Më shumë

EURO 2028 në Britani e Irlandë, Italia dhe Turqia pritëset e radhës

Në Nion u vendos se Anglia, Irlanda e Veriut, Skocia, Uellsi dhe Republika e Irlandës do të organizojnë finalet e Kampionatit Europian pas 5 vitesh.

F.m
EURO 2028 në Britani e Irlandë, Italia dhe Turqia pritëset e
UEFA

ZVICËR- UEFA ka vendosur që Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda të organizojnë Euro 2028. Eventi i vitit 2032 do të pritet nga Turqia dhe Italia, me aplikimin e tyre të përbashkët të pranuar. Komiteti Ekzekutiv votoi pa kundërshtim kandidaturën e pesë vendeve, pasi Turqia u tërhoq për t'u fokusuar në ofertën e saj të përbashkët me federatën italiane për Euro 2032.

Në këtë mbledhje, ishte i pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë e zv.Presidentit të insitucionit të futbollit europian. Në Nion u vendos se Anglia, Irlanda e Veriut, Skocia, Uellsi dhe Republika e Irlandës do të organizojnë finalet e Kampionatit Europian pas 5 vitesh.

Eventi do të luhet në 10 stadiume, 6 në Angli dhe nga 1 në shtetet e tjera. Në Itali, ky vendim shikohet si nisja e investimeve të reja në infrastrukturën sportive. Në reagimin e saj, federata turke e futbollit tha se bashkë me Italinë do të organizojnë kampionatin europian më të mirë ndonjëherë.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin deklaroi se vendet kandidate kanë bërë një punë të madhe, ndërsa instituciuoni që ai përfaqëson ka vlerësuar se tepërmi kandidaturat.

Poll

MOS HUMB