VD- Momenti i zanafillës së konfliktit mes autorëve dhe viktimave në Velipojë

VELIPOJË-Pamjet e mëposhtme tregojnë se si nisi përplasja mes Ersild Ishmit dhe dy vëllezërve Frrokaj, të cilët mbrëmjen e djeshme lanë të vrarë Arsid Hoxhën dhe Ersild Ishmin. Siç shihet edhe në videon më poshtë, si fillim vëllezërit Frrokaj bisedojnë qetësisht me dy viktimat dhe më pas situata agravon në konfrontim fizik. Pjesë e konfliktit shihet se kanë qenë edhe persona të tjerë, mes tyre edhe një grua.
Ngjarja ka ndodhur në datën 28 Qershor, ndërkohë që Ishmi do të arrestohet nga policia rreth dy javë më vonë, për t’u lënë më pas i lirë nga ana e gjykatës, edhe pse akuzohej për kanosje. Duke përfituar nga liria, mbrëmjen e së hënës, Ishmi së bashku me kunatin e tij Arsid Hoxha, ka shkuar sërish në hotelin Velipoja, ku është përballur me dy pronarët, të cilët pas konfliktit fizik, kanë qëlluar me armë, duke lënë të vdekur dy të rinjtë. Eduart dhe Gëzim Frroku pas vrasjes së dyfishtë kanë mundur që të arratisen nga vendngjarja, ndërsa Ishmi dhe Hoxha nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë plagëve të marra./ZËRI
Vrasja e dyfishtë në Velipojë/ Kush janë dy të rinjtë, që u qëlluan për vdekje (FOTO)

VELIPOJË- ZËRI ka siguruar fotot e dy viktimave në Velipojë, ku humbën jetën Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi. Hoxha dhe Ishmi u vranë si pasojë e një konflikti të nisur në muajin qershor, ku Ishmi kanosi me armë zjarri kuzhinierin e hotelit në pronësi të dy vëllezërve Gëzim dhe Edmir Frroku, autor të krimit të djeshëm.


Si ndodhi ngjarja
Ishte ora 21:00 e mbrëmjes së djeshme kur një konflikt banal i nisur rreth 2 muaj më parë degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit. Viktimë nga breshëria e plumbave mbetën Arsid Hoxha, 22 vjeç edhe Ersild Ishmi, 33 vjeç. Ndërsa autorë të dyshuar të kësaj vrasjeje të dyfishtë janë dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Ata ndodhen aktualisht në arrati. Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj tha në një deklaratë për mediat se shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një debat i ndodhur në fund të muajit Qershor në hotelin e vëllezërve Frroku, mes kamarierit dhe kuzhinierit./ZËRI
Vrasja në Velipojë, xhaxhai i vëllezërve Frroku: Prokurorët po e bëjnë rrush e kumbulla këtë vend, nuk i dorëzohet njeri këtij shteti

SHKODËR- Zef Frroku, xhaxhai i dy vëllezërve Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli në Velipojë që vranë Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi ka treguar zanafillën e konfliktit.
Duke folur për mediat, ai ka deklaruar se viktimat dhe nipërat e tij janë konfliktuar dy javë më para para hotelit. Xhaxhai i autorëve hedh akuza në drejtim të prokurorisë, që sipas tij e liroi nga burgu Ishmin, edhe pse ai kishte kanosur me armë më herët punonjësit e hotelit. Në deklaratën e tij për mediat, Frroku shprehet se nipërit e tij kanë punuar me ndershmëri që prej vitit 1994 me hotelin në Velipojë, dhe të gjithë punën e tyre kanë arritur që ta ngrejnë me mund.
Zef Frroku la të kuptohet se nipërit e tij nuk do të dorëzohen, pasi sipas tij nuk kanë besim te drejtësia.
“Unë kam qenë në Bushat dhe nuk e di mirë këtë histori. Vetëm di se para dy javësh kanë ardhur dhe janë konfliktuar para hotelit të vëllait tim. Ai zotni ka nxjerrë armën, shteti e mori e çoi në burg dhe e liroi për dy ditë. Mbrëmë kanë ardhur, se nga kanë ardhur ne nuk e dimë. Rrezik për ne dhe rrezik për ata. Ai prokuror dhe gjykatës që i ka liruar nuk i ka bërë mirë as shtetit, as familjes dhe as ne.
Nuk e di se ku ndodhen dhe nuk kemi komunikim me ta. Policisë së Shtetit është vështirë me ju dorëzu kush. Këtyre prokurorëve është vështirë ti dorëzohet kush. Këta po bëjnë rrush e kumbulla këtë vend. Janë duke marrë në qafë njerëzit e ndershëm dhe favorizojnë kriminelet.
Duam vetëm drejtësi, nuk kërkojmë asgjë prej shtetit, vetëm drejtësi. Policia ka bërë punën e vet, i ka arrestuar, prokurorët i kanë liruar”, tha xhaxhai i autorëve.
Ishte ora 21:00 e mbrëmjes së djeshme kur një konflikt banal i nisur rreth 2 muaj më parë degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit. Viktimë nga breshëria e plumbave mbetën Arsid Hoxha, 22 vjeç edhe Ersild Ishmi, 33 vjeç. Ndërsa autorë të dyshuar të kësaj vrasjeje të dyfishtë janë dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Ata ndodhen aktualisht në arrati.
Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj tha në një deklaratë për mediat se shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një debat i ndodhur në fund të muajit Qershor në hotelin e vëllezërve Frroku, mes kamarierit dhe kuzhinierit. /ZËRI
Vrasja e kunetërve në Velipojë, Policia arreston dy punonjës të hotelit "Holiday", njëri prej tyre u plagos në këmbë

VELIPOJË- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, që dyshohet se janë bashkëpunëtor në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku humbën jetën dy të rinj, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.
Mësohet se të dy personat e arrestuar kanë qenë punonjës në hotelin ‘Holiday’, në pronësi të familjes Frroku. Personat e arrestuar janë Mario Pali dhe Zyber Zagrad.
Ky i fundit bëjnë me dije burimet, u plagos mbrëmjen e kaluar me një plumb në këmbë. Të dy janë përfshirë në përplasjen fizike që përfundoi me dy viktima.
Ishte ora 21:00 e mbrëmjes së djeshme kur një konflikt banal i nisur rreth 2 muaj më parë degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit. Viktimë nga breshëria e plumbave mbetën Arsid Hoxha, 22 vjeç edhe Ersild Ishmi, 33 vjeç. Ndërsa autorë të dyshuar të kësaj vrasjeje të dyfishtë janë dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Ata ndodhen aktualisht në arrati.
Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj tha në një deklaratë për mediat se shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një debat i ndodhur në fund të muajit Qershor në hotelin e vëllezërve Frroku, mes kamarierit dhe kuzhinierit. /ZËRI
Vrasja e dyfishtë në Velipojë mund të ishte parandaluar, njëri prej viktimave ishte lënë i lirë pas kanosjes me armë në hotel

VELIPOJË- Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë, me dy viktima, ka qenë një krim i paralajmëruar, pasi ka qenë vazhdim i një konflikti që kishte nisur që në muajin Qershor. Burime bëjnë me dije se njëri prej viktimave, Ersild Ishmi, në muajin Qershor, ka shkuar në hotelin “Holiday”, në pronësi të vëllezërve Eduart dhe Gëzim Frroku, dhe ka kërcënuar me armë kuzhinierin e këtij biznesi.
Shkak për këtë ishte bërë konflikti që kuzhinieri kishte pasur me një prej punonjësve të tjerë në hotel, i afërm i Ishmit. Ngjarja ka ndodhur në datën 28 Qershor, ndërkohë që Ishmi do të arrestohet nga policia rreth dy javë më vonë, për t’u lënë më pas i lirë nga ana e gjykatës, edhe pse akuzohej për kanosje.
“Kanosi me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit gjatë një konflikti të çastit. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim një 33-vjeçar si autor të dyshuar. 33-vjeçari kur konstatoi se po vinin shërbimet e Policisë hodhi armën e zjarrit dhe u largua me shpejtësi ku vijon puna për kapjen e tij.Sot me date 14.07.2024 Nga shërbimet operacionale Shkoder u kap dhe shoqërua shtetasi në kërkim Ersild Ishmi, dtl.20.09.1991, banues në Shkodër”, njoftonte Policia e Shkodrës, por në një vendim të dyshimtë Gjykata e Shkodrës e kishte lënë të lirë Ishmin.
Duke përfituar nga liria, mbrëmjen e së hënës, Ishmi së bashku me kunatin e tij Arsid Hoxha, ka shkuar sërish në hotelin Velipoja, ku është përballur me dy pronarët, të cilët pas konfliktit fizik, kanë qëlluar me armë, duke lënë të vdekur dy të rinjtë.
Eduart dhe Gëzim Frroku pas vrasjes së dyfishtë kanë mundur që të arratisen nga vendngjarja, ndërsa Ishmi dhe Hoxha nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë plagëve të marra./ZËRI
Vrasja e dyfishtë në Velipojë, zanafilla e konfliktit mes njërit prej viktimave dhe vëllezërve Frroku, pronar të hotelit ‘Holiday’

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku dy vëllezër, pronar të një hoteli, iu morën jetën dy të rinjve. Viktima të shtënave me armë mbetën shtetasit mbetën Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç, të cilët kishin lidhje familjare mes tyre. Autorët e masakrës së rëndë janë vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku, të cilët pas krimit të rëndë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ata janë pronar të hoteli “Holiday” në Velipojë, dhye ngjarja ka qenë vazhdim i një konflikti të nisur që në muajin Qershor, mes njërit prej viktimave, shtetasit Ersild Ishmi dhe kuzhinierit të hotelit në pronësi të vëllezërve Frroku. Drejtori i policisë Shkodër, Edmond Sulaj ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë, ndërsa viktimat morën nga 2 dhe 3 plumba, dhe humbën jetën disa minuta pas plagosjes në spitalin e Shkodrës.
Sulaj: Jemi njoftuar që rreth orës 21:00 të mbrëmjes në qytetin e Velipojës ka ndodhur një konflikt me armë zjarri. Si pasojë janë plagosur dhe më pas kanë gjetur vdekjen në spital shtetasit Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç. Mendohet që shkak i këtij konflikti është një debat midis dy viktimave dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku. Shkak i këtij konflikti ka qenë një debat i ndodhur në datën 28 qershor të këtij viti mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij lokali. Aktualisht policia është angazhuar maksimalisht për dokumentimin e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe shoqërimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar si dhe personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.
33-vjeçari Ersild Ishmi rezulton se më 30 qershor 2024 ka kanosur me armë kuzhinierin e një lokali në Velipojë. Kjo pasi kuzhinieri, kishte një konflikt me kushëririn e 33-vjeçarit. Ishmi, pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u largua me shpejtësi, ndërsa policia iu vu në ndjekje. Ai u arrestua më 14 korrik dhe aktualisht ndodhej në “arrest shtëpie”. Masë të cilën duket se e ka thyer mbrëmjen e djeshme, dhe së bashku me kunatin e tij, ka shkuar për t’u sqaruar pranë hotelit të vëllezërve Frroku, ku e pritën me breshëri plumbash, duke shkaktuar tragjedinë e dyfishtë. /ZËRI