Më shumë

Afërdita në Dash deri më 27 Mars, për këto shenja sjell para

Pritet harmoni dhe ndryshime në çështjet profesionale.

k.m.
Afërdita në Dash deri më 27 Mars, për këto shenja sjell
Foto ilustruese

TIRANË- I njohur si planeti i dashurisë, Venusi gjithashtu sundon ndjenjat tona dhe ndikon në çështjet financiare. Nga data 3 shkurt deri më 27 mars do të jetë tek Dashi dhe sipas astrologëve, ka një efekt pozitiv në çështjet e parave për disa shenja të horoskopit. Ato do të përjetojnë më shumë harmoni në karrierën dhe financat e tyre.

Dashi

Me Venusin në shtëpinë tuaj të parë, do të shndritni hijeshi dhe kjo do të jetë një nga periudhat më pozitive për të bërë lëvizje drejt ndonjë prej qëllimeve tuaja. Nuk do dëgjoni lehtë "jo" nga të tjerët, po ashtu do të ngjallni besim dhe forcë.

Binjakët

Me Venusin në Dashi që ndikon në shtëpinë tuaj të 11-të, dhurata juaj është stabiliteti financiar. Zgjidhni më të mirën për ju pasi mund të krijoni një lidhje shumë të rëndësishme që do të çojë në një partneritet fitimprurës dhe një stabilitet më të madh financiar.

Peshqit

Me Venusin në Dash, në shtëpinë tuaj të dytë të financave, stabiliteti financiar është i siguruar. Tregoni besim tek vetja dhe universi dhe do të shihni se si do të tërhiqni më shumë 'të mira'./ZËRI

Poll

MOS HUMB