Pezullohet deri të hënën lundrimi i anijeve në Vlorë! Nis bora në Llogara

VLORË- Deri të hënën është pezulluar lundrimi i anijeve nga porti i Vlorës. Shkak për këtë është bërë moti i keq që ka përfshirë vendin prej ditës së djeshme. Raportohet se dallgët në det të hapur shkojnë deri në lartësinë 3 metra.
Ndërkohë dallgët janë afruar dhe pranë biznesve përgjatë bregut. Ndërsa Llogaraja ka nisur të zbardhet nga dëbora. POor reshjet janë me intensitet të ulët.
Vendi ynë prej ditës së djeshme ëxshtë përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura dëbore dhe me ulje temperaturash që shkojnë deri në -7 gradë celsius. Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e saj të fundit bën me dije se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme por apelon për kujdes nga drejtuesit e mjeteve. Raportohet se në qarkun Dibër vijojnë të bien reshje të dendura dëbore ndërkohë që Bulqiza prej mbrëmjes së djeshme vijon të jetë pa energji elektrike. Situatë problematike paraqitet dhe në Kukës, ku disa fshatra vijojnë të jenë pa energji elektrike./Zëri.ai
Reshjet e dëbores/ Disa fshatra në Elbasan pa energji elektrike, ja si paraqitet situata

ELBASAN- Normalizohet situata nga moti i keq në Bashkinë e Elbasanit. Raportohet se reshjet e dëbores janë ndërprerë ndërsa akset nacionale janë hapur, por autoritetet apelojnë për kujdes. Trashësia e dëbores në egmentin e Qafë Thanës të aksit Elbasan-Qafë Thanë dhe Lunik-Stebleve të aksit Librazhd-Sterbleve ka arritur deri në 20 centimetra.
Probleme me energjinë elektrike ka pasur gjatë natës në disa Njësi Administrative. Konkretisht në Orenjë të bashkisë së Librazhdit dhe Njësinë Administrative Qukës të bashkisë së Prrenjasit. Ekipet e OSHEE ndodhën në terren./Zëri.ai
Moti i keq/ Mbrojtja: Akset nacionale të hapura! Disa zona malore pa energji

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim pas problematikave në qytete të ndryshme të vendit të shkaktuara si pasojë e reshjeve të dëborës. Të gjitha akset kombëtare janë të hapura sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Ndërkohë në njoftim thuhet se si pasojë e reshjeve të borës ka mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës. Bëhet me dije se grupet e punës së OSHEE janë në terren për të bërë të mundur rivendosjen e energjisë elektrike por ndërhyrja është e vështirë në disa prej zonave malore të Dibrës ku ka prani të lartë të akullit.
Njoftimi i plotë:
Grupet e punës, nga emergjencat civile vendore në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, forcat e Policisë së Shtetit, Autoriteti i Rrugëve, OSHEE kanë ndjekur me vëmendje situatën e krijuar gjatë ditës së djeshme dhe vijojnë të jenë në terren për të shmangur të gjitha problematikat e krijuara si pasojë e reshjeve të dendura të borës në disa zona në veri të vendit dhe reshjeve të shiut në pjesën tjetër të territorit.
Në qarkun e Kukësit, trashësia e borës në zonat e thella malore ka kaluar mbi 20 cm, por rrugët nacionale kanë qenë të qarkullueshme me zinxhirë. Nga subjektet kontraktore është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë. Në disa rrugë në zona të thella rekomandohet lëvizja me zinxhirë. Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç njësive administrative Shishtavec, Topojan, Zapod, Malzi, Kolsh, Surroj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arrën, bashkia Kukës; njësive administrative Golaj dhe Gjinaj, bashkia Has; njësive administrative Tropojë e Vjetër, Bytyç dhe Llugaj, bashkia Tropojë.
Në qarkun e Shkodrës, reshjet e borës të rëna në zonat malore të bashkisë së Shkodrës, Malësi e Madhe dhe Fushë-Arrëz kanë bërë që në disa akse të kalohet me vështirësi dhe me zinxhirë për shkak të prezencës së dëborës dhe ngricave. Të hapura janë akset Kir-Shosh në Malin e Shoshit, ku ka patur një trashësi të dëborës rreth 30 cm. Po ashtu është hapur me shpejtësi edhe aksi rugor Bogë-Theth, ku kanë vijuar punën mjetet borëpastruese.
Në qarkun e Dibrës sasia e reshjeve të borës ka qenë më e madhe. Është arritur të zhbllokohet pas një pune të palodhshme nga forcat në terren rruga e Arbrit, bypassi-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Gjithashtu të kalueshme janë dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë - Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz.
Po punohet nga grupet në terren në disa akse të zonave të thella të qarkut, për kthimin në normalitet të rrugëve, por edhe të energjisë elektrike, por për shkak të pranisë së akullit ndërhyrja bëhet më e vështirë.
Në qarkun e Lezhës ka patur reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar si dhe dhe erë të fortë deri 35 km/orë. Në lartësitë mbi 500 m kanë rënë reshje dëbore, ku trashësia ka arritur deri 10 cm në njësinë administrative Fan, bashkia Mirditë. Sasia e reshjeve të rëna ka qenë 40 mm. Akset rrugore kanë qenë të kalueshme dhe pa probleme. Grupet po vijojnë monitorimin e situatës në ato zona kryesisht malore për rikthimin e energjisë elektrike dhe pastrimin e akseve rrugore.
Në qarkun e Durrësit, në njësinë administrative Cudhi ka patur prezencë bore dhe erë të forte, por është ndërhyrë me mjete borëpastruese. Aksi rrugor Krujë-Qafështamë është i kalueshëm, por të gjithë drejtuesit duhet të ndjekin rregullat e parashikuara për qarkullimin në motin me dëborë. Të gjitha akset rrugore në bashkinë Durrës, Shijak dhe pjesa fushore e bashkisë Krujë, kanë qenë të kalueshme pa problem.
Reshje periodike shiu ka patur edhe në qarkun e Elbasanit. Kjo ka shkaktuar fryrje të Përroit të Zaranikës, por pa rrezik për dalje nga shtrati. Në akset rrugore Elbasan-Qafë Thanë, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë ka patur prani inertesh që janë pastruar vazhdimisht nga firmat kontraktuese. Nuk ka patur asnjë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në të gjithë qarkun.
Në qarkun e Korçës, reshjet e borës filluan në orët e mbrëmjes së djeshme, por më pas intensiteti i tyre ka rënë. Reshjet janë shoqëruar dhe me erë të fortë. Trashësia e dëborës ka arritur 5-10 cm. Ka patur lëvizje të shtuar të automjeteve në rrugën turistike Boboshticë-Dardhë, ku dhe është përqendruar vëmendja e Drejtorisë Qendër-Lindje, subjektit përkatës dhe strukturave të policisë.
Nga era e fortë ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në bashkinë Pogradec, Devoll dhe Maliq, por grupet e punës së OSHEE janë në terren, për të rivendosur lidhjet. Nga të gjitha qarqet e tjera të vendit nuk janë raportuar probleme nga kushtet e motit. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Mbrojtjes Civile u bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet në zonat ku ka prani akulli dhe të qarkullojnë të pajisur me goma dimërore e zinxhirë, sipas udhëzimeve të autoriteteve./Zëri.ai
Rihapet qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Arbrit

DIBËR- Rihapet qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Arbrit. Lajmi është bërë me dije nga Policia, e cila sqaron gjithashtu se dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë - Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Gjithashtu dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë - Ura Vashës-Klos;
Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura. Mbrëmjen e djeshme, Policia e Dibrës u angazhua maksimalisht duke i'u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve që mbeten të bllokuar në Qafë Murrizë, ku me mjetet e policisë të kalueshmërisë së lartë bënë evakuimin e tyre. Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.
Policia e Dibrës është e gjitha në gadishmëri të plotë dhe i'u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë, të përdorin gomat dimërore dhe mos të qarkullojnë pa mjetet antirrëshqitëse. Në raste emergjence mos hezitoni të kërkoni ndihmën e Policisë.
Mbrëmjen e djeshme për shkak të intesitetit të lartë të reshjeve qarku Dibër u 'paralizua" nga moti i keq. 300 automjete mbeten të bllokuara në Rrugën e Arbrit ndërsa u desh ndërhyrja e Policisë për të bërë të mundur evakuimin e tyre. Më vonë autoritetet bllokuan këtë segment për të shmangur rreziqet./Zëri.ai
Moti i keq/ Disa fshatra në Kukës pa energji, rrugët të kalueshme vetëm me zinxhirë

KUKËS- Ulet ndjeshëm intensiteti i reshjeve të dëborës këtë të dielë në qarkun e Kukësit. Raportohet se Njësisë Administrative Arrën, Zapod, Grykë-Çajë dhe Kalis janë ende të bllokuara. Ndërkohë në akset e tjera kalimi i mjeteve është i mundur me zinxhirë. Këtë të dielë Njësitë Administartive Shishtavec, Topojan, Zapod, Malzi, Kolsh, Surroj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arren vijojnë të jetë pa energji elektrike.


Në Bashkinë Tropojë, furnizimi me energji eletrike aktualisht është ndërprerë në Njësitë Administrative Bytyq dhe Llugaj. Ndësa në bashkinë e Hasit, pa energji elektrike janë Njësitë Administrative Golaj dhe Gjinaj./Zëri.ai
Juglindja 'zhbllokohet' nga dëbora! Ja si paraqitet situata në akset rrugore! Korça dyndje turistësh

KORÇË- Ndalojnë reshjet e dëbores në qarkun e Korçës. Raportohet se pas mesantës situata nga moti i keq është normalizuar duke sjellë dhe zbllokimin e disa akseve. Në akset Korçë–Dardhë, Korçë–Voskopojë rrugët janë të kalueshme. Ndërkohë ndalohet qarkullimi i mikrobuseve në pikën turistike të Dardhës.
Autoritetet apelojnë drejtuesit e mjeteve që të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore. Ndërkohë qindra qytetarë janë nisur drejt Korçës këtë të dielë. Voskopoja po ashtu mbetet një destinacion i preferuar ditën e sotme.
Te izoluara për shkak të daljes së përroit si dhe rënies së shkëmbinjve janë fshatrat Dushar dhe Zerec në bashkinë e Maliqit. Ndërsa probleme me energjinë elektrike këtë të dielë raportohet të ketë vetëm në Njësinë Administrative Çlirim në bashkinë e Kolonjës./Zëri.ai
FOTO/ Shkon në 30 cm niveli i dëborës në Parkun e Qafshtamës

KRUJË- Ka shkuar në 30 centimetra trashësia e dëbores në Parkun Kombëtar të Qafshtamës mëngjesin e kësaj të diele pas reshjeve të dendura të dëbores të nisura prej pasditës së djeshme. Raportohet se aksi Krujë-Qafshtamë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Në rrugë ka prezencë akulli. Apelohet për kujdes.
Ndërkohë zona malore e Krujës është zbardhur nga dëbora. Trashësia e dëbores shkon deri në 10 centimetra.


Prej pasditës së djeshme vendin ynë vijon të jetë i ''mbërthyer'' nga moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta që këtë të dielë priten të shkojnë deri në -7 gradë celsius./Zëri.ai
Qarku Dibër izolohet nga dëbora, Bulqiza ende pa drita, ja si paraqitet situata në Burrel e Mat

DIBËR- Qarku i Dibrës vijon të jetë i "mbërthyer" nga moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe ngrica. Raportohet se Bulqiza së bashku me Njësitë Administrative janë ende pa energji elektrike. Ndërkohë rrugët që lidhin Njësitë Administrative Xibër dhe Gurrë janë të bllokuara dhe pritet ndërhyrja e fadromave të Bashkisë së Matit. Pa energji elektrike tre njësi Administrative.
Dhe Burreli po përballet me vështirësi. Disa Njësi Administrative janë ende pa energji elektrike ndërsa disa rrugë vijojnë të jenë të bllokuara nga dëbora. Më e rëndë sitiuata paraqitet në Macukull.
Bulqizë
Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd është pjesërisht i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë deri në Ostren, më tej ende nuk është hapur deri në Klenjë dhe Seblevë. Aksi Qafa e Buallit- Krastë i kalueshëm me zinxhirë. Pritet që të ndërhyhet për hapjen e rrugëve të njësive administrative nga ana e bashkisë Bulqizë. Pa energji elektrike e gjithë Bashkia Bulqizë bashkë me njësitë Administrative.
Klos
Rrugët që lidhin Njësitë Administrative Xibër dhe Gurrë janë të bllokuara, pritet ndërhyrja e fadromave të Bashkisë. Pa energji elektrike tre njësi Administrative.
Mat
Ka pasur reshje bore edhe në qytetin e Burrelit, por pa shkaktuar probleme. Qarkullimi drejt disa njësive administrative me vështirësi, rruga e njësisë Macukull pritet të hapet dot nga Bashkia Mat. Pa energji elektrike disa njësi administrative. Policia apelon drejtuesit e mjeteve të shmangin lëvizjet e pa nevojshme, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët, si dhe të tregojnë kujdes pasi ka ngrica në të gjitha akset rrugore./Zëri.ai
'Ngrin' Shqipëria, temperaturat arrijnë deri në -7°C!

TIRANË- Jemi zyrtarisht në dimër. I ftohti siberian ka ‘’pushtuar’’ prej mbrëmjes së djeshme vendin tonë, me reshje të dendura dëbore dhe temperatura deri në – 0 gradë Celsius. Këtë të dielë, sipas MeteoAlb do ketë temperatura ekstremisht të ulëta, të cilat do të jenë dominante në të gjithë vëndin.
Mesdita dhe orët e pasdites sjellin herë pas here zhvillim të vranësirave në dy ekstremet veri-jug duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -7°C më e ulëta deri në 11°C më e larta në rang territori./Zëri.ai