LIVE UPDATES

Tronditet Tirana, ish-komandanti i “Shqiponjave” qëllon me breshëri arme, plagoset 45-vjeçari Lorenc Kosta

➤ Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. ➤Punonjësi i policisë Erjon Goxhara ka qëlluar me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit. ➤Goxhara më herët ka qenë komandant i repartit Shqiponja, ndërsa aktualisht punonte si punonjës i policisë kufitare.

7 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

Intinerari i Goxharës/ Shkoi në shtëpi pas plagosjes, më pas u arratis drejt Dajtit

Tronditet Tirana, ish-komandanti i “Shqiponjave” qëllon me
Erjon Goxhara

TIRANË- Pas ngjarjes në “Komunën e Parisit”, autori Goxhara është larguar me mjetin e tij në drejtim të banesës së tij, ku ka marrë një çantë dhe menjëherë është larguar. Dyshimet janë se ai është larguar drejt Dajtit, ku edhe Policia ka përqendruar kërkimet.

Erjon Goxhara ka qëlloi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta, i cili dyshohet se i ka ngacmuar partneren efektivit të policisë. Goxhara më herët ka qenë komandant i repartit Shqiponja, ndërsa aktualisht punonte si punonjës i policisë kufitare. Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, Goxhara ka qëlluar me breshëri arme, ndërsa plumbat e kanë kapur Kostën në zonën e këmbëvve. Ai ka humbur sasi të madhe gjaku, ndërsa ndihma i është dhënë nga kalimtarët e rastit./ ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Plagosja në Tiranë, Vocaj: Efektivi i policisë nuk kishte për qëllim ta vriste, fola me të, ishte në gjendje të rënduar

Tronditet Tirana, ish-komandanti i “Shqiponjave” qëllon me
tonin vocaj

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka folur në lidhje me plagosjen që ndodhi mesditën e sotme pranë zonës së Komunës së Parisit. Vocaj tha se ka komunikuar me autorin, punonjësin e policisë Erjon Goxhara, i cili është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike pas krimit. Sipas Vocajt, gjendja e personit të plagosur nuk paraqitet kritike, dhe sipas tij plumbat i ka marrë në pjesën e këmbëve, gjë që sipas tij tregon se Goxhara nuk ka dashur që ta vrasë.  

Tonin Vocaj: Kam komunikuar drejtpërdrejtë me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike, po punojmë që të mos bëjë ndonjë krim kundër vetes. Gjendja e të plagosurit, me aq sa kemi folur me mjekët, nuk është në kushtet e rrezikut për jetën. Ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, gjë që tregon se nuk ka pasur për qëllim për ta vrarë.

Autori i identifikuar si Erjon Goxhara, punonjës policie, e ka plagosur 45-vjeçarin pasi ky i fundit dyshohet se i ka ngacmuar partneren.

Policia thotë se i plagosuri ndodhet në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani./ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

I ngacmoi partneren? Detaje nga plagosja në Tiranë, efektivi i policisë qëlloi me breshëri arme

Tronditet Tirana, ish-komandanti i “Shqiponjave” qëllon me

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Punonjësi i policisë Erjon Goxhara ka qëlluar me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se plagosja ka ndodhur për motive xhelozie. Kosta dyshohet se i ka ngacmuar partneren efektivit të policisë, i cili ka qëlluar më herët me breshëri plumbash.

Goxhara më herët ka qenë komandant i repartit Shqiponja, ndërsa aktualisht punonte si punonjës i policisë kufitare. Në vendin e ngjarjes, përveç grupit hetimor ka mbërritur dhe drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, Goxhara ka qëlluar me breshëri arme, ndërsa plumbat e kanë kapur Kostën në zonën e këmbëvve. Ai ka humbur sasi të madhe gjaku, ndërsa ndihma i është dhënë nga kalimtarët e rastit. /ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Plagosja te ‘Komuna e Parisit’, policia e konfirmon: Autori efektiv, dyshimet për ngjarjen

Tronditet Tirana, ish-komandanti i “Shqiponjave” qëllon me
Personi i plagosur

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me plagosjen me armë zjarri që ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit. Blutë e Tiranës konfirmojnë lajmin, se autori i plagosjes është efektivi Erjon Goxhara. Ndërkohë i plagosur ka mbetur shtetasi Lorenc Kosta. Sipas Policisë plagosja e 45-vjeçarit ka ndodhur për motive të dobëta. 

“Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës./ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

Plagosja te ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë, kush është autori që qëlloi me armë Lorenc Kostën, ish-komandant i ‘Shqiponjave’

Tronditet Tirana, ish-komandanti i “Shqiponjave” qëllon me
Erjon Goxhara

TIRANË- Erjon Goxhara është autori i plagosjes me armë që ndodhi mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. Goxhara ka mundur që të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që i plagosur Lorenc Kosta është dërguar me urgjencë drejt spitalit ku është duke marrë ndihmën mjekësore. ZËRI mëson se Goxhara më herët ka qenë pjesë e repartit Shqiponja në Policinë e Shtetit, ku ka shërbyer si komandant i repartit.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po mbledh të gjitha provat me qëllim kapjen e autorit. Sipas dëshmive që Zëri ka mundur të sigurojë nga banorët rreth zonës, autori ka qëlluar me breshëri. 

Zona në fjalë është mjaft e populluar, dhe ngjarja mund të kishte rezultuar fatale dhe për kalimtarë të shumë që kanë qenë duke kaluar pranë skenës së krimit./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

EMRI- Plagosja me armë zjarri në Tiranë, kush është 45-vjeçari që mbeti i plagosur

Tronditet Tirana, ish-komandanti i “Shqiponjave” qëllon me
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Lorenc Kosta është personi që ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë që ndodhën mesditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se 45-vjeçari ka marrë dy plumba në zonën e kofshës, dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Policia ka rrethuar zonën, por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorit.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po mbledh të gjitha provat me qëllim kapjen e autorit. Sipas dëshmive që Zëri ka mundur të sigurojë nga banorët rreth zonës, autori ka qëlluar me breshëri. 

Zona në fjalë është mjaft e populluar, dhe ngjarja mund të kishte rezultuar fatale dhe për kalimtarë të shumë që kanë qenë duke kaluar pranë skenës së krimit.

Deri tani nuk dihen shkaqet e plagosjes, nëse kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, apo ndonjë ngjarje të mbartur mes autorit dhe Kostës./ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

E RËNDË NË TIRANË- Plagosje me armë zjarri te "Komuna e Parisit", policia rrethon zonën

Tronditet Tirana, ish-komandanti i “Shqiponjave” qëllon me
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një plagosje me armë ka ndodhur mesditën e sotme pranë zonës së Komunës së Parisit në Tiranë. ZËRI ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku policia ka rrethuar zonën, ndërsa i plagosur ka mbetur 45-vjeçari Lorenc Kosta. Autori i plagosjes është punonjësi i policisë Erjon Goxhara. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB