LIVE UPDATES

SKEMA/ 10 mijë euro për vizën amerikane, ambasada paralajmëron qytetarët: Aplikimet vetëm te ne

➤ Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë rënë në gjurmët e një grupi prej 6 personash, të cilët mashtronin qytetarët me viza amerikane. Policia dhe prokuroria bëjnë me dije se njëri prej autorëve ka fituar shumën prej 10 mijë eurosh me premtimin për të lëshuar viza për në SHBA, me formularë të rremë. ➤ Të arrestuarit janë, Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Xhemal Seseri dhe Klaus Kapedani. Ndërsa është shpallur në Eduart Gjini. ➤ Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar jep informacion dhe për emrin e faqes në Instagram që përdorej për qëllime të tilla. Renato Nasto, nëpërmjet adresës në rrjetin social ‘Instagram’, emrin “viza_amerikane_insider”, kishte vendosur postimin “viza Amerikane me garanci 100%. ➤ Nasto paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kualifikoheshin, ai merrte shumën prej 10.000 Eurosh. ➤ Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe ambasada amerikane, e cila thotë se vizat dhe aplikimet duhet të bëhen vetëm në rrugë zyrtare.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Foto/ Viza amerikane 100% të sigurta, kush ishte koka e grupit të goditur në Tiranë

SKEMA/ 10 mijë euro për vizën amerikane, ambasada
Renato Nasto

TIRANË- Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë rënë në gjurmët e një grupi prej 6 personash, të cilët mashtronin qytetarët me viza amerikane. Policia dhe prokuroria bëjnë me dije se njëri prej autorëve ka fituar shumën prej 10 mijë eurosh me premtimin për të lëshuar viza për në SHBA, me formularë të rremë.

Të arrestuarit janë, Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Xhemal Seseri dhe Klaus Kapedani. Ndërsa është shpallur në Eduart Gjini. Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar jep informacion dhe për emrin e faqes në Instagram që përdorej për qëllime të tilla. Renato Nasto, nëpërmjet adresës në rrjetin social ‘Instagram’, emrin “viza_amerikane_insider”, kishte vendosur postimin “viza Amerikane me garanci 100%.

ZËRI ka siguruar dhe foton e Nastos, i cili dyshohet se ishe dhe koka e grupit të mashtruesve.

Nasto paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kualifikoheshin, ai merrte shumën prej 10.000 Eurosh.  

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe ambasada amerikane, e cila thotë se vizat dhe aplikimet duhet të bëhen vetëm në rrugë zyrtare.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

SKEMA/ “Viza amerikane me siguri 100%”, si ra policia dhe prokuroria në gjurmët e mashtruesve, emrat

SKEMA/ 10 mijë euro për vizën amerikane, ambasada
Parate dhe sendet e sekuestruara

TIRANË- Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë rënë në gjurmët e një grupi prej 6 personash, të cilët mashtronin qytetarët me viza amerikane. Ata akuzohen gjithashtu për kontrabandim të njerëzve. Policia dhe prokuroria bëjnë me dije se njëri prej autorëve ka fituar shumën prej 10 mijë eurosh me premtimin për të lëshuar viza për në SHBA, me formularë të rremë. Të arrestuarit janë, Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Xhemal Seseri dhe Klaus Kapedani. Ndërsa është shpallur në Eduart Gjini.

“Në vijim të këtyre hetimeve, më datë 08.02.2024, janë arrestuar dhe vënë në ekzekutim 5 vendime gjykate për masat e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 6 persona: Renato Nasto, Klea Prifti, Klaus Kapedani, Klaudio Leçini dhe Xhemal Seseri, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në skema mashtrimi të aplikimeve dhe marrjeve të vizave amerikane, me dyshimin e dhënies ndihmë për kontrabandim të qenieve njerëzore. Në disa raste i dyshuari kryesor Renato Nasto ka përfituar shuma prej 10 000 eurosh për premtimin dhe garantimin e lëshimit të vizave amerikane, për persona të ndryshëm, duke lehtësuar emigrimin e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane. Vazhdojnë hetimet për persona të tjerë fizikë dhe juridikë, apo subjekte të tjera të perfshira në këto skema mashtrimi me viza amerikane dhe kontrabandim të qenieve njerëzore”, njofton policia.

SKEMA/ 10 mijë euro për vizën amerikane, ambasada
faqja ne Instagram

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar jep informacion dhe për emrin e faqes në Instagram që përdorej për qëllime të tilla.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore në funksion të këtij procedimi, rezulton se Renato Nasto, nëpërmjet adresës në rrjetin social ‘Instagram’, emrin “viza_amerikane_insider”, kishte vendosur postimin “viza Amerikane me garanci 100%. “Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet. 0683318483.“

SKEMA

Mësohet se Nasto paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kualifikoheshin, ai merrte shumën prej 10.000 Eurosh./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Mashtrimi me vizat amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Aplikimet vetëm tek ne, askund tjetër!

SKEMA/ 10 mijë euro për vizën amerikane, ambasada
Foto ilustruese

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas lajmit se Policia e Shtetit ka zbuluar një grup që merrej me mashtrim, të cilët lëshonin "viza amerikane" në këmbim të parave. Ambasada po ashtu i bën thirrje aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike vetëm pranë Ambasadës amerikane në Tiranë dhe askund tjetër ky reklamohet. Ndërsa u kërkon qytetarëve që të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane, pasi ato nuk lëshohen askund tjetër veç selisë së SHBA në Tiranë.

“Ambasada e SHBA u bën thirrje të gjithë aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane,”- njoftoi Ambasada.

REAGIMI NGA AMBASADA AMERIKANE: 

Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Prokurorinë e Tiranës për bashkëpunimin e tyre me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Departamentit të Shtetit të SHBA, i cili çoi në arrestimet e sotme. Vlerësojmë thellësisht partneritetin tonë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, Drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës Arenc Çela, prokurorin e çështjes Drini Pali dhe oficerët e përkushtuar të Policisë së Shtetit.

Njësia e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar u krijua pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë në vitin 2012 dhe është përgjegjëse për kryerjen e hetimeve penale në lidhje me lëshimin ose përdorimin e paligjshëm të pasaportave ose vizave; vjedhjet e identitetit dhe/ose mashtrimin me dokumente që prekin ose lidhen me programet, funksionet ose autoritetet e Departamentit të Shtetit të SHBA, si dhe krimet që lidhen me terrorizmin, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e qenieve njerëzore dhe lloje të tjera të krimit të organizuar ndërkombëtar. Ambasada e SHBA është e përkushtuar të hetojë dhe të punojë me partnerët tanë për të ndjekur penalisht ata që kryejnë mashtrime me viza. Ambasada e SHBA u bën thirrje të gjithë aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane.

5 persona ranë në pranga në Tiranë pasi mashtronin me vizat amerikane dhe kontrabandonin njerëzit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Njëri prej autorëve ka përfituar shuma prej 10 mijë eurosh me premtimin për të lëshuar viza për në SHBA, duke i bërë që të plotësonin formularë të rremë. Të arrestuarit janë, Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Xhemal Seseri dhe Klaus Kapedani, ndërsa në kërkim është shpallur në Eduart Gjini./ZËRI

1 VITE ME PARE

EMRAT/ 10 mijë euro për vizën amerikane, pranga 5 mashtruesve në Tiranë, 1 në kërkim

SKEMA/ 10 mijë euro për vizën amerikane, ambasada
Viza amerikane

TIRANË-  Pesë persona janë arrestuar dhe një i gjashtë është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për mashtrime me vizat amerikane dhe kontrabandim të qënieve njerëzore.

Të arrestuarit janë: Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Xhemal Seseri dhe Klaus Kapedani. Ndërsa është shpallur në Eduart Gjini.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Tiranës, njëri prej autorëve ka përfituar shuma prej 10 mijë eurosh me premtimin për të lëshuar viza për në SHBA, me formularë të rremë.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar jep informacion dhe për emrin e faqes në Instagram që përdorej për qëllime të tilla.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore në funksion të këtij procedimi, rezulton se Renato Nasto, nëpërmjet adresës në rrjetin social ‘Instagram’, emrin “viza_amerikane_insider”, kishte vendosur postimin “viza Amerikane me garanci 100%. “Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet. 0683318483. “

Mësohet se Nasto paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kualifikoheshin, ai merrte shumën prej 10.000 Eurosh.

Njoftimi i policisë: 

Goditet një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimit me viza amerikane dhe kontrabandimit të qenieve njerëzore. Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Njësisë Speciale të njohur si “Joint Shield”, në bashkepunim të ngushtë me partnerët e Departamentit të Shtetit, Agjencinë Federale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike, Njësinë e Hetimeve Kriminale, me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë përmbyllur fazën e parë të operacionit “THE ROGUE SON”, lidhur me hetimet për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në vijim të këtyre hetimeve, më datë 08.02.2024, janë arrestuar dhe vënë në ekzekutim 5 vendime gjykate për masat e sigurimit personal “Arrest në burg”, për gjashtë shtetas, R. N., K. P., K. K., K. L. dhe Xh. S., si dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të dyshuar si të përfshirë në skema mashtrimi të aplikimeve dhe marrjeve të vizave amerikane, me dyshimin e dhënies ndihmë për kontrabandim të qenieve njerëzore. Në disa raste i dyshuari kryesor R. N. ka përfituar shuma prej 10 000 eurosh për premtimin dhe garantimin e lëshimit të vizave amerikane, për persona të ndryshëm, duke lehtësuar emigrimin e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane.

Vazhdojnë hetimet për persona të tjerë fizikë dhe juridikë, apo subjekte të tjera të perfshira në këto skema mashtrimi me viza amerikane dhe kontrabandim të qenieve njerëzore.

Policia e Shtetit shqiptar përfiton sërish nga rasti të falënderojë partnerët e Agjencisë Ligjzbatuese Shërbimi Diplomatik i Sigurisë këtu në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të ngushtë në këtë rast./ZËRI 

Poll

MOS HUMB