Më shumë

Interes rekord për KPGJT: Teknologji Automobili, dega më e kërkuar!

Studentët që kanë humbur mundësinë për t’u regjistruar në KPGJT, mund të bëhen pjesë e tij nëpërmjet Raundit të dytë, aplikimet e të cilit nisin në datat 15-17 shtator në portalin U-Albania, duke e përzgjedhur KPGJT në listën e programeve të studimit.

Redaksia Zëri
Interes rekord për KPGJT: Teknologji Automobili, dega më e
kgjpt

Kurrikula Europiane, praktika e garantuar dhe mbi të gjitha punësimi i sigurtë duket se e kanë favorizuar Kolegjin Profesional Gjerman të Teknologjisë në raundin e parë, me shtatë faza rregjistrimesh për studentët shqiptarë.

Interes rekord për KPGJT: Teknologji Automobili, dega më e

Me një interes në rritje prej 60% më shumë aplikantë krahasimisht me një vit më parë, studentët tashmë kanë shprehur interesin e tyre më të lartë në tre degë profesionale si ajo e Teknologjisë se Automobilit e cila është e para në renditje për nga kërkesa, më tej interesi i tyre vazhdon me degën e Elektromekanikës dhe pasohet me Teknologjinë e ngrohje-ftohje të ajrit të kondicionuar.

Studentët që kanë humbur mundësinë për t’u regjistruar në KPGJT, mund të bëhen pjesë e tij nëpërmjet Raundit të dytë, aplikimet e të cilit nisin në datat 15-17 shtator në portalin U-Albania, duke e përzgjedhur KPGJT në listën e programeve të studimit.

Interes rekord për KPGJT: Teknologji Automobili, dega më e

Fituesit e radhës do të publikohen në datën 23 shtator dhe më tej 5 fazat e radhës së regjistrimeve do të zhvillohen në datat 25 shtator deri më 4 tetor.

Interes rekord për KPGJT: Teknologji Automobili, dega më e

KPGJT, është pjesë e Kastrati Group dhe një institucion i rëndësishëm arsimor në fushën e teknologjisë në Shqipëri. Ky kolegj ka qëllim të plotësojë nevojën e tregut për staf të kualifikuar gati për t’i punësuar menjëherë në kompanitë e grupit.

Poll

MOS HUMB