Rama- Berishës: Ore ia hoqën non gratën? Diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja që nga ‘97

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedim me ndjekësit në rubrikë 'Sy më sy' ka kometuar sërish masën 'non grata' të vendosur ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Rama u shpreh me ironi se edhe nëse ia heqin kjo nuk do të bëjë ndryshim, pasi sipas tij në 11 maji, PS do të marrë më shumë mandate.
Edi Rama: Ore ia hoqën non gratën këtij bufit? Si shkoi puna e tij? Nuk është se ndryshon gjë se bufi buf do të mbetet por më duket se nuk ia kanë hequr. Ne do të marrim më shumë mandate se sa kemi, se sa do të marrim do ta them me shkrim në Kuç por më duhet edhe pak kohë që të kuptoj se ku jemi. Ne kryejmë sondazhe shkencore gjithë kohës. Diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë që nga ‘97.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata në vitin 2021 nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Po i njëjti vendim u ndoq gati një vit më pas nga ana e Britanisë së Madhe. Por rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ngjallur shpresë tek Sali Berisha, për të hequr njollën e non grata-s amerikane. Në të gjitha daljet e tij publike që është pyetur, Berisha është shprehur se shpreson shumë se me marrjen e detyrës nga administrata e re amerikane, në Janar 2025, presidenti i ri Donald Trump do të shqyrtojë shpalljen e tij non-grata. Por deri më tani, nuk ka pasur asnjë sinjal për ndryshim të sanksionit as nga SHBA, dhe as nga DASH./ZËRI
“Kryeprokuroren e quajtën l*vire”/ Rama: S'ka nga qeveria në burg, në hetim janë ish-ministra

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rubrikën 'Sy më sy' reformën në drejtësi. Rama tha qeveria e tij është e gjitha në detyrë. Kreu i qeverisë tha se në procese me drejtësinë janë ish-ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që ai ka sot. Gjithashtu Rama shtoi se nëse sot ka ish-ministra, kryetarë bashkie, ose figura zyrtare me probleme të hapura me drejtësinë, nuk e solli as Amerika dhe as BE, por vetë ai dhe Partia Socialiste.
Edi Rama: Altin Dumanin kur e ke dëgjuar? E di që ka qenë prokuror në detyrë në këto kohë që po flas, prokuror i ndershëm i vendosur i përkushtuar por nuk ka thirrur dikë të thotë si i vrave ti ata katër veta, sepse nuk e kishte shpatën./ Madje shefja e madhe e Dumanit, vetëm se çoi një copë letër për disa drejtues policie që ti pyeste se çfarë ndodhi, u gjen në pozitën që të shohë kryeministrin në TV që i thotë popullit se ajo është një lavire. Qeveria ime është e gjitha në detyrë dakord. Në procese me drejtësinë janë ish-ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot, në numër, pa harruar se kam pasur mbi 60 ministra. Nëse sot ka ish-ministra, kryetarë bashkie, ose figura zyrtare me probleme të hapura me drejtësinë, si erdhi kjo ditë? E solli Zoti? E solli Amerika me aeroplan apo BE-ja me anije? Nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin, apo qoftë kriminele, të botës së krimit nga ata me damkë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë.
Samiti më 16 maj/ Rama: Tirana do të jetë epiqendra e politikës evropiane, do të vijë edhe kancelari i Gjermanisë

TIRANË- Kyeministri Edi Rama ka zhvilluar bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rubrikën “Sy m’sy”. Rama e nisi fjalën me Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet më 16 Maj, ku njoftoi se i pranishëm do të jetë edhe kancelari i ri i Gjermanisë.
Edi Rama: Nga Kievi, në Madrid e Lisbonë. Plus sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, presidenten e KE, patjetër edhe drejtuesit dhe presidentët e bankave zhvillimore të Evropës, presidenten e FMN, që do të jenë të tërë në Tiranë më 16 Maj. Tirana do jetë epiqendra e politikës evropiane edhe njëherë tjetër deri në një moment historik për Evropën. Ku Evropa duhet të japë disa pyetje me sigurinë, rritjen ekonomike, luftën kundër rritjes së pabarazisë, lidhur me mjetet për zbutjen e kostove gjithmonë e më në rritje të jetesës. Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri, ku do të vijë në takimin e tij të parë të këtij formati edhe kancelari i ri i Gjermanisë. Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës. Nga ana tjetër do të jetë tjetër promovim i Shqipërisë si destinacion, i forcimit të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.