LIVE UPDATES

Varroset Gëzim Sinomati/ Blindohet Vlora, i ati merr leje nga burgu i Peqinit. Kontroll kundërshtarëve të 'buzëderrit'

➤Vlora është blinduar nga forca të shumta policie gjatë ditës së sotme, pasi 22-vjeçari që u vra me snajper, Gëzim Sinomati u përcoll për në banesën e tij të fundit. ➤ Babai i tij, Sokol Sinomati, ka marrë leje dhe është shoqëruar nga burgu për të marrë pjesë në ceremoni. ➤ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku prej 24 orësh ndodhet në Vlorë, ku ka kërkuar hetimin e të gjitha ngjarjeve të vjetra kriminale. ➤Vrasja dyshohet se është kryer nga persona me pagesë, me eksperiencë për armët, pasi precizioni ka qënë shumë i lartë. ➤Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e kundërshatarëve të Sokol Sinomatit, por deri tani asnjë person nuk është vënë në prangat e Policisë.

6 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ I vranë djalin me snajper, ZËRI siguron foton e Sokol Sinomatit

Varroset Gëzim Sinomati/ Blindohet Vlora, i ati merr leje nga burgu i
Sokol Sinomati

VLORË- Ky është Sokol Sinomati në bankën e të akuzuarëve me bandën e Gaxhait, në vitin 1999 në Gjykatën e Tiranës. Krah tij ishin edhe shokët e tjerë të grupit që operonte në zonën e Vlorës. Për anëtarët e tjerë të bandës, Sinomati njihej me nofkën "Buzëderri". Edhe pse vuante dënimin në burgun e Peqinit, sot iu dha leja që të merrte pjesë në varrimin e të birit, Gëzim Sinomatit, i cili u vra me snajper mbrëmjen e të dielës. I riu sapo ishte kthyer nga Belgjika dhe kishte ardhur të vizitonte të ëmën, e cila ishte e ndarë prej kohësh nga i ati, megjithatë duket se ishte vëzhguar. Në momentin që doli për të konsumuar një cigare në ballkonin e banesës, u qëllua me snajper. 

Varroset Gëzim Sinomati/ Blindohet Vlora, i ati merr leje nga burgu i
Sokol Sinomati

Përfshirja e Sokol Sinomatit në ngjarje kriminale në qytetin e Vlorës fillon që në fund të viteve ’90, si pjesë e bandës së Gaxhait, megjithatë në një vendim të Gjykatës së Lartë, ai u lehtësua nga akuza e pjesëmarrjes në bandë të armatosur, dhe për krimet e kryera nga ky grup iu dha një dënim vetëm për akuzën e vjedhjes me dhunë. Edhe pse kanë kaluar shumë vjet nga koha kur ai ishte "aktiv" në terren kundërshtarët e tij duket se e kanë ndjekur pas, e në pamundësi që të dëmtojnë atë, kanë marrë hak tek i biri./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e Gëzim Sinomatit/ Rrumbullaku ngre grup të posaçëm për zbardhjen e ngjarjes

Varroset Gëzim Sinomati/ Blindohet Vlora, i ati merr leje nga burgu i
Muhamet Rrumbullaku

VLORË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, prej ditës së djeshme ndodhet në Drejtorinë e Vlorës, ku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të zbardhur krimin mafioz ku u vra Gëzim Sinomati.

“Po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë”,-tha Rrumbullaku.

Mësohet se Rrumbullaku ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale. Pjesë e analizës janë edhe dosjet e vjetra kriminale, ndërsa po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu janë grumbulluar një numër i madh pamjesh filmike nga kamerat në zonë në kohën kur ka ndodhur vrasja e 23-vjeçarit.

Dyshohet se atentati me snajper ndaj të riut është bërë nga brenda BMW-së ku lëviznin autorët, ndërsa në momentin e ngjarjes zona ka qenë pa drita. 

Gëzim Sinomataj dyshohet se është ekzekutuar për llogari të babait të tij, Sokol Buzëderri, anëtar i bandës së Gaxhait, por nuk përjashtohen as prishje të pazareve të drogës, pasi i riu prej vitesh jetonte në Belgjikë. Megjithatë hetimet vazhdojë për vrasjen e ndodhur këtë të dielë. Deri më tani, mbi 20 persona janë shoqëruar, ndërsa procesi po ndiqet nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku, i cili aktualisht po qëndron në Vlorë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Sokol Sinomati i jep lamtumirën të birit

Varroset Gëzim Sinomati/ Blindohet Vlora, i ati merr leje nga burgu i
Pamje nga Policia

VLORË- Blindohet Vlora. Siç mund të shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, forca të shumta policie, Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA, kanë rrethuar qytetin bregdetar në një kohë që i “forti” i Vlorës Sokol Sinomati ka dalë nga burgu për pak kohë për ti dhënë lamtumirën e fundit të birit, Gëzim Sinomati, i cili u vra në një atentat dy netë më parë.


22-vjeçari u ekzekutua me snajper, teksa pinte një cigare në ballkonin e banesës./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e Sinomatit, bastisen kundërshtarët e të atit. Rrumbullaku ‘ngujohet’ në Vlorë

Varroset Gëzim Sinomati/ Blindohet Vlora, i ati merr leje nga burgu i
Gezim Sinomati dhe Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Kur kanë kaluar më pak se 48 orë nga vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit, i gjithë shteti është ngritur në këmbë në Vlorë, por tepër vonë për shkak se autorët që dyshohet se kanë qenë vrasës profesionist kanë humbur pa gjurmë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku prej 24 orësh ndodhet në komisariatin e Vlorës, ku dhe është ngritur një grup i posaçëm për këtë ngjarje, ndërkohë që po happen të gjitha dosjet e vjetra të grupeve kriminale. Forca të shumta policie kanë marrë pjesë dhe në shoqërimin e babait të Gëzim Sinomatit, Sokolit, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të djalit të tij 22-vjeçar.

Burime bëjnë me dije se blutë e Vlorës kanë kontrolluar dhjetëra banesa dhe rezidenca në Vlorë dhe Selenicë të eksponentëve kryesorë të njohur si kundërshtar të Sinomatit ndër vite.

Mbi 20 persona janë shoqëruar aktualisht, por deri më tani asnjë urdhër ndalimi nuk është konfirmuar nga policia. Ndërkohë që në pyetje janë marrë edhe punonjës të OSHEE-së, për shkak se në lagjen ku ndodhi vrasja, nuk ka pasur ndriçim në rrugë, ditën e ekzekutimit.

Sa i takon ekspertizës së gëzhojës që u gjet në vendngjarje dhe në trupin e viktimës, ajo ka qenë e kalibrit 7 mm dhe precizion deri në 1 mijë metra. Pista kryesore për vrasjen është ajo e hakmarrjes, ndërsa gjatë viteve të fundit “Banda e Belgjikës”, numëron 6 anëtarë të zhdukur dhe 4 të vrarë, përfshirë Gëzim Sinomatin./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Djali iu vra me snajper, Sokol Sinomati merr leje, del nga burgu i Peqinit për varrim

Varroset Gëzim Sinomati/ Blindohet Vlora, i ati merr leje nga burgu i
Pamje nga Vlora

VLORË- Sokol Sinomataj, ose i njohur ndryshe si “Buzëderri”, ka marrë leje për të dalë nga burgu, në mënyrë që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të birit, Gëzimit, i cili u ekzekutua me snajper.

Burime për ZËRI bëjnë me dije se 23-vjeçarit do t’i jepet sot lamtumira e fundit dhe varrimi do të bëhet rreth orës 11:00, ndërsa i ati është nisur për të kapur funeralin. E gjithë zona është e blinduar nga forcat e Policisë së Shtetit, e rreth 100 efektivë po bëjnë shoqërimin e Sokol Sinomati nga burgu i Peqinit për në varreza. 

Gëzim Sinomataj dyshohet se është ekzekutuar për llogari të babait të tij, Sokol Buzëderri, anëtar i bandës së Gaxhait, por nuk përjashtohen as prishje të pazareve të drogës, pasi i riu prej vitesh jetonte në Belgjikë. Megjithatë hetimet vazhdojë për vrasjen e ndodhur këtë të dielë. Deri më tani, mbi 20 persona janë shoqëruar, ndërsa procesi po ndiqet nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku, i cili aktualisht po qëndron në Vlorë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Atentati ndaj Sinomatit/ Autori me preçizion ushtarak, dyshohet se është i huaj

Varroset Gëzim Sinomati/ Blindohet Vlora, i ati merr leje nga burgu i
Gezim Sinomati

VLORË- Vrasja e Gëzim Sinomatit në qytetin e Vlorës, me snajper, vijon që të mbetet pa autor, edhe pse të gjitha indiciet flasin që personi që ka kryer krimin të ketë qenë një vrasës me pagesë, dhe me eksperiencë të mirë me armët. Kjo për shkak të precizionit me të cilin ai ka vrarë 22-vjeçarin në ballkonin e banesës së tij, ndërkohë që në makinën që u gjet e djegur disa orë pas ngjarjes, u gjet dhe një bllok betoni që ka shërbyer për mbështetjen e armës.

Autori dyshohet se është ndihmuar nga dy persona të tjerë për t’u larguar nga zona, e cila në momentin e krimit ka qenë e pandriçuar, çka vështireson edhe më tej në zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor që po ndjek atentatin ndaj Sinomatit ka dyshime që autori mund të ketë qenë një shtetas i huaj, me eksperiencë ushtarake, i cili ka ardhur në Shqipëri vetëm për të kryer krimin kundrejt pagesës.

Sa i takon të riut Gëzim Sinomati, ai ka qenë një person pa precedent penal, dhe vrasja lidhet vetëm me përfshirjen në ngjarje kriminale të babait të tij, Sokol Sinomatit. Prokuroria ka marrë kamerat e rreth 50 bizneseve rreth banesës së Sinomatit, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë që të çojë në identifikimin e autorëve.

Si ndodhi vrasja

Sa i takon atentatit të mbrëmjes së të dielës (7 Janar), ai ka qenë i mirëorganizuar, ndërsa lëvizjet e viktimës ishin mbajtur në vëzhgim prej disa ditësh, pas kthimit të tij në atdhe. Në momentin e ekzekutimit në rrugën pranë banesës nuk ka pasur energji elektrike, ndërkohë që mjeti i përdorur nga autorët u gjet disa minuta pas ngjarjes i djegur. Pavarësisht kontrolleve të shumta, pjesë e të cilave u bë dhe reparti i RENEA, policia e Vlorës dështoi që të binte në gjurmët e autorëve, që tronditën qetësinë dhe sigurinë e qytetit në këtë fillimvit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB