Më shumë

Dëborë dhe ngrica, si do të jetë moti sot

Ndërkohë do të vijojnë dëbora dhe ngricat e theksuara në të gjithë zonën malore të Shqipërisë. Dëborë dhe ngrica, si do të jetë moti sot

I.F
Dëborë dhe ngrica, si do të jetë moti sot
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Vendi ynë vijon nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat jugore duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në juglindje. Parashikohet që pasditja të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të kenë rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere.

Ndërkohë do të vijojnë dëbora dhe ngricat e theksuara në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB