LIVE UPDATES

Shqipëria në 'kthetrat' e acarit! ARRSH tregon zonat problematike

➤ Shqipëria vijon të jetë e “mbërthyer” nga moti i keq. ➤ Këtë të dielë raportohet për probleme të shumta në gjithë vendin. ➤Në disa fshatra ka probleme me energjinë elektrike ndërsa disa akse janë të bllokuara. ➤ Autoriteti Rrugor Shqiptar në përditësimin e fundit bën me dije se borëpastrueset janë në terren, ndërsa këtë të dielë intensiteti i reshjeve të dobores është më i lartë në juglindje të vendit.

12 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Reshjet e borës/ Ja si paraqitet situata në Librazhd

Shqipëria në 'kthetrat' e acarit! ARRSH tregon zonat
Librazhd

LIBRAZHD- Situata problematike e krijuar nga moti me reshje të dendura dëbore në fshatrat e bashkive Librazhd e Përrenjas, duket se është qetësuar ndjeshëm. Pothuajse të gjitha rrugët rurale që u bllokuan nga dëbora, trashësia e të cilës në disa fshatra shkoi mbi 40 cm janë hapur dhe energjia elektrike është rikthyer.

Nënprefekti i Rrethit të Librazhdit, Josif Laska, e cilëson situatën e krijuar së fundi nga moti i keq nga më të vështirat gjatë këtij Dimri. Në të gjitha segmentet e bllokuara rrugore u punua me forca e mjete të shumta për hapjen e rrugëve dhe kriposjen e tyre për të rikthyer normalitetin dhe për të rritur shkallën e sigurisë në qarkullimin e automjeteve.

Edhe në qytetet Librazhd dhe Përrenjas ku ra borë, u morën masa për të evituar problematikat. Në fshatrat malorë të bashkive Elbasan e Gramsh rrugët janë pothuajse të hapura dhe energjia elektrike mungon në shumë pak lagje./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ngrica në vend, disa fshatrat pa energji elektrike në Kukës

Shqipëria në 'kthetrat' e acarit! ARRSH tregon zonat
Kukës

KUKËS- Sitata në Kukës pas reshjeve të borës vijon të jetë problematike. Disa akse rrugore janë ende të pakalueshme dhe në disa fshatra ka mungesë të energjisë elektrike. 

Prefektura e Kukësit ka dhënë informacione lidhur me situatën në qarkun e Kukësit sa i takon problemeve të shkaktuara nga reshjet e dëborës dhe moti i keq që ka përfshirë qarkun prej disa ditësh. Disa segmente rrugësh si Kukës- Shishtavec, B.Curr-Valbonë dhe Kukës - Bushtricë kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve.

Në bashkinë e Kukësit, janë ende të bllokuara rrugët e njësive administrative Arrën, Zapod dhe Kalis. Po ashtu po punohet nga bashkia Has për hapjen e rrugëve të fshatrave Nikoliq dhe Vlahen si dhe për rrugën që lidh fshatin Gjinaj me fshatin Domaj.

Ndërkohë ende nuk furnizohen me energji elektrike:

Nj.Adm Malzi, Fshatrat Mgullë Qam, Vrish, Gdheshtë,

Has ;

Nj.Adm Golaj: Fshtrat Helshan dhe Kosturr.

Nj.Adm Gjinaj, Fshati Domaj.

Tropojë;

Nj.Adm Lekbibaj Margegaj,

Nj Adm Tropojë e Vjetër,

Fshatrat Astë, Shumicë, Padesh.

Nj Adm Bytyç, fshatrat Pac ,Berishë,Vlad dhe Zherkë.

Ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm është normal./ZËRI

1 VITE ME PARE

Bora "pushton" vendin! Disa këshilla për drejtuesit e mjeteve

Shqipëria në 'kthetrat' e acarit! ARRSH tregon zonat
Pamje nga videoja

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë një njoftim lidhur me situatën e dëborës në vendin tonë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, bëhet me dije se po hidhet kripë në të gjitha akset rrugore, që të mos krijohen ngrica dhe akull për shkak të rënies së temperaturave. Po ashtu, uniformat blu i bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.


NJOFTIMI I PLOTË:

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu dhënë ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, veçanërisht në akset rrugore malore që janë përfshirë nga reshjet e borës. Shërbimet e Policisë Rrugore janë në detyrë në të gjitha akset rrugore të cilat janë të kalueshme.

Firmat kontraktore po hedhin kripë në të gjitha akset rrugore, me qëllim që të mos krijohen ngrica dhe akull për shkak të rënies së temperaturave. Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Për çdo problem kontaktoni në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë në ndihmë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ Peleshi tregon zonat më problematike

Shqipëria në 'kthetrat' e acarit! ARRSH tregon zonat
Pamje nga situata në vend

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë përditësim të situatës nga moti i keq që ka përfshirë vendin që prej pasditës së djeshme. Sipas Peleshit situata paraqitet më e qetë ndërsa puna e ekipeve të emergjencës në terren vijon. Për shkak të temperaturave disa gradë nën zero, problematike mbeten ngricat në disa akse rrugore në zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës e Mirditës.

Niko Peleshi: Situata e krijuar nga moti, sot paraqitet më e qetë, pas ndërprerjes së reshjeve të shiut e borës dhe punës së pandërprerë të ekipeve në terren. Për shkak të temperaturave disa gradë nën zero, problematike mbeten ngricat në disa akse rrugore në zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës e Mirditës. Ndërsa në Korçë akset janë të kalueshme me zinxhirë. Puna po vijon ende për kriposjen e rrugëve, ku ka prani të akullit. Grupet e OSHEE janë të shpërndara në terren për riparimin e defekteve nga rënia e linjave si pasojë e motit të keq./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rihapet aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë

Shqipëria në 'kthetrat' e acarit! ARRSH tregon zonat
Rruga e Arbrit

TIRANË- Rihapet aksi bypass-Qafë Murrizë, në rrugën e Arbrit, e cila u bllokua një ditë më parë për shkak të reshjeve të dëbores. Raportohet se qarkullimi i mjeteve është hapur normalisht. Ndërkohë dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë, Bulqizë – Klos- Ulëz, janë të hapura.

[Policia e Dibrës ka shtuar patrullat në rrugë për shkak të ngricave, ndërsa apelon drejtuesit e mjeteve për kujdes. Po ashtu bëhet thirrje për përdorimin e omave dimërore./ZËRI

1 VITE ME PARE

Reshjet e borës në vend, e bllokuar rruga Librazhd-Steblevë

Shqipëria në 'kthetrat' e acarit! ARRSH tregon zonat
Aksi Librazhd-Steblevë

LIBRAZHD- Pas reshjeve të dendura të borës ngricat e mëdha kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Rruga Librazhd-Steblevë aktualisht është e pakalueshme.

Në fshatrat e thella të Librazhdit e Përrenjasit po punohet për hapjen e rrugëve, të cilat kalohen vetëm me zinxhirë.

Rruga e Qafë Thanës kalohet pa probleme, pasi gjatë natës është hedhur kripë. Ndërkohë në disa zona trashësia e borës ka shkuar në 50 cm. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Probleme me ngricën, si paraqitet situata në Dibër

Shqipëria në 'kthetrat' e acarit! ARRSH tregon zonat
Dibër

DIBËR- Ditën e sotme situata në Dibër paraqitet më e qetë, pasi niveli i reshjeve të dëborës është ulur ndjeshëm,por temperaturat kanë pësuar rënie gjithashtu. 

Termometri ka shënuar -7° në qytetin e Peshkopisë në orët e para të mëngjesit, ndërsa në Kalanë e Dodës -13° si pasojë e erës së fortë.

Rrugët janë të ngrira dhe ka një reduktim të ndjeshëm të lëvizjes.Rruga Peshkopi-Bulqizë-Klos është e kalueshme, ndërsa policia vijon të mbajë të bllokuar segmentin e rrugës së Arbrit nga rreth rrotullimi i Klosit drejt Qafës së Murrizit. Gjithashtu aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës i kalueshëm me zinxhirë, ka pasur probleme në një segment nga Qafë Kalaja drejt Vasies, për shkak të erës së fortë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ 1700 familje pa energji elektrike në Korçë! Probleme në Dardhë dhe Voskopojë

Shqipëria në 'kthetrat' e acarit! ARRSH tregon zonat
Foto ilustruese

KORÇË- Probleme nga moti I keq në juglindje të vendit. Gjatë natës reshjet e dendura të dëbores kanë sjellë bllokimin e disa rrugëve, ndërsa problem ka pasur dhe me furnizimin me energji elektrike të disa fshatrave. Trashësia e dëbores në Voskopojë dhe Dardhë ka arritur në 50 cm. Kjo ka sjellë problemE në rrugët lidhëse të Voskopojës, të cilat janë të bllokuara, por po punohet për hapjen e tyre.

Ndërkohë ekipet e emergjencave janë në terren në të gjithë qarkun. Ndërsa akset nacionale janë të hapura dhe qarkullohet pa problem. Probleme me energjinë ka pasur në fshatrat: Çlirim, Panarit, Grabockë, Treskë, Mollas, Podgozhan, Jollë, Homezh, Trebinjë, Çezmë, Lekas, Senisht, Zvarisht, Tresovë, Novoselë, ku rreth 1700 familje janë pa energji./ZËRI

1 VITE ME PARE

Probleme në Kukës nga moti i keq, dhjetëra fshatra pa energji elektrike

Shqipëria në 'kthetrat' e acarit! ARRSH tregon zonat
Foto ilustruese

KUKËS- Pushojnë reshjet e dëbores në Kukës, por raportohet për rrugë të bllokuara dhe fshatra energji elektrike. Ndërsa temperaturat e ulëta kanë bërë që në rrugët e qytetit dhe të lagjeve të krijohen ngrica. Akset nacionale janë të kalueshme, ndërsa vijon puna për kriposjen e rrugëve nga ekipet e emergjencave.

Ndërkohë, në bashkinë Has janë të bllokuara rrugët e fshatrave Nikoliq dhe Vlahen, ndërsa rruga Krumë Cahan kalohet me vështirësi. Në tropojë nuk ka rrugë të bllokuara. Probleme me energjinë raportohet të ketë në: Njësinë Administrative Arrën, Surroj, Topojan, Ujmisht, Kolsh, Bushtricë, Grykë-Çajë dhe Kalis. Njësia Administrative Gjinaj bashkia Has dhe Njësia Administrative Lekbibaj, Bujan, Llugaj, Margegaj, Tropojë e vjetër, bashkia Tropojë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ ARRSH apel shoferave: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë në këto akse

Shqipëria në 'kthetrat' e acarit! ARRSH tregon zonat
Dëbora

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë detaje këtë të dielë sa i përket situatës nga moti i keq në gjithë vendin. Përmes një reagimi ARRSH, bën me dije se ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore, si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të forte, Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë. Po ashtu raportohet se temperaturat kanë zbritur deri në -11 gradë Celsius.

“Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren, kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi vijon pa problem. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thotë ARRSH.

NJOFTIMI:

Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortë Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore. Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi vijon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./ZËRI

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ Probleme në Mirditë, disa fshatra pa energji dhe akse të bllokuara

Shqipëria në 'kthetrat' e acarit! ARRSH tregon zonat
Foto ilustruese

MIRDITË- Mirdita vijon të jetë e “mbërthyer” nga moti i keq dhe këtë të dielë. Pavarësisht se reshjet e dëbores kanë pushuar gjatë natës, disa akse rrugore në Fan dhe Orosh mbeten të bllokuara pasi trashësia e dëbores ka arritur deri në 40 cm.

Ndërkohë temperaturat e ulëta që mëngjesin e sotëm kanë zbritur në -4 gradë Celsius kanë sjellë ngrica dhe apelohet për kujdes. Raportohet se Bashkia ka angazhuar punëtorë dhe mjete për hapjen e rrugëve. Disa fshatra vijojnë të jenë pa energji elektrike dhe po punohet për riparimin e linjave elektrike./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Ngrin' Shqipëria, temperaturat zbresin deri në -5°C

Shqipëria në 'kthetrat' e acarit! ARRSH tregon zonat
Foto ilustruese

TIRANË- E diela pritet të sjellë temperatura të ulëta në gjithë vendin, ndërsa në disa zona termometri do të shënojë poshtë zeros. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB