Më shumë

Java e fundit e Dhjetorit do të jetë me diell, temperaturat mbi mesataren

Ky vit pritet të mbyllet me mot të qëndrueshëm, dhe me temperatura më të larta sesa mesatarja e stinës

E.K
Java e fundit e Dhjetorit do të jetë me diell, temperaturat mbi
Moti me diell

TIRANË- Kjo javë e fundit e muajit Dhjetor pritet që të jetë me mot të qëndrueshëm dhe me temperature mbi mesataren e stinës.

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë pritet që të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Parashikohet që kthjellimet të jenë prezente deri në orët e pasdites në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta të vranësirave në të gjithë Shqipërinë dhe pritet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore të territorit.

Moti parashikohet i kthjellët për pjesën më të madhe të ditëve të javës dhe orë të plota me diell edhe pse s’do të mungojnë vranësirat për ditën e martë dhe atë të premte të cilat lokalisht do të jenë deri të dendura.

/Zëri 

Poll

MOS HUMB