'Mashtruesa'/ 1 koment në Facebook 'shkatërroi' gjithçka! Si u zbulua skandali me diplomat false të "WISDOM"

ITALI- Gazetari i "Corriere", Pablo Petrasso ka zbuluar rrëfimin e një prej personave të mashtruar nga rrjeti i diplomave false që funksiononte mes Shqipërisë dhe Italisë. Në mediat italiane është publikuar një dëshmi e një mësuesi 48-vjeçar, i cili ishte futur në Kolegj për të pasuruar "CV-në" e tij.
"Kam dhënë mësim në një institut në Altamura, pastaj më pushuan nga puna. Drejtori më tha se certifikata që kam është e rreme,”-tha ai, por nuk është i vetëm. Ka edhe shumë të tjerë që kanë pranuar se kishin paguar mijëra euro në këmbim të diplomave që merrnin. Ishte zemërimi i tyre, ai që duhet se i dha fund grupit kriminal. Të gjithë të mashtruarit kishin hapur një grup në në Facebook (Uniforma gruppo truffati) dhe aty ngrinin dyshimet dhe përvojat e këqija. Por zemërimi nuk mbeti për shumë gjatë në internet, sepse shumë shpejt nisi edhe hetimi që çoi në arrestimin e 9 personave dhe sekuestrimin e 10 milionë euro pasuri që ishte ndarë mes të prangosurve. Megjithatë duket se hetimet për diplomat false ende vazhdojnë, pasi hetuesit kanë zbuluar se kanë hapur një kuti pandore.
Një tjetër detaj që zbuloi lidhjet në Shqipëri ishte një koment në rrjetet sociale në faqen "Formamentis Albania", një kompani e cila çoi hetuesit tek Lucia Catalano, 44 vjeç dhe Savino Cianci, 60 vjeç, të dy nën hetim. Kolegji Universitar "WISDOM" vepronte në Tiranës prej gati tre dekadash, por 3 vite më parë i ishte shitur kompanisë FORMAMENTIS (ish CS Uniforma), me ortak të vetëm Savino Cianci dhe administrator Leonardo Catalano.
Në koment shkruhej: Jeni mashtrues!
Kështu, hetuesit bënë lidhjen se edhe personi në fjalë ishte "viktimë" e mashtrimit me titujt që jepeshin nga Kolegji. Nga përgjimet e Guardia di Financia është vënë re shqetësimi i Catalanos dhe Ciancit, të cilët kërkuan menjëherë fshirjen e komentit. E shqetësuar ishte edhe Maria Saveria Modaffari.
Është kjo e fundit, ajo që shpjegon se komentuesi i zemëruar kishte dashur të diplomohej për mjekësi duke blerë diplomën. Maria Saveria Modaffari ishte kundër por Lucy (Lucia Catalano) i kishte marrë 20 mijë eurosh. Pikërisht ky është një nga episodet që shkakton 'prishjen e marrëveshjes' mes anëtarëve të grupit. Modaffari, nga ai moment edhe pse ishte në dijeni që jepnin diploma false, kishte vendosur që të distancohej nga bisedat me klientët dhe bashkëpunëtorët. Nga ky moment, në vitin 2021, grupi ndahet dhe lindin tre nëngrupime: i pari do të ofronte shërbimet në zonën e Tranes; i dyti kishte ngritur një bazë në Foggia duke shfrytëzuar kompani dhe shoqata kulturore dhe duke marrë blerë aksionet e një universiteti privat shqiptar. Grupi i tretë, funksiononte po ashtu në Foggia dhe kërkonte pagesa 500 dhe 2500 eur
Ndarja do të materializohej në vitin 2021./ZËRI
Skandali me shitjen e diplomave false në Itali, Ministria e Arsimit: Po e mbyllim "Wisdom"

TIRANË- Ministria e Arsimit ka lajmëruar se ka nisur procedurat për mbylljen e Kolegjit Universitar "Wisdom" pas skandalit për shitjen e diplomave false në Itali. Pas publikimit të lajmit nga mediat italiane, të cilat publikuan edhe një pjesë të dosjes, MAS pretendon se që në vitin 2022 ka nisur procesin e verifikimit të pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar "Wisdom". Ndër të tjera në reagimin zyrtar, MAS njofton se po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të Kolegjit. Madje, theksohet se për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka pasur kuota pranimi.
REAGIMI I PLOTË:
Ministria e Arsimit dhe Sportit, lidhur me Institucionin Jopublik të Arsimit të Lartë Kolegji Universitar ëISDOM dhe aktivitetin e tij në Shqipëri, informon se: Ministria e Arsimit dhe Sportit, bazuar në aktet nënligjore në fuqi, të ligjit nr 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” ka nisur prej vitit 2022 dhe në vijim, procesin periodik të verifikimit të kontrollit të pajtueshmërisë së veprimtarisë të gjithë institucioneve të arsimit të lartë. Në vijim të këtij procesi, për periudhën 2023-2024, MAS, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, përmes grupit të punës të ngritur për këtë qëllim, me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të ministrisë, Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ka nisur verifikimin e pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar ëISDOM.
Pas procedurave të ndjekura në kuadër të këtij procesi, dhe verifikimeve të kryera përgjatë periudhës së kontrollit në këtë institucion, në përfundim të tij, grupi i punës, në korrik të këtij viti, ka përfunduar raportin final të kontrollit, duke konstatuar shkelje ligjore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të Kolegjit Universitar ëISDOM për periudhën e ushtrimit të kontrollit, referuar dispozitave të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar ëISDOM. Nënvizojmë se ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar ëISDOM. Pra Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndjekur jo vetëm me vëmendje, po edhe me hapa konkretë masash ligjore anomalitë e nxjerra nga inspektimet, duke siguruar mbrojtjen e studentëve bazuar në dispozitat ligjore në fuqi. MAS mbetet e përkushtuar për të garantuar cilësi dhe transparencë në të gjitha aspektet e sistemit arsimor, duke garantuar se të gjitha diplomat dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë në vend janë në përputhje me standardet më të mira./ZËRI
Skandali i dhënies së diplomave nga 'Wisdom', reagon ish-ministrja Kushi: Nuk kam marrë asnjë dhuratë!

TIRANË- Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skandalin e diplomave që jepeshin nga Kolegji Universitar "ëisdom". Në rrjetet e saj sociale, Evis Kushi ka mohuar se ka marrë dhurata nga pronari, apo nga administratori i kolegjit. Në mbrojtje të saj, Kushi thekson se Ministria e Arsimit nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve. Po sipas saj, akredimi bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj.
REAGIMI I PLOTË:
Në lidhje me disa abuzime të bëra nga disa media gjatë ditës së sotme, mbi hetimet e dosjes italiane për mashtrimet me diploma të Universitetit ëisdom, dua t’ju sqaroj se: Në dosje ka një paragraf ku thuhet: "Ia vlen të përmendim që në vazhdim të dhuratave Catalano Lucia e Cianci Savino përpiqen të përgatisin dhe të dhurojnë dhurata simbolike në kuadër të festës së Krishtlindjes (shporta) për amabasadorin, përfaqësues të ambasadës, ministre, zv. ministre, shefes së kabinetit, zyrës së matrikullimit dhe zyrës së akreditimit". Dua të ndaj qëndrimin tim me opinionin publik se Ministria e Arsimit dhe Sportit, si institucion dhe në rastin tim si ish drejtuese e këtij institucioni, MAS nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit. Akreditimi i institucioneve arsimore bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur. Si titullare e këtij institucioni për periudhën shtator 2020 - shtator 2023, edhe pse ngrihen dyshime në media, nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata kortezie për urime festimesh me simbolika të tilla./ZËRI
Jo vetëm me diploma false/ Universiteti ‘WISDOM’ zgjodhi anëtarët e Institucioneve të Drejtësisë!

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga skandali i diplomave të nxjerra nga Kolegji Universitar "Wisdom". Gazetarja Aranita Brahaj ka reaguar pas skandalit me shpërndarjen e diplomave false. Në rrjetet e saj sociale, Brahaj shkruan se skandali nuk është ndalur vetëm me diplomat false, por madje kanë votuar edhe mbi kandidatët potencial për Institucione të Larta të Drejtësisë KLGJ dhe KLP.
NJOFTIMI KU PËRMENDET WISDOM:
Mbi përzgjedhjen e pesë organizatave të Shoqërisë Civile të cilat do të kryejnë verifikimin paraprak të kandidaturave për anëtarin që përfaqëson Shoqërinë Civile në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në përputhje me procedurat e parashikuara nga nenet 56 dhe 154 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, pas përfundimit të procesit të votimit pesë organizatat që morën më shumë vota ishin si më poshtë: ✓ Qendra “Qëndresa Qytetare”; ✓ Shoqata “Drejtësia Sociale”; ✓ Klinika Ligjore “Wisdom”; ✓ Fondacioni “Kontribut për Edukim”; ✓ Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm. Organizatat e mësipërme të përzgjedhura si anëtarë të komisionit të shoqërisë civile zgjodhën si kryetar të këtij komisioni z. Gentian Serjani, përfaësues i shoqatës “Drejtësia Sociale”. (Avokati i Popullit; përzgjedhje; kritere; Komision Ad hoc; shoqëria civile; organizata të shoqërisë civile; anëtar KLP; anëtar KLGJ; Këshilli i lartë gjyqësor; Këshilli i Lartë i Prokurorisë; Reforma në Drejtësi; institucionet e reja të drejtësisë).
Reagimi:
""WISDOM" zgjedh antaret e Institucioneve te Drejtesise !! Ndodh edhe kjo ne Tirane ... Ndersa autoritetet italiane po na tregojne "lajkat luxoze" te WISDOM per te mbajt licensa duke korruptuar grate e Qeverise me canta brendi e dhurata , skandali paska qene me i thelle./ZËRI
SKANDALI i diplomave/ U korruptua me 1 çantë "Louis Vuitton', reagon zyrtarja e arsimit: E kanë përdorur emrin tim!

TIRANË- Kryetarja e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Shqiponja Telhaj, ka reaguar publikimit të dosjes në mediat italiane, të cilat shkruanin se dyshohej se ajo ishte përfshirë në një rast korrupsioni me diplomat që jepeshin nga Kolegji Universitar "Wisdom". Në rrjetin e saj social, Telhaj ka komentuar për akuzat e ngritura ndaj saj, duke theksuar se nuk ka pranuar asnjë dhuratë, siç pretendohet në dosje se ka marrë një çantë "Louis Vuitton".
"Shqiponja (Aquila) Telhaj nuk ka pire kurre as edhe nje kafe e nuk ka pranuar kurre asnje dhurate nga asnje perfaqesues i universiteteve te huaj apo shqiptare. Pres qe autoritetet zyrtare dhe mediat qe kane permendur emrin tim pa asnje fakt ne lidhje me dosjen e universitetit ëisdom (perfaqesuesit e te cilit nuk ia kam njohur ndonjehere) te kerkojne falje per shpifjet. Akreditimi i institucionit ne fjale nuk eshte kryer asnjehere nga ky bord!,"-shkruan ajo në rrjetet e saj sociale./ZËRI
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis Vuitton” 1200 euro

ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e Guardia Di Finanza, që kanë çuar në pranga dy administratorët e Universitetit Wisdom në Tiranë, të cilët kanë ngritur një skemë mashtrimi, ku shpërndanin diploma false për studentët në Itali. Nga përgjimët e siguruara nga GDF zbulohet se një zyrtare e lartë e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, rezulton që të jetë korruptuar me një çantë Luis Vuitton, me vlerë 1200 euro, e cila më pas i ka hapur rrugën akreditimit të universitetit në Shqipëri.
La Republicca shkruan se zyrtarja në fjalë është Shqiponja Telhaj, e cila ka qenë në krye të Agjensisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, e njohur shkurtimisht si ASCAL. Kjo agjensi është një organ qeveritar, ndërsa Telhaj rezulton që të jetë zgjedhur me emërim direkt nga kryeministri. Telhaj ka pasur detyrën që të ndiqte të gjithë procedurën për akreditimin e Wisdom University.
Në krye të skemës me diploma që ‘përmbytën’ tregun italian qëndronte çiftii i të sapomartuarve Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano, të dy administratorë të universitetit. Duke përfituar nga lidhjet që kishin në Shqipëri dhe në Itali, ata morën drejtimin e Universitetit me premtimin që do ta shndërronin në një qendër të mësimdhënies, për të gjithë studentët e ekselencës në Ballkan.
Në rrjetet sociale Nino Cianci ka postuar foto nga jeta e tij në Shqipëri, ku nuk mungojnë takime me zyrtarë, profesorë dhe një axchendë e ngjeshur universitare. Burrë e grua, tashmë gjenden pas hekurave, ndërsa në qeli përfunduan dhe bashkëpunëtorë të tyre, të gjithë shtetas italian.
Sipas mediave në vendin fqinj, bashkë me çiftin GDF urdhëroi dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tyre që janë: Maria Saveria Modaffari, Giada Fortunata Modaffari, Maria Ornella Attisano, Leonardo Catalano, Marco Lombardi, Antonio Caporale dhe Maria M’Daraa.
Ndërkohë që një listë e gjatë personash të tjerë, rreth 30 janë duke u hetuar në gjendje të lirë, si bahkëpunëtorë. Çifti i sipërmarrësve italianë, përveç Universitetit, në Shqipëri kishin dhe disa buiznese të tjera. Sipas GDF skema e ngritur prej tyre në thelb kishte si synim mashtrimin e studentëve, që pajiseshin me diploma pa kryer specializimin dhe trajnimet e duhura.
Dokumentet e prokurorisë italiane dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diploma false, kundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit, që kërkohej nga ana e përfituesve.
Megjithatë, titujt ishin të rremë. Disa prej vërtetimeve ishin edhe të falsifikuara si të Universitetit La Sapienza i Romës.
Në një rast një viktimë ka paguar transferta bankare deri në 9 mijë euro për specializim. Dokumentet publike, qartësisht të falsifikuara, në disa raste kishin të dhëna të palexueshme. 19.500 euro është shuma e paguar nga një tjetër student, viktimë e skemës për të marrë titullin master në shkencat e edukimit.
9 mijë euro për diplomën trevjeçare në “Kriminologji”, e dhënë sipas akuzës nga universiteti në fjalë. Kostoja për një diplomë hotelerie arrinte deri në 6 mijë euro.
Një episod tjetër i raportuar në dokumentat e hetuesve italianë ka të bëjë me një makinë Maserati, që ishte blerë për të “pastruar” paratë e fituara nga çifti i administratorëve.
Ndërkohë në Shqipëri nuk ka ende persona të arrestuar në lidhje me skandalin e diplomave. Përveç Shqiponja Telhajt, një emër tashmë i bërë publik nga mediat italiane, pjesë e skemës dyshohet që të jetë dhe një ministër arsimi në Shqipëri, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Universiteti Wisdom ka disa programe për studentët si:
Fakulteti i drejtësisë
Bachelor në Financë Bankë
Bachelor në menaxhim biznesi
Bachelor në psikologji
Master i shkencave e drejtë penale
Master i shkencave e drejtë civile dhe tregtare
Master i shkencave administrim biznesi
Master i shkencave psikologji shkollore dhe edukim
SI DHE PROGRAME DYVJEÇARE ME KARAKTER PROFESIONAL
“Agjent i pasurive të paluajtshme”
“Asistent juridik”
Asistent administrativ
Asistent social
/ZËRI
Skandali me shitjen e diplomave, arrestohet administratori i "WISDOM", mediat italiane: I dhanë ryshfet një zyrtari shqiptar

ITALI- "Guardia Di Finanza" ka zbuluar një skandal me shitjen e mijëra diploma false për dhjetra shtetas italianë. Sipas "Foggia Today", 9 persona kanë përfunduar në burg, ndërsa u janë sekuestruar asete me vlerë 10 milionë euro. Të arrestuar janë për çështjen janë:Maria Saveria e Fortunata Giada Modaffari, 38 e 35 vjeç; Maria Ornella Attisano, 57 vjeç; Lucia Catalano, alias Lucy, 44 vjeç; Savino Cianci, 60 vjeç; Leonardo Catalano, 42 vjeç; Marco Lombardi, 52 vjeç; Antonio Caporale, 33 vjeç; e Maria M’Daraa, 36 vjeç.


Nga të gjithë të lartpërmendurit, Savino Cianci rezulton administratori i "WISDOM" me objekt: Kurse kualifikimi profesionale te gjuheve te huaja / Kurse per mesimin e programeve kompjuterike / E drejta e ushtrimit te aktivitetit ne fushen e arsimit / Hapje shkolle e mesme, 9 vjeçare, cikel parashkollor / Universitet (per studime universitare e pasuniversitare te te gjitha niveleve) / kopshte, dhe konkretisht: Shkolle te Mesme te Pergjithshme dhe te Profilizuar.Shkolle te Mesme Profesionale.Dega Ekonomik.Dega Hoteleri-Turizem. Informatike Elektronike –Arte .Shkolla 9-vjeçare.Cikli i ulet.Cikli i larte.Kopshte.Universitet, perfshire te gjitha llojet e Fakulteteve, Fakulteti i Gjuheve te Huaja, Arkitekture, Psikologji, Ekonomik, Shkenca Politike, Shkenca Shoqerore, Drejtesi, etj. Studime ”Pas-Universitare” pas ciklit te pare “Bachelor ” - 3 vjeçar. Studime te ciklit te dyte “Master i Shkencave” dhe “Mater Profesional”. Studime te ciklit te trete “Doktorature”. Mesimdhenia ne te gjithe nivelet eshte (do jete) ne gjuhen shqipe, ose te huaj, ose te dyja bashke. Botime librash, revistash, broshurash gazetash, dhe materiale te tjera publikuese.
VIDEO:
Por si funksiononte rrjet që shpërndante diploma false?
Shkolla e Foggia ishte një nga tre "brinjët" e organizatës, e cila përdori shoqëri të tjera dhe shoqata kulturore, duke përfshirë edhe një universitet privat në Shqipëri, edhe pse ky i fundit nuk kishte vlerë juridike në Itali. Sipas mediave italiane, një nga anëtarët e grupit i kanë dhënë ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare për të garantuar aktivizimin dhe akreditimin e institucionit. Por edhe pse e kanë përmendur si rast, nuk e kanë bërë me dije emrin e zyrtarit që ka ndihmuar për akreditimin e universitetit privat.
Të dyshuarit kryesorë për mashtrim kishin krijuar një qendër universitare me një bazë operacionale në Trani, e cila kishte 55 pika kudo në Itali dhe përdorej për të rekrutuar studentë të panumërt, mësues aspirues ose të diplomuar që paguanin 8000 euro për të marrë një kualifikim tjetër për të hyrë në konkurse publike dhe/ose për të krijuar marrëdhënie pune, veçanërisht në sektorin e arsimit. Kështu, anëtarët e grupit fitonin miliona të paligjshme.
Mësimet për studentët mbaheshin nëpërmjet një platforme ueb të krijuar posaçërisht për këta studentë, në të cilën ngarkohej materiali mësimor dhe në fund të kurseve u jepeshin certifikata. Në disa raste dorëzimi i këtyre certifikateve bëhej gjatë ngjarjeve të organizuara posaçërisht në një hotel në Romë.
Pas konflikteve që lindën për shkak të ndarjes së fitimeve të paligjshme, ai që u cilësua nga Guarda di Financa si "grupi kriminal" do të ndahej më pas në tre nëngrupime: i pari do të ofronte shërbimet në zonën e Tranes; i dyti kishte ngritur një bazë në Foggia duke shfrytëzuar kompani dhe shoqata kulturore dhe duke marrë blerë aksionet e një universiteti privat shqiptar. Grupi i tretë, funksiononte po ashtu në Foggia dhe kërkonte pagesa 500 dhe 2500 euro.
Të ardhurat e paligjshme u përllogaritën në rreth 10 milionë euro, që më pas ishin riinvestuar në blerjen e pasurive të paluajtshme, psh. një makinë tip Maserati./ZËRI