky News ka publikuar dhe një video, që tregon mbërritjen e Cameron në zyrat qeveritare.
Deri më tani, asnjë ish-kryeministër nuk është rikthyer në kabinet si ministër. I fundit që e bëri këtë ishte Alex Douglas-Home, i cili u emërua sekretar i jashtëm nga Edward Heath në 1970, gjashtë vjet pasi humbi zgjedhjet e përgjithshme.
BREAKING: Former PM David Cameron has been seen entering Downing Street amid a government re-shuffle.
— Sky News (@SkyNews) November 13, 2023
Latest ???? https://t.co/YV3ggpde5d
???? Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/8vEjPNnpzK
Braverman u shkarkua pas kritikave që mori pas një artikulli të publikuar në Times. Ajo kritikoi protestat pro-palestinës, duke i quajtur "turma pro-palestineze", term që hapimjaft debat. Këtë mëngjes, Sunak mori dhe vendimin për shkarkimin e saj.
Braverman mbahet mend dhe për mënyrën se si është shprehur për emigrantët shqiptarë. Ilegalët që mbërrinin në Mbretërinë e Mashkuar me gomone, Braverman i konsideroi ‘pushtues’ që hapi një valë debate në të cilin u përfshi dhe vetë kryeministri Edi Rama.
U shkarkua nga posti, Braverman: Do flas në kohën e duhur

BRITANI E MADHE- Suella Braverman, e cila u shkarkua nga posti i sekretares së shtëpisë pak më parë, ka reaguar shukurtimisht në lidhje me largimin e saj. Braverman u shpreh se ndihej e privilegjuar që ka shërbyer si sekretare e Brendshme, por nuk komentoi më gjatë për shkarkimin e saj. Ajo tha se do të flasë më gjatë kur të jetë koha e duhur.
Në një deklaratë, Braverman tha: Ka qenë privilegji më i madh i jetës sime të shërbej si sekretare e Brendshme. Do të kem më shumë për të thënë në kohën e duhur.
Braverman u shkarkua pas kritikave që mori pas një artikulli të publikuar në Times. Ajo kritikoi protestat pro-palestinës, duke i quajtur "turma pro-palestineze", term që hapi debat. Këtë mëngjes, Sunak mori dhe vendimin për shkarkimin e saj.
FOTOT/ Veshur e gjitha me të kuqe, momenti kur Braverman lë zyrën pas shkarkimit

BRITANI E MADHE- Fotot e mëposhtme tregojnë momentin kur Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman ka lënë zyrën e saj sot, pasi është shkarkuar nga kryeministri Rishi Sunak. E veshur e gjitha me të kuqe dhe e buzëqeshur, Braverman del nga zyra e saj dhe mbyll derën.

Braverman u shkarkua pas kritikave që mori pas një artikulli të publikuar në Times. Ajo kritikoi protestat pro-palestinës, duke i quajtur "turma pro-palestineze", term që hapimjaft debat. Këtë mëngjes, Sunak mori dhe vendimin për shkarkimin e saj.

Braverman mbahet mend dhe për mënyrën se si është shprehur për emigrantët shqiptarë. Ilegalët që mbërrinin në Mbretërinë e Mashkuar me gomone, Braverman i konsideroi ‘pushtues’ që hapi një valë debate në të cilin u përfshi dhe vetë kryeministri Edi Rama. Vendin e saj përflitet se do ta zërë David Cameron.

Shkarkohet Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman

BRITANI E MADHE- Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman është shkarkuar. Sharkimi i saj vjen pasi ka kritikuar protestat pro-Palestinës, shkruan The Guardian. Braverman u shkarkua nga detyra nga Kryeministri Rishi Sunak dhe nuk iu dha asnjë post tjetër.
Javën e kaluar ajo shkroi një artikull në gazetë që kritikoi trajtimin e Policisë Metropolitane të një marshimi të diskutueshëm pro-palestinez për Ditën e Armëpushimit. Braverman akuzoi efektivët blu se protestuesit agresiv të krahut të djathtë nuk u janë përgjigjur siç duhet ndërsa kanë injoruar terësisht turmat pro-palestineze përgjatë protestave të tyre. Kryeministri Rishi Sunak u vu nën presion për të vepruar pasi Braverman u akuzua për minimin e pavarësisë operacionale dhe besimit të publikut te policia.
Shkarkimi vjen pasi pesë partitë opozitare kërkuan publikisht largimin e saj nga detyra pasi Downing Street tha se artikulli i Times, në të cilin Braverman pretendonte se oficerët e policisë pa emër ishin fajtorë për “standarde të dyfishta”. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Braverman humbet punën e sekretares së brendshme, pasi ajo dha dorëheqjen nga qeveria e Liz Truss duke thyer kodin ministror.