LIVE UPDATES

Krimi në Mat/ Nga plagosja e vajzës së autorit tek vrasja e sotme! Si nisi konflikti mes Matës e Puplës

➤ Vrasje në Mat. Islam Mata, 63 vjeç ka vrarë me armë gjahu këtë të dielë 52-vjeçarin Petrit Pupla. ➤ Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vig të Burrelit. ➤ Pas ngjarjes Mata ka lajmëruar policinë dhe është vetëdorëzuar duke pranuar krimin. ➤ Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë plagosja e vajzës së Islam Metës nga Petrit Pupla. ➤ Ky i fundit mësohet se ka qenë i dashuruar me vajzën e autorit, por Islam Mata ka qenë kundër dhe e ka fejuar vajzën me dikë tjetër. ➤ Ditën e fejesës Pupla ka plagosur vajzën. ➤ Që prej asokohe konfliktet mes dy familjave kanë qenë të vazhdueshme.

3 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Dashuri e ndaluar! Viktima plagosi vajzën ditën e fejesës, si nisi konflikti mes dy familjeve

Krimi në Mat/ Nga plagosja e vajzës së autorit tek vrasja e
foto ilustruese

MAT-Detaje tronditëse janë zbuluar pas vrasjes së Petrit Puplës në Mat. Mësohet se 52-vjeçari ishte i dashuruar me vajzën e autorit, Islam Matës dhe kërkoi të fejohej me të, por familja e vajzës nuk e pranoi dhe e fejuan vajzën me dikë tjetër.

Për t’u hakmarrë Petrit Pupla e plagosi vajzën kur ajo u fejua. Plagosja ndodhi në vitin 2013 dhe prej atëherë marrëdhëniet kanë qenë konfliktuale mes dy familjeve.

Vrasja e Petrit Puplës ka ndodhur në fshatin Vig të Burrelit, ku 63-vjeçari Islam Mata pasi ka qëlluar për vdekje me armë gjahu 52-vjeçarin ka lajmëruar policinë dhe është vetëdorëzuar duke pranuar krimin./ZËRI

1 VITE ME PARE

EMRAT- Vrasja e 52-vjeçarit në Mat, identifikohet viktima dhe autori

Krimi në Mat/ Nga plagosja e vajzës së autorit tek vrasja e
foto ilustruese

MAT-Zbardhet identiteti i viktimës dhe autorit në Burrel. Mësohet se është vrarë me armë gjahu 52-vjeçari Petrit Pupla. Ndëkohë autori i ngjarjes së rëndë është Islam Mata 63 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vig të Burrelit, ku Mata pasi ka qëlluar për vdekje me armë gjahu Petrit Puplës ka lajmëruar policinë dhe është vetëdorëzuar duke pranuar krimin.

Raportohet se shkak për ngjarjen është bërë një plagosje e ndodhur në vitin 2013.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mat/informacion paraprak. Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel , shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

1 VITE ME PARE

I plagosi vajzën në 2013-tën, 63-vjeçari në Mat vret autorin! Vetëdorëzohet në polici

Krimi në Mat/ Nga plagosja e vajzës së autorit tek vrasja e
Foto ilustruese

MAT-Vrasje në Mat. Raportohet se Islam Mata, 63 vjeç ka vrarë me armë gjahu këtë të dielë 52-vjeçarin Petrit Pupla. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vig të Burrelit. Pas ngjarjes Mata ka lajmëruar policinë dhe është vetëdorëzuar duke pranuar krimin. Shkak për ngjarjen është bërë një plagosje e ndodhur në vitin 2013. Petrit Pupla mësohet se ka plagosur vajzën e Islam Matës për motive të dobëta. Por ajo ngjarje e para disa viteve nuk ishte mbyllur, kështu këtë të dielë 63-vjeçari ka marrë hak.

Poll

MOS HUMB