Atentati në Rrilë, dëshmitari shkon e merr fëmijët nga shkolla: U tmerruan! Krisi automatiku si në ’97

LEZHË- Atentati i mëngjesit të sotëm në Lezhë, ka tmerruar nxënësit, mësuesit e prindërit që ndodheshin pranë shkollës në momentin që ndodhi sulmi me armë zjarri. Një nga dëshmitarët tha para mediave se të gjithë fëmijët ishin të frikësuar për shkak të të shtënave të automatikut. Ndaj edhe duket se kishte shkuar për t'i marrë nga shkolla për sot.
"Normal që janë frikësuar fëmijët. Ça je duke fol? Krisi automatiku. Ishte automatiku si me qenë në ’97 këtu. Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar. Si ndihen fëmijët të tmerruar. Normal që i morëm nga shkolla. Jo këtu nuk kanë ndodhur ngjarje të tilla, Rrila është vend i qetë. Shënjestrën e njoh. Unë jam lindur e rritur më të,"- tha dëshmitari./ZËRI
"U zbraz një karikator", fëmijët panë tmerrin me sy: Autorët që qëlluan Pukën u larguan me "Audi" të bardhë

LEZHË- Fëmijët e shkollës 9-vjeçare në Lezhë janë tronditur nga atentati i mëngjesit të sotëm, ku u qëllua me breshëri arme në drejtim të 54-vjeçarit Agron Puka. Prindërit e fëmijëve thonë se ngjarja ka qenë e tmerrshme, me breshëri automatiku, njësoj si në vitin 1997. Një prej prindërve, i cili njihte dhe personin e plagosur, tha se Puka ishte njeri i qetë dhe jo problematik.
“Normal që janë frikësuar fëmijët. Ishte automatiku si me qenë në ’97 këtu. Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar. Si ndihen fëmijët të tmerruar. I morëm nga shkolla. Jo këtu nuk kanë ndodhur, Rrila është vend i qetë. Unë jam le e rritur më të!”, tha dëshmitari.
Ndërkohë që nxënësit, një pjesë e të cilëve ishin dëshmitarë të skenës së rëndë, u shprehën se autorët kanë qenë duke lëvizur me një audi në ngjyrë të bardhë. “Autorët zbritën nga një mjet audi me ngjyrë të bardhë, dhe qëlluan në drejtim të makinës së Pukës. Më pas makina erdhi i mori me dyer të hapura, dhe u larguan shpejtë”, thanë më tej nxënësit që kishin qenë dëshmitarë të skenës.
Nxënësit dhe mësuesit vendosën bojkotimin e mësimit pas ngjarjes së rëndë. Rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm një atentat me armë zjarri ndodhi në fshatin Rrile të Lezhës, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të 54-vjeçarit Agron Puka. Ky i fundit sapo kishte lënë fëmijët në shkollë dhe po lëvizte me makinën e tij tij Audi.
Autorët dyshohet se kanë qenë 4, të maskuar, 3 prej të cilëve kanë dalë jashtë makinës dhe kanë qëlluar. Puka mori një plumb në shpatull, dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/ZËRI
Atentati pranë shkollës në Lezhë, nxënësit dhe mësuesit bojkotojnë mësimin

LEZHË- Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare në Rrile të Lezhës kanë bojkotuar mësimin, pas shokut që kanë pësuar nga atentati me armë që iu bë shtetasit Agron Puka. Ai u qëllua me breshëri arme pak metra larg shkollës, duke shkaktuar një gjendje paniku te nxënësit dhe mësuesit, të cilët kanë vendosur që sot të mos zhvillohet mësimi.
Në ambientet e jashtme të shkollës, u grumbulluan një pjesë e mirë e familjarëve të nxënësve, ndërkohë që fatmirësisht nga atentati nuk pati persona të tjerë të lënduar.
Rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm një atentat me armë zjarri ndodhi në fshatin Rrile të Lezhës, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të 54-vjeçarit Agron Puka. Ky i fundit sapo kishte lënë fëmijët në shkollë dhe po lëvizte me makinën e tij tij Audi. Autorët dyshohet se kanë qenë 4, të maskuar, 3 prej të cilëve kanë dalë jashtë makinës dhe kanë qëlluar. Puka mori një plumb në shpatull, dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/ZËRI
Atentati në Lezhë, autorët ishin 4 të maskuar, 3 prej tyre qëlluan me breshëri

LEZHË- Detaje të reja nga atentati që ndodhi mëngjesin e sotëm në Leshë, ku mbeti i plagosur shtetasi Agron Puka. Mësohet se autorët kanë qenë 4, të maskuar, një prej të cilëve ka qëndruar në mjet, dhe të tjerët kanë qëlluar në drejtim të Pukës. 54-vjeçari sapo kishte lënë fëmijët në shkollë në momentin që është qëlluar me armë, ndërkohë që sipas policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Puka nuk rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penal, ndërkohë që policia pritet ta marrë në pyetje mbi konflikte të mundshme që ai ka pasur, dhe që mund të kenë çuar në atentatin e kësaj të mërkure. Ngjarja ndodhi në një orar mjaft të frekuentuar të mëngjesit, shumë pranë shkollës 9-vjeçare në fshatin Rrile.
Efektivët kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli, ndërsa në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër./ZËRI
Atentati në Lezhë, Agron Puka sapo kishte lënë fëmijët në shkollë, u qëllua me breshëri

LEZHË- Detaje të reja nga atentati që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Rrile të Lezhës, ku mbeti i plagosur 54-vjeçari Agron Puka. Ai sapo kishte lënë fëmijët në shkollën 9-vjeçare dhe është qëlluar me breshëri në drejtim të makinës së tij Audi.
Ai ishte duke lëvizur me makinën e tij, ndërkohë që është qëlluar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së këtij fshati duke shkaktuar rrezik dhe për të tjerët.
Mësohet se Puka ka marrë një plumb në shpatull, dhe do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Lezhës. Në vendin ku ka ndodhur atentati, nuk rezulton që të ketë kamera sigurie, dhe pritet që të merren në pyetje persona që mund të kenë qenë dëshmitarë të ngjarjes.
“Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.
Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.
/ZËRI
TRONDITET LEZHA, plagoset me armë zjarri një person (emri)
LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë.
Mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Agron Puka. Mësohet se plagosja ka ndodhur në afërsi të shkollës 9-vjeçare në fshatin Rrile.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa fillimisht policia ishte sinjalizuar për një person të vrarë. Burime bëjnë me dije për ZËRIN se 54-vjeçari nuk rezulton që të ketë pasur precedent të mëparshëm penalë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.
Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/ZËRI