"Gjithmonë me stil'! FOTOT e fundit të Alain Delon pak para se të vdiste

FRANCË-Alain Delon u nda nga jeta dhe lajmi për vdekjen e tij shpërtheu si “bombë” në mediat mbarëbotërore. Aktori 88-vjeçar ishte tërhequr nga daljet publike vitet e fundit dhe daljet e tij në rrjetet sociale ishin të rralla. Disa javë para se të vdiste, vajza e tij Anouska publikoi një foto të babait të saj duke i prerë flokët.
“Sepse çfarëdo që të ndodhë, siç thonë aktorët, “shfaqja duhet të vazhdojë!”. Delon do të jetë gjithmonë Delon. Gjithmonë i pashëm. Gjithmonë pa të meta. Gjithmonë me stil. Si vera e mirë. Përjetësisht i madh. (Sa i pashëm mendova se ishte. Dhe ai mendoi se ishte i pashëm. Me pëlqimin e tij, si gjithmonë) " kishte shkruar vajza e tij disa javë më parë.

View this post on Instagram
Dhjetë filma të paharrueshëm për të kujtuar Alain Delon

FRANCË-Aktori legjendar francez u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Prania e tij në ekranin e madh la gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë franceze dhe atë ndërkombëtare. Nga prania e tij magnetike në "Një diell i plotë" në rolet e tij si një gangster i parezistueshëm, së bashku me Jean Paul Belmondo bënë që kinemaja franceze të triumfojë ndërkombëtarisht.
"Në diell të plotë" (1960)
Delon, i cili deri atëherë nuk ishte ende një yll, luan Tom Ripley, një personazh makiavelist që vret një njeri të pasur për të vjedhur identitetin e tij .
"Rocco dhe vëllezërit e tij" (1960)
Një klasik i neorealizmit italian. Falë kësaj melodrame të Luchino Visconti, i mahnitur nga Delon, aktori u bë i njohur përtej kufijve të Francës. Filmi rrëfen telashet në jetën e Rosarias dhe katër fëmijëve të saj që ikin nga mjerimi i Italisë së Jugut për në Milano. Ai fitoi Luanin e Argjendtë në Festivalin e Filmit në Venecia.
"Leopardi" (1963)
Përshtatur nga romani i Giuseppe Tomasi di Lampedusa, filmi i kësaj periudhe nga Visconti fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë. Ai tregon rënien e aristokracisë në vitet 1860 dhe përfshin një skenë legjendare kërcimi. Delon mishëron elegancën me mustaqet e tij të holla.
"Aventurierët" (1967)
Një shpikës (Lino Ventura) dhe shoku i tij i guximshëm (Alain Delon) gjejnë një thesar të fshehur me një skulptore (Joanna Shimkus) të cilën të dy e duan. Është përshtatja e një romani të José Giovanni. Në këtë film aventurë, aktori francez interpreton këngën “Leticia”, e kujtuar me mall nga publiku.
"Heshtja e një njeriu" (1967)
Ky bashkëpunim i parë me Jean-Pierre Melville është një nga kryeveprat e filmografisë së aktorit, i cili luan atentatorin e vetëm Jef Costello. Pa shprehje dhe i fiksuar pas kontrollit, me shikimin e tij të ftohtë, mushama dhe kapelë: ky është personazhi mitik që mishëron Deloni.
"The Pool" (1969)
Në gjysmë të rrugës mes zhanrit policor dhe dramës, ky film i Jacques Deray, me një erotizëm të zjarrtë, shënoi ribashkimin mes Delon dhe Romy Schneider, me të cilët kishte krijuar një çift të famshëm në jetën reale. Ndonëse nuk u ribashkuan romantikisht, karriera e saj, më pas në rënie, mori sërish hov.
"Klani sicilian" (1969)
Filmi policor i Henri Verneuil bashkoi tre yje të kinemasë franceze: Delon, Jean Gabin dhe Lino Ventura.
"Zoti tjetër Klein" (1976)
“Ka kaq shumë gjëra për mua në këtë film: dashuria ime për pikturat, marrëdhënia e paqartë me njerëzit, kjo lloj loje në të cilën unë jam zoti Klein pa e ditur pse”, tha aktori.
Në këtë film të Joseph Losey, Delon luan Robert Klein, një tregtar i pasur arti i cili në vitin 1942 blen disa vepra që i përkisnin hebrenjve. Posteri me fytyrën e Delon të përshtatur me një yll të verdhë tronditi publikun në atë kohë . Filmi u largua duarbosh nga Festivali i Kanës, përpara se të prezantohej në një kopje të restauruar në vitin 2019, gjatë dhënies së Palmës së Nderit aktorit, atëherë 83-vjeçar.
"E drejta për të vrarë" (1980)
Me regji të Jacques Deray, ky film hap një seri filmash të njohur kriminalë që Delon i lidhi së bashku në vitet 1980, me pak a shumë sukses. Me cilësi të pabarabartë, këta filma e lejuan Delon të bëhej i njohur për një brez të ri falë transmetimeve të tyre televizive.
"Asterix në Lojërat Olimpike" (2008)
E dyta për filmografinë e Delonit, ky film është mbi të gjitha simbolik . Aktori, i tallur shpesh në Francë për egon e tij të tepruar dhe zakonin e tij për të folur për veten në vetën e tretë, qeshi me veten për një herë në rolin e tij si Jul Cezari.
Letra e lamtumirës e Delon për fansat e tij: Kam përjetuar gjithçka, por vetëm një gjë ende shkëlqen: Ju!

FRANCË- Një ditë pas marrjes së çmimit në Kanë, 20 maj 2019, Alain Delon, i cili vdiq të dielën (18 gusht) në moshën 88-vjeçare, iu drejtua fansave të tij për herë të fundit në një letër emocionale që dukej si një testament, sipas Corriere Della Sera.
“Pas kësaj Palme të Artë nderi, do të doja të falënderoja të gjithë ata që në një mënyrë ose në një tjetër kanë treguar dashurinë dhe simpatinë e tyre, madje edhe më shumë. Ndërsa udhëtimi im po përfundon, dua t'ju them se kam pasur kaq shumë pasione, kaq shumë dashuri, kaq shumë suksese dhe dështime, kaq shumë polemika, kaq shumë inat, kaq shumë ngjarje të errëta, kaq shumë kujtime, aq shumë takime të humbura dhe takime të improvizuara, aq shumë ulje-ngritje, saqë çmimet nuk janë më shumë se kujtime të kota dhe të largëta.
Do të ketë vetëm një gjë që do të shkëlqejë për qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e saj: ju, vetëm ju. Ju që më keni bërë ky që jam dhe që do të më bëni atë që do të jem, më duhet t'ju them vetëm faleminderit, faleminderit, faleminderit! Alain Delon”.
Aktori francez Alain Delon, i cili shkriu zemrat e miliona adhuruesve të filmit, qoftë duke luajtur “të keqin” dhe “vrasësin”, vdiq në moshën 88 vjeçare. Aktori Kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore që nga një goditje në tru në vitin 2019, duke dalë rrallë nga pronat e tij në Douchy, në rajonin Val de Loire të Francës.
Me sytë e tij të mrekullueshëm blu, Alain Delon nganjëherë quhej "Frank Sinatra francez" për pamjen e tij të hijshme, një krahasim që ai nuk e pëlqente. Ndryshe nga Frank Sinatra, i cili gjithmonë mohonte lidhjet me mafien, aktori Delon pranoi hapur lidhjet me miqtë e tij të dyshimtë në botën e krimit./ ZËRI
Fitoi zemrat e ndjekësve duke luajtur ‘vrasësin’, Alain Delon pranonte lidhjen me mafiozët: I kisha miq para se të bëhesha aktor

FRANCË- Aktori francez Alain Delon, i cili shkriu zemrat e miliona adhuruesve të filmit, qoftë duke luajtur “të keqin” dhe “vrasësin”, vdiq në moshën 88 vjeçare, raporton Reuters.
Aktori ishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore që nga një goditje në tru në vitin 2019, duke dalë rrallë nga pronat e tij në Douchy, në rajonin Val de Loire të Francës.
Me sytë e tij të mrekullueshëm blu, Alain Delon nganjëherë quhej "Frank Sinatra francez" për pamjen e tij të hijshme, një krahasim që ai nuk e pëlqente. Ndryshe nga Frank Sinatra, i cili gjithmonë mohonte lidhjet me mafien, aktori Delon pranoi hapur lidhjet me miqtë e tij të dyshimtë në botën e krimit.
Në një intervistë të vitit 1970 në The New York Times, ai u pyet për lidhje me njerëz të tillë, njëri prej të cilëve ishte ndër "kumbarët" e fundit të botës së krimit në portin mesdhetar të Marsejës.
“Shumica e tyre, gangsterët që njoh... ishin miqtë e mi përpara se të bëhesha aktor”, tha ai. "Unë nuk shqetësohem për atë që bën një mik. Secili është përgjegjës për veprimet e tij. Nuk ka rëndësi se çfarë bën".
Alain Delon fitoi famë në dy filma të regjisorit italian Luchino Visconti, “Roço and His Brothers” në vitin 1960 dhe “Leopardi” në vitin 1963.
Ai luajti së bashku me aktorin e nderuar francez Jean Gabin në filmin e Henri Verneuil të vitit 1963, “Melodie en Sous-Sol” dhe shkëlqeu në filmin “Le Samourai” të Jean-Pierre Melville të vitit 1967, në rolin e një vrasësi filozofik me kontratë.
Alain Delon u bë një yll në Francë dhe u adhurua nga burrat dhe gratë në Japoni, por kurrë nuk u bë aq i madh në Hollyëood, pavarësisht lojës me gjigantët e kinemasë amerikane, përfshirë aktorin Burt Lancaster.
Në filmin Borsalino të vitit 1970, ai luajti me aktorin tjetër francez Jean-Paul Belmondo, në rolin e gangsterëve që përplasen në një luftë të paharrueshme dhe të stilizuar për një grua.
Momentet kurorëzuese përfshinin gjithashtu trillerin erotik të vitit 1969 “La Piscine” ku Delon u bashkua me të dashurën e jetës Romy Schneider, në një rrëfim të zjarrtë të xhelozisë dhe joshjes në Rivierën Franceze.
Një jetë e trazuar
I lindur afër Parisit më 8 nëntor të vitit 1935, Alain Deloni pati një fillim të vështirë. Ai u vendos nën kujdestari në moshën 4-vjeçare pasi prindërit e tij u divorcuan.
Ai iku nga shtëpia të paktën një herë dhe u përjashtua disa herë nga para se të bashkohej me marinsat në moshën 17-vjeçare dhe të shërbente në Indokinën e atëhershme të sunduar nga Franca. Edhe atje ai u fut në telashe për një xhip të vjedhur.
Pas kthimit në Francë në mesin e viteve 50-të, ai punoi si portier në tregun e ushqimit me shumicë Les Halles në Paris dhe kaloi kohë në lagjen Pigalle me drita të kuqe, përpara se të zhvendosej në kafenetë e zonës boheme, St. Germain des Pres.
Atje ai u takua me aktorin francez Jean-Claude Brialy, i cili e çoi në Festivalin e Filmit në Kanë, ku tërhoqi vëmendjen e një zbuluesi amerikan talentesh, i cili organizoi një provë para ekranit.
Ai bëri debutimin e tij në film në vitin 1957 në “Quand la femme s'en mele”.
Alain Delon dhe dashuria e tij për kafshët, do të varroset pranë 50 qenve të tij, ideja që tërboi adhuruesit e katërputroshëve

FRANCË- “E gjithë jeta ime është atje, në varret e qenve të mi”. Në këto fjalë mund të shihet gjithë dashuria që Alain Delon kishte për miqtë e tij me katër këmbë. Dhe në mjediset e shtëpisë së tij në Douchy, gjatë jetës së tij, rreth 50 qen gjetën prehje të përjetshme. Secili me gurin e varrit të tij, me emrin e tij. Çiftet u varrosën së bashku. Një varrezë, për t'i pasur pranë vetes përgjithmonë. Një vend i përjetshëm ku vetë aktori francez kërkoi të varrosej, shkruan ‘La Repubblica’.
Alain Delon, seks simboli me një jetë të trazuar, i cili vdiq sot në moshën 88-vjeçare, ka gjetur gjithmonë tek qentë atë dashurinë e vërtetë dhe të sinqertë që mbushte vetminë e brendshme me të cilën jetoi, sidomos në vitet e fundit të jetës.
Aktori ka jetuar gjithmonë me qen dhe një nga miqtë e tij të parë me katër këmbë ishte Gaia, një femër Dobermann. "Një ditë i bërtita, i rashë në të pasme. Ajo u ul dhe më shikoi – tregonte Delon - e pashë duke qarë". Që nga ajo ditë Delon e kuptoi se sa mirë qentë janë në gjendje të përcjellin emocionet e tyre: "Që atëherë kam kuptuar gjithçka. Që atëherë qentë e mi kanë buzëqeshur gjithmonë", shtoi ai.
Një dashuri që e shtyu të ndihmonte edhe kafshët me më pak fat se të tijat: Delon ka qenë gjithmonë ndër mbështetësit kryesorë të betejave të mikut të tij Brigitte Bardot për të drejtat e kafshëve. Aktori gjithashtu nuk u përmbajt të bënte gjeste të bujshme: një herë ai dërgoi një helikopter për të shpëtuar një kotele të cilës i kishin shkëputur putrat. Pasi u shërua, ai e mori kotelen në vilën e tij.
Në vitin 2009, një episod tjetër tregoi dashurinë e tij të madhe për qentë: afër Perpignan, një qen endacak përfundoi viktimë e çmendurisë mizore të një çifti - një vajze 22-vjeçare dhe i dashuri i saj 17-vjeçar - të cilët e lyen atë me benzinë dhe i vunë zjarrin. Ai Pinscher i vogël, i quajtur më vonë Mambo, i mbijetoi djegieve të rënda të shkallës së tretë mbi 40 për qind të trupit të tij, falë disa trajtimeve veterinare. Rasti shkaktoi zemërim të madh dhe lindi një zinxhir solidariteti në të cilin morën pjesë figura si futbollisti Zinedine Zidane dhe vetë Alain Delon.
Një nga qentë e tij të fundit ishte Loubo, me të cilin ai ishte shumë i lidhur. Një lidhje e frikshme, aq sa një ndër dëshirat e fundit të aktorit në rast se do të vdiste, ishte që qeni i tij ti nënshtrohej eutanazisë, në mënyrë që të mos jetonte më pa të. Një dëshirë që shkaktoi një zemërim, dhe ndau në mes personat që merren me të drejtat e kafshëve, shumica e të cilëve e konsideruan një egoizëm gjestin e akrorit.
Të tjerët panë në ato fjalë shqetësimin e sinqertë të atyre që jetonin brenda dhimbjes së të ndjerit vetëm: "Sa vite më kanë mbetur për të jetuar? Mund të arrij deri në 90, 92 vjeç. Nuk jam unë ai që vendos, është Tjetri atje lart. Unë nuk dua ta lë vetëm qënin tim”, tha Delon në një intervistë.
“Dua që ai të vdesë në krahët e mi. E preferoj më shumë këtë rrugë, sesa të di që aid do ta lërë veten të vdesë mbi varrin tim, duke u përballur me shumë vuajtje”, vijoi aktori.
Dhe ishte pikërisht kjo dashuri që e bëri aktorin francez të vuante shumë kur Loubo u përfshi edhe në betejat e fundit familjare: ndër akuzat e ndryshme të ngritura ndaj partneres së aktorit, ishte edhe ajo e keqtrajtimit të qenit, i cili përfundoi më pas në një strehë./ZËRI
Nga birësimi te skandalet seksuale dhe droga, jeta e trazuar e Alain Delon

FRANCË- Alain Delon, aktori, producenti dhe shkrimtari francez, ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, që nga viti 2019. Ai ishte një prej aktorëve më të dashur francez, bukuria enigmatike e të cilit e bëri atë një seks simbol ndërkombëtar.
I lindur në Sceaux, një periferi në jug të Parisit, Delon pati një fëmijëri të turbullt të karakterizuar nga divorci i prindërve dhe përjashtimet e shpeshta nga shkolla, përpara se të shërbente në marinën franceze në Indokinë dhe më vonë të bënte punë të çuditshme në Paris.
Alain Fabien Maurice Marcel Delon ishte djali i menaxherit të një kinemaje të vogël, ndërsa nëna e tij ishte shitëse dyqani. Prindërit e tij u ndanë kur Alain ishte katër vjeç, e më pas i’u besua një familjeje birësuese. Alain Fabien Maurice Marcel Delon ishte djali i menaxherit të një kinemaje të vogël, ndërsa nëna e tij ishte shitëse dyqani. Prindërit e tij u ndanë kur Alain ishte katër vjeç, e më pas i’u besua një familjeje birësuese.
Delon bëri paraqitjen e tij të parë në film në vitin 1957, duke luajtur rolin e një vrasësi me pagesë në thrillerin "Quand la femme s'en mêle", me titull "Dërgo një grua kur dështon djalli".
Ky do të ishte i pari nga shumë rolet anti-hero për Delon, i cili vazhdoi të bëhej një figurë kryesore në filmin evropian në vitet 1960, duke punuar me regjisorë tsi René Clément ("Plein Soleil", 1960, me titull "Purple Noon” në Shtetet e Bashkuara), Luchino Visconti (“Rocco and his Brothers”, 1960, dhe “The Leopard”, 1963) dhe Jean-Pierre Melville (“Le Samouraï,” 1967).
Në vitin 1968, Delon u kap në një skandal seksual, droge dhe vrasjesh që përfshin shoqërinë e lartë franceze, të njohur si afera Markoviç. Ai u mor në pyetje, por nuk u akuzua kurrë.
Ai gjithashtu u shfaq në shumë prodhime në gjuhën angleze, duke përfshirë filmin antologjik "The Yellow Rolls-Royce" (1964) dhe Western "Texas Across the River" (1966) dhe "Red Sun" (1971), por nuk arriti të përsëriste suksesin që gëzoi në kinematografinë evropiane.
Delon fitoi një çmim César, ekuivalentin e Francës me një Oskar, për aktorin më të mirë në 1985 për rolin e tij si një alkoolist në "Historia jonë" e Bertrand Blier. Ai gjithashtu u nominua për Golden Globe për interpretimin e tij si Tancredi pasionant dhe pa para në "The Leopard".
Ylli i tij u zbeh në vitet e tij të mëvonshme, por ai u rishfaq në televizion rreth fundit të shekullit, duke luajtur rolin e detektivëve veteranë në dy miniseritë: "Fabio Montale" (2002) dhe "Frank Riva" (2003-04).
Në vitin 2005, Delon u dekorura Oficer i Legjionit të Nderit Francez për kontributin e tij në kinematografinë botërore.
Ai ishte i martuar me aktoren dhe modelen Nathalie Delon nga viti 1964 deri në vitin 1969 dhe çifti kishte një fëmijë, Anthony.
Delon kishte tre fëmijë të tjerë: një djalë, Christian Boulogne, me këngëtaren dhe aktoren Nico, dhe Anouchka Delon dhe Alain-Fabien Delon me aktoren holandeze Rosalie van Breemen. /ZËRI
Shuhet legjenda Alain Delon, ylli i kinematografisë franceze vdes në moshën 88-vjeçare

FRANCË- Është shuar në moshën 88-vjeçare legjenda e filmit francez. Alain Delon. Lajmi u konfirmua për AFP nga tre fëmijët e aktorit dhe producentit të njohur, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe Loubo (qeni i tij), janë thellësisht të pikëlluar të njoftojnë ndarjen nga jeta të babait të tyre. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij”, thuhet në deklaratë.
Ndërsa shtojnë se kërkojnë privatësi në këto momente të vështira.
I lindur më 8 nëntor 1935 në Sceaux, në veri të Francës, Alain Fabien Maurice Marcel Delon ishte djali i menaxherit të një kinemaje të vogël, ndërsa nëna e tij ishte shitëse dyqani. Prindërit e tij u ndanë kur Alain ishte katër vjeç dhe djali i vogël iu besua një familjeje birësuese.
Ndarja ishte shumë e dhimbshme dhe ndoshta ishte baza e temperamentit të vrullshëm që shfaqi Delon në rininë e tij. Pasi la shkollën në moshën 14-vjeçare, ai luftoi mes punëve të ndryshme. Deri në fillimin e karrierës së tij filmike, suksesi i së cilës është i lidhur pazgjidhshmërisht me Luchino Visconti.
Ylli i Le Samouraï, Plein Soleil dhe The Leopard, ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore që pasi pësoi goditje në tru në vitin 2019.
Lajmet për shëndetin e tij u bënë publike gjatë verës, kur fëmijët e tij dëbuan Hiromi Rollin, kujdestarin e aktorit prej një kohe të gjatë nga vila e tij.
Fëmijët e aktorit thanë se Rollin po përpiqej të ushtronte ndikimin e saj mbi aktorin dhe ta izolonte atë nga familja e tij.
Alain Delon është një aktor legjendar francez i njohur për sharmin e tij dhe talentin e jashtëzakonshëm.
Me një karrierë që përfshin mbi gjashtë dekada, Delon është një nga figurat më ikonike në historinë e kinemasë.
Nga roli i tij i rëndësishëm në “Purple Noon” deri tek interpretimet e tij magjepsëse në filma si “Le Samouraï” dhe “Roço and His Brothers”, Delon ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në ekran.
Por Alain Delon ka më shumë sesa thjesht prania e tij në ekran. Në prapaskenë, ai ka bërë një jetë magjepsëse dhe shpeshherë të diskutueshme. Nga marrëdhëniet e tij me disa nga gratë më të dëshirueshme në botë e deri te përfshirja e tij në qarqet politike, jeta e Delon është po aq intriguese sa personazhet që ai ka portretizuar./ZËRI